HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Homo-sapiens i Richard Powers-it

"Jehona e kujtesės" nė shqip, njė vepėr monumentale tė shėrbim tė humanizmit bashkėkohor

-- nga Gjekė Marinaj, Shekulli, 25 Nėntor 2008

Gjekė Marinaj

Nė origjinėn e zhvillimeve tė kulturės sė tij, lexuesi shqiptar edhe mund tė mos e gjente tė nevojshėm artin e pėrkthimit. Pavarėsisht nga madhėshtia qė zotėron nė letėrsinė e sotme amerikane shkrimtari Richard Powers, romani i tij Jehona e Kujtesės, mund tė konsiderohej jo i nevojshėm. Kėtu, kuptohet, ėshtė fjala pėr atė segment tė historisė kur shkrimi nuk kishte pėr mision ruajtjen e zhvillimin e letėrsisė, por mbajtjen gjallė tė formave tė tjera tė komunikimit jetėsor. Por sot, gjithmonė duke folur nė planin krahasues tė rėndėsisė sė njė autori tė huaj bashkėkohor, lexuesi ynė e ka ndoshta tė domosdoshėm artin letrar tė Powers. Nisur nga fakti se shumica e korifejve tė letėrsisė botėrore janė shijuar nė shqip nė retrospektivė, vite e shekuj pas vdekjes sė autorėve, mund tė themi se Richard Powers ėshtė njė pasuri e re dhe e rrallė, njė risim serioz, njė fat i mirė pėr letėrsinė e kohės. E thėnė ndryshe, letėrsia e tij nė jetėn kulturore tė lexuesit tė sotėm mund tė jetė e krahasueshme me rėndėsinė e dikurshme tė skripteve hieroglifike dhe kuneiformike, tė cilat nė kohėt e lashta zėvendėsuan piktografinė si domosdoshmėri pėr tė bėrė tė kuptueshme disa nga format mė tė komplikuara tė informacionit.

Nė kėtė rrafsh qėndron edhe Jehona e Kujtesės. Romani vjen nė shqip si njė vazhdimėsi e kėrkesave tė njeriut shqiptar pėr tė qenė aktiv nė kulturėn e kohės. Gjatė historisė sė tij, ai ka pasė fatin e madh tė lexojė disa nga shkrimtarėt mė tė fuqishėm tė globit. Eshtė fakt qė sot vepra e Richard Powers nuk njihet sa duhet nė botė. Kjo ka tė bėjė me vėshtirėsitė e pėrkthimit tė veprės sė tij. Ndaj pėrkthimi i Jehona e Kujtesės nė shqip nuk ėshtė rastėsi, por njė shprehje respekti e pėrgjegjėsie profesionale, qė pėrkthyesit shqiptarė tregojnė pėr lexuesin. E theksoj kėtė se tė pėrkthesh Richard Powers nė shqip ėshtė disa herė mė e vėshtirė.

Romani i jepet lexuesit tonė nė kohėn e duhur. Sot, si kurrė mė parė, jetojmė nė zgrip tė momentit, nė teh tė historisė sė ideve universale nė letėrsi. Nėpėrmes penave tė ndritura si kjo e autorit qė kemi nė dorė, kuptimi i vetėdijes dhe individualiteti gjenial nė art vijnė tė kulluara nga njė filtėr i besueshėm pėrkthimi. Pėr nocionin e ekzistencės humane shpėrthimi individual nė letėrsi, nė njė cak kohor, ėshtė bėrė provė e domethėnieve tė mėdha jetėsore. Jehona e Kujtesės, me vetė pasojat logjike qė sjell, vė nė pikėpyetje atė intonacion jetėsor, qė e shohim tė fillojė tė distilojė motivin individual dhe brendėsinė sociale nė tė cilėn jetojmė, si rezultat i njė kaosi tė ēuditshėm qė reflekton pėrtej vetėdijes sė vėrtetė—tek pyetja ndaj vetes: kush jam unė? Pėrgjigjja siē do e gjejmė mė poshtė, merr jetė tek njė farė frike, apo njė farė bindje alarmante se shėrbimet e njeriut nė ulishtėn humane ndodhen para shenjave tė barazimit — ku nė anėn tjetėr tė tyre figuron shenja zero—zero e cila nuk ka asnjė domethėnie nė kėtė botė.

Powers i vė nė shėrbim tė lexuesit kėto ide si dhe mendimet e tjera tė tij pėr kohėn dhe Amerikėn e pas ngjarjeve tė 11 shtatorit, nėpėrmes njė personazhi dominues, njė 27-vjeēar, qė pas njė aksidenti automobilistik, futet pa trokitur nė botėn e ēudirave tė shkencės, tė njerėzimit, dhe tė mundėsive tė jetės sė pėrtejshme. Powers gjen mėnyrat mė tė pėrshtatshme dhe i vėmendshėm jep deklarimet e motiveve tė tij pėr jetėn, qė paraqiten sa tokėsore aq edhe jashtėtokėsore. Perceptimet e tij ndaj shkakut edhe tė efektit tė vetė ekzistencės njerėzore nė kėtė dekadė, shpjegojnė thellė disa nga impulset qė krijojnė dhe shkatėrrojnė imazhet e njė jete plot trazira e pikėpyetje.

Proza e Powers nganjėherė duket sikur ėshtė ekfrastike, kur nė parim nuk ėshtė aspak e tillė. Ajo ka diēka tė ngjashme me artin e Van Gogut, ku piktura ta vė nė lėvizje gjendjen shpirtėrore, ku imazhet janė aq ekspresive sa disa prej tyre tė duken si ankthe—si ėndrra tė frikshme nate, si tek “Nata me Yje” pėr shembull. Por Powers, nė raportin art-artist ndryshon me Van Gogun. Ata i bashkon lidhja e gjeniliatetit me ēmendurinė, njė lidhje qė nė format e veta do tė thotė se ato bashkėjetojnė me njėra-tjetrėn nė art.

Por ata i ndanė fati, sepse Powers ia jep personazhit tė tij Mark Shluter krizat mendore, ndėrsa Van Gogu i pėrjetonte vetė kėto probleme. Kur shikojmė incidentet e disa formave tė sėmundjeve mendore dhe format e kreativitetit te njerėzit, relativiteti midis “ēmendurisė” dhe njerėzve tė artit ka qenė dhe ėshtė mė i madh. Kjo lidhje ėshtė e pėrshtatshme jo vetėm nė aspektin mendor tė veprės nė fjalė, por edhe nė atė tė shkencave tė natyrės. Aq mė tepėr kur pjesa ku merr jetė shkenca mjekėsore nė roman, zhvillohet nė lėndinat e Nebraskės, ku njė mrekulli panoramike, pak rilindėse e pak impresioniste, dekorohet edhe mė tej me njė sfond tė dytė krejt eklektik prej gjysmė milionė lejlekėsh nė shtegtim. Pikėrisht nė kėtė ngjashmėri me pikturėn “Nata me Yje” personazhi Gerald Uebėr, njė neurolog i njohur qė kishte ardhur pėr tė shėruar Markun, pėson dramėn e tij profesionale e shpirtėrore, e si tė thuash, pėson shpėrbėrjen e identitetit tė tij. Njė ekspertizė autoriale kjo, qė ka fituar pikė nga kritika letrare.

Kritikėt letrarė e ngrenė aq lart rolin e tij nė letėrsinė bashkėkohore sa shtrojnė pyetjen “nėse Powers do tė ishte njė shkrimtar amerikan i shekullit tė nėntėmbėdhjetė, cili shkrimtar do tė ishte? Ndoshta do tė ishte Herman Melville i Moby Dick-ut” shkruan Margaret Atwood pėr revistėn e njohur The New York Review of Books.

Ai ka tėrhequr shumė mendje tė ndritura rreth kėtij romani, si njė shkrimtar qė kultivon njė sėrė teorish si linguistika, semiotika, antropologjia, dhe psikanaliza, tė cilat krejt natyrshėm marrin dimensione tė reja pėrdorimi nė krijimtarinė e tij. Ato u japin flatra mundėsive qė letėrsia artistike ta integrojė fuqinė e tė menduarit nė zgjedhjet jetėsore. Atė fuqi qė i bėjnė subjektet tė marrin jetė, qė nga zanafilla e problemeve qė pėrballin gjatė arritjes sė tyre nė pikėn kulmore tė romanit e deri te rėnia e dinamizmit tė aksionit qė i ēon problemet drejt njė solucioni tė mundshėm nė strukturėn e librit.

Pėrveē kėsaj Jehona e Kujtesės ėshtė bėrė njė pikė reference se si letėrsia artistike mund tė bėhet argėtuese pa fshehur realitetin e hidhur tė personazheve, qė ndėrtohen nėpėrmes shtigjeve tė fatit drejt formave mė tė rrezikshme tė zhgėnjimit. Si njė projekt me shtresa tė shumėfishta mendimi, tė gjendura shtruar nė botėn shprehėse tė kėtij shkrimtari teoricien, pasqyrimi i gjendjes emocionale nė shoqėrinė amerikane pas 11 shtatorit, sjellė njė pikė kthese nė literaturėn moderne amerikane. Ajo pėrbėn njė risi si nė gjuhėn moderne me tė cilėn autori i shtron problemet individuale dhe tė pėrgjithshme tė njeriut nė Amerikėn e sotme, ashtu edhe nė rrugėzgjidhjen polifonike qė u jep problemeve tė ngritura.

Ky ėshtė libri i nėntė i Richard Powers, i cili e ka filluar karrierėn nė vitin 1985 kur pati botuar romanin e parė "Tre fermerė nė rrugėn e tyre pėr tek njė vallėzim”. Tre herė kandidat pėr National Book Critic's Circle Award. Ka fituar tė dyja ēmimet e Gjeniut (Genius) qė jepen nė Amerikė: MacArthur Fellowship dhe Guggenheim, si edhe Lannan Literary Award. Eshtė zgjedhur, gjithashtu, nė Akademinė e Arteve dhe tė Shkencės Amerikane. Ka fituar ēmimin “Corrington” pėr pėrsosmėri nė letėrsi, si dhe ēmimin letrar "Dos Passos".

Libri Jehona e Kujtesės, pėrveē qė mori ēmimin Kombėtar, ishte edhe finalist pėr ēmimin Pulitzer. Asgjė nuk ka ardhur lehtė pėr Powers. Atij i janė dashur mė se katėr vjet pėr ta shkruar kėtė libėr, derisa radari kulturor i tij ėshtė kthyer veēanėrisht nga shkenca.

Ashtu si pėr Viktor Hugoin, qė fjala Fatalitet nė muret e Katedrales sė Parisit u bė shkak qė shkroi Katedralen e Parisit, edhe pėr Richard Powers njė rastėsi u bė shkak pėr tė shkruar kėtė vepėr. Krejt rastėsisht ai gjendet pranė gjysmė milioni lejlekėsh nė fluturim qė ecnin paralel me makinėn e tij nė njė nga autostradat e shtetit Nebraska. I mahnitur nga bukuria dhe ēudia njėherėsh, Powers vendosi ta dedikojė vėmendjen dhe kohėn e tij nė dy drejtime, tė reja pėr tė, qė ēuan nė realizimin e kėtij romani. Nga origjina e kėsaj rastėsie buroi dhe nisma e tij tė merrej me studimin e lejlekėve si edhe tė njė sėmundje tė rrallė tė trurit, e quajtur Sindroma e Kepgrasit.

Nė tė njėjtėn kohė, autori reflekton shqetėsimin qė ndan me njeriun amerikan tė kohės, kundrejt humbjes sė rėndėsisė sė diferencimit njerėzor nga natyra e simboleve tradicionale e shoqėrore, nga konsekuencat qė ballafaqon dhe ambiguiteti i rrezikut qė paraqet ky diferencim. Ky koncept analitik, qė pėrbėn njė pjesė tė mirė tė drejtimit tė romanit, e ēon lexuesin edhe tek njė linjė tjetėr interpretimi. Eshtė fjala pėr pėrkufizimin e rastėsisė, si njė ritėm eklipsues funksionimi nė jetė, e cila ecėn paralel me dyshimin e njeriut tek vetja, brenda kontekstit tė situatės specifike qė i krijohet. Pėr fat tė mirė Pirro Dollani ka mundur ta pėrkthejė me korrektėsi kėtė thellėsi filozofike tė sofistikuar. Vėshtirėsitė duhet tė kenė qenė edhe mė tė mėdha, kur mendojmė se tė dyja, sasia e domosdoshme e informacionit pėr tė organizuar dhe pėrkufizuar secilėn temė, si dhe saktėsia linguistike e vėnė nė shėrbim tė strategjisė autoriale pėr t’i avancuar ato, janė tėrėsisht tė fshehta nė ēdo paragraf, madje nga ana teknike edhe tė ndryshueshme. Siē mund tė merret me mend, njohja e anglishtes dhe e shqipes nuk tė garanton kurrė njė pėrkthim si ky qė kemi nė dorė. Ky pėrkthim ėshtė produkt i njohjes sė padiskutueshme tė parės dhe tė dytės, por ajo qė e bėn librin Jehona e Kujtesės tė jehojė kaq natyrshėm nė shqip, nė kuptimin me elegant tė fjalės, ėshtė njohja e artit tė pėrkthimit, pa tė cilėn pėrkthyesit do tė ishin vetėm njerėz, qė flasin mė shumė se njė gjuhė, por jo pėrkthyes.

Ndonėse aftėsia pėr tė njėsuar detajet reale, mprehtėsinė e observimeve, si dhe imagjinatėn vizionare nga kapitulli nė kapitull si njė trajektore shtesė qė buron nga talenti i tij, shumica e kritikėve do tė binin dakord se kėto forca artistike nė prozėn e Powers janė mė tepėr se gjithēka tjetėr rezultat i njė ekzekutimi mjeshtėror. Ai mendon pėr ēdo fjalė e pėr ēdo rresht qė shkruan se si do i shėrbejnė strukturės sė pėrgjithshme tė romanit. Ja njė ilustrim konkret nga gjerėsia e konceptimit letrar qė zotėron. Libri ndahet nė pesė kapituj. Secili mban si titull njė nga vargjet e njė letre qė gjendet nė trupin e personazhit kryesor, Markut, qysh nė faqet e para tė librit ku ai bėn njė aksident me makine dhe gjendet pa ndjenja: Unė jam Kėrkushi / por Sonte nė Rrugėn Veriore / ZOTI mė drejtoi tek ty / qė Ti tė jetosh / dhe tė sjellėsh dikė tjetėr. Kėtė metodė proze e ka vėne re edhe kritika, e cila mendon se "misteret e pėrshkrimeve dhe dijes, tė normalitetit, tė mosfunksionimit, tė realitetit dhe tė ėndrrės—tė gjitha janė jehona tė mėdha—shtysa tė misterit nė lidhje me neglizhencėn e marrėdhėnieve tė njerėzve me pjesėn tjetėr tė natyrės dhe tė vetvetes” (Washington Post).

Thėnė ndryshe, Powers ka krijuar skena dhe situata qė janė dhe mbeten tė gjalla nė imagjinatėn e lexuesit. Mjeshtėria e vėrtetė prej tregimtari ėshtė se personazhi i tij kryesor nuk paraqitet homo-fiktiv por homo-sapiens. Ai e ruan lexuesin pėr tė mos rėnė nė turbinėn e tė rėndomtės artistike dhe qėndron gjithnjė nė ndjekje tė sė jashtėzakonshmes. Ndaj Jehona e Kujtesės ka mė gjasa tė gjendet nė duart e profesorėve tė letėrsisė nėpėr universitete se sa nė duart e udhėtarėve tė thjeshtė nėpėr trena e autobusė. Sepse, siē cituam mė lart, ky ėshtė njė roman pėr ta tendosur mendjen, jo pėr ta vėnė nė gjumė atė.

Megjithėse, po t’i referohemi edhe njė herė profesorit R. Baird Shuman, “letėrsia e Powers ėshtė mė pak e kapshme se romanet e John Steinbeck, Ernest Hemingway, Saul Bellow, madje edhe William Faulkner, Henry James, eHerman Melville, intelekti i tij qėndron pėrbri intelektit madje edhe tė shkrimtarėve mė tė shquar tė historisė sė letėrsisė sė shteteve tė bashkuara. Nė mes tė romancierėve bashkėkohorė, ai mund tė krahasohet direkt me Thomas Pyncho dhe Don DeLillo. Ai, sidoqoftė, ka kohė qė i ka tejkaluar arritjet e tyre nėpėrmes kombinimeve tė rralla tė mprehtėsisė intelektuale, pėrsosmėrisė, dhe stilit tė tij arkitektonik”. Thjeshtė, Powers ėshtė njė shembull i gjeniut autentik dhe Jehona e Kujtesės, njė vepėr monumentale nė shėrbim tė humanizmit bashkėkohor.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara