HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kur precedenti ėshtė mit

-- nga Marko Attila Hoare*, Shekulli, 07.09.2008

Mbrojtėsit e Moskės i referohen shpesh tė ashtuquajturit "precedent i Kosovės". Ata pohojnė se nėse NATO-ja mund tė kryejė intervenim ushtarak pa autorizimin e Kombeve tė Bashkuara kundėr njė shteti sovran, Serbisė, pėr tė mbrojtur shqiptarėt e Kosovės.

Mbrojtėsit e Moskės i referohen shpesh tė ashtuquajturit "precedent i Kosovės". Ata pohojnė se nėse NATO-ja mund tė kryejė intervenim ushtarak pa autorizimin e Kombeve tė Bashkuara kundėr njė shteti sovran, Serbisė, pėr tė mbrojtur shqiptarėt e Kosovės, dhe pastaj ta njohė pavarėsinė e Kosovės, atėherė edhe Moska mund tė veprojė ngjashėm nė raport me Osetinė e Jugut dhe Abkhazinė.

Por, precedenti i Kosovės ėshtė mit. Kosova nuk ėshtė ekuivalent i Osetisė sė Jugut as 'de jure' e as 'de facto'. Kosova ishte pjesė konstituive e ish-federatės jugosllave. Statusi kushtetues i saj ishte shumė i afėrt me ish-republikat jugosllave dhe ato sovjetike, tė cilave tė drejtėn e vetėvendosjes ua ka njohur madje dhe vetė Rusia.

Pėr dallim nga Kosova, Osetia e Jugut nuk ka qenė pjesė e federatės sovjetike, por vetėm pjesė autonome e Gjeorgjisė. Pėrderisa Rusia kėtė vit e ka njohur integritetin territorial tė Gjeorgjisė, zotėrimi i Kosovės nėn Serbinė nuk ėshtė njohur ndėrkombėtarisht.

Rezoluta e Kėshillit tė Sigurimit, e cila i dha fund luftės nė Kosovė nė vitin 1999, e pėrmend vetėm "sovranitetin dhe integritetin territorial tė Republikės Federale tė Jugosllavisė", shtetit, i cili tėrėsisht u shpėrbė nė vitin 2006, kur Mali i Zi dhe Serbia u ndanė.

Me njė popullatė sa njė e njėzeta e Kosovės, Osetia e Jugut mė shumė i ngjan enklavave serbe nė Kosovė, se sa vetė Kosovės. Kosova ka popullsi shumė mė tė madhe se disa shtete evropiane, pėrfshirė Estoninė, Qipron, Maltėn dhe Islandėn, kurse Osetia e Jugut ka 65 mijė, sa njė qytet i vogėl.

Gjithashtu ka edhe dallime tė rėndėsishme historike. NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara hezituan shumė tė intervenojnė nė luftėrat nė ish-Jugosllavi. Por, luftėrat e Millosheviqit vranė mbi 100 mijė njerėz nė Bosnje, kryen gjenocid, dhunime masovike dhe ngritėn kampe tė pėrqendrimit.

Ishte ky konteksti qė e bėri NATO-n tė intervenojė nė Kosovė pėr ta ndaluar fushatėn e tretė serbe tė spastrimit etnik. NATO-ja u mbėshtet nga njė konsensus i gjerė evropian dhe veproi pa kurrfarė strategjie vetjake apo interesi ekonomik.

Intervenimi rus nė Gjeorgji ėshtė ndryshe. Gjeorgjia nuk sulmoi e as iu kėrcėnua ndonjė vendi fqinj dhe nuk kreu fushatė sistematike tė spastrimit etnik nė Osetinė e Jugut. Moska thjesht intervenoi ushtarakisht pėr t'u siguruar se kolonia e saj, Gjeorgjia, do tė paguajė ēmim tė lartė pėr pėrpjekjen e saj pėr pavarėsi.

Disa analistė sugjerojnė se tash jemi dėshmitarė tė pasojave tė pashmangshme tė pėrbuzjes qė Perėndimi i bėri Rusisė nė 15 vjetėt e kaluar.

Por, Vladimir Putin nuk ėshtė ai njeriu i mirė dhe i arsyeshėm, i cili do tė ishte miku ynė po tė mos e kishim fyer duke vendosur mburoja raketore nė Evropė. Ai po bėn njė politikė tė revanshizmit antiperėndimor; ai haptas refuzon ta pranojė verdiktin e Luftės sė Ftohtė.

Duke bėrė fushatė kundėr Kosovės dhe duke i nxitur ndjenjat anti-perėndimore qė i ka Serbia, Putin e ka minuar paqen nė Ballkan, e cila u arrit me shumė dhimbje. Mbėshtetėsit e tij thonė haptas se lufta kundėr Gjeorgjisė ėshtė luftė kundėr Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

*Radio Europa e Lirė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara