HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Drejtėsi nė epokėn e Gėrdecėve

-- nga MENTOR KIKIA, Shqip, 16.09.2008

Mentor Kikia Kur vėrejmė sjellje apo veprime tė qytetarėve tė thjeshtė, apo zyrtarėve tė shtetit, qė bien ndesh me ligjet, apo normat e jetesės kolektive, ne u referohemi vendeve demokratike e me stabilitet ligjor, pėr tė treguar standardet e funksionimit tė shtetit, apo edhe tė reagimit tė opinionit. Kėshtu, ndėrsa shikojmė se si njė drejtues automjeti nuk e respekton semaforin, njė qytetar hedh plehrat nė rrugė, pronarin e njė lokali qė lejon muzikėn me ton tė lartė deri pas mesnatės, pronarin e njė lavazhi qė shpon rrjetin e ujit tė pijshėm pėr tė larė makinat etj., ne themi rėndom: tė ndodhte nė vendet e Perėndimit, kėta njerėz do tė ndėshkoheshin pa asnjė dyshim nga shteti.

Do tė ishte vėrtet njė gjė e mirė qė ne tė kėrkonim nė mėnyrė sistematike qė njė gjė e tillė tė bėhej edhe nė Shqipėri, pasi kjo do ta bėnte shoqėrinė dhe individin mė tė disiplinuar dhe mė korrekt me shtetin e sho-shoqin. Por, qė tė merresh me tė tilla “vogėlsira”, duket me tė vėrtetė sikur nuk je koherent. Po aq jo koherent sa ē’duket veprimi i njė gruaje tė huaj qė jeton nė Tiranė dhe plot pėrkushtim punon nė ndihmė tė kafshėve tė braktisura. Ajo ka ngritur njė qendėr trajnimi, kurimi e edukimi dhe i adopton qentė e rrugėve nė familje gjermane qė dėshirojnė tė kenė njė kafshė nė shtėpi. Dy zhvillime qė ndodhėn javėn qė lamė pas, na e forcojnė mė tej kėtė ndjesi.

Pėrfaqėsuesi i Ministrisė sė Ekonomisė, konkretisht zv/ministri, raporti para deputetėve nė Komisionin e Ekonomisė, mbi shitjen e shoqėrisė shtetėrore tė naftės ARMO. Ai paraqiti njė dokument, ku thuhej se pronari i shoqėrisė do tė investojė, brenda 5 vitesh, 250 milionė dollarė. Deputetėt e opozitės reaguan, duke thėnė se nė kontratė ėshtė shėnuar 250 milionė euro dhe referuar kursit tė kohės, i thonė 90 milionė dollarė mė pak. “Eshtė lapsus - tha zv/ministri. Kanė dashur ta shkruajnė dollarė, por kanė harruar e kanė shkruar euro, gabim njerėzor, gjithkujt mund t’i ndodhė”. Gabim njerėzor me 90 milionė dollarė? Mund tė ketė qenė vėrtet kėshtu, por askush nuk kėrkoi mė pas ta verifikonte kėtė histori, edhe pse nė mes janė jo pak, por 90 milionė dollarė dhe bėhet fjalė pėr njė privatizim strategjik.

Ministrja e Shėndetėsisė, Anila Godo, e mori drejtimin e kėtij institucioni nė njė gjendje mė keq nga ēka qenė shėndetėsia shqiptare qė nga koha kur nė Tiranė u ngrit qendra e parė shėndetėsore. Prej mė shumė se njė viti, mediat kanė vijuar tė denoncojnė mizerjen ku e degdisi shėrbimin shėndetėsor administrata e ish-ministrit Ndoka. Duke lėnė mėnjanė medikamentet dhe aparaturat, nė pavijonet e kirurgjisė nuk kishte as sapun, as doreza sterile e as qese plastike pėr mbeturinat, fiks nga ato qė pėrdorin shitėsit nė dyqane e qė kushtojnė 100 lekė tė vjetra copa. Mė nė fund u dorėzua edhe reparti i kirurgjisė, pasi mungonte edhe narkoza dhe njerėzit rrezikonin tė operoheshin si nė spitalin partizan, duke i futur njė dru nė gojė qė tė mos bėrtisnin nga dhimbjet. Pikėrisht, m’u nė mesin e kėsaj krize tė paprecedent, ministrja Godo bėn njė zbulim tė llahtarshėm, duke e pohuar edhe ajo para deputetėve nė Komisionin e Shėndetėsisė. Nė depot farmaceutike ndodheshin nė gjendje stoku ilaēe me vlerė 26 milionė euro. Medikamente shumė tė shtrenjta, por qė pėrdoreshin rrallė, medikamente qė u kishte kaluar afati i pėrdorimit etj.

Ēfarė kishte ndodhur? Ministria e Shėndetėsisė kishte blerė nga njė tregtar i madh ilaēesh ē’kishte pasur ai nėpėr magazina. Tregtari zbrazi magazinat dhe mori paratė, ndėrsa ministria zbrazi buxhetin e nuk kishte mė para tė blinte as antibiotikė e as sapun. Falė kėtij pazari kriminal, shėrbimi shėndetėsor shqiptar degradoi nė njė shėrbim primitiv, nė njė gjendje mizerjeje deri nė pikėn, ku pacientit i duhej tė furnizonte vetė autoambulancėn me karburant, nėse donte tė shkonte nė spital.

Korrupsioni ėshtė njė plagė qė ka prekur administrata nga ajo e OKB-sė e deri zyra e njė kryeplaku fshati. Por tė tilla veprime nuk mund tė imagjinohen. Askund mė shumė se kėtu e nė kėtė sektor, populli, pjesa mė e dobėt, mė e varfėr e mė e pambrojtur e shoqėrisė, nuk i pėrjeton nė mėnyrė kaq dramatike pasojat e korrupsionit.

Tani mund tė pyesim sėrish: Ēfarė do tė kishte ndodhur nėse njė maskarallėk i tillė do tė ishte zbuluar nė ēdo vend tė botės, kudo, pėrjashtuar ndonjė shtet “privat” si Ruanda apo Zimbabve? Pa asnjė dyshim, drejtėsia do tė ishte angazhuar rrufeshėm nė kėtė ēėshtje. Ministrja e Shėndetėsisė i kėrkoi kontrollit tė brendshėm tė qeverisė tė nisė qė nga e hėna njė verifikim total tė blerjes sė medikamenteve, por ne nuk mund ta justifikojmė heshtjen e prokurorisė. Besojmė ose jo nė Zot, tė krishterė apo myslimanė, tė gjithė, nė njė moment tė vėshtirė, i drejtohemi njė Zoti hipotetik, si shpresa e fundme pėr tė na ndihmuar. Nė kėto kushte, edhe ne sot i kemi drejtuar sytė nė mėnyrė hipotetike te njė prokurori, tė cilėn na e ka ėnda tė quajmė si mė apolitiken dhe pėr pasojė shpresojmė tė ndizet mė nė fund makineria e drejtėsisė pėr tė shtypur hajdutėt dhe batakēinjtė.

E themi kėtė, pasi na duhet tė pranojmė se nuk mund tė besojmė fare qė njė kontroll qeveritar tė zbulojė maskarallėqet qė janė bėrė nė njė ministri, pasi ishte po ky Kryeministėr qė e emėroi nė atė detyrė ish-ministrin, nėn drejtim e tė cilit mjekėsia bėri shumė vite pas, ishte po ky Kryeministėr qė e mbajti atė, ndėrsa media pėr muaj e muaj tė tėrė nxirrte nė ekrane njerėz qė qanin dhe mjekė qė ngrinin duart lart, pa pasur mundėsi t’u shėrbejnė. Ky Kryeministėr, nė vend qė ta shkarkonte nė mėnyrė tė rrufeshme ministrin e tė urdhėronte hetime, sepse shėrbimi shėndetėsor degradoi kaq keq, fabrikonte skena konfliktuale brenda partisė pėr ta pėrēarė. Berisha, i mirinformuar pėr gjithēka, e di mirė se cila ėshtė kompania, tė cilės ministria i bleu medikamentet qė sot nuk hyjnė mė nė punė, duke shkuar dėm miliona euro, ndėrsa nė spitale nuk kishte as aspirina. Ja pse ne nuk mund tė kemi besim se njė kontroll qeveritar nė QSUT do tė vėrė gishtin mbi atė qė shkaktoi kėtė gjendje nė shėndetėsi. Pikėrisht, pėr kėtė arsye, ne shpresojmė tė jetė prokuroria, ajo qė tė ndėrhyjė.

Sot, bateritė e drejtėsisė janė pėrqendruar nė zbardhjen e Gėrdecit. Por derisa tė pėrfundojė sė hetuari Gėrdeci i Delijorgjit, tė tjerė Delijorgjė do tė kenė hapur Gėrdecėt e tyre anembanė vendit (sikurse i kanė hapur) dhe prokurorisė do t’i mbetet mė pas vetėm t’i dokumentojė ato, pėr t’i pasur nė arkivat e saj. Zonja Ina Rama, e cila si kurrė ndonjėherė njė prokuror, ka mbėshtetjen masive tė politikės (jo asaj gėrdecare) dhe shoqėrisė, duhet ta justifikojė kėtė mbėshtetje, derisa s’ka rėnė edhe tempulli i fundit i besimit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara