HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Bashkimi kombėtar

-- nga Mehmet Kraja

Mehmet Kraja Kėtu e dhjetė vjet mė parė, ende pa filluar beteja finale e luftės sė fundit nė Kosovė, njėri nga prijėsit e atėhershėm tė UĒK doli e tha se lufta nė Kosovė bėhej pėr bashkim kombėtar. Vetė UĒK dhe klasės politike kosovare, nė periudhėn vijuese, iu desh shumė mund ta korrigjonte "gafėn e paqėllimshme" tė kėtij "eksponenti nacionalist", nė mėnyrė qė bashkėsia ndėrkombėtare t'i hiqte sadopak dilemat rreth Kosovės dhe, nė mėnyrė tė veēantė, ndaj UĒK. Qė atėherė ky "eksponent nacionalist" i UĒK, pavarėsisht nga postet qė ka zėnė dhe nga funksionet qė ka ushtruar, vazhdon tė konsiderohet njeri me dije tė mangėt politike, ndėrkohė qė ideja e bashkimit kombėtar, qė dhjetė vjet e kėndej, ėshtė vėnė nėn njė embargo tė fortė dhe mė shumė ėshtė bėrė objekt talljeje pėr humoristėt sesa njė temė qė duhet diskutuar me seriozitet, me dije dhe akribi politike. Natyrisht, kėsaj gjendjeje i ka kontribuar mė sė shumti situata nė tė cilėn u gjend Kosova nė pėrfundim tė luftės dhe menjėherė pas saj, ndėrhyrja e NATO-s, protektorati i OKB, vėzhgimi i kujdesshėm i bashkėsisė ndėrkombėtare dhe, mbi tė gjitha, lidershipi kosovar, i cili duhej t'i rrėfehej bashkėsisė ndėrkombėtare jo mė pėr bėmat politike, por edhe pėr ėndrrat qė guxonte t'i shihte.

Nė njė atmosferė tė kėtillė, bashkimi kombėtar u bė temė e ndaluar pothuajse pėr tė gjithė, madje edhe mė keq se kaq, njė subversion, njė ide qė prodhon negativitete politike, njė opsion politik qė Kosovėn e vė nė konflikt me bashkėsinė ndėrkombėtare, pėrfshirė kėtu edhe miqtė e saj mė tė mėdhenj. Konsekuenca e kosovarėve nė kėtė pikė ėshtė e pashembullt, ėshtė lapidare. Ta zėmė, edhe atėherė kur ndonjė analist i huaj nė mėnyrė evazive e paraqet si tė rrezikshėm opsionin e ndarjes sė Kosovės pėr shkak tė prishjes sė balancave rajonale, kosovarėt nuk dalin tė thonė nė mėnyrė sado perifrastike se njė ndarje e kėtillė do tė rishtrojė pashtyshėm ēėshtjen shqiptare nė Ballkan dhe ristrukturimin politik tė hapėsirave ku jeton ky popull. Pra, thėnė me njė fjalė, kosovarėt nuk duan ta pėrdorin argumentin e bashkimit kombėtar, as atėherė kur ai paraqitet i imponuar nga faktorėt e tjerė rajonalė ose ndėrkombėtarė. Ky kujdes kaq i madh pėr konstruktivitet nuk ėshtė natyrė e jona, pėrveē nėse e pranojmė faktin se, ndėrkohė, ka ndodhur njė "tredhje mendore", e cila jo vetėm qė na ka bėrė inferiorė nė ide dhe opsione politike, por na ka bėrė edhe ta pazakonshėm, madje tė tillė qė tė mos e njohim veten as nė pasqyrė.

Nė tė vėrtetė, sa i pėrket Kosovės, ēėshtja e bashkimit kombėtar aktualisht duhet tė shtrohet pak mė ndryshe, nė pėrputhje me pragmatizmin e sotėm politik, larg nga skemat tradicionale dhe idetė e mjegullta romantike. Problemi fokusohet nė njė pikė: A kanė shqiptarėt potencial real tė mbajnė dy shtete dhe tė participojnė nė mbajtjen e njė shteti tė tretė? Ose, pak mė ndryshe: A ka Kosova resurse dhe kapacitete tė mbajė shtet? Po tė shtrohej kjo ēėshtje nė njė tė shkuar jo shumė tė largėt, pėrpara se Kosova tė bėhej shtet, keqkuptimet do tė ishin tė mėdha, katastrofike. Tani, kur procesi i bėrjes sė Kosovės mund tė quhet i pėrfunduar, ose nė pėrfundim e sipėr, njerėzit kanė tė drejtė tė mendojnė pėr perspektivat dhe tė ardhmen e tyre, pėr tė ardhmen e shtetit tė tyre, nė njė kohė qė ky shtet, qė nė fillimet e tij, jep shenjat e njė vazhdimėsie fataliste me Shqipėrinė e fillimit tė shekullit XX, kur Konica, i mbėrthyer nga zhgėnjimi, thoshte se Shqipėria u bė e tillė, qė t'ua plaste zemrėn atyre qė e deshėn mė sė shumti. Nė kėtė trajektore historike me njė shekull nė mes, Kosova me Shqipėrinė kanė ngjashmėri tė madhe, me njė ndryshim se bashkėsia ndėrkombėtare (siē iu themi me eufemizėm atyre qė e kanė marrė pėrsipėr tė na nxjerrin nė stom tė lumit, pa u mbytur) kėsaj radhe ėshtė treguar mė e kujdesshme me shqiptarėt.

Por, ta lėmė historinė, sepse diskutimi pėr tė gjithmonė krijon mjegulla. Puna ėshtė e thjeshtė dhe pėrgjigjja duhet tė jetė e qartė: Kemi apo nuk kemi resurse dhe kapacitete pėr tė mbajtur shtet? Sepse, shteti i Kosovės ende duket si koncept idealist, nė njė kohė qė ne tashmė kemi zbritur nga idealizmi nė pragmatizėm dhe Kosovėn nuk e shohim mė si sakrificė, por si hapėsirė reale pėr jetė sa mė tė dinjitetshme. Qė tė bėjmė jetė tė dinjitetshme, Kosova nuk na e jep kėtė mundėsi, nėse nuk e rrjepim tokėn e saj deri nė ka tė zi. Kjo ka tė bėjė me resurset. Po kapacitetet? A kemi kapacitete politike nė radhė tė parė pėr tė mbajtur shtet? Uluni dhe mendoni njėherė dhe do tė shihni se kapacitetet politike tė Kosovės janė minore, tė pamjaftueshme edhe pėr njė protektorat tė gjithmonshėm ndėrkombėtar. Po kapacitetet institucionale? Shikoni pėrreth, vėreni gishtin ku tė doni dhe do tė shihni se asnjė institucion i Kosovės nuk funksionon jo mė nė pėrputhje me standardet evropiane, por as me standardet tona tė shkokėrdhavta. Po kapacitetet intelektuale? Llahtarisht tė dobėta dhe tė paqėndrueshme: njė shtresė shoqėrore e ekzagjeruar, me profesorė universiteti qė kanė nivelin e mėsimdhėnėsve tė shkollave tė mesme, me inxhinierė qė kanė nivelin e teknikut tė makinerisė, me mjekė qė kanė nivelin e teknikut medicinal. Kjo ėshtė pasqyra pak e pėrmbysur, por reale e Kosovės.

Atėherė, ēfarė duhet tė bėjmė? Ndoshta ėshtė koha tė hapim diskutimin pėr bashkimin kombėtar, si unifikim tė potencialeve dhe kapaciteteve, pra jo si idealizėm politik-historik, por si pragmatizėm dhe realitet jetėsor, si rrugė, mbase e vetmja, pėr tė shpėtuar nga njė dėshtim me pėrmasa tė mėdha.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara