HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Vetėm ne mund tė jemi barbarė

-- nga Milan Rakovac, TemA, 17.09.2008

Ose Europa e re, – si “Babeli i mundshėm” i Bernardi-t, dhe jo si “Oksidenti” (ose muzgu, perėndimi, ose melankoli) i Cacciari-t, – do tė lindė mes Graz-it, Klagenfurt-it, Murska Sobota-s, Udine-s, Venezia-s, Trieste-s, Pola-s e Fiume-s, – ose nuk do tė lindė. Meqė BE-ja mė-pak-se-konfederatė, me detyrimet dhe shtrėngesat e saj, lirinė e saj retorike tė qarkullimit tė mallrave dhe njerėzve, – vetėm kėtu mes Alpeve dhe Adriatikut mund tė zbulojė Zonėn e vet tė Kontaktit tė drejtpėrdrejtė mes tre oqeaneve mega etnike tė Europės: romane, gjermanike e sllave. Historikisht kjo ėshtė njėherazi edhe Zona e Pėrplasjes mes “Tre Europave”, (tė paktėn nė kujtimet kolektive), njė zonė aspiratash territoriale, asimilimesh dhe pretendimesh ende tė gjalla. Njėkohėsisht, kėtu gjejmė Sinus Occidentalis e madh tė eksodit tė lakmuar tė turmave, nga Orienti i Lotit, te Oksidenti i Cacciari-t: ky ėshtė vendi ku tashmė pėrditė mbėrrijnė karvanet e “Europės sė Katėrt”, ardhur nga Ballkani, nga “Moscovia”, nga Afrika, nga Azia.

Guxoj tė shtroj pandehmėn se Konstantin Kavafis u emėrua pėr ēmimin Nobel tė letėrsisė nė fillimet e shekullit XX, ndoshta vetėm pėr vargun e fundit tė poezisė “Mbėrritja e barbarėve”, qė tingėllon pak a shumė kėshtu: “por, fatkeqėsisht, barbarėt nuk do tė vijnė /dhe ata tekefundit ishin zgjidhja”. Megjithatė, besoj se tema alarmante pėr tė gjithė ne Romanė, Gjermanė e Sllavė gjendet nė vargun e parė tė sė njėjtės poezi:

“Pėrse u mbyllėn punimet e kuvendeve?
Pėrse kėshilltarėt nuk hartojnė ligje nėpėr mbledhje?
Sepse janė duke mbėrritur barbarėt.
Atėherė ēfarė ligjesh duhen nxjerrė?
Do t’i nxjerrin barbarėt kur tė vijnė
”

Kush e di nėse Kavafisi, njė shekull mė parė, kishte nė mendje edhe shqiptarėt nė Greqi, pėr tė mos pėrmendur maqedonasit? Duke spekuluar pėr mjedisin tim, dhe duke qenė kėtu, nuk mund tė lė pas dore analogji fantazmagorike; por, edhe kėtu kemi detet etno-nacionale me dallgėt shpesh rrėnimtare, dhe nėse shtylla kurrizore evropiane gjendet mes Alpeve dhe Adriatikut, barku i Evropės ėshtė nė Ballkan. Hapėsira evropiane aty sipėr po krijohet me vėshtirėsi; mitet kombėtare janė shumė tė fortė, dhe stereotipat patriotikė mes neve vetė, gjermanė, romanė e sllavė... Dhe kėtu, me ju shqiptarė, fis i lashtė dhe i shtypur pėr shekuj nga fqinjėt, tė pranishėm qoftė nė Atdheun Mėmė, qoftė nė Greqinė, Maqedoninė, Kosovėn, Serbinė, Malin e Zi fqinjė? Me maqedonasit po aq tė shqetėsuar, ngase tė rrethuar prej shqiptarėve, grekėve, bullgarėve, serbėve? Pėr tė mos harruar Serbinė multum diminuta, me fitoret e saj vrasėse e vetėvrasėse, pėr tė mos harruar shpresat e drejta evropiane tė Turqisė.

Por, atėherė, nėse Evropa e bashkuar ose do tė lindė aty sipėr, ndėn Alpe, ose nuk do tė lindė, edhe e bashkuar nuk mund tė ekzistojė pėrveēse me Ballkanin e bashkuar dhe tė evropianizuar! Kėsisoj ne tė gjithė duhet tė shfaqim fytyrėn tonė nė pasqyrėn e Dorian Gray-t, – dhe ai ėshtė barbari, nė reflektimin e fantazmės sonė nė pasqyrėn evropiane: kėshtu ėshtė, edhe kėtu po vazhdojmė qetėsisht takimin, ndėrsa “barbarėt” tashmė janė mes nesh. Brenda nesh; dhe ata – jemi ne vetė!!!…

Nė kohėn e vet, Carolus Cergoly (poet triestin) recitoi pėr mua nė mėnyrė teatrale disa vargje nga “Pėr sģ pėr da pėr ja” tė pėrmbledhjes sė tij Ura e Kuqe: “O, Triestja ime!/Kaq marroke dhe e ligė”, dhe duke recituar tregonte nė mėnyrė patetike portretet e Frankopani-ve, - pasardhės i tė cilėve ishte dhe ėndėrronte (sikurse unė sot) ėndrrėn e madhe K. und K.; kthimin e Perandorisė Austro-Hungareze, tė Mitteleuropea-ės, – utopi tė cilėn Peter Haadke e pėrqesh me pėrēmim. Falė Cergoly-t, nė vitet ‘70, unė, kroat nga Istria, nisa tė dashuroja Triesten, asokohe krejt italiane! Pra dhe Fausta Cialente-n, Umberto Saba-n, Biagio Marin-in, Franco Basaglia-n, Marko Kravos-in, Boris Pahor-in, Alojz Rebula-n; veshur si “Arbitėr”, kafe dhe “Il Piccolo” nė “Tommaseo”, Aldo Moro-n dhe Miloš Minic-in nė Osimo…

Ishte njėlloj si nė vitin ’68, kur Hana Mandlikova shpjegonte nė Gjermani pse donte Rusėt, pėrse Brezhnjevi nuk ishte Rusia, por Tolstoi e Dostojevski dhe Bulgakovi e Babeli…

Amor et ars omnia vincit; por meqenėse po punoj pėr pėrkthimin e romanit tė mikut tim Naim Flamuri dhe vėllait tė tij binjak Sami (shqiptarė nga Mali i Zi dhe australianė), pyes veten se kur do tė prezantohet ky roman dhe autorėt e tij, nėse jo nė Mitrovicė tė Kosovės, tė paktėn nė Nish apo Beograd?

Kėtu pėrpara jush po kėrkoj formulėn e pėrtėritjes tė paktėn tė legalitetit dhe tė ndershmėrisė, puna jonė qė do ta pėrkufizoja alkimi tė kulluar, do tė jetė zbulimi i gurit filozofal, gurit tė paqtimit. Dhe dua tė shpreh kėtu gėzimin tim tė madh qė gjendem sėrishmi nė kėtė bregdet tė shkėlqyer mesdhetar shqiptar, me tundimin pėr tė parė rishtas ikonat e Beratit dhe tė dėgjoj kėngėt e gjalla nė Fier. Sepse edhe kėtu, sikurse nė Trieste, apo Celovec (Klagenfurt), kam zbuluar pėrsėri vetė kulturėn time, paksa si Albert Camus qė kujton fėmijėrinė e vet nė Algjeri.

Pėrndryshe kush do tė na mbrojė, – pasi tė zhduken rojet tona tė kufirit dhe doganierėt, – kur hordhi tė mundshme barbarėsh tė rinj mėsymės do tė zbresin nga Karsi dhe nga fushat e pafundme lombarde do tė vėrsulen me njė tėrbim asimilues pushtuesit tanė tė rinj? Dhe kush do ta ndalojė dyndjen e hordhive tė cubave nga malet ballkanike, nga fise tė ndryshme, armatosur me raketahedhės krahu?

Por ne trembemi, trembemi nga Tjetri apo nga vetja jonė tek Tjetri apo brenda nesh, nė terrin shpėrthyes tė zgafellave tė shpirtit tonė, fėrgėllojmė pėrpara vajit, vajit tė shenjtė nė shtratin e vdekjes tė mburrkave tona patriotike, tė betejave kombėtare gjithmonė tė fituara, – ndoshta po kaq tė humbura, – tė vajit tė motėrave qė zhyejnė duart e makinistėve (stėrgjyshėrit tanė) tė flotave tė Persano-s dhe Tegetthoff-it, tė vajit tė ricinit tė purgatorit tė racės barbare, por edhe pėrballė vajit tė ullirit qė erėmon “sallatėn mikse” etnike tė Ulderico Bernardi-t, sajuar jo vetėm nga radhiqet, rukola dhe moxarela, vaj kungulli e copa speck-u, por nga pėrbėrės tė patretshėm ballkanikė, orientalė.

Nė Umago, metropol i FORUM TOMIZZA ku rrekemi tė krijojmė hapėsirėn evropiane pėrmidis kufijve tė lartpėrmendur, kėtė gusht, gjellėbėrėsit pėrgatitėn PULLUM NUMIDICUM, sipas recetės sė lashtė, tė tė famshmit Apicius, por Numidia (nė jug tė Algjerisė sė sotme) ekziston ende vetėm nė histori dhe mite…

Gjatė radhitjes sė librit pėr ishujt Quarnero, intinerar i njė udhėtimi tė brendshėm, kam hasur njė episod tė ndodhur nė Neresine nė vitin 1945, – gran finale groteske e shekullit tė kotė XIX dhe e shekullit tė pėrgjakshėm XX: ndodhi qė dy kushėrinj tė parė, bij tė dy vėllezėrve, u gjendėn nė tė njėjtėn tryezė. Njėri qe italiani Rino Camali, oficer i marinės luftarake italiane, tė cilit njė granatė angleze ia kishte prerė tė dy kėmbėt pranė Matapan-it; i dyti qe kroati Vojno Kamalic, oficer partizan, qė asokohe (nė verėn e vitit 1945) i rastisi tė ishte edhe kreu i OZNA-s famėkeqe (Departamenti pėr mbrojtjen e popullit, shėrbimet sekrete tė Titos), vendosur pėrmbi jetėn dhe vdekjen, qė nė tė vėrtetė ėshtė vetė jeta ose vdekja. Njė episod qė shkon pėrtej Balzakut dhe Zolasė, njė episod malapartian…

Po pėr sa na pėrket ne? Nė kėto zgafellat dhe mitomanitė tona. Nė varret e pėrbashkėt, duhet tė kėrkojmė zgjidhje pėr vitin 2010. Ose 2011. (12,13,14, 20…); kur mė nė fund pėrballja me veten tonė do tė ndodhė nė gjirin e Bashkimit Europian, me Kroacinė, Bosnjė-Hercegovinėn, Malin e Zi, Shqipėrinė, Maqedoninė, Kosovėn, Serbinė, tė gjithė anėtarė tė familjes sė madhe kontinentale?

Thoshte Ligio Zanini, poet istrian, “toka nuk i pėrket askujt, ne i pėrkasim tokės”. Adaxhio e Dhjatės sė Vjetėr duket se shtyhet kėshtu deri brenda shtresave tė thella tė ndėrgjegjes dhe vetėdijes sė kolektivitetit tė kufijve. Tė jetosh njėri pranė Tjetrit dhe pranė tė Ndryshmit, – e quaj njė veēori sociale tashmė mbizotėruese pėr kėto hapėsira tė mrekullueshme tė trashėgimisė sė bollshme dhe ndjellėse kulturore nė njė zonė gjeostrategjike tė klasit tė parė. Nga ngopja e historisė, mendoj, nga Etnosi dhe nga Kombi, nė kėto vende po lind prej instinktit dhe intuitės, DEMOS-i. Njė Demos i cili nė vend qė tė mohojė apo pretendojė na ofron dressing – qoftė globalist apo amerikan, – tė “sallatės mikse” bernardiane.

Tashmė, – pėr ne, elitat, – nuk mbetet veē tė pėrballemi me nacionalizmat dhe egoizmat e pavdirė, me patetizmat nacional-patriotike, paragjykimet dhe mitomanitė… qė nė dalldi shtypin alarmin! Tė pėrballesh: si?

Sikurse ju, kėtu nė “POETEKĖ”, kėshtu, ne tė FORUM TOMIZZA, prej dhjetė vjetėsh luftojmė fobitė tona.

Pra, cili ėshtė “ēelėsi” i vargut tė fundit tė Kavafisit thurur nė Greqi njėqind vjet mė parė? Barbarėt, fatkeqėsisht, nuk do tė vijnė, dhe ata ishin shpėtimi! Ėshtė e natyrshme qė barbarėt tė mos vijnė, sepse BARBARĖT TASHMĖ JANĖ KĖTU, – fqinjat a mia, tė afėrmit e familjeve tė Triestes dhe Trevizos qė marrin pension… muratorėt serbė, tė rinjtė shqiptarė, mafiozėt rusė, afrikanėt, marokenėt, moldavėt dhe kinezėt me ēikėrrimat dhe saksofonėt e tyre, qė luajnė pėr ne Ellington-in pėr njė kore buke kėndeve tė pallateve tona gotike orientale, pra gotik turk.

Kavafisi e ka parashikuar tė ardhmen tonė duke pėrcjellė kumtin qė vijon: nuk janė barbarė barbarėt, vetėm ne mund tė jemi barbarė. Po e pėrfundoj duke cituar Giorgio Bocca-n, – njeriu nuk dėshiron tė jetė HOMO LUDENS, por HOMO FABER.

Stili juaj kėtu, formula juaj, ashtu sikurse mėnyrat e ngjashme tė tonės pars Adriae, janė pėrgjigjja e duhur pėr njė tė nesėrme, kur Europa do tė jetė Atdheu i tė gjithėve ne; arti & kultura, kontakti & komunikimi, – njė dialog i vazhduar qė shuan stereotipėt, paragjykimet, nacionalizmat, duke krijuar mirėkuptim dhe vėllazėri mes kulturash.

Por, nėse kėto fjalė tingėllojnė pak si priftėrore, dėshiroj tė jem mė i saktė; Inteligencia (intelektualėt) postmoderne nuk mbyllet mė nė kullėn e fildishtė (siē bėri Theodor Adorno); kulla rreth shkrimtarit postmodern-dhe-post-post-gjithēka ėshtė bėrė prej prezervativėsh, disa pėr pėrdorim kundėr Aids, tė tjerė plot me kokainė, dhe brenda kullės ėshtė Gjeniu qė shkruan The Ordinary Kitsch.

Gjeniu mungon, out od order, pėrtej ēdo angazhimi, Gjeniu prodhon vetveten, vulgaritete dhe banalitete qė kėrkohen nga elita; i mirėpaguar, Gjeniu i pėrket pikėrisht kėsaj elite marroke qė luhatet sa nga njė ndeshje golfi nė Bermuda dhe njė feste nė nderin e saj, me medalje ari tė rangut kombėtar, dhe njė puthje intime e Presidentit!

Nga ana tjetėr, mbetjet e inteligencia skrupuloze duan qė kultura tė marrė vendin e lėnė bosh nga revolucionet e paarrira, nga politikat e korruptuara dhe tė paafta, tė menaxherėve tė flashkėt e tė pafuqishėm. Et voila’ la chose; Qytetari pret rikthimin e Shkrimtarit nė skenėn shoqėrore, njė “J’Accuse!” e re. Pėrsėris fjalėt e Karl Krauss-it; NĖSE KE NDONJĖ GJĖ PĖR TĖ THĖNĖ, NGRIHU DHE – HESHT! Apo fjalėt e Miguel de Unamuno-s, nė hyrje tė sallės sė mbushur plot me pasuesit dhe admiruesit e tij: “ENTRAMOS, YO SOY CONTRA!”

Unė, nė Vogėlsinė time tė pamasė, rrekem tė kuptoj dhe tė ndjek mjeshtrit; tė lartėsoj Fjalėn, Sfidėn, Mallkimin, tė shumoj “raison critique”, tė pėrhap ide pėrmbysėse, tė shpalos flamurin mendor. Ja ē’mund tė jetė sit njė shkrimtar nė... Ja roli i shkrimtarit tė angazhuar nė kohėn e boshatisur pas fundit tė historisė.

Zagreb, shtator 2008 - Pėrktheu Erion Kristo

Milan Rakovac dhe “Republika e Poetėve”

Poeti Milan Rakovac (Rakovaē) tashmė ėshtė njė nga ikonat e poezisė kroate. Ai ka qenė i pranishėm nga data 26 prill deri mė 2 maj 2006, nė qytetin e Durrėsit, gjatė zhvillimit tė edicionit tė dytė tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė, POETEKA. Milan Rakovac vjen pėr herė tė dytė nė edicionin e katėrt tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Poezisė POETEKA qė do tė zhvillohet nė Durrės nga 22 deri mė 28 shtator 2008” dhe drejtohet nga poeti Arian Leka, i cili nė kėtė edicion e ka sjellė festivalin nė kulmin e lulėzimit tė tij, duke i dhėnė statusin e festivaleve mė rėndėsishėm ndėrkombėtar tė poezisė.

Nė edicionin e dytė tė kėtij festivali ai ishte i pranishėm duke fituar zemrat e pjesėmarrėsve me temperamentin e tij interesant dhe natyrėn energjike. Poeti Milan Rakovaē ėshtė pėrfaqėsues i brezit klasik tė poezisė kroate, laureat i mjaft ēmimeve poetike, i pėrkthyer nė disa gjuhė evropiane. Madje ai ėshtė edhe lėvrues i poezisė nė dialekte. Poeti kroat Milan Rakovaē beson tek poezia dhe vlerat e saj. Nė njė intervistė tė dhėnė pėr gazetėn “TemA” nė 2006-ėn, ai ka shprehur mendimin se tashmė ka ardhur koha e ringjalljes sė poezisė dhe kjo sipas tij pėrkon edhe me rikthimin e poetėve tek poezia klasike. “Unė ndihem si nė shtėpinė time kur vij nė Shqipėri. Vendet tona nuk janė larg, as nga traditat dhe fatin e kanė tė ngjashėm.

Ju keni kaluar shumė luftėra, vėshtirėsi dhe katastrofa, tė cilat kanė ndikuar nė kulturė. Letėrsia shqipe vjen nga njė regjim i egėr komunist, tė cilin edhe ne e kemi pėrjetuar. Njė pjesė e shqiptarėve qė jetojnė nė Kosovė ashtu si ne kanė pėrjetuar luftėn, e cila na ka rrezikuar gjithnjė e mė tepėr kulturėn, librin e poezinė”. Nė atė kohė festivali POETEKA ishte nė fillimet e tij dhe poeti kroat Rakovac e pėrgėzoi kėtė nismė duke u shprehur se “Ēfarėdo qė tė ndodh nė botė, janė vetėm poetėt ata qė do tė mbijetojnė sėrish dhe do tė sjellin mesazhin e paqes. Prandaj unė e vlerėsoj dhe e ēmoj shumė njė festival poezie. Kultura, letėrsia e poezia, sa inekzistente duken, aq tė rėndėsishme janė pėr fatin e njeriut. Janė kėto elementė qė e rikthejnė njeriun tek ekzistenca e tij humane, tek paqja, arsyeja, ndjeshmėria. Janė poetėt qė i bėjnė thirrje njeriut tė kthehet te kujtesa e ndjesive, tė kthehet te poezia e shpirtit, sepse ajo ka njė forcė tė mahnitshme pėr tė vepruar te njerėzit.

Ajo i bėn tė pendohen, tė kujtohen pėr ato vlera qė humbasin, e gjithėsia e kėtyre vlerave ėshtė njė thesar i paēmuar, nėse njeriu i ka, ose i ruan ato”. Ishte Rakovaē ai qė festivalin POETEKA nė Durrės e pagėzoi me shprehjen “Republika e Poetėve”. “Unė besoj se nė botė ka njė republikė mė tė bashkuar se tė gjitha shtetet dhe republikat e tjera, njė republikė inekzistente qė nuk figuron nė asnjė hartė tė botės. Kjo ėshtė “Republika e Poetėve”, por mė e rėndėsishme ėshtė qė tė gjithė dilpomatėt e dinė kėtė. Edhe kur nuk e dinė, ata e kuptojnė se bota ka nevojė pėr poetėt. Festivalet e poezisė dėshmojnė pėr njė lėvizje tė re poetike, e cila megjithėse kjo ėshtė mė e ndjeshme nė vendet e lindjes, ėshtė e mirėpritur akoma mė shumė nė vendet perėndimore si njė ftesė e nėnkuptuar pėr tė shmangur njė lloj krize tė krijimit pikėrisht nė kėto vende, tė cilat megjithėse nuk kanė pasur luftė, kanė pasur shumė probleme tė tjera shpirtėrore, tė cilat kanė ardhur si pasojė e zhvillimit tė pėrshpejtuar”, ka thėnė ai po nė intervistėn pėr gazetėn “TemA”.

Milan Rakovac ka lindur nė vitin 1939 dhe ėshtė gazetar, poet, prozator. Istrian, para sė gjithash, dhe kjo do tė thotė se nuk ėshtė thjesht kroat, por pjesėrisht italian, slloven, dhe pak austriak. “Uomo di frontiera”, me vetėdije dhe pėr shkak tė origjinės, njeri i kufirit, kjo ėshtė kredoja e jetės dhe veprės sė tij.

Botime tė tij. Libėr me poezi: “Sik” (Pema e krasitur); “Priko Ucke” (Mbi Ucka, mal nė Istria). Poezi dhe ese; “Cha pėr fėmijė” (cha, ca – ēfarė, nė dialektin kroat istrian)...

Novela; “Riva i druxi” (Shokėt mbėrritėn), “Haluj” (Stuhia), “Snovid” (Njė ėndėrr, makth), “Sliparija”, “La Triestina” (Gruaja nga Trieste), “Istragram” (Histori), “Kvarnerski otocni lucidar” (Fari i ishujve Quarnero), prozė…

Tekste pėr albume fotografike (Pula, Porec, Croatia)...
Rreth 50 dokumentarė televizivė pėr televizionin kroat; dy skenarė pėr filma me metrazh tė gjatė…
Pothuaj tė gjitha veprat e tij janė tė lidhura ngushtė me vendlindjen, Istrian…
Si gazetar shkruan pėr disa gazeta kroate, sllovene dhe italiane...

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara