HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė Paris, te njė kryeshenjė shqiptarie

Njė ēaj me Kadaretė

-- nga Monika Shoshori Stafa, Shqip

Atėherė kur Notre Dame de Paris oshėtiu shqip

Rruga qė duhej tė pėrshkonim qė nga Palais de Luxembourg, njė prej rezidencave mė tė rėndėsishme presidenciale (miqtė tanė vendės na thonė se lejen pėr zhvillim veprimtarish atje e jep vetėm zyra e Sarkozy-sė), ku sapo kishim pėrfunduar konferencėn ndėrkombėtare “Albanie 1933-1944: l’honneur de l’home” (“Shqipėri 1933-1944 - nderi i njeriut”) deri te shtėpia e Kadareve nė Paris, ku ishim ftuar bujarisht “pėr njė ēaj”, nuk zgjat mė shumė se 10 minuta kohė. Ambasadori i Shqipėrisė nė Paris, Ylljet Aliēkaj, edhe vetė shkrimtar, pėrkujdesės i konferencės sė bashku me senatorin e Rhone-s Bernard Fournier, njėherėsh kryetar i miqve parlamentarė francezė tė Shqipėrisė, na shpjegon me fjalė e me gjeste se banesa e Kadareve ėshtė e stilit tė vjetėr. Ai na thotė se, ndonėse Kadare nuk mund tė ftojė kėdo qė vjen nė Paris nga Shqipėria dhe bota shqiptare nė pėrgjithėsi, pėrsėri nė shtėpinė e tij ka vazhdimisht bashkėvendės tė tij. “Nga kjo anė zor se mund ta marrėsh pėr gjirokastrit”, shton ai me humor dashamirės.

Ismail Kadare

Nė njė farė mėnyre vėrtet shtėpia e Kadareve ėshtė kthyer si njė qokė nderi pėr shqiptarėt. Prej kohėsh. Tė mos flasim pėr dimrin e vitit 1999, kur nė Rambouilliet mbahej konferenca e famshme pėr Kosovėn dhe delegacioni i shqiptarėve kryemėvete tė ardhur nga Prishtina, mbėrritur prej dyersh dhe frontesh tė ndryshėm, ndoshta dhe tė kundėrt, s’kishte gjasė tė pajtohej pėr ndonjė qėndrim, pa fjalėn autoritare tė Kadaresė.

“Pėr tė mirėn e Shqipėrisė”, patėn shqiptuar ngulmueshėm mė herėt elitat shqiptare tė pas ‘90-ės. Nėse pretendohet se ka pasur ndonjė tė tillė tė vėrtetė. Kadare ka qenė kritik pėr opozitėn e parė?! Kėshtu mė thanė miqtė atje. E besueshme, po tė rikthejmė nė mendjen tonė “ēekun e bardhė”, ose “piramidėn e parė” rentiere tė Shqipėrisė; pastaj “letrat me vlerė”, qė shteti i shpėrndante pėr vlerė toptan dhe nė treg shiteshin vetėm me dy pėr qind, deri te rrėnimi tėrėsor i 1997-ės. Ja, pikėrisht kjo ėshtė njė ēėshtje pėr tė vrarė mendjen. Si ka ndodhur qė mendimin kritik Kadaresė ia njohin vetėm pėr aq sa lidhet me refuzimin e sė nshkuarės, kurse qortimet pėr mbrapshtitė e kohėrave tė reja nuk ia kujton thuajse askush?!

Nuk e kisha takuar ndonjėherė Kadarenė. Konferenca qė sapo qe mbyllur, kushtuar “modelit Shqipėri”, me referencė shpėtimin e hebrejve para dhe gjatė luftės antifashiste, si paraprirje e mitit mė tė fuqishėm tė Evropės sė sotme, atij miti qė ndoshta duhet t’i jemi mirėnjohės pėr shembjen e perdeve tė ēelikta politike dhe gjeopolitike qė ndanin botėn nė njė ftohtėsi akullnajore, ishte njė konferencė pėr imazhin e Shqipėrisė. Kisha menduar me veten time, gjatė ditėve tė vrullshme tė Tiranės, duke pėrgatitur e pėrkthyer trajtesėn “Shtypi i kohės pėr shpėtimin e hebrejve”, se njė ngjarje qė lidhej me imazhin e Shqipėrisė, duke u zhvilluar nė zemėr tė Parisit (“Sigurisht, Palais de Luxembourg nuk ėshtė Shtėpia e Bardhė, por gjithsesi ėshtė zemra e Parisit, qė ruan ende hijen e njė kryeqyteti botėror tė kulturės dhe diplomacisė”), pra, njė veprimtari ku do tė nderohej emri i Shqipėrisė, s’do tė kishte gjithė kuptimin e merituar pa “prekjen” e I. Kadaresė, tė jemi realistė, njė kryeshenjė e trashėgimit shpirtėror shqiptar. Nuk ia kisha inkurajuar vetes qė ta besoja plotėsisht, por ja qė po ndodhte.

Nė dhjetė minuta udhė mė kėmbė, sipasnjė riti tim tė brendshėm (me mend herė pas herė uroja si tė moēmit dikur z. Aliēkaj, qė nuk zgjodhi njė mėnyrė mė tė shkurtėr, pėr shembull me autoveturėn e ambasadės, pėr tė shkuar te Kadaretė), mund tė rivendosja njėfarė rregulli nė mendjen time dhe tė ftilloja pyetje e pėrgjigje tė mundshme. Shumė njerėz e kanė tė zorshme tė thonė se admirojnė kėtė shkrimtar apo kėtė tjetrin dhe janė tė njėjtėt qė s’e kanė pėr gjė fare tė thonė, bie fjala, se do tė shtroheshin pėrdhé pėr “DJ Bobo-nė” a ndonjė tjetėr, megjithėse ndoshta nuk e dinė fare se ajo shkurtesė nė krye nuk ka ndonjė kuptim fisnikėrues, thjesht ėshtė bashkim i nistoreve tė shprehjes “disc jocker”, domethėnė “ai qė ndėrron disqet”. Emri i I. Kadaresė dhe prania e tij do tė mė bėnte kudo tė nderuar, jo vetėm nė zemėr tė Parisit. A duhet t’ia them kėtė? Ndoshta jo! Ai duhet ta dijė se kjo ėshtė e vėrtetė. Por duhet ta shpreh gjithsesi.

Ah, ē’mė vjen ndėrmend tani, pėr tė ė prishur gjakun. Unė vij nga bota e shtypit. E shtypit qė tė shtyp. E shtypit qė tė numėron jo kafetė, por dhe dhėmbėt. Ta ketė lexuar vallė “Mos e prekni jetėn time private?” Jo, s’mund tė pretendohet kaq shumė! Ėshtė njė thirrje qė ia bėj shpesh vetes dhe them se mė kthjellon. Tė paktėn kėtė tė ketė lexuar… Sa shumė vrer shqiptarėsh ėshtė derdhur nė shtyp kundėr tij! Vrer Salierėsh, vrer njerėzish tė veckėl, vrer qeniesh paraqytetare, para-urbane, qė s’kanė gjuhė tjetėr komunikimi! Ah, kur s’jam prej dikahit tjetėr. Pėr shembull, nga mjekėsia, apo nga fitoteknia. Vetėm nga shtypi jo! Dhe ai ka tė drejtė!

Duhet t’ju ketė qėlluar edhe juve, sigurisht: kur ju kanė pyetur pėr vendin tuaj dhe ju keni thėnė “Shqipėri”, do tė ketė qenė dikush aty pėr tė pyetur: “Po ku ėshtė kjo Shqipėria?” Natyrisht, pyetje tė tilla nuk mund t’i bėjnė njerėz tė fisėm, si lbanologet Antonia Young e Claire Lavoine (gjithnjė mbetem e ēuditur qė shumica e studiuesve tė historisė sė Shqipėrisė kanė qenė e janė “lady”, si janė nė Francė Odile Daniele e Odette Marquette; nė Rusi Nina Smirnova, Gertrude Entrej e Julia Ivanova; nė SHBA Rose Line e Antonia Young); dhe tė tjerė qė ishin tė pranishėm nė konferencėn tonė. Por fakt ėshtė qė ėshtė njė pyetje qė bėhet.

Ju mund tė pėrgjigjeni: “Shqipėria?! Ah, nuk e ditkeni, sa keq! Po ndoshta keni dėgjuar pėr Nėnė Terezėn!” “Nėnė Terezėn e Kalkutės? Sigurisht, atė e njeh e gjithė bota! Tė mė ndjeni, por unė kisha pėrshtypjen se Shqipėria gjendet diku nė Evropė…”. “- Zotėri, ju nuk keni pse kėrkoni ndjesė, Shqipėria nė Evropė gjendet, edhe Nėnė Tereza e Kalkutės ėshtė shqiptare”. Pastaj, ti mendon me vete: E kush i hyn kėtij debati?! Mė shumė se gjysma e botės mendon se Nėnė Tereza ėshtė nga India. Dhe, nė fakt, nobelistja jonė ėshtė njė fenomen universal. Me pak ndrojtje e rimerr veten dhe thua: “Ndoshta keni lexuar diēka nga I. Kadare?!” Ja, kėshtu mė ndodhi dhe mua nė njė bisedė gjatė cocktaille-it nė Palais de Luxembourg.

“Kadare?! Si jo, s’e dija se ėshtė shqiptar, tė mė ndjeni pėrsėri pėr padijen time! Unė kujtoja se mund tė ishte hebre. Ju e dini se nė emrin e kėtij shkrimtari, Ismael, gjendet edhe emri i hyjit tė hebrejve, “El”, njėsoj si tek “Israel”, “Jakohel”, “Rachele”, “Daniel”, “Ezekiel” dhe shumė tė tjera?! Ah, e shoh se nuk e ditkeni! Voila, Madame! Ja, kėshtu! Qenkeni me fat vėrtet qė keni njė shkrimtar tė tillė”.

Dhe tani ėshtė radha juaj tė ēuditeni! Ylljet Aliēkaj, ky njeri i papėrtuar, qė bota e njeh si krijues mė shumė se vetė ne shqiptarėt (duke pėrjashtuar ndoshta filmin “Slogan”), na shpjegon gjatė rrugės se ja, kėtu, fare pranė banesės sė Kadareve nė Paris, gjendet njė kafe qė lidhet me emrin e shqiptarėve: nė vitet 1950 aty qenkan mbledhur mėrgimtarėt tanė, kryesisht mėr-gimtarė politikė, qė bėnin plane pėr pėrmbysjen e regjimit nė Shqipėri duke rrėkėllyer konjak “Courvoisier” e “Remi Martin”. Por unė nuk e kam mendjen aty. Dhe them me vete “Faleminderit” qė ambasadori nuk mė kėrkon pėrgjigje. “Slogani” im ėshtė: Ti po shkon nė kėtė shtėpi prej dyerve tė shtypit. Kujtoju njėherė ē’ke tė pėrbashkėt me tė? Domethėnė, ē’ka pasur nė pėrditshmėri pėr tė?!

“- Edhe kėtė vit Kadare nuk e fitoi ēmimin Nobel”. Pse mė duket sikur nė kėtė mėnyrė tė formuluari ka njėfarė kėnaqėsie tinėzare?
“Shkrimtar i oborrit apo kontestator i sistemit? Bobo! Ēėshtja “Nata me hėnė!” Si mund tė nxirret nga mendja, qė ndjenjat e njė babai shkrimtar janė po aq tė denja dhe tė ligjshme sa dhe tė ēdo babai tjetėr? Dhe kėrkojnė pastaj “mė shumė njeri” te Kadare. Nėse njeriut i cenohet brendėsia e tij, qoftė dhe brendėsia e njė shkrimtari, si do tė mbetet njė qenie ideale, ashtu si do tė donim ne?
Befas Shqipėria ime e dhimbshme mė duket shumė katundareske. Nga kryet nė fund. Pėr t’u dhimbsur. Gjithēka nė shitje. Pėr para, pėr lexues, pėr teleshikim, pėr dhunė nė jetėn e tjetrit. Mė kanė mjaftuar vetėm pyetjet e pėrditshme tė njerėzve qė njohim pėr tė kuptuar se cili ėshtė lėndimi i njeriut tė cenuar nė jetėn private. Dhe befasisht e ndiej veten brenda njė faji kolektiv…

Ja, tani, njė zė do tė na ftojė qė nga citofoni tė ngjitemi lart. Mezi e ndjek bisedėn e njėrit prej tanėve qė ka shtypur butonin nė hyrje tė ndėrtesės. “Nga cila anė tė ngjitemi?” - themi. “Nga ana B” – buēon zėri i fuqishėm i Kadaresė. “D si Domosdova?” - pyesim ne. “B, B,- ushtron ton ai - si Budallė!” Po, ky ėshtė pikėrisht zėri i I. Kadaresė. Po hyjmė nė shtėpinė e tij, duke dėgjuar si tė parėn fjalė pikėrisht kėtė, “B, si Budallė!” Gjithsesi, kjo fjalė, qė ndoshta nuk iu drejtua askujt, apo thjesht qe njė formė shprehjeje dėbimi (ekzorcimi), nė kuptimin qė vetėm njė Budallė nuk ka punė aty, na ktheu nė humor. Ēdo ketė pasur vallė nė kokėn e tij ato ēaste tė vrullshme mendimesh qė rrjedhin si lumenjtė e fryrė pas stuhish? Njė Zot i madh e di, ēfarė, por mua mė vjen mirė qė e jetova atė moment tė tijin intim, ku ai m’u duk se ishte mė shumė vetja se kurrė. Dhe nė ēast i thashė vetes “Tė lumtė”, qė ai moment po mė bėnte tė ndihesha si tė hyja nė shtėpinė e njė tė njohuri tė prejkohshėm.

Portėn na e hap Elena (dreq, ky ka pasur fat edhe me zonjėn, veēse ajo e ka atė pjesėn hyjnore, “El”, nė krye, them me vete). Ajo nuk ėshtė Elena Kadare, apo zonja Kadare, tė paktėn nė kėtė ēast. Ajo ėshtė zonja e shtėpisė Kadare. Ka diēka intime nė paraqitjen e saj, qė tani i thonė “performancė”. Po ajo qė e mbaj mend qė prej shumė kohėsh, veēse tani si nė shtėpinė e saj. “Smajll, shih kush ka ardhur!” - i drejtohet ajo tė shoqit, me kėtė shkurtesė tė padėgjuar ndonjėherė prej meje, qė mė shpėrngul vetvetiu prej botės sė El-it nė atė tė Irlandės. “Smajll, ‘smille’ (qesh) pra”, kjo ėshtė fjalia e vetme qė mė formulon mendja!

Ndoshta ėshtė pikėrisht magjia e artit tė kėtij njeriu qė m’i sjell ndėrmend gjithė kėto pėrngjasime. Intuita nuk mė ka tradhtuar kurrė, them me vete dhe e lė mendjen time krejt tė lirė. Le tė harbojė po tė dojė, kėtu dhe gabimi ka diēka tė vlefshme. Kėtu nuk kanė vlerė as “yesman”-ėt, as “yes-woman”-ėt. Kushedi sa tė tillė ka qenė i detyruar tė dėgjojė ai njeri. Ēudi, pse gjithnjė e kisha lidhur emrin e Elenės (Kadare) me emrin e asaj Helenės tjetėr, tė jelinit, Helenės sė Trojės?! Kjo jona ėshtė njė pajtore e vėrtetė. Pajtorja e Ardenicės. Pajtorja e Durrėsit. Pajtorja e Shelcanit. Pajtorja e Kadaresė, e Kadareve, e miqve tė tyre, e tė njohurve tė tyre...

“Smajll, miqtė kanė ardhur!” Ndėrsa pėrsėrisja me mend kėtė fjali, nė ndėrkohėn e shkurtėr qė vetėtimthi kaloi ndėrsa pėrshkonim udhėn prej portės sė hapur deri te dhoma e ndenjes, apo “salloni”, si i thonė kėta tė kėtushmit, m’u kujtua se nė “zarfin e ftesės”, si thuhet nė zhargonin parisien, qė kishte sjellė lajmin tek hyrja hijerėndė e Palais de Luxembourg, na njoftohej se ishim tė mirėpritur nė shtėpinė e Kadareve “pėr njė ēaj”. Pikėrisht njė ēaj ishte gjėja mė e mirė pėr mua nė kėtė ēast, pas atij tė ftohti qė kisha pėrshkuar rrugėve tė Parisit dhe fytit tė tharė prej motit nordik nė janar.

Do zoti dhe Elena ka pėrgatitur ndonjė prej atyre ėmbėlsirave tė shijshme, pėr tė cilat nė Tiranė thonė “si tė asaj”. Ne kemi hyrė tashmė nė bisedė. Pas pėrshėndetjeve, qė ne i quajmė “tė rastit”, por qė e bėjnė njė shtėpi tė jetė shtėpi, ambasadori Aliēkaj nis tė tregojė rreth njė takimi qė ka pasur me homologė tė tij tė vendeve tė Ballkanit, ku ėshtė diskutuar pėr Kosovėn: “Folėn tė gjithė, pėrveē ambasadorit tė Beogradit, shpjegon nė mėnyrė gati natyraliste Aliēkaj. Atėherė unė e pyeta homologun serb drejtpėrsėdrejti: Po ti, ē’mendon? Dhe ai m’u pėrgjigj: Ja, ato qė thanė kolegėt e mi parafolės”.

Nuk ėshtė aspak e vėshtirė tė provokosh zemėrimin, apo “mėninė” e I. Kadaresė. Doni ta provoni?! Bėni njė lėshim pėr Kosovėn! Nė vėshtrimin e I. Kadaresė s’ėshtė aspak e vėshtirė tė lexosh pakėnaqėsinė. “Po ti, ēfarė u the?!” - i drejtohet ai ambasadorit, i cili parashtron me kujdes gjithė argumentin e tij. Dhe mua mė duket se po lexoj nė mendjen e tij njė dėshirė tė sinqertė qė diplomati tė ketė dhėnė pėrgjigjen mė tė mirė, mė tė merituar. Ai do tė kėnaqej nga kjo, padyshim. Nuk e di pse ndiej njė dėshirė tė marr pjesė nė kėtė bisedė.

“Ēfarė do tė thosha unė?!” - m’u bė sikur dikush mė pyeti, por nė fakt ishte vetėm qenia ime e brendshme qė pyeste: “Unė? Epo… ja… Unė do tė thosha pak a shumė se tė gjithė kėta qė folėn janė sivėllezėrit e tu, domethėnė janė pėrfaqėsues tė vendeve tė tyre, por, gjithsesi, kanė pak jugosllavizėm brenda tyre (madje pak jugosllavizėm mund tė ketė edhe brenda shqiptarėve tė Kosovės, shqiptoj nėn zė me dhimbje), kėshtu qė nuk mė vjen ndonjė ēudi qė dėgjoj prej gojės sė tyre, atė qė ti ke dėshirė tė shqiptosh. Mirėpo puna ėshtė se tani Kosova nuk ėshtė mė ēėshtje jugosllave dhe duhet dalė prej kėsaj kornize”. I dhashė vetes tė drejtė tė bėja njė pushim tė shkurtėr dhe tė merresha qetėsisht me ēajin dhe ėmbėlsirėn time, e cila sigurisht do tė ishte edhe mė e mirė tė nesėrmen qė do tė festohej ditėlindja e shkrimtarit. Por kjo zgjati fare pak.

“Ja, kjo i duhet thėnė atij tė Beogradit, merr tonalitet zėri i Kadaresė. Ata duhet ta kuptojnė se kanė humbur jo vetėm tė drejtėn politike, por edhe atė historike e kulturore. Serbėt kanė mbetur tė izoluar edhe nė shkrim, jo mė nė tė tjera gjėra. Njė shekull mė parė, shqiptarėt kishin dy alfabete latine, domethėnė dy alfabete evropiane. Qysh nė kohėn e Buzukut shqipja ėshtė shkruar si nė Evropė. A e dini se interneti i kthen nė shenja tė pakuptueshme germat e alfabetit cirilik qė pėrdorin serbėt”.

Kadare duket sikur kėrkon pėlqimin tonė me sy. Unė marr zemėr nga mbėshtetja qė gjej nė mendimin e tij dhe them prapė duke i besuar intuitės: “Ndoshta vetėm malazezėt mund tė veēohen prej ish-jugosllavėve. Ata janė tė vetmit qė janė hapur me Shqipėrinė. Malazezėt dhe hebrejtė s’kanė viza me ne”. Nė njė ēast tė vetėm mė vėrtitet turbull nė mendje njė emėr princi pasardhės i Njegoshėve malazezė, qė e kam pėrmendur nė njė reportazh pėr Cetinjėn, tė cilin Kadare e ēmon si njė njeri me sjellje europeiste. Nė tė vėrtetė biseda pėr Kosovėn dhe pėr imazhin e Shqipėrisė sundojnė gjithė mbrėmjen. Gjatė “ēajit”, qė zgjati gati tri orė, flitet herė me gjuhė e terma diplomatike, herė me gjuhė e terma mė tė lirshėm, se si do tė jetė e ardhmja e ēėshtjes shqiptare. I. Kadare mendon se nuk ka pasur njė ēast mė tė lartė pėr shqiptarėt.

Ky ėshtė apogjeu. Asnjėherė shqiptarėt s’kanė qenė kaq dinamikė dhe energjikė nė rajon, asnjėherė s’kanė pasur aq ndikim e fuqi “pėr tė bėrė vetveten” sa tani. “Ju tė diplomacisė si mendoni?” - i drejtohet ai ambasadorit Aliēkaj. “Ėshtė pak e ndėrlikuar, thotė ai, ka mendime tė ndryshme dhe tė kundėrta, kėshtu ndodh gjithnjė kur vendoset njė kufi”. Por shkrimtari nė kėtė diskutim nuk ka ndėrmend tė pajtohet kollaj. “Kjo punė dihet tashmė, thotė ai. Kosova ėshtė njė ēėshtje e vendosur. Apo ju mendoni ndryshe?! - kthehet ai me vėshtrim pyetės. Mė thuaj ti, qė ua gjete aq mirė lidhjen atyre sivėllezėrve tė diplomatit tė Beogradit. Si e mendoni ju punėn e Kosovės?!”

Nė tė vėrtetė kisha shkuar e papėrgatitur pėr tė dhėnė opinione dhe pėrgjigje pėr ēėshtje tė tilla. Aq mė tepėr nė njė mjedis shumė tė lartė, ku diplomatė me pėrvojė bashkėbisedonin me njė mendimtar referencė tė ēėshtjes shqiptare. U mundova jo pak pėr tė gjetur fjalėt e duhura. Gjėja e parė qė mė erdhi nė mendje ishte shprehja shpėtimtare e Presidentit Bush: “Time is Now!” Ne nė Tiranė nė tė vėrtetė nxituam ta shpallim menjėherė pavarėsinė e Kosovės, sepse “Koha ėshtė Tani”. Por, sidoqoftė, nxitova t’i pėrgjigjesha pyetjes qė m’u bė, “edhe nė mos qoftė pikėrisht ‘right now’, procesi ka njė krye dhe ėshtė drejtuar nga pavarėsia; ashtu si njė unazė fejese ėshtė premtimi i dasmės, ashtu pavarėsia e Kosovės tė ēon pashmangshmėrisht te festa”.

Ndihem mirė kėtu te Kadaretė. Ata janė shumė tė vėmendshėm ndaj mendimeve qė shprehen dhe aty nuk ka hierarki zyrash. Aty vėmendjen e fiton mendimi i vlefshėm. Shtėpia e Kadareve ėshtė gjithaq e rregullt, sa dhe e ērregullt, si ēdo shtėpi shqiptare dhe ma merr mendja dhe si ēdo shtėpi tjetėr. Sjelljet e njerėzve janė krejt tė lirshme. Vetė Kadare aty gėzohet e aty merr zjarr, sidomos kur i kujtohen ca tipa qė pėr njė vizė apo pėr njė simpati tė pamerituar prej tė huajve janė gati tė shajnė vendin e lindjes qė prej kohės sė ilirėve deri te plehrat e Tiranės sė sotme. Ai ka njė zotėsi tė rrallė pėr tė kulluar prej sė pėrditshmes sė rėndomtė dhe shpesh mėrzitėse shenja tė njė bukurie optimiste qė nuk tė shkojnė nė mendje. Bashkėcelebrimin e meshės shqip prej dom Nikė Ukgjinit me njė meshtar francez nė Notre Dame de Paris ai e krahason me reformėn humaniste tė priftėrinjve shkrimtarė tė shekullit tė 16-tė, pėr tė cilėt disa kohė mė parė kisha pasur rastin tė shprehesha se pėrfaqėsojnė tė parėn dhe nga tė rrallat lėvizje mendimi nė botėn shqiptare.

“E dini ju ēdo tė thotė qė sot Notre Dame de Paris tė kumbonte shqip pėr herė tė parė nė historinė e Francės? A e dini Ju – ngulmon ai me nervozizėm – se ēfarė ka bėrė ai prifti nga Shkodra sot apo jo? Simboli i institucionit fetar dhe shtetėror francez ka oshėtirė nė shqip, more. Thojini more botės, se ēfarė ngjau. Mos rrini indiferentė dhe inferiorė para kėtyre fqinjėve qė janė njė hiē para nesh - dhe u plas nė kanapenė dhunshėm, sikur i doli njė shkulm inati i mbledhur dokohėsh. U trondita! Nuk kish si ndodhte ndryshe. U trondita deri nė kockė. Njė shkulm vetėtime m’u ngjesh nė kraharor dhe u ngrita nė kėmbė, se s’duroja mė uljen “spitullaqe” timen para tij. Unė kisha takuar Historinė. Po, po, Historinė, atė tė vėrtetėn me tė tėrėn e saj. Me Kosovėn, Ēamėrinė, me Ulqinin, me Hotin, Grudėn, Plavėn e Gucinė me Janinėn dhe gjithēka tjetėr ku rrjedh gjak shqiptari.

Ja sa shumė gjėra kemi qė e bėjnė njė shqiptar tė ndihet sė brendshmi evropian, po aq sa njė francez apo ē’dreqin tjetėr, mendova. “Por fqinjėt tanė veriorė s’po bėhen tė vetėdijshėm pėr kėtė, madje as pėr interesat e veta pragmatiste”, thotė shkrimtari. Ai shpreh aq shumė mendime tė vlefshme, sa njėherė mė shkon nė mendje t’i kujtoj Elenės se ndoshta duhet tė mbajė ditar pėr tė shėnjuar gjithė kėto qė thuhen. Por mė duket ende e tepėrt tė shpreh mendime pėr njė punė tė tillė dhe e lė pėr njė herė tjetėr. Sepse, kjo ėshtė njė bisedė e saponisur. Kam shumė bindje te rikthimi, jo vetėm kėtu, por edhe te mikpritėsit tanė francezė e shqiptarė, te dr. Brikena Ēabej e Mme. Solange d’Angely dhe te vetė Kadaretė.

Nė fund tė fundit, nė pėrcjelljen te dera, na pyesin: “Kur vini nesėr?!” Po, nesėr. Sepse nesėr ėshtė 28 janari, ėshtė ditėlindja e shkrimtarit, tė cilit nuk jam e sigurt nėse i kemi dhėnė mė shumė gėzim a trishtim. Nesėr kushedi sa vizitorė do tė ketė kėtu! Bashkė me ambasadorin Luan Rama vendosim qė ditėlindjen t’ia urojmė me njė kartolinė. Shkrova me njė kaligrafi tė paqėndrueshme timen, njė urim tė thjeshtė: “...Pranė ‘Le Flore’ nuk mund tė rrija dot pa iu uruar Ditėn tuaj tė Lindjes!”

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara