HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kriminelėt nė Ballkan dhe miqtė e tyre

-- nga Mon Zhubi

Diku pas viteve '80, policia kishte ndėrmarrė njė aksion tė koduar pėr shpartallimin e njė bande kriminale, e cila i kishte shtrirė aktivitetet e veta nė tė gjitha republikat e ish-Jugosllavisė. Kryeqendra e tyre ishte qyteti bregdetar kroat Rijeka. Nuk mė kujtohet numri i saktė i kriminelėve tė kapur, e di se ishte dyshifror, por me rėndėsi ishte fakti se bandėn e pėrbėnin pjesėtarėt e tė gjitha kombeve tė ish-Jugosllavisė, nga sllovenėt e gjer te shqiptarėt. Kjo bandė kishte vepruar me vite tė tėra nė tė gjitha viset e Jugosllavisė, aktiviteti kryesor i tyre, sa mė kujtohet, ishte vjedhja e makinave.

Kjo ngjarje m'u kujtua pas vrasjeve tė fundit nė Kroaci, por edhe pėr kėtė detaj: njė nga avokatėt mbrojtės tė njėrit nga tė akuzuarit, nė fjalėn e tij pėrfundimtare iu drejtua gjykatėsit: "I nderuari shoku gjykatės, besoj se duhet ta merrni parasysh si masė lehtėsuese, se zotėrinjtė e akuzuar, pėrmes aktivitetit tė tyre kanė forcuar vėllazėrim-bashkimin".

Vrasja e pronarit dhe gazetarit tė javores kroate, Ivo Pukaniē dhe Niko Franiē, shtynė policinė kroate nė ndėrmarrjen e njė prej aksioneve policore mė tė mėdha nė kėtė shtet me emrin e koduar "Ballkan Ekspres" dhe pėr herė tė parė u pa njė bashkėpunim i mirėfilltė i policisė kroate me forcat policore tė shteteve tė rajonit, posaēėrisht me ato serbe dhe boshnjake, por edhe malazeze dhe maqedonase.

Rezultatet e para ēuan nė arrestimin e disa personave, tė cilėt, sipas tė dhėnave tė para, janė tė kombėsive tė ndryshme nga ish-republikat jugosllave. Sipas tė gjitha gjasave, gjer nė pėrfundimin e kėtij aksioni policor do tė ketė dhe shumė arrestime tjera, ēdo ditė policia kroate po lėshon fletė-arreste tė reja, pėr bashkėpunėtorė nė kėtė atentat. Por kėta kriminelė qė arrestohen janė vetėm ekzekutues tė aktit kriminal, i cili duket se i ka kushtuar urdhėruesit vetėm 1.000.000 kuna kroate (350.000 euro). Kėta tipa, pėrveēse i pėrkasin nėntokės, kanė edhe diēka tjetėr tė pėrbashkėt. Nė CV-tė e tyre shkruhet se gjatė luftėrave tė pėrgjakshme nė Jugosllavi ata ishin pjesėtarė tė formacioneve mė famėkeqe tė popujve tė tyre. Pra, ata, siē bėhet e ditur, jo shumė kohė mė parė luftuan kundėr njėri-tjetrit. Dy nga tė kėrkuarit pėr tė cilėt ėshtė lėshuar fletė arresti, qė pėr momentin janė dy njerėzit mė tė kėrkuar, serbi Bojan Guduriē dhe kroato-boshnjaku me shtetėsi serbe Zheljko Milovanoviē, ishin pjesėtarė tė beretave tė kuqe tė komandantit 42-vjeēar Milorad Ulemek - Legija, njė ndėr kriminelėt mė tė rrezikshėm nė rajon, i njohur edhe si udhėheqės i Klanit tė Zemunit.

Vėllezėrit Mataniē dhe Amir Mafilani gjithashtu ishin pjesėtarė tė forcave ushtarake kroate gjatė luftės nė Kroaci, ndėrkaq i arrestuari tjetėr nga policia boshnjake, Elvis Haxhiē, nga Velika Kladusha, qytezė nė Bosnjė dhe Hercegovinė, gjithashtu ishte aktiv gjatė luftės nė B.H si ekspert pėr eksplozivėt.

Gjatė kėtij aksioni nga zėdhėnėsi i policisė kroate, z. Faber, janė pėrfolur edhe shumė emra tė nėntokės, bosėve tashmė tė njohur si Sreten Joēiē me nofkėn Joca dhe Amsterdam nga Beogradi, i njohur pėrveē tė tjerave edhe si bosi i cigareve. Kėta tipa, tė cilėt nė kohėn e luftės, pėrveēse siguruan pasuri pėrmes aktiviteteve kriminale, krijuan edhe lidhje tė ngushta nė vendet e tyre me politikėn. Tė gjithė i dinė lidhjet e kryekriminelit serb Zheljko Razhnjatoviē - Arkan me familjen Millosheviē. Sidomos ai bashkėpunonte ngushtė me djalin e Sllobodan Millosheviēit.

Milorad Elemek - Legija, pėrmes tė ashtuquajturit Klani i Zemunit, instaloi organizatėn mė tė madhe nė Ballkan, nė tė cilėn ishin tė pėrfshirė pėrveē ish-ushtarėve tė tij, tė tipit Guduriē dhe Milovanoviē, edhe pjesėtarė tė tjerė tė tė gjitha nacionaliteteve tė tjera, duke pėrfshirė edhe shqiptarė nga Kosova dhe Shqipėria. Por, si duket, Legija nė ushtrinė e tij pėrveē kėtyre tipave tė "rrezikshėm" inkuadroi edhe tipa mė tė sofistikuar tė tipit Damir Fazlliē, tė cilėt kishin pėr detyrė qė si sekserė pėrmes lidhjeve tė tyre me politikėn tė krijonin pėrfitime tė majme pėr organizatėn. Ka vite qė ėshtė publike lidhja e tipave si Legija, Joca-Amsterdam, Damir Fazlliē etj., tė cilėt lindin, zhduken e rriten dhe i bėjnė punėt e tyre kriminalo-mafioze pėrmes politikės dhe politikanėve nė pushtet.

Shumė herė gjer mė sot ėshtė thėnė se ēdo shtet ka mafien e vet, dhashtė zoti qė mafia mos tė ketė shtetin e vet nė Shqipėri! Prandaj ėshtė absurde qė sot parlamenti shqiptar tė merret me aktivitetin e njė personi, i cili qė nga ardhja e tij nė Shqipėri nė 2005, nuk ka bėrė gjė tjetėr pėrveēse ėshtė marrė me aktivitete kriminale, pėrmes, siē edhe e thamė mė parė, politikės dhe politikanėve nė pushtet. Gjėja mė e mirė pėr kėtė person do tė ishte qė ai tė dilte para drejtėsisė shqiptare pėr tė vėrtetuar dyshimet qė opinioni shqiptar ka tashmė pėr aktivitetet e tij nė Shqipėri. Ajo ēka ėshtė duke u dėshmuar e qė do tė jetė rrezik i vazhdueshėm pėr drejtėsinė nė tėrė rajonin, ėshtė fakti se kriminelėt bashkėpunojmė mes veti shumė mė lehtė se politika.

Kriminelėt nuk hezitojnė nė shumicėn e rasteve t'i bėjnė publike lidhjet e tyre me politikėn dhe politikanėt dhe kėtė e kuptoj plotėsisht, por nuk e kuptoj dhe ėshtė e neveritshme, kur politikanėt i bėjnė publike lidhjet e tyre me kėta tipa, pėrfaqėsues tė krimit ordiner, duke iu bėrė respektin dhe duke u mburrur se i kanė edhe miq shtėpie.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara