HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Hipokrizia serbe e pafund

-- nga Mon Zhubi

Ditė mė parė lexova nė shtypin kroat se Serbia po ia kthen grushtin Kroacisė nė tė njėjtėn mėnyrė. Bėhet fjalė pėr vendimin e Beogradit qė tė padisė Republikėn e Kroacisė pėr krimet qė kroatėt kanė bėrė ndaj serbėve nė operacionin “Olluja” (“Shtrėngata”), nė vitin 1995, kur presidenti i atėhershėm kroat, Franjo Tudjman, siē thotė Serbia, dėboi nga shtėpitė e tyre mbi 250 mijė serbė.

Nė kėtė vazhdė, radikali i gjer para do ditėsh, tash lider i partisė “Napred Srbijo (Pėrpara Serbi), Tomisllav Nikoliē, u tregua edhe mė i ashpėr. Ai kėrkon qė padisė serbe t’i shtohet edhe akuza pėr krimet qė Kroacia ka bėrė ndaj serbėve gjatė historisė, duke aluduar pėr shtetin “Ustash” tė Ante Paveliēit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

Edhe pse e planifikoi, nxiti dhe mori pjesė nė gjenocid gjatė luftėrave nė Kroaci, Bosnjė-Hercegovinė dhe Kosovė, Serbia edhe sot mundohet, duke pėrdorur mjete tė tjera, tė realizojė tė njėjtin prodhim. Pėrmes luftės ajo prodhonte territore etnikisht tė pastra pėr “Serbinė e Madhe”, ndėrsa sot kėtė e bėn thjesht nga tė njėjtat motive, duke luajtur me viktimat njerėzore. E gjithė kjo dėshmon se Serbia e ka shumė tė vėshtirė tė ndryshojė mentalitet, nė ndryshim nga shtetet qė e rrethojnė. Serbia pėr tė satėn herė po dėshmon se as sot nuk ėshtė nė gjendje tė ndryshojė dhe tė ballafaqohet me faktin se gjatė regjimit tė Sllobodan Millosheviēit kreu agresion tė armatosur ndaj Republikės sė Kroacisė, Bosnjė-Hercegovinės dhe Kosovės. Shtiret apo vėrtet Serbia e ka kujtesėn tė shkurtėr nuk e di dhe nuk dua ta di, por njė gjė ėshtė e vėrtetė, nė vend qė tė kėndellet nga kokteji i pirė serbomadh, Serbia vazhdon tė fajėsojė nė mėnyrė hipokrite kroatėt, boshnjakėt dhe shqiptarėt.

Nė ditėn kur Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara vendoste pėr 6 pikat e propozuara dhe tė hartuara prej saj pėr vendosjen e misionit EULEX nė Kosovė, mė bėri pėrshtypje gjuha qė pėrdori ministri i Punėve tė Jashtme tė Serbisė, Vuk Jeremiē. Mjeshtėria e retorikės, sidomos asaj tė shkruar, matet me aftėsinė qė fjalėt e pėrdoruara, qofshin ato tė shara apo gėnjeshtra, tė shkrihen nė kontekstin e pėrshkrimit tė rrjedhshmėrisė dhe qė tė veēuara tė mos bien nė sy. Ekzistojnė fjalė naive, tė cilave nuk mund t’u fshihet kuptimi me asgjė. Sidomos kur kuptimi i tyre ėshtė aq i qartė nė formėn qė prezantohet, qė nxit neveri ndaj reaksionit publik, si reaksion normal pėr ata qė e njohin ngjarjen dhe iu ngrin gjakun atyre qė nuk e kanė informacionin bazė.

Ėshtė i pakuptimtė qėndrimi i ministrit Hyseni, kur Jeremiē, qė shtiret i moderuar se ka studiuar nė Oksford, gėnjen nė sallėn e Kombeve tė Bashkuara duke pėrdorur gjuhė rrugaēi, pėr kinse njė kishė tė vjetėr qė na qenka djegur nė Gjakovė gjatė trazirave tė marsit 2004. Besoj se ministri Hyseni e ka ditė pėr kėtė kishė, ngaqė pikėrisht me kėtė problem ėshtė ballafaquar, kur ishte ministėr i Kulturės dhe Sportit dhe ai e dinte, se nuk bėhet fjalė pėr asnjė kishė tė vjetėr, por pėr njė kishė, e cila kishte filluar tė ndėrtohej pak para fillimit tė luftės nė Kosovė, kur pushteti i instaluar serb i asaj kohe, duke iu vjedhur paratė qytetarėve tė Gjakovės, kishte filluar tė ndėrtonte njė kishė, thjesht pėr motive politike. Pėr ndėrtimin e saj u prish njė park nė qendėr tė Gjakovės, i cili ekzistonte aty me dekada, e gjithashtu u prish edhe plani urbanistik i qytetit.

Ėshtė fakt qė kjo kishė politike, qė nuk arriti kurrė qė tė pėrfundojė, u shkatėrrua gjatė trazirave tė marsit, por nuk ėshtė e vėrtetė qė aty u shtrua asfalt, siē pretendon ministri serb, Jeremiē. Por qershia mbi tortė e hipokrizisė serbe tė radhės ėshtė kėrkesa e presidentit serb, Boris Tadiē, pėr rishikimin e Marrėveshjes sė Kumanovės. Kjo ėshtė dėshmia mė e mirė jo vetėm pėr ne shqiptarėt, por shpresoj, nė radhė tė parė pėr ata, tė cilėt po iu bėjnė lėshime, se politika serbe vazhdon tė jetė agresive, qė prodhon pasiguri dhe destabilitet nė rajon. Nuk ka se si tė shpjegohet ndryshe kėrkesa e tyre pėr prurjen e ushtrisė dhe policisė serbe nė Kosovė. Ata dinė t’i shfrytėzojnė maksimalisht rrethanat, kur iu jepet edhe mundėsia mė e vogėl.

Edhe kėtė herė ata po pėrfitojnė nga njė politikė e jashtme e dobėt e Bashkimit Evropian dhe tranzicioni i pushtetit nė Shtėpinė e Bardhė. Ata gjithashtu po e shfrytėzojnė krizėn globale financiare mė mirė se askush nė botė. Kur e tėrė bota ėshtė e preokupuar me kėtė problem, Serbia po punon me tri turne qė tė sigurojė njė pushtet sa mė tė fortė pėr enklavat e saj nė Kosovė. Edhe ideja pėr rishikimin e Marrėveshjes sė Kumanovės ėshtė nė vazhdėn e kėsaj politike. Beogradi me kėtė kėrkesė besoj se kėsaj radhe i ka dėshmuar bashkėsisė ndėrkombėtare se dėshira e vėrtetė e tij ėshtė kthimi nė vitin 1999.

Kjo fushatė diplomatike hipokrite serbe duhet tė ndalet, nė radhė tė parė nga ata qė nė vitin 1999, pėr motive humanitare, shpėtuan njė popull nga gjenocidi serb.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara