HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


TOLERANCA, SINONIM I SHOQĖRIVE DEMOKRATIKE

-- nga Dr. Nail Draga

Dr. Nail Draga Ne botėn bashkėkohore tolerancėn nuk duhet trajtuar si diēka tė veēantė por mbi tė gjitha ajo ėshtė pėrgjegjėsi nė lidhje me realizimin e tė drejtave dhe lirive tė njeriut, pluralizmin, demokracinė dhe shtetin ligjor. Ajo pėrjashton dogmatizmin dhe apsolutizmin dhe dėshmon verifikimin e standardėve mė tė avansuara demokratike. Toleranca si kategori morale dėshmon nė mėnyrė praktike relacionet ndėrmjet pakicės dhe shumicės, qė nė mėnyrė transparente manifestohet nė mjediset multinacionale dhe multikulturore

* * *

Tė rrallė janė ato terma qe nė jetėn e pėrditshme tė kanė njė pėrdorim tė gjerė siē ėshtė termi tolerancė. Edhe pse ky term ėshtė sinonim pėr durim, zemėrgjėrėsi, butėsi, vetėpėrmbajtje, mėshirė, respekt, bujari, ai dekadave tė fundit, e sidomos nga viti 1990 pas rėnies sė sistemit komunist nė Evropėn Juglindore, ėshtė bėrė pjesė e pandarė tė fjalorit tė pėrdishmėm. Njė konstatim i tillė vlen jo vetėm pėr stafet udhėheqėse politike, por edhe pėr qytetarėt e zakonshėm. Dhe nuk ka si tė jetė ndryshe duke pasur parasysh ndryshimet e mėdha pos-komuniste nė vendet e ish kampit socialist, si dhe periudhėn e gjatė tė tranzicionit qė ka ekzistuar nė kėto vende.

Tė diskutosh sot pėr tolerancėn, nuk ka dilemė se paraqet njė temė delikate, intrigante madje edhe provokuese. Ajo si e tillė mund tė trajtohet nė shumė aspekte, si ate qytetare, shtetėrore, sociale, arsimore, politike etj.
Por, qė nė fillim duhet thėnė se nuk ėshtė e njėjtė kur trajtohet ēėshtja e tolerancės, pėr mjediset e ndryshme tė cilat nė aspektin nacional janė njė nacionale ne krahasim me ato tė cilat janė multinacionale. Ne rastin konkret Mali i Zi, paraqet njė mjedis specifik sepse ėshtė mjedisi mė multinacional, multikulturor, multikonfesional dhe multigjuhėsor nga ish-Jugosllavia. Pėrmbajtja heterogjene e kėti mjedisi me pjesėmarrje relative te tė gjithė popujve pėrkatės, ka krijuar njė mozaik, apo mė mirė tė themi njė mjedis specifik qė ėshtė i veēantė jo vetėm pėr Evropėn Juglindore por edhe mė gjerė. Andaj, pikėrisht ky mjedis paraqet mundėsi tė veēantė tė trajtimit tė tolerancės, jo vetėm nė aspektin teorik por edhe ate praktik.

Por, nga koha e aplikimit tė pluralizmit politik nga viti 1990 e deri mė tash mė tė drejt bėhet pyetja nė ē' masė kanė vepruar strukturat shtetėrore qė toleranca si kategori morale tė jetė e pranueshme pėr tė gjithė qytetarėt e kėti mjedisi. Nuk ka dilemė se kjo ēėshtje paraqet temė pėr hulumtime tė veēanta, ku mund tė trajtohet nga shumė aspekte, andaj si e tillė ėshtė vazhdimisht e hapur.

1. Toleranca dhe demokracia
Duke e parė si ēėshtje tė domosdoshme pėr ēdo shoqėri demokratike UNESCO, nė vitin 1995, ka miratuar Deklaratėn mbi principet e tolerancės, e cila ėshtė obluguese pėr shtetet nėnshkruese. Nė botėn bashkėkohore tolerancėn nuk duhet trajtuar si diēka tė veēantė por mbi tė gjitha ajo ėshtė pėrgjegjėsi nė lidhje me realizimin e tė drejtave dhe lirive tė njeriut, pluralizmin, demokracinė dhe shtetin ligjor. Ajo pėrjashton dogmatizmin dhe apsolutizmin dhe dėshmon verifikimin e standardėve mė tė avansuara demokratike.

Nė krahasim me vendet despotike, demokracia ėshtė i vetmi sistem qė i ofron mundėsi ēdo individi, grupi apo subjektėve tė ndryshme tė shprehin hapur ndjenjat dhe mendimet e tyre. Ne fakt nuk mund tė flitet pėr demokraci nė njė vend nėse toleranca nuk ekziston. Pra kemi tė bėjmė me njė binom i cili nuk mund tė ekzistojė pa njėri tjetrėn. E kundėrta ishte ne vendet e ish kampit socialist, ku ndonse nė letėr ishte e lejuar liria e fjalės dhe e mendimit, nė praktikė ishte e kundėrta, sepse mendimi ndryshe sanksionohej. Pra, tė gjithė duhet tė mendonin siē mendonte njė individ, ne rastin konkret partia, qė personifikohej me shtetin. Kėtu kishim tė bėnim me kultin e personalitetit, qė ishte i paprekshėm dhe simbol i idelogjisė shtetėrore dhe fatkeqėsisht edhe asaj kombėtare. Ne vende tė tilla, ku nuk kishte demokraci praktike qytetare, toleranca ishte e paimagjinueshme, madje ajo ishte e padeshirueshme pėr klasėn sunduese, sepse pėr ato zgjidhje ishte vetėm diktatura. Pasojat nga njė diktaturė e tillė tashmė janė tė njohura, sepse pas rėnies sė komunizmit janė botuar vėllime tė tėra qė tregojnė nė mėnyrė transparente mizoritė e pushtetėve pėrkatėse ne vendet e ish kampit socialist.

2. Toleranca dhe pushteti
Ndėr elementet parėsore tė ēdo shteti ėshtė funksionimi i shtetit ligjor, gjegjėsisht zbatimi nė praktikė i ligjeve tė miratuara. Nėse njė veprim i tillė ėshtė funksional, nuk ka dilemė se kemi tė bėjmė me njė shtetet tolerantė, sepse qytetarėt e tij trajtohen tė barabartė para ligjit, e me ketė eliminohen dyshimet diskriminuese. Madje shtetet tė cilat aludojnė tė jenė demokratike, pėrveē ligjeve ekzistuese ata janė tė obligueshėm qė ligjet e tyre ti harmonizojnė me ato ndėrkombėtare, sepse nė ketė mėnyrė realizohen aspiratat pėr njė shoqėri tolerante. Por, nėse nuk ekziston realizimi praktik i ligjeve ekzistuese, qė janė kryesisht si rezultat ekskluziv i mungesės sė vullnetit politik tė pushtetit, atėherė vie deri tė jotoleranca, gjegjėsisht margjinalizimi i bashkėsive tė ndryshme ku nė mjediset multinacionale janė kryesisht popujt pakicė apo pakicat nacionale.

Dhe pikėrisht nė ketė aspekt Mali i Zi, mund tė shėrbej si shėmbull negativ, sepse nuk realizon nė praktikė ato ligje tė cilat i ka miratuar Kuvend i Malit tė Zi. Kėshtu nė sajė tė kėti qendrimi destruktiv, edhe sot e kėsaj dite nuk realizohet nė praktikė Kushtetuta e Malit tė Zi, neni 79, qė ka tė bėj me pėrfaqėsimin proporcional tė popujve pakicė nė tė gjitha veprimtaritė shoqėrore. Po ashtu si rast tipik i pabarazisė sė popujve pakicė, dėshmon edhe Ligji i pakicave i cili ėshtė miratuar nė Kuvendin e Malit tė Zi me 10.5.2006, ku pakicave nė dy nene(23 dhe 24) iu garantonte pėrfaqėsimin autentik nė zgjedhjet lokale dhe parlamentare, ndėrsa tre muaj mė vonė Gjyqi Kushtetues i kontestoj kėto nene duke i anuluar. Dhe pėr ēudi nga ajo kohė e deri mė tash nuk ėshtė ndėrmarrė asgjė ne lidhje pėr kėto nene tė kontestuara, nga del se ky ligj ishte njė marketing politik pėr tė pėrfituar votat e popujve pakicė kryesisht tė shqiptarėve dhe boshnjakėve para referendumit pėr pavarėsinė e Malit tė Zi(21.5.2006).

Nė qasjen qytetare toleranca ka konceptimin e pranimit tė diversitetit tė pėrgjithshėm si ate nacional, gjuhėsor, kulturor, fetar, racor, social etj. Nuk ėshtė e mjaftueshme qė qytetarėt tė jenė tolerant ndaj pushtetit, sepse krijohen situata paradoksale, por duhet tė jetė edhe e kundėrta. Vetėm atėherė do tė kemi njė harmonizim qendrimėsh, qė janė nė favor tė demokracisė.

Por, duhet ta kemi tė qartė se tolerancė nuk do tė thot imunizimi nga padrejtėsitė tė cilat i pėrjetojmė ēdo ditė. Nė raste tė tilla tė cilat nė Mal tė Zi janė bėrė dukuri pothuaj normale, duhet ngritur zėrin vazhdimisht, duke kėrkuar barazi qytetare dhe nacionale.

Tė gjithė jemi dėshmitarė sė nė pozitė mė tė pavolitshme janė pjesėtarėt e popujve pakicė, ne rastin konkret shqiptarėt tė cilėt nuk mund tė realizojnė nė praktikė tė drejtat qytetare dhe nacionale tė garantuara me kushtetutė dhe standardėt ndėrkombėtare. Si shėmbull cekim me ketė rast pamundėsinė e kthimit tė pronave qytetarėve tė cilėt disponojnė tapitė, ēėshtjet e privatizimit, pabazia gjuhėsore qė dėshmohet me dokumentat e identitetit, papėrshtatshmėria e planprogramėve mėsimore, teksteve shkollore etj. Kėrkesat e shqiptarėve pėr barazi nacionale e qytetare nuk janė kundėr askuj nė Mal tė Zi dhe si tė tilla duhet tė pranohen sepse janė nė harmoni me standardėt ndėrkombėtare, dhe si tė tilla edhe nė favor tė demokratizimit tė vet Malit tė Zi, si mjedis multinacional dhe multikulturor.

3. Toleranca dhe arsimi
Nuk ka dilemė sė si askush tjetėr fusha e arsimit ofron mundėsi mė tė mėdha pėr tė trajtuar ēėshtjen e tolerancės. Hapi i parė ka tė bėj me edukimin pėr tolerancėn, qė do tė thot tė mėsohen njerėzit sė cilat janė ato tė drejta dhe liri qė i ndajnė me tė tjerėt, si dhe mund tė respektohen, dhe gadishmėria qė tė njėjtat tė mbrohen nga tė tjerėt.

Edukimi mbi tolerancėn ėshtė imperativ i shoqėrisė bashkėkohore, sepse duke u informuar pėr tolerancėn, ėshtė mė lehtė tė luftohet jotoleranca, e cila nėse i lejohet fushė veprimi, kalon nė ksenofobi. Dhe gjendja e tillė nuk ka dilemė se sjellė pasoja duke filluar me incidente, dhunė dhe konflikte, duke pėrfunduar me pasiguri nė mjedisin pėrkatės dhe nė regjion. Konfliktet dhe luftėrat e zhvilluara nė ish-Jugosllavi janė dėshmi transparente e njė konstatimi tė tillė. Andaj, janė pikėrisht politikat arsimore dhe programėt pėrkatėse qė duhet tė trajtojnė ndjenjėn e mirėkuptimit, solidaritetit dhe tolerancėn ne mes individėve si dhe grupeve tė ndryshme sociale, kulturore, fetare e nacionale.

Qasje tė veēantė duhet kushtuar ndryshimeve nė planprogramet shkollore duke eliminuar kursin e mėparshėm ideologjik dhe zėvėndesuar me ate qytetar, ku toleranca duhet tė jetė pjesė e obligueshme e njėsive mėsimore. Ndėrsa tekstet shkollore, duhet patjetėr ta prezentojnė ketė ēėshtje nė mėnyrė plastike me shėmbuj, nga mjedisi pėrkatės, regjioni dhe mė gjerė. Sepse vetėm nė ketė mėnyrė arsimi dhe edukimi do ta kryej misionin e vet, duke vlerėsuar lirinė, respektin pėr dinjitetin njerėzor, diversitetin si dhe duke parandaluar konfliktėt me mjete tė padhunshme. Arsimi dhe edukimi ne lidhje me tolerancėn ka peshė tė veēantė sidomos ne mjediset multinacionale, sepse ne mjedise tė tilla toleranca ėshtė barometri mė transparent ne lidhje me relacionet nė mes individėve dhe bashkėsive tė ndryshme nacionale.

4. Toleranca dhe politika
Dhe sė fundi ēėshtje tė veēantė paraqet dimensioni i tolerancės nė spektrin e politikės, sidomos duke filluar mė zbatimin e pluralizmit. Pa dashur tė zgjatėm nė ketė ēėshtje, sepse ajo patjetėr meriton qasje tė veēantė, ne spektrin politik nė kuadėr tė Malit tė Zi, marrin pjesė edhe disa subjekte politike shqiptare. Nga pėrvoja e deritashme 18 vjeēare, mund tė konkludohet se nga programet dhe angazhimet e subjektėve politike tė cilėt janė pjesėmarrės nė pushtetet lokale por edhe nė ate qendror, pozita dhe statusi i shqiptarėve ka ndryshuar shumė pak. Madje nė shumė aspekte ekziston njė status kvo, ku kontribut nė ketė aspekt kanė vet subjektėt pėrkatėse politike. Nga ana tjetėr nė sajė tė atavizmit politik tė liderėve politik kemi tė shprehur dozėn e animozitetit e cila ka sjellė pasoja tė pėrgjithshme pėr shqiptarėt nė Mal tė Zi, nga del se shqiptarėt janė bėrė peng i politikės sė tyre.

Pasi moskoordinimi i veprimtarive te subjektėve politike parlamentare tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, ėshtė bėrė pengesė pėr avansimin e pozitės dhe tė statusit tė shqiptarėve nė ketė mjedis, mendoj sė duhet gjetur zgjidhje pėr tė dalė nga kjo pozitė disfatiste. Pikėrisht pėr ketė anomali mendoj se si moto duhet tė shėrbej thėnia emblematike e Atė Gjergj Fishtės nė Kongresin e Manastirit me 14 nėntor 1908: " Vėllezėr nuk kam ardhur kėtu qe tė mbroj asnjė alfabet, por qė tė gjithė sė bashku, tė krijojmė njė alfabet tė pėrbashkėt. Jemi kėtu jo pėr t' u pėrēarė, por pėr t' u bashkuar", dhe nė fund tė fjalėve, siē kanė shėnuar dėshmitarėt okularė, nė foltore kishte njė pėrqafim me lot nė sy nga kleriku mysliman Ibrahim Efendiu.

Ishte ky njė shėmbull tipik i tolerancės dhe i mirėkuptimit kur janė nė pyetje interesat tona tė pėrgjithshme kombėtare. Njė shėmbull i tillė duhet tė jetė moto pėr tė gjithė ne, se kur janė nė pyetje interesat tona tė pėrgjithshme, duhet lėnė anash ata personale, klanore dhe partiake, sepse nga e kaluara e pėrbashkėt, ėshtė koha e fundit qė pėr ēėshtje kapitale tė jemi tė bashkuar. Dhe pėr diēka tė tillė mund tė vendosin vetėm individet qė janė tė paisur me etikė politike, karakter, tolerancė dhe vizion intelektual.

(Kumtesa ėshtė paraqitur tribunėn me rastin e Ditės ndėrkombėtare tė tolerancės, organizuar nga FORCA, nė Ulqin, mė 16.11.2008)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara