HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NDRE DURRĖSAKU – Arqipeshkėv i Republikės sė Raguzės (II)

-- nga Prof. Dr. Jahja DRANĒOLLI

Gjatė kohės sė pontifikatit tė Ndreut, nė qytetin e Raguzės, por edhe nė Romė e mė gjerėsisht ra murtaja dhe bėri kėrdi. Ajo mori shumė viktima.

Njoftimet e kohės dėshmojnė se pėr ēdo ditė viktima tė murtajės ishin afro 600-800 njerėz. Qyteti i Raguzės u shkatėrrua pothuaj tėrėsisht nga epidemia. Gjatė gjithė kėsaj kohe Ndreu, veē shėrbimit priftėror nė kishė, shtoi edhe shėrbimin mjekėsor. Kuvendi Dominikan dhe pallatete tij u shndėrruan nė spitale tė mirėfillta. Nė kėto vepra tė shkėlqyeshme humanitare, pėrveē Ndreut, u shquan edhe priftėrinjtė arbėrorė, si Pjetėr Suinisi Drishtit (Petrum de Svinis de Driuasto) dhe Pjetėr Caputapi-Arbėrori (Petrum Caputapis de Albania), tė cilėt jetonin dhe vepronin atėbotė nė Raguzė. Mė tej, me veprat mė tė larta tė pėrshpirtėrisė, tė cilat ua fal tė vetėve ky provincial shumė i vėmendshėm, pėrpiqej qė t’i kėnaqte tė vetėt, kėshtu qė u la pasardhėsve njė pėrmendore tė pėrmendur. U themelua nga vėllazėria priftėrore e Selisėsė Shėn Pjetrit nė Antioki, e shpallur solemnisht mė 11 gusht1391 dhe e shėnuar me emrin e vėllazėrisė nė fjalė. Njė vėllazėri e denjė pėr krijimin e kėtij lloji, ėshtė shumė i pasur dhe drejtohet sipas ligjeve dhe normave deri nė Hirin Hyjnor dhe u qėndron mė sė afėrmi shembujve mė tė afėrm.

Papa Siksti IV dhe Klimenti VIII e patėn konfirmuar, por edhe papė tė tjerė tė Romės e pajisėn me privilegje tė gjera(“[…] quod SacerddotumCongregationem sub invocatione Cathedrae S. Petri in Antiochia anno 1391. die XI. Augustia Sixto IV. Et Clemente VIII. Confirmatam, quam proinde alii Summi Pontifices singularibus decorarunt Privilegiis”). Kjo vėllazėri, e cila u themelua me iniciativėn e Ndreut, kreu misione tė shumta, si pėr shembull, kujdesi pėr t’i liruar robėrit e krishterė, sidomos vendasit e vet nga turqit; pėr martesėn ev ajzave tė varfra pa prikė; pėr grumbullimin e pasurisė me qėllime tė ushqimit pėr tė varfrit; pėr ngritjen e spitaleve pėr tė sėmurėt; pėr ngritjen e bujtinave pėr tė varfėr, sidhe pėr ngritjen e bujtinave nė vise pasive pėr priftėrinj. Me kėto dhe vepra tė tjera tė devotshme, vetes dhe vėllazėrisė sė vet ua ngritizulmėn nė tė gjitha shtresat popullore. Prandaj, anėtarėt e kėsaj shoqate, duke mbajtur mend kėto bamirėsi, vendosin njė pllakė tė re nė vitin 1742, pėr Ndreun, priftprovincial, fytyrė jona shembullore, e shkruar me kujdes me njėmbishkrim tė kėtillė mbivarror:

“Ndreu i Durrėsit, i Urdhrit tė Predikuesve, arqipeshkėv i Raguzės,ngushėllues i tė varfėrve, duke ua falur mėkatet tė gjithė atyre nga rishtarėt e fesė qė vdiqėntė pafuqishėm, i cili priftėrinė e vet-tė shėnuar nė titull dhetė marr nė kuvendin e eprorėvedhe tė Selisė sė Shėn Pjetrit - eushtroi mirė e lumturisht dhe la pas vete njė pėrmendore tė amshuar, nė vitin e Zotit 1391. Vdiq, nė tė vėrtetė nė ditėn e 13 qershorit tė vitit 1393”

(“Andreas Dyrrhachieusis ex Ord. Praed.Archiep. Ragusinus pauperum solatio, defunctorum expiationi, reigionis incremento, Congregatione Presbyterorum instituta, actitulo S. Petri in Caathedra insignita, sacerdotiin fui bene feliciterque gesti aaternum reliquitmonimentum, anno 1391. Obiitvero die 13. Junii anno 1393”)

Me guximin dhe me vepra tė shkėlqyera Ndreu u bė dėshmitar pėr veten dhe siguroi kujtimin e tė gjithė tė pavdekshėmve. Tregojnėse i ka kėshilluar nė mėnyrėn e duhur dhe tė ndershme trashėgimtarėt e vet – ipeshkvij raguzanė, ndėrsa nė kishė pėrgatiti mė sė shumti vepra pėr pėrdorimin e tyre tė shumanshme. Qė nga ajo kohė vetėm nė ndonjė rast tė rrallė, as nuk merren dhe as nuk pėrdhosen nga brezat e mė pastajmė tė priftėrinjve. Nė tempullin me tė vėrtetė tė shenjtė tė dominikanėve raguzanė, thotė eruditi raguzan, S. M. Cerva (shek. XVIII)“kam shėnuar me njė njohje tė vjetėr dhe tė thjeshtė tė shkrimit nėn mbishkrimin, vetė sipas kujtesės, figurėn e tij qė ėshtė shkruar nė mermer”: “Kėtu prehet vėlla Ndreu i Durrėsit i Urdhrit tė Predikuesve, kur ishte provincial e ndėrtoi kėtė Kuvend [ėshtė fjala pėr KuvendinDominikan tė Raguzės-J.D.]. Provincial i Dalmacisė, ndėrsa mė pas argjipeshkėv i Raguzės, cili vdiq mė 13 qershor 1393”(“Hic jacet Andreas de Duracio Ord. Praedicatorum, qui cum esset Prior hujus Conventus, factusest Provincialis Dalmatiae, diende Archiepiscopus Ragusinus, qui obiit 13.Junii 1393”).

Pėrmendorja e tije dytė mbi varrore ėshtė vendosur nga vėllazėria, tė cilėt u kujdesėn pėr tė dhe shkruan kėshtu: “Vėlla Ndreut nga Durrėsi i Urdhrit tė Predikuesve, burrė hirplotė, ingritur, i urtė, zulmėmadh, seminarist i kėtij kuvendi dikur, i cili ishte drejtuesi Provincės sė Dalmacisė, arqipeshkėvi Raguzės dhe njė prift shumė i besueshėm, anėtar i kolegjit priftėror, i cili titullin e kanga Selia e Shėn Pjetrit, mbrojtės, aty ku prehet hiri i tij, kėtė pėrmendore ia ngrenė. U largua nga tė gjallėt bariu, mė i miri, mė13 qershor, e shtunė 1393”.

Po me kėtė emėr, Ndre Durrėsaku (Andreas de Duracio, si e ndeshim nė dokumente origjinale), gjysmė shekulli mė pase ndeshim ipeshkvin e Senjit. Edhe ky kishte lindur nė Durrės, por nga kapėrcyelli i shekullit XIV. Vdiq, ndėrkaq nė Senj nga mbarimi i vitit 1456 apo nėfillim tė vitit 1457. Qė nė rini kishte hyrė nė radhėt e Urdhrit Franēeskan. Ėshtė nėnshkruar me titull profesor tė teologjisė, si dhe doktor tė Shkrimit tė Shenjtė, ēėshtje kjo qė na shpie te konstatimi se, Ndreu i kishte mbaruar studimet nė Universitetin e Padovės, ku dhe u doktorua. Nga burimet qė zotėrojmė tė zbuluara nė arkiva tė Padovės, Ndreun sė bashku me Gjergj Gaparsin (kanonik nė kishėn katedrale tė Durrėsit), mė 31 janar 1430 e ndeshim tė pranishėm nė seancėn e mbrojtjes sė doktoratit tė Gjin Gazullit nė Universitetin e Padovės.

Nė vitin 1439, Ndreu u caktua pėr provincial dhe inkuizitor (gjykatės) tė Dalmacisė. Ndėrkaq, mė 24 shtator tė kėtij viti u shugurua pėr ipeshkėv tė Senjit, ku shėrbeu deri nė vdekje (1456/57). Mė 26. X.1448 papati e emėroi kolektor pėr Dalmaci dhe Kroaci. Nga kjo kohė, Ndreu ishte shumė i pranishėm nė jetėn kishtare nė tė dy anėt e Adriatikut. Pėr herė tė fundit emrin e Ndreut e ndeshim nė postscriptum-in e Mesharit tė Parė tė Vėrbnicės (1456), domethėnė tė parin tė kėtij lloji nė Ballkan, ku shkruante: “E mbarova kėtė mesharunė dom Toma, unė vikari Senjit dhe vikar i zotit Ndre (ėshtė fjala pėr Ndre Durrėsakun- J. D.), doktor i Shkrimit tė Shenjtė, ipeshkėv i Senjit, mė 20 mars tė vitit tė Zotit 1456”. Nė vitin e ardhshėm, mė 14 nėntor, u emėrua pėr ipeshkėv tė Senjit, Nikolla i Modrushit, gjė qė dotė thotė se, Ndreu kishte vdekur nga mbarimi i vitit 1456 ose nga fillimi i vitit 1457.

(fund)

Marrė nga revista “Drita” - E pėrmuajshme fetare - kulturore e kishės katolike Prizren • Shkurt / Mars 2008 • Viti XXV • Nr. 2/3 (161 / 162) • Ēmimi : Kosovė 1 €, Euro pėr 2 €, Zvicėr 3 SFR, SHBA $ 2.50

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara