HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Koleksion i Epikės nė Universitetin e Harvardit

-- nga Nik Leshai

(The Milman Parry Collection)

Milman Parry Disa nga linguistėt mā influencues te shekullit 20tė kanė tregue interes per Eposin Ballkanik i cili gjindet nė Shqipninė Veriore, Mal tė Zi, Serbi, Bosnje, dhe Kroaci. Āsht interesante me ndjekė linjen e kėtyne figurave tė shqueme sepse ato lidhen me linguistin e famshėm Ferdinand de Saussure, i cili sėbashku me Charles Sanders Peirce konsiderohen themeluesit e linguistikės moderne.

Ferdinand de Saussure ishte nji linguist Zviceran (nga pjesa Franceze) i cili, nė Europe, dhe veēanarisht nė Francė, njihet si Ati i linguistikės moderne. Termat linguistike shenjė dhe shenjues perdoren sot simbas pėrspektives Saussureane.

Nji nga studentėt e Saussure ishte edhe Antoine Meillet, i cili simbas Enciklopedisė Britanica njihet si nji nga linguistėt mā influencues to kohės se tij. Nepermjet Metodės Krahasuese ai spjegoi sistemin e hershem linguistik Indo-European dhe gjurmoi historinė e tij.

Arnold van Gennep Antoine Meillet theksonte vazhdimisht se ēdo pėrpjekje me ndryshue gjuhėn duhet tė marri parasysh faktorėt shoqnor—nji kshillė qė linguistėt shqiptarė duket se nuk e kanė marrė parasysh.

Nė Sorbonne tė Francės Antoine Meillet pati nji student nga Kalifornia e Shteteve tė Bashkueme tė Amerikės tė quajtun Milman Parry i cili pati studjue traditėn gojore tė Jugosllavisė ne vitet 1933 dhe 1934. Nė nji nga udhtimet e tij nė Novi Pazar ai pat regjistrue disa lahutarė shqiptarė tė cilt kėndonin shkjenisht dhe shqip.

Saussure de Ferdinand Nė vitin 1937, pasi msoi pak shqip nė Dubrovnik, ai udhtoi nėpėr katundet Bogė te Malcisė, Theth tė Dukagjinit, Tropojė, e deri nė Kukės, ku ai mblodhi rrethi 100 kangė, disa tė shkurtra, por disa 500 deri 1000 rreshta. Ai vuni re se kāngėt e Gjeto Basho Mujit dhe Gjergj Elez Alisė kėndohen ne Shqipni, Serbi dhe Kroaci. Nė udhtimet e tij tė mavonėshme, Milman Parry u pat shoqnue nga Albert Lord, i cili asokohe studjonte nė Harvard.

Etnologjisti Arnold van Gennep, i biri i nji Hollandezi dhe i nji Francezje, pat sugjerue se kangtarėt Ballkanas perdorin nji set tė kufizuem shprehjesh tė cilat ata i pėziejnė nė kombinime tė ndryshme pėr tė krijue kāngėt e tyne.
Parry dhe Gennep ishin tė dy preskriptivistė, qė do me thānė se ata e shikonin traditėn gojore tė ballkanit si "gjeli nga māja e plehut".

Albert Lord, ishte mā i avancuem ne shkencėn relativisht tė re tė linguistikės, prandaj nė traditėn gojore tė Ballkanit, ai gjeti shumė mā tepėr sesa linguistikė. Pėr shumė fmijė Ballkanas qė jetonin nė nji vend tė uzurpuem nga injoranca anadollake, Kāngėt e Kalorėsve ishin morali, argėtimi, historia, dhe civilizimi pėrtej anadollakizmit. Pėr ata fmijė, standardet shoqnore e kulturore tė imponueme nga janiēerėt turq shprisheshin e shkatrroheshin vetėm nėn tingujt e lahutės. Kėtu ata gjenin prehje duke pėrjetue atė botė qė deshironin me jetue, por qė u ishte mohue nga anadollakėt. Jutbina dhe Lugjet e Verdha nė imagjinatėn e tyne mbijetuen realitetin e kohėve tė errta tė Ballkanit tė imponuem nga injorance turke.
Mbijetesa e ksajė kulture para-janiēiere u pat bā objekti i studimeve intensive tė franēeskānve dhe jezuitve shqiptarė, tė studjuesit tė huaj profesionistė tė pėrmendun nė kėt faqe, deri edhe tė hobistve tė tillė si Edith Durham e Robert Elsie.

Singer of Tales Antropologjistėt Shqiptarė
Ndėr antropologjistėt shqiptarė mund tė veēohen Bernardin Palaj, Donat Kurti, Shtjefen Gjeēovi, dhe Aleksander Sirdani. Cilsia e kontributit tė tyne asht e pastudjueme pėr arsye qė dihen. Fatkeqsisht puna e tyne i āsht nėnshtrue vjedhjes, perdhunimit, e keqinterpretimit nga studjues shqiptarė dhe tė huaj kėto 60 vitet e fundit.

Epika ne Krijimtarinė Shqiptare
Fishta e pat "shfrytzue" Epikėn mā shum se cilido shkrimtar shqiptar para dhe mbas tij. Por edhe Ernest Koliqi, Martin Camaj, Azem Shkreli, Ismail Kadare, etj, kanė tregue gjurmė tė frymės epike nė krijimtarinė e tyne.

Epika dhe Standardi Gjuhsor
Nė nji bisedė private, Dr. Prof. David Luka mė tha se linguisti Justin Rrota dhe disa pasues tė tij patėn hjedhė idenė e vėnjes sė dialektit tė Malcisė nė bazė tė gjuhės shqipe ngase ai ishte ma i pastri dhe ma autentiku. Por politika ndryshoi dhe nė vėnd tė Malcishtes u vu Laberitja, e cila si e folmja mā a varfėn ne Shqipni, ka vetėm rreth 2.500 fjalė origjinale. Kjo Māngsi leksike dhe strukturore e bāni mā tė lehtė punėn e linguistėve shqiptarė—kjo mund tė jetė arsyeja pse ata vazhdojnė me ngulm me i muhue arsenalit linguistik shqiptar gegnishten.

Standardi i Kongresit tė Drejtshkrimit tė vitit 1972, e bāni Epikėn Shqiptare pothuaj tė paligjėshme nepėrmjet shenjimit tė shprehjeve, frazeologjisė, dhe tė folmeve tipike gege si arkaike, dialektale, dhe anakronike.

Diskursi dhe Tradita Shqiptare
Palaj, Kurti, Gjeēovi dhe A. Sirdani patėn mbledhė atė kulturė tė hershme shqiptare e cila mbijetoi errsinėn turke. Fishta, Koliqi, Camaj, Shkreli dhe Kadare, ushqyen imagjinatėn e tyne nė lumin e Epikės Shqiptare. Por, ndoshta nė nji shkallė mā tė nāltė, qėndrojnė Harapi e M. Sirdani, tė cilt themeluen filozifinė e tė qenunit shqiptar dhe diskursin historik shqiptar mbi bazat e moralit, ligjit, dhe traditės shqiptare (tė pasunueme me traditėn e mendimit europjan, sidomos atij gjerman ku ata patėn krye studimet). Nė nji farė mėnyre, Harapi dhe Sirdani rehabilituen konshiencen e shqiptarit intelektual si europjan, nė tė njajtėn mėnyrė si Fishta dhe shkrimtarė tė tjerė rehabilituen konshiencen e poetit shqiptar nga bejtexhi ne kāngtarė epik.

Instituti i Kulturės Popullore nė Tiranė
Studime mbi Epikėn janė bā edhe nė Shqipni, por siē vėrehet nga emni i Institutit (Kulturė Popullore) shprehje e cila gjatė regjimit Obskurantist te Enver Hoxhės konotonte mungesė sofistikimi, amarotizėm, dhe injorancė, puna nuk ka qenė serioze dhe studimet janė bā nga njerėz jo kompetent, pėr mos me thānė amatorė, tė cilėt i shikonin aventurat e Ēetave te Jutbinės ashtu si fėmijėt shikojnė filmat vizatimorė—vetėm si aventura, pa kuptue domethanjen e tyne morale, historike, ligjore, dhe identifikuese to prototipit shqiptar.

Instituti Albanologjik nė Prishtinė
Emni i kėtij instituti konoton kujdes, respekt, dhe pėrgjegjėsi. Puna e bāme kohėt e fundit ne Institutin Albanologjik tė Prishtinės i hijezon tė gjitha institucionet tjera me larminė, cilsinė, the sasinė e kāngve tė mbledhuna.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara