HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Besimi islam ėshtė ngritur nėpėrmjet xhihadit…

-- nga Nina Shea*, Shekulli, 03.06.2006

Tekstet saudite, pas heqjes sė intolerancės: Tanimė, njė kohė tė gjatė shkollat publike nė Arabinė Saudite janė tė pėrmendura pėr demonizimin e Perėndimit, si dhe tė tė krishterėve, hebrenjve dhe tė gjithė “mos besimtarėve”. Por pas sulmeve tė 11 shtatorit 2001, nė tė cilat 15 nga 19 kidnapuesit ishin sauditė, mendohej se kjo do tė ndryshonte. Mė 2004 njė grup studiuesish nga oborri mbretėror saudit, erdhėn nė pėrfundim se reformat janė tė nevojshme pasi kurrikulumet e studimeve fetare nė Arabinė Saudite “e inkurajojnė dhunėn kundėr tė tjerėve, dhe i nxisin gabimisht nxėnėsit tė mendojnė se pėr tė mbrojtur fenė e tyre ata duhet t’i shtypin dhe madje t’i eliminojnė fizikisht “tė tjerėt’.”

Qė atėherė qeveria saudite vazhdimisht ka deklaruar se i ka ripunuar tekstet shkollore. Princi Turki Al-Faisal, ambasador i Arabisė Saudite nė Amerikė, ka punuar nė mėnyrė agresive pėr tė shpėrndarė kėtė porosi. “Mbretėria i ka rishikuar tė gjitha praktikat dhe materialet arsimore, dhe ka larguar ēdo element qė s’ėshtė nė pėrputhje me nevojėn pėr arsimim modern”, kishte thėnė nė njė turne tė tijin tė vonshėm nėpėr disa qytete amerikane. “Jo vetėm qė kemi mėnjanuar atė qė mund tė shihej si intolerancė nga tekstet e vjetra shkollore qė ishin pjesė e sistemit tonė, por kemi zbatuar njė plan tė brendshėm gjithėpėrfshirės pėr revizion dhe modernizim.”

Qeveria saudite madje kishte bėrė njė reklamė njėfaqėshe nė Nė Republic dhjetorin e kaluar duke u mburrur me suksesin e saj pėr “modernizimin e planeve tona mėsimore pėr t’i pėrgatitur mė mirė fėmijėt tanė pėr sfidat e sė nesėrmes”. Para njė viti njė zėdhėnės ambasade deklaroi: “Ne i kemi recensuar kurrikulumet tona mėsimore. I kemi hequr materialet qė nxisin urrejtje dhe jotolerancė ndaj njerėzve tė feve tė tjera.”
Ambasada ėshtė duke shpėrndarė edhe njė dokument 74-faqėsh mbi reformėn e kurrikulumit pėr tė treguar se tekstet shkollore janė moderuar. Problemi ėshtė se: Kėto pohime nuk janė tė vėrteta. Njė analizė e disa teksteve zyrtare saudite pėr studime islame qė janė pėrdorur gjatė kėtij viti akademik zbulon qė, me gjithė deklaratat e kundėrta tė qeverisė saudite, ideologjia e urrejtjes ndaj tė krishterėve dhe hebrenjve dhe myslimanėve qė nuk e ndjekin doktrinėn vehabiste ende mbetet pjesė e sistemit tė shkollave publike.

Tekstet mėsojnė njė vizion dualist, duke e ndarė botėn nė besimtarė tė vėrtetė tė Islamit (”monoteistėt”) dhe nė jobesimtarė (”politeistėt” dhe “tė pafetė”). Ky indoktrinim fillon nė tekstin e klasės sė parė dhe mė pastaj riafirmohet dhe zgjerohet nė ēdo vit, duke kulminuar nė tekstin e klasės sė 12-tė, qėi udhėzon studentėt se detyrimi i tyre fetar pėrfshin xhihadin kundėr tė pafeve me qėllim tė “pėrhapjes sė fesė.” Si vė re edhe raporti i komisionit pėr sulmet e 11 shtatorit: “Madje edhe nė vendet e begata, shkollat vehabiste tė financuara nga Saudia janė shpeshherė tė vetmet shkolla islamike.”

Arsimi ėshtė nė qendėr tė debatit pėr lirinė nė botėn myslimane. Prijėsi i Al-Kaidės Usama bin Laden, e kupton kėtė fare mirė; sė voni nė njė audioincizim ai mallkonte tė gjithė ata qė do t’i “ndryshonin kurrikulumet shkollore” Pasazhet nė vijim, tė nxjerra nga po ata libra qė citohen nė dokumetin 74-faqėsh pėr reformimin e kurrikulumit qė tani po shpėrndahet nga Ambasada Saudite, janė duke i trajtėsuar pikėpamjet e brezit tė ri tė sauditėve dhe myslimanėve nė tėrė botėn. Nėse mbesin tė pandryshuara, ato vetėm do tė forcojnė dhe tė thellojnė urrejtjen, intolerancėn dhe dhunėn ndaj feve dhe kulturave tė tjera. A kėtė e quan Riadi reformė?

KLASA E PARĖ
“Ēdo fe pėrveē Islamit ėshtė e rreme”. “Mbushni vendet bosh me fjalėt e sakta (Islam, ferr): Ēdo fe pėrveē ¬ėshtė e rreme. Kush vdes jashtė Islamit do tė hyjė nė...”

KLASA E PESTĖ
“Kush i bindet Profetit dhe pranon njėjėsinė e Zotit nuk mund tė mbajė shoqėri besnike me ata qė e kundėrshtojnė Zotin dhe Profetin e Tij, edhe nėse ata janė kushėrinj tė vet mė tė ngushtė”.
“Ėshtė e ndaluar pėr myslimanin tė jetė shok besnik i dikujt qė nuk beson nė Zotin dhe Profetin e Tij, ose i atyre qė e luftojnė fenė e Islamit”.
“Myslimani, edhe nėse jeton larg, ėshtė vėlla yti nė fe. Nėse dikush kundėrshton Zotin, edhe nėse ėshtė vėllai yt nė familje, ai ėshtė armiku yt nė fe”,

KLASA E GJASHTĖ
Ashtu si kanė qenė tė suksesshėm nė tė kaluarėn kur janė bashkuar nė pėrpjekjet e tyre tė sinqerta pėr t’i pėrzėnė kryqtarėt e krishterė nga Palestina, arabėt dhe myslimanėt sėrish do tė dalin fitimtarė, dhėntė Zoti, kundėr hebrenjve dhe aleatėve tė tyre nėse qėndrojnė tė bashkuar dhe luftojnė njė xhihad tė vėrtetė pėr hir tė Zotit, sepse ėshtė nė fuqi tė Zotit ta bėjė kėtė”

KLASA E TETE
“Siē ėshtė cituar nga Ibn Abbasi: Majmunėt janė hebrenjtė, njerėzit e Sabbatit; ndėrsa derrat janė tė krishterėt, tė pafetė e bashkėsisė sė Jezuit”.
“Zoti i ka thėnė Profetit tė Tij, Muhamedit, pėr hebrenjtė, se nga disa pjesė tė librave tė Zotit (Torės dhe Ungjijve) ata kanė mėsuar se vetėm Zoti vlen tė adhurohet. Pėrkundėr kėsaj, ata shfaqin besime tė rreme nėpėrmjet idhujtarisė, fallthėnies dhe magjisė. Duke vepruar nė kėtė mėnyrė ata i nėnshtrohen djallit. Nga mėria dhe armiqėsia ata i duan njerėzit e gėnjeshtrave nė vend tė njerėzve tė sė vėrtetės. Prandaj ata janė tė mallkuar dhe Zoti na paralajmėron qė tė mos bėjmė si ata”.
“Ata janė hebrenjtė, tė cilėt Zoti i ka mallkuar dhe me tė cilėt Ai ėshtė aq i hidhėruar saqė Ai kurrė mė nuk dė tė jetė i kėnaqur (me ta).”
“Disa nga njerėzit e Sabbatit Zoti i dėnoi duke i shndėrruar nė majmunė dhe derra. Disa prej tyre u bėnė adhurues tė djallit, dhe jo tė Zotit, nėpėrmjet flijimeve, lutjeve, kėrkimit tė ndihmės dhe formave tė tjera tė adhurimit tė djallit. Disa hebrenj e adhurojnė djallin. Edhe disa pjesėtarė tė kėtij kombi e adhurojnė djallin, dhe jo Zotin”. “Aktivitet: Studenti duhet tė shkruajė njė ese pėr rrezikun nga imitimi i tė pafeve”

KLASA E NĖNTĖ
“Konflikti ndėrmjet kėsa umma-je (bashkėsisė myslimanė) dhe hebrenjve dhe tė krishterėve i ka bėrė ballė kohės, dhe do tė vazhdojė aq sa tė dojė Zoti.”
“Ėshtė pjesė e urtėsisė sė Zotit qė lufta ndėrmjet myslimanėve dhe hebrenjve do tė vazhdojė deri nė ditėn e gjykimit.”
“Myslimanėt do tė triumfojnė ngase janė me tė drejtėn. Ai qė ėshtė me tė drejtėn gjithmonė do tė fitojė, edhe nėse shumica e njerėzve janė kundėr tij”

KLASA E DHJETĖ
Teksti i klasės sė dhjetė pėr jurisprudencė mėson se jeta pėr jomyslimanėt (si dhe pėr gratė, dhe rrjedhimisht, edhe pėr skllevėrit) vlen vetėm sa njė pjesėz e jetės sė njė “burri tė lirė mysliman.” Paratė e gjakut janė shpagim qė i bėhet viktimės ose familjes sė viktimės pėr vrasje ose lėndim:
“Taksa e gjakut pėr njė tė pafe tė lirė. (Sasia e saj) ėshtė gjysma e parave tė gjakut pėr njė burrė mysliman, qoftė ai nga “ithtarėt e librit”, qoftė nga tė tjerėt (jo nga “tė librit”, d.m.th. paganė, zoroastrianė etj).
“Paratė e gjakut pėr njė grua: Gjysma e parave tė gjakut pėr njė burrė, nė pėrputhje me fenė e tij. Taksa e gjakut pėr njė grua myslimane ėshtė gjysma e parave pėr njė burrė mysliman, dhe taksa e gjakut pėr njė grua jomyslimane (kafir) ėshtė sa gjysma e parave pėr njė burrė jomysliman”

KLASA E NJĖMBĖDHJETĖ
“Pėrshėndetja “Selamu alejkum”, (“Paqja qoftė mbi ty”), ėshtė vetėm pėr besimtarėt. Ajo nuk mund t’u thuhet tė tjerėve”.
“Nėse shkoni nė njė vend ku ka myslimanė dhe tė pafe, duhet tė ofroni pėrshendetjen pėr myslimanėt”.
“Mos iu bind atyre (tė krishterėve dhe hebrenjve) nė rrugė tė ngushtė nė shenjė nderimi dhe respekti”

KLASA E DYMBĖDHJETĖ
“Xhihadi nė rrugėn e Zotit, qė pėrbėhet nga lufta kundėr pabesimit, shtypjes, padrejtėsisė dhe bėrėsve tė tyre, ėshtė kulminacion i Islamit. Kjo fe ėshtė ngritur nėpėrmjet xhihadit dhe nėpėrmjet xhihadit ėshtė ngritur lart flamuri i saj. Ai ėshtė njė nga veprat mė fisnike, qė tė afrojnė te Zoti, dhe prej akteve mė madhėshtore tė bindjes ndaj Zotit”.

*Nina Shea ėshtė drejtore e Qendrės pėr Liri fetare nė Freedom House. Artikulli u botua edhe nė “Uashington Post”

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara