HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Heshtja e dhimbshme

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Ēdo komb i civilizuar, ashtu sikurse ēdo shoqėri e konsoliduar, e cila di t'i admiroj, t'i jetoj dhe mbi tė gjitha i ēmoj vlerat e mirėfillta, do tė mburrej nė njė rast tė tillė, kur ndonjė personalitet i caktuar i pėrkatėsisė sė tyre, do tė arrinte qė nga njė gazetė reprezentative nė Britani tė Madhe, tė shpallej si personi mė influencues dhe inspirues i tė gjitha kohėrave. Kėtė do ta bėnin suedezėt, italianėt, francezėt, gjermanėt, fqinjėt tanė, etj. Megjithatė kjo nuk ndodh me ne shqiptarėt, ēuditėrisht. Dhe kjo ėshtė e krejtėsisht e pashpjegueshme.

Britaniket e duan Gonxhen tonė, Nėnėn Terezė. Ata e vlerėsojnė atė si personi mė influencues dhe inspirues i tė gjitha kohėrave. Ajo arrin tė triumfoj mbi dhjetėra personalitet e mėdha tė botės. Gazeta britanik "Daily Telegraph" realizoj njė sondazh me 90 personalitete botėrore pėr tė gjetur kėshtu personalitetin i cili ėshtė mė influencues dhe inspirues me rastin e 90-vjetorit tė lindjes sė Nelson Mandelės. Dhe kėtu triumfon Nėnė Tereza. Janė 90 personalitet qė mbesin prapa madhėshtisė sė personalitetit tė saj, nė mesin e tė cilėve: Mahatma Gandhi, Martin Luther King, Sir Winston Churchill, Albert Einstein, etj. Ėshtė kjo njė listė me personalitet qė ngėrthejnė vlera tė jashtėzakonshme pėr njerėzimin mbarė. Gonxhe Bojaxhiu inspiron botėn. Pikėrisht pėr kėtė dimension vazhdon tė admirohet pėrjetėsisht vepra e saj gjigante.

Nėnė Tereza "Nėna Terezė ishte njė murgeshė romano-katolike, e cila ėshtė e lindur nė Shqipėri dhe ua dedikoi jetėn tė varfėrve nė Indi"-shkruan gazeta nė fjalė me ketė rast. Ky lajm shoqėrohet me njė jehonė tė madhe nė botė. Ndėrkaq, ndodh e kundėrta, pikėrisht nė atdheun e saj, aty ku do tė duhej tė kishte publicitet tė merituar. Lajmi kalon nė zgrip tė jetės shqiptare. Mediat e heshtin nė mėnyrėn mė banale, pse jo edhe mė jo profesionale. Nėpėr gazeta i gjendet njė ēikė hapėsirė, pa analiza dhe komente tė duhura, ndėrkaq pėr mediat elektronike s'ka fare rėndėsi. Ky turpi s'do koment. Ngazėllimi pas tė kėqijave mposhtė lajmet pozitive. Kjo le tė kuptohet se prirja ndaj fenomeneve destruktive ka shkallmuar deri nė ekstrem shpirtin shqiptar. Jetojmė duke pėrdhosur vlerat dhe vetveten. Prandaj rropatemi nė tranzicion tė stėrlodhshėm, duke numėruar regjistrin e pafundmė tė mungesave, tė cilat pėr botėn e civilizuar janė absurde. Dhe e gjithė kjo ndodh sepse nuk respektojmė vetveten, vlerat tona, identitetin tonė, nė fund tė fundit dinjitetin tonė.

Nėna Terezė tejkaloj gjitha mundėsitė njerėzore, duke hyrė pavdekėsisht nė panteonin e vlerave me sublime qė ka dhėnė bota nė dymijėvjeēarin tonė. Ajo mbetet njė vlerė sublime pėr gjithė njerėzimin, duke flakur dallimet e gjithfarshme dhe duke ndėrtuar filozofojnė e saj, qytetėrimin e saj, qė ėshtė qytetėrim i dashurisė. Dashuria e saj ndėrtoj njė kėshtjellė tė pamposhtur, ngase ajo shpiku filozofinė mė tė veēantė, nga e cila vazhdon tė magjepset njerėzimi pėrtej dallimeve ideologjike, kombėtare e fetare. E madhja Nėna Terezė thoshte: "Nė vend qė tė ankohesh pėr errėsirėn, mė mirė ndiz njė qiri". Dhe ajo e bėri kėtė pėrgjatė gjithė jetės sė saj, ndezi nga njė qiri ēdo kund nė botė, ujiti thatėsirat e shumta me dashuri, zbutu shpirtrat njerėzor nė ēdo cep tė botės me urtėsinė Hyjnore. Ishte njė murgeshė e madhe dhe njė shqiptare e madhe. Ajo nuk ka nevojė pėr ne, pėrkundrazi ne kemi aq shumė nevojė pėr tė, pėr pulsin e saj dhe filozofinė e saj, pėr madhėshtinė e saj qė tė inspiroj jetėn tonė.

Ne vazhdojmė tė heshtim kundruall personaliteti tė saj tė madhėrishėm, qė na bėnė tė ndihemi krenar. Prandaj e kuptoj drojėn e shkrimtarit Faruk Myrtaj, kur shkruan se "kam drojtje se end nuk bėhemi gjithėsisht) bashkė pėr tė qenė pasues tė thelbit tė Saj".

Tė prirur nga mbrapshtitė dhe idetė e marra, heshtim fenomene tė pėrmasave botėrore dhe nė tė kundėrtėn ngarendim pas lajmeve qė kanė pėr emėrtues tė pėrbashkėt krimin, degradimet shoqėrore, stagnimet etj. čshtė pėr keqardhje fakti se mediat tona tė shumta, nuk arrijnė t'i japin njė prezantim mė tė denjė njė lajmi kaq tė rėndėsishėm, qė me pėrmasėn dhe rėndėsinė, tejkalon shumėfish lajmet dhe kronikat ēoroditėse qė ngufasin mediat tona, sikundėr edhe jetėn tonė. Dėgjojmė dhe lexojmė shpeshherė me aq pompozitet nga mediat tona, pėr krime nga emigrantėt shqiptar nėpėr botė, ta zėmė nė Britani. Ndėrsa tani e heshtin njė lajm kaq pozitiv, kaq tė ēmuar. "Nėnė Tereza ėshtė shpallur ikona mė inspiruese dhe mė e dashur e tė gjitha kohėrave nė botė"-shkruan me mburrje shkrimtari dhe gazetari Fatmir Terziu. Por kjo tumirje kaq ngazėlluese nga Terziu heshtet nga dhjetėra media tjera. Kjo ėshtė pėr keqardhje, qė s'do koment.

Nėna Terezė edhe njėherė u harrua nga bashkėkombėsit e saj dhe kjo ėshtė njė pėrdhosje e pėrtej njė turpi tė zakonshėm apo gafi mediatik.

Shoqėria shqiptare e ēoroditur, nuk ka fuqinė tė mposhtė kronikat e zaza dhe tė priret nga sublimja, nga vlerat e jashtėzakonshme, ato qė do tė duhej tė na udhėhiqnin nė tė ardhmen. Kombi ynė i tkurrur, me dvarrje shekullore ka aq shumė nevojė pėr dashuri. Dhe pikėrisht ky lajm do tė duhej tė na motivonim pėr mė shumė dashuri pėr vetėn dhe atdheun tonė tė shkallmuar, drejt njė tė ardhme mė tė ndritshme.

Shtiremi e pėrbehemi se duam Amerikėn, Europėn, predikojmė ēdo ditė pėr vlerat euro-atlantike, ndėrsa pėrdhosim vlerat dhe figurat tona me sublime. Ky ėshtė njė soj i vetėmashtrimit mė absurd.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara