HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fuqia e sė keqes

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Dijetari i mirėnjohur francez Saint Beuvit shkruan: "Kur mendojmė sinqerisht tė kaluarėn, kur e kuptojmė mirė atė, do tė thotė se e kemi vėshtruar saktė tė ardhmen". Kjo referencė mund tė merret si e qėlluar pėr tė interpretuar sadopak rėndėsinė e reflektimit pozitiv ndaj historisė. Nė dimensionet shqiptare, mendoj se ka njė semantik tė sforcuar dhe kėsisoj ndihmon diskursin lidhur me debatin pėr marrėdhėniet tona me historinė.

Pėr pesė decenie, Shqipėria ishte pjesė e politikės mė ēnjerėzore tė mundshme, tė drejtuar nga diktatori Enver Hoxha. Piramida e njė diktature e ndėrtuar me pasione tė tmerrshme dhune, gjaku e krimi ka rėnė, por flukset e saj ende vėrtiten pa fije turpi dhe ngrehin kokėn nga mbeturinat e trishta, duke i mohuar krimet. Mosnjohja e krimit dhe mospendimi pėr krimet ėshtė dyfishim i krimeve. Kėtė gjė e ka bėrė e veja e diktatorit Hoxha me paraqitjen e saj nė TCH. Ajo duke u ējerr si njė qaramane, kėrkoj, pos tjerash tė rishkruhet historia dhe ēmendurisė t'i jepet vend nė historinė shqiptare, pra qė krimet tė mos quhen krime, tė pushkatuarit dhe tė dėnuarit tė shpallėn edhe njėherė tradhtar dhe tė vriten barbarisht.

Njė marrėzi e pakripė, qė mund del vetėm nga goja e njė njeriu tė inkriminuar deri ne ekstrem. Nė tė vėrtet, ky soj i diskursit, thėnė shkurt ėshtė shpėrfaqja e trajtave mė tragjike te mbeturinave tė zeza tė njė diktature qė ka prodhuar dhunė, krime, urrejtje. Por paradoksi sa qėndron tek e inkriminuara aq pėr mendimin tim qėndron tek dishepujt e saj, ata tė cilėn i krijojnė hapėsirė pėr tė plasuar ajo nė opinion marrėzirat e saj. Askush s'do tė priste tė kundėrtėn e asaj qė e thoshte Nexhmija, por ėshtė e pafalshme qė asaj t'i lejohej tė predikoj dhe sė kėndejmi tė dėshmoj pėr historinė tragjike, kur ajo vet ishte shkaktarja e kėsaj tragjike, nė mos kupola e saj. Nė realitet ajo duhej dėnuar pėr mosnjohjen e krimeve, ashtu siē ndodh nė gjithė botėn e qytetėruar.

Prandaj ka tė drejtė Agron Tufa, i cili kėto ditė shkruante se: "Absurditeti pėr mua nuk qėndron nė produktin oral tė njė krimineleje, e cila vendinduhej ta kishte, pa asnjė ekzagjerim, nė Tribunalin e Hagės". S'do mend se ajo vendin nuk do tė duhej ta kishte nė Shqipėrinė e liruar nga kthetrat e egra tė pushtetit tė saj, por duke vuajtur dėnimet pėr bėmat e tmerrshme. Madje s'do mend se ajo s'do tė duhej lejuar tė predikoj pėr historinė, kur dihet botėrisht se ka qenė pjesė e krimeve tė panumėrta qė historia do t'i njeh si tė tilla pėrgjithmonė. Nė tė vėrtet, ajo duhej tė ishte nė vendin e merituar (nė Hagė), pėr faktin se do ta ēlironte Shqipėrinė nga njė barrė e rėnd, tejet e rėnd qė vazhdon tė qėndroj si plagė e dhimbshme mbi supet e saj tė molisura nga diktatura.

Tanimė po bėhen afėr dy decenie qė kur perdja e hekurt e diktaturės ka rėnė dhe demokracia ka pėrshkuar Shqipėrinė, ashtu sikur gjithė vendet tjera tė Europės. Por, nė dimensionet shqiptare ndodh paradoksi mė i pazakontė dhe ēnjerėzorė synohet t'i jepet kuptim. Ėshtė e trishtueshme tė shihet se si gjurmėt e kėtij regjimi ēnjerėzor akoma nuk janė zhdukur nė Shqipėri. Pėrkundrazi, pasionet e egra dhe ogurzezė predikojnė nė mėnyrėn mė tragjike.

Madje duke pretenduar nė mėnyrėn mė tė paskrupullt tė maskohen krimet e panumėrta dhe tė ditura botėrisht, sikundėr vetė aparati i tėrė kriminel qė ka shkatėrrua jetėra tė tėra. Kjo tendencė e marrė bėhet me qėllime tė menduara qė diktatorit dhe sistemit tė tij t'i rikthehet vendi nė historinė shqiptare. Duke synuar tė vė kuptime tė reja nė realitetet e sotme shqiptare, me njė pikėqėndrim nė ridimensionimin e periudhės sė diktaturės sė ēmendur, e veja e Hoxhės jo qė nuk kėrkon falje para popullit tė saj, por pėrkundrazi pohon tė kundėrtėn e asaj qė ka ndodh, qė ėshtė njė krim i rėnd dhe i dėnueshėm. Ēdo kush qė ka parė apo lexuar intervistėn e njeriut qė ka qėndruar nė piramidėn e aparatit kriminel nė Shqipėri, tė vesė sė diktatorit Hoxha, do te jetė ndjerė i trishtuar, i pikėlluar dhe i revoltuar.

T'i jepet mundėsia diktatorit tė rrėfej, kjo s'do koment. Gjėra tė tilla ndodhin nė realitetin shqiptar. Nė botėn e qytetėruar kjo as qė mund tė imagjinohej.

"Zėri ėshtė tregues dhimbjeje e kėnaqėsie, porse atė e kanė edhe kafshėt tė tjera; ndėrsa fjala ekziston pėr tė shprehur ēfarė ėshtė e mirė dhe ēfarė ėshtė e keqe, ēfarė ėshtė e drejtė dhe ēfarė ėshtė e padrejtė" shkruan dijetari spanjoll Josep Ramoneda. Nexhmije Hoxha nėpėrmjet fjalės edhe njėherė ka bėrė krime tė rėnda mbi popullin shqiptar, duke u bėrė pengesė pėr tė kundruar historinė nga perspektiva e sė ardhmes.

Ėshtė momenti i rėndėsishėm qė kombi shqiptar tė reflektoj drejt dhe tė kuptoj se "pushteti lindi prej fjalės", prandaj s'duhet lejuar ēdo kush qė ta manipuloj mė tė, nė tė kundėrtėn duhet tė ndėshkohet. Hiq mė pak, atyre qė kanė masakruar me fjalė nuk duhet lejuar nė komoditet tė predikojnė dhe tė edukojnė tjerėt.

S'do mend se diktatura ka lėnė gjurmė dhe nostaligjket e diktaturės nuk mund tė ēlirohen nga adhurimitaria pėr diktatorin. Tė tillė ka kudo nė hapėsirat shqiptare, por ata duhet izoluar pėr hir tė sė ardhmes dhe perspektivės. Prandaj ėshtė e turpshme aq sa pėr mediat e Tiranės t'i jepet hapėsirė pėr tė rikuperuar krimet kriminelit, aq ėshtė e turpshme dhe skandaloze qė lider tė Kosovės, madje krerė tė lartė tė institucioneve qė tė varin nė muret e tyre portretin e diktatorit. Njė gjė tė tillė kam para vetėm para disa ditėsh nė RTK. Kjo paralele flet shumė. Kush ka veshė le tė dėgjoj!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara