HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rivlerėsimi i historisė sė letėrsisė shqipe

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Vetė fakti se ndjehet nevoja e rivlerėsimit tė historisė sė letėrsisė shqipe, tregon qartė se ajo ėshtė lexuar keq, apo nė trajtat tjera, ėshtė lexuar sipas njė diktati politikė, i cili ka rezultuar me lexime tė gjithfarshme, pėrpos letrare

Nisma pėr tė rishkruar historinė e literaturės shqipe, edhe pse e vonuar, ėshtė puna mė e mirė e cila mund t'i bėhet kulturės sė shkrimit shqip. Kjo pėr faktin e mirėnjohur se letėrsia shqipe asnjėherė nuk ėshtė studiuar nė tėrėsinė e saj, ėshtė parakonceptuar sipas interesave qė i kanė karakterizuar kontekst e caktuara shoqėrore e ideologjike. Kjo ka ndikuar nė masė tė madhe qė ajo tė fragmentohet. Si rezultat i kėsaj, letėrsia shqipe ėshtė keqinterpretuar e paragjykuar, por, pėrveē kėtyre edhe ėshtė cunguar e gjymtuar (terma kėto tė studiuesit Anton Nikė Berisha). Prandaj, rivlerėsimi, jo i pjesshėm, por i tėrėsishėm i historisė sė letėrsisė shqipe mbetet njė domosdoshmėri, pėr tė vėnė kuptime adekuate, cilėsore dhe tė vlefshme nė njė mjedis letrar me kontradikta tė shumta, ngase pėr dekada kemi trashėguar njė apori studimesh tė gjithfarshme, tė bėra mė sė paku sipas principeve dhe cilėsisė letrare. Mė tutje, rivlerėsimi i trashėgimisė letrare shqipe, ėshtė nė pėrputhshmėri me rolin e kritikės letrare, e cila, ashtu siē vlerėson dijetari i letėrsisė Ian Meclean ka si intencė: "roli i interpretimit ėshtė tė korrigjojė ose tė arsyetojė njė lexim". Referenca e lartshėnuar na fut nė njė qerthull subjektiv, nė procesin e leximit, qė gjithsesi konceptohet se njė nga proceset me komplekse tė letėrsisė. Megjithatė, qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė tė analizoj procesin e leximit, por produktin e tij, interpretimin dhe vlerėsimin. Pra, interpretimi duhet tė korrigjoj ose arsyetoj njė lexim, sikundėr edhe tė korrigjoj gabimet e trashėguara, tė cilat janė tė shumta, sikundėr na planin e dukurive estetike-letrare, po ashtu nė aspektet historike e biografike tė letėrsisė.

Vetė fakti se ndjehet nevoja e rivlerėsimit tė historisė sė letėrsisė shqipe, tregon qartė se ajo ėshtė lexuar keq, apo nė trajtat tjera, ėshtė lexuar sipas njė diktati politikė, i cili ka rezultuar me lexime tė gjithfarshme, pėrpos letrare. Ky dimension e ka gjymtuar dhe dezintegruar letėrsinė shqipe, duke e cunguar, keqinterpretuar dhe paragjykuar. Prandaj, ky lexim i ri, nė kontekste tjera letrare e shoqėrore, kur ideografia e kritikut (Ezra Paund) nuk ėshtė e orkestruar nga ideologjitė, sigurisht duhet tė vė kuptime tė reja brenda njė mjedisi letrar e kulturor, me pėrplot kundėrshti. Njė apori letrare e krijuar pėr dekada tė tėra, duhet tė qartėsohet dhe ky qartėsim duhet tė bėhet nėpėrmjet rivlerėsimit tė tėrėsishėm tė korpusit tė letėrsisė shqipe qė do tė rezultonte me integrimin e tėrėsishėm tė historisė sė letėrsisė shqipe dhe jo vetėm tė asaj qė e njohim si periudhė e soc-realizmit.

Nė komunitetin e literaturės shqipe, tanimė njė kohė tė gjatė po vazhdon tė debatohet pėr rishkrimin e historisė sė letėrsisė. Nė princip, duket se ekziston njė pajtueshmėri e gjerė, pėrkundėr ca reagimeve periferike dhe tė pa efektshme, se historia e letėrsisė duhet rivlerėsuar, dhe kėndej pari rishkruar e ridimensionuar. Kjo pėr faktin se historia e letėrsisė shqipe pėr dekada tė tėra, ėshtė karakterizuar pėr "shpėrpjesėtime sasiore, por edhe ēhierarkizime cilėsore" - shkruan dijetari Aurel Plasari nė tekstin brilant "Gjergj Fishta dhe historia e letėrsisė". Si rezultat i kėsaj, studimet letrare shqiptare kanė pėrjetuar njė ēintegrim tė plotė. Letėrsia e traditės ėshtė kundruar sipas principeve tė ideologėve letrar, ndėrkaq ajo bashkėkohore ėshtė zhvilluar nė masė tė madhe nėn diktat.

Letėrsisė shqipe i ka munguar intekromunikmi letrar dhe debati i mirėfilltė pėr dukuri e fenomene letrare. Madje dijetari i letėrisė Sabri Hamiti mendon se "kurė nuk ka pasur njė komunikim letrar nė arealin shqiptar. Arsyet mund tė jenė, nė varshmėri nga kohėt: herė gjeografike, herė kulturore, herė ideologjike e madje politike". Prandaj nga qenia e letėrsisė (Zherar Zhenet), pėr pesė dekada janė pėrjashtuar autorėt themelor tė saj, Fishta, Konica, Harapi, Kuliqi, Haxhiademi, Kuteli, Camaj, etj. Ndėrkaq kjo periudhė ka patur konsekuenca tejet negative edhe pėr produksionin fiksional tė krijuar gjatė kėtyre viteve. Shumė autorė qė ka prodhuar soc-realizmi sot, jo qė nuk lexohen, por gjykohen si prishės tė shijes estetike, ndėrkaq autorė tė shtypur kanė filluar tė ngriten nė hierarkinė e vlerave letrare.

Si formulim rishkrimi tingėllon si koncept me konotacione tė ngarkuara semantike. Ndėrkaq, unė do tė preferoj ne kėtė kontekst tė pėrdoren termat: rileximi dhe sė kėndejmi rivlerėsimi i literaturės shqipe, ngaqė korrespondojnė thellė me domosdoshmėrinė e ndreqjes sė gabimeve tė shumta qė e kanė karakterizuar pėr dekada literaturėn shqipe.

Nėse e analizojmė literaturėn shqipe nė diakroni, shohim se kundėrshtitė brenda letėrsisė shqipe kanė si fillesė pėrplasjet e mėdha qė e kanė shoqėruar nacionin tonė nėpėr shekuj. Nė kėtė kontekst, trashėgimia jonė letrare ka mbetur e pastudiuar nė mėnyrė integrale, apo nė raste tjera ajo ėshtė selektuar. Kjo ka ndodh sidomos me korpusin e letėrsisė sė vjetėr shqipe dhe autorėt themelor, Buzukun, Budin, Bogdanin e Jaribobėn, veprat e sė cilėve janė konceptuar si tekste me vlera filologjike dhe kėndej pari ėshtė pėrjashtuar dimensioni i tyre estetik e letrare. Kėta autorė qė pėrfaqėsojnė themeluesit e kulturės tekstuale shqiptare (Anton Berishaj) pėr pesė dekada tė sistemit soc-realist nė art e letėrsi janė lexuar jashta metodave letrare. Nė njėfarė mėnyre, ky korpus letrar (Buzuku, Budi, Bogdani, Variboba, dhe ndonjė tjetėr) u bė pėr kritikėn shqipe "Thembra e Akilit", me tė cilėn nė mėnyrė tė veēantė u shėrbye soc-realizimi nė art dhe letėrsi, pėr ta zhvlerėsuar kėtė korpus letrar, i cili paraqet shtresimin bazik pėr gjithė letėrsinė e mėvonshme shqipe me autorėt e mėdhenj (Mjeda, Kuteli, Koliqi, Fishta, Poradeci, Camaj, Pashku etj. Por problemi me selektimin nuk ndalet kėtu. Njė ēėshtje tjetėr e debatueshme brenda kulturės letrare shqipe mbetet letėrsia shqipe e shkruar nė gjuhė tjera. Akoma nė traditėn e shkrimit letrar shqiptar nuk ėshtė e definuar qartė se ēfarė ėshtė letėrsia shqiptare e ēfarė ėshtė letėrsia shkruar nė gjuhėn shqipe. Njė detyrė e rishkruesve tė historisė sė letėrsisė ėshtė tė bėjė kėtė dallim tė domosdoshėm.

Njė nder aspektet e para problematike nė vlerėsimin e letėrsisė shqipe, i cili s' ėshtė prekur ne mėnyre sistematike, mbetet ēėshtja e letėrsie se trashėgimisė iliro-shqiptare, e shkruar ne gjuhen latine (apo gjuhe tjera te shkrimit), pjese e se cilės ėshtė edhe njė pjese e konsiderueshme e letėrsisė perėndimore. Kjo ėshtė letėrsia parakombėtare. Ne ketė kontekst, mendoj se janė bere "padrejtėsi", ngase prelatėt e kishės sė hershme katolike, qe shkruan ne gjuhen latine (Nikete Dardani, Shėn Jeronimi, etj.) janė "pėrjashtuar" nga historia e letėrsisė shqipe pa ndonjė shpjegim, edhe pse konteksti i pėrgjithshėm gjuhėsor dhe kulturor, ne te cilin jetuan dhe krijuan ata i pėrkiste latinitetit. Mos inkorpurimi i kėtyre autorėve nė historinė e letėrsisė shqipe sjell paradoksin tjetėr, ngaqė ne kemi njė trashėgimi tė pasur nė historinė e letėrsisė nga gjuha latine, sidomos velen tė pėrmendėn autorėt e humanizmit (Gjon Gazuli, Marin Becikemi, Mikel Maruli, Marin Barleti, etj), tė cilėt autorė faktikisht janė pjesė e historisė letrare shqiptare. Nėse e shohim kėtė dukuri nė vazhdimėsi, kemi autorėt Sami e Naim Frasherit, qė njė pjesė tė krijimtarisė e shkruan ne gjuhet orientale, ndėrsa veprat e tyre janė pranuar dhe integruar ne historinė e letrare shqiptare, edhe pse tanimė kishim njė kontekst tė ndryshėm dhe gjuhet kombėtare ishin ne kultivim e sipėr dhe lidhjet e kėtyre autorėve me gjuhet orientale s'ishin domosdoshmėri e shkrimit letrar. Pra veprat e tyre janė tė inkuadruar nė historinė e letėrsisė shqipe dhe ky pėrbėn njė aspekt tė selektimit. Atėherė, si tė interpretohet korpusi letrar parakombėtar dhe autorėt Niketė Dardani, Shėn Jeronimi, etj, mbetet njė ēėshtje e rėndėsishme qė duhet shpjeguar.

Rivlerėsimi i letėrsisė shqipe duhet tė shtresoj elementet bazike tė kulturės letrare shqipe qė nga datimet mė te hershme, deri tek aktualiteti. Nė kėtė hallkė, kjo histori duhet ri/integroj autorėt e pėrjashtuar me diktat politikė, duke vėnė hierarkinė cilėsore, sikundėr duhet inkorporoj letėrsinė shqipe tė krijuar jashta kufijve tė Shqipėrisė, letėrsi kjo qė pėrbėn rėndėsi sikundėr nė planin cilėsor, njashtu nė atė sasior. Nė kėtė linjė, njė ēėshtje mjaft e rėndėsishme dhe komplekse mbetet studimi dhe vlerėsimi i drejt i autorėve shqiptar qė jetojnė dhe krijojnė nė diasporėn e gjerė shqiptare, e cila letėrsi sot ka shumė autorė me nam, pa tė cilėt letėrsia shqipe do ishte shumė mė e cunguar.

Historia e letėrsisė dhe kritika letrare

Njė histori i letėrsisė mund tė shkruhet drejt vetėm atėherė kur asaj i paraprinė njė kritikė letrare sistematike. Pa kėtė ndėrlidhshmėri, s'mund tė ketė rezultate tė qėndrueshme dhe tė pranuara gjithandej. Nė kėtė kontekst ajo qė mendoj se duhet tė shtrohet si temė diskutimi ne sensin e debatit pėr rivlerėsimin e letėrsisė shqipe, ne literaturėn shqipe, mbetet pyetja nėse kritika letrare ėshtė liruar nga dogmatizmi? Dhe pastaj, sa ajo i ndihmon letėrsisė dhe historisė sė letėrsisė? Dijetari i letėrsisė Northep Fraji shkruan se: "artet janė memece, ndėrkaq kritika mund tė flasė". Nėse pajtohemi me kėtė tezė, qė gjithsesi ka mbėshtetje tė gjerė ne studimet letrare, atėherė mund tė themi se problemet e letėrsisė shqipe janė tė ndėrlikuara dhe kanė njė shtrirje tė gjerė, qė prek relacione tė komplikuar mes shkrimtarėve dhe studiuesve tė letėrsisė.

Segmente tė rėndėsishme tė mendimit pėr letėrsinė, apo mė mirė tė themi kritika letrare shqipe ende nuk ka arritur t'i riparoj gabimet e trashėguara dhe kjo pėrbėn njė pengesė nė rrugėn e emancipimit tė saj dhe zhveshjes nga dogmatizmi. De facto kritika letrare shqipe, ende nuk e luan funksionin e saj pėr tė vlerėsuar, karakterizuar, seleksionuar, ndėrmjetėsuar, por kurdoherė mban rolin e apologjetit apo mohuesit. Kjo pėr mendimin tim pėrbėn njė aspekt tė dogmatizmit qė pengon rivlerėsimin e letėrsisė shqipe dhe nė kėtė sens rishkrimin e historisė sė letėrsisė shqipe. Ndėrsa nė aspektin tjetėr ky fakt pengon letėrsinė shqipe tė vlerėsohet si dukuri estetike.

Mendimi letrar shqiptar dhe kritika letrare pėrgjatė shumė dekadave ka pėrjetuar dhe pėrjeton krizė identitetit, qė ka konsekuenca tė fuqishme nė konsolidimin e kritikės letrare, por edhe letėrsisė shqipe pėrgjithėsisht. Ka segmente tė caktuara tė kritikės letrare, tė cilat, jo qė nuk janė shkėputur pėrfundimisht nga dogmatizmi e kritika ideologjike, por tentojnė me ēdo ēmim tė krijojnė brezin pasardhės tė kėsaj ideologjie letrare. Pėr fat tė keq, nė kėtė regjistėr hyjnė tė ashtuquajtur emra tė mėdhenj e autorė me famė, sikur nė Tiranė ashtu edhe nė Prishtinė. Megjithatė, konsideroj se kritika dogmatike pėrfundimisht ėshtė nė zvetėnim e sipėr. Tanimė ka njė tendencė pėr hapje tė kritikės letrare dhe emra tė rinj nė Tiranė e Prishtinė kanė qasje inovative dhe tejet tė avancuara letrare. Por, kriza e defamiljarizmit (nocion i formalistėve rus) nga dogmatizmi, pėr mendimin tim ka krijuar njė paradokse tjetėr, qė ėshtė po aq i rrezikshėm, ngase ekziston njė tendencė ēoroditėse e interpretimit tė letėrsisė shqipe, pėrmes fenomenit tė glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme, qė gjithashtu ka njė segment dogmatizmi nė vete.

Vlerėsoj se dy dekadat e fundit nė letėrsinė shqipe gjithsesi kanė shėnjuar ndryshime dhe formėsime pozitive, nė kuptimin e hapjes sė studimeve letrare, pėrvetėsimit tė metodave dhe shkollave tė shumėfishta letrare. Nė fakt, sot nuk ndjehet ndonjė uniformitet nė studimet letrare, ndėrkaq ka njė shumėsi e shkollash dhe vlerėsimesh letrare, duke u bazuar tek teoritė klasike e bashkėkohore. Dhe kjo ėshtė njė shenjė e shpresėdhėnėse qė gjithsesi do tė ndihmoj nė shkrimin cilėsor tė historisė sė letėrsisė shqipe.

Dy dekadat e fundit ka pasur njė shtim cilėsor tė studimeve tė rėndėsishme letrare pėr autorė dhe dukuri tė caktuara letrare. Nė kėtė periudhė kemi njė sfond tė pasur dhe cilėsor studimeve letrare, qė janė fokusuar tek letėrsia e vjetėr shqipe, tek letėrsia e arbėreshėve tė Italisė, tek autorėt e shumtė tė ekskomunikuar, (Fishta, Koliqi, Harapi, Haxhiademi, Santori, Kuteli, Zorba, Pipa, Camaj), apo tek autorėt tjerė tė rėndėsishėm: Reshpja, Podrimja, Pashku, Pllumbi, etj. Kėto studime sigurisht se mund tė ndihmojnė shumė nė njė shkrim cilėsor tė historisė sė letėrsisė shqipe, nėse ajo do tė shkruhet me qėllime tė shėndosha, pėr tė vėnė kuptime cilėsore nė njė mjedisi letrar tė ēoroditur.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara