HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqiptarėt janė si i don armiku

-- nga Ndue Ukaj

Ndue Ukaj Leximi i satirės sė At Gjergj Fishtės "Nė hajat tė parrizit", nė ditėt e sotme, kur shqiptarėt i bėjnė lavdi marrėzisė, krimit, diktaturės, dhunės, nderojnė idhujt mė antiperėndimor qė ka pas kombi shqiptar, ndihmon dukshėm pėr tė njohur e rinjohur probleme tė ashpra tė jetės sonė nacionale. Pėrmes njė ironie tė fortė, lexuesi mund tė pėrftoj katharsin e domosdoshėm qė e sugjeron teksti. Ndėrkaq, kjo satirė mbetet njė paradigmė e fuqishme, pse jo edhe njė alternativė e mirė nė rrugėn e vetėdijesimit kombėtar.

Titulli i lartėshkruar i kėtij teksti ėshtė i huazuar nga satira e fuqishme e Atė Gjergj Fishta "Nėn hajat tė parrizit", tė cilėn autori e shkroi me 1914. Pra pikėrisht nė kohėn e tensioneve tė mėdha nacionale shqiptare dhe vlimeve tė shumta ballkanike, kur jeta e pėrgjithshme nacionale karakterizohej nga njė kaos i vėrtet. Kjo satirė e fuqishme, e pėrshkuar nga diskursi sarkastik i ashpėr, sado e shkruar afėrsisht njė dekadė mė parė, me idetė themelore tė saj korrespondon thellė me tė sotmen nacionale, sikundėr nė Kosovė po ashtu nė Shqipėrie e hapėsira tjera shqiptare. Edhe pse si rezultat i ndryshimeve tė natyrshme, problemet nacionale shqiptare, nė planin e jashtėm politikė nuk janė identike me ato tė qė ishin para njė shekulli, ndėrkaq qenėsisht, problemet e brendshme tė jetės sonė praktike s'kanė ndryshuar fare. Madje, nėse e kontekstualizojmė satirėn e Fishtės brenda hapėsirave tė sotme shqiptare, shohim se idetė tė cilat i artikulonte autori, janė krejtėsisht identike dhe konotojnė fuqishėm me botėn se sotme shqiptare, edhe pėrkundėr kėsaj diference tė madhe kohore. Artikulimet e Fishtės mund tė lexohen sikur artikulime tė shkruar dhe dedikuara pėr receptuesin e sotėm shqiptar. Prandaj leximi i kėsaj satire, sidomos nė ditėt e sotme, kur shqiptarėt shkojnė dhe i bėjnė lavdi marrėzisė, krimit, diktaturės, dhunės, do tė mund tė ndihmonte shumė pėr tė njohur e rinjohur probleme tė ashpra tė jetės sonė nacionale, qė janė bėrė diga tė fuqishme qė pengojnė nė rrugėn e konsolidimit dhe pėrparimit si komb. Mbi tė gjitha, leximi i kėsaj satire tė shkėlqyer tė shkrimtarit tonė brilant, mbetet alternativ shembullore pėr tė zgjedh rrugė tė shėndosha dhe progresive, nė vend tė atyre qė ndėrtojnė idhuj krimit e marrėzisė.

Personazhi Shėn Pjetėri nė derė tė Parrizit mediton pėr fatin e shqiptarėve dhe ky fat ėshtė i mbuluar nga njė tis i zi dhe absurd. Duke biseduar me Djallin dhe Skėnderbeun ai thotė se "shqiptarėt janė ēorodit krejt", apo nė trajtat e tjera tragjike "kanė dal faret", prandaj as qė ju shkon mendja tė trokasin nė derė tė parrizit pėr tė kėrkuar shpėtimin. Pikėrisht pėr kėtė Shqipėria s'e gjen shpėtimin. Nė kėtė mėnyrė, shqiptarėt luajnė pavetėdijshėm lojėn e djallit. Tė paftė pėr tė udhėhequr, pėr tė pas lider tė fuqishėm, tė ndarė e pėrēarė, shqiptarėt heroin e tyre Skėnderbeun e kanė nė fjalė e nė libra dhe jo nė zemėr. Sa trishtueshėm klithė teksti i Fishtės. Po pėr kėtė, ata kanė devijua dhe as qė kanė mendjen tė trokasin nė derėn e parajsės pėr tė kaluar nėpėr katharsisin e domosdoshėm nė rrugėn e lartėsimit si komb, tė cilin Fishta e shpreh se intencė qėllimmire tė kėsaj satire. Teksti i Fishtės nėnkupton tragjiken e shqiptarėve qė kanė humbur parajsėn, prandaj me artin e satirės troket nė ndėrgjegjen e ēiltėr: ata duhet tė rikthehen nė kėtė derė simbolike pėr tė gjetur shpėtimin pėr Shqipėrinė. Teksti i kėsaj satire tė ngjeshur me mendime soci-politike, ndėrtohet nėpėrmjet njė bisedė dramatike pėr fatin e zi tė shqiptarėve, mes tre personazheve tė cilėt bartin kuptime tė fuqishme simbolike e semantike:

Shėn Pjetri, Skėnderbeu dhe Djalli. Shėn Pjetri, figurė qė shpreh njė kod religjioz e kulturor, ėshtė rojtarit i derės sė Parajsės, prandaj ai shpreh habinė, pyetjen e dilemėn pse shqiptarėt nuk trokasin njė kohė tė gjatė nė derė tė parajsės. Dhe kėshtu Fishta sikundėr riciklon reminishencėn e mbuluar nga shtresat e mjegullta, nėpėrmjet simbolikės sė moralitetit. Kjo reminishencė pėrēon kuptime ambivalente. Autori kėtu godet fuqishėm pėrmes sarkazėm sė thellė ata shqiptar qė nuk e duan pendimin, ata qė s'pendohen. Dhe kėshtu ata as qė duan ta zgjedhin rrugėn e mirė tė pėrparimit nacional, por pėrkundin verbėrisht tė kėqijat dhe hijet e zaza qė vėrtiten mbi tokat shqiptare. Kjo ndodh ngase, siē do del nga dialogu i Shėn Pjetėrit, shqiptarėt janė pre e veseve tė kėqija, tradhtisė, krenarisė sė madh, koprracisė, rrenės, patriotizmit tė rremė, adhurimit tė gabuar... Kur lexojmė kėto implikime qė ngėrthen teksti i Fishtės, nuk mund tė mos shtrojmė sot pyetjen e dilemėn e madhe: A nuk korrespondon kjo sekuencė trishtueshėm, me aktin mė tė ēoroditur dhe mė tė marrė qė ndodhi para pak ditėsh nė Prishtinė, ku struktura politike pretendojnė ta rehabilitojnė diktaturėn e egėr tė Enver Hoxhės? Shqiptarėt nė vend se tė trokasin nė derė tė parrizit dhe tė hyjnė nė procesin e spastrimit, katharsisit tė domosdoshėm pėr tė filtruar idealet, ata bėjnė tė kundėrtėn, shkojnė dhe ndėrtojnė tempuj imagjinar, ku i pėrkulen verbėrisht diktatorit mė tė ēmendur qė ka njohur historia. Nė kėtė mėnyrė ata enden kotėsisht nė njė labirinte tė tmerrshėm tė kėqijave pa fund.

Dialogu i Skėnderbeut mė Djallin pėrshkohet nga tone dramatike, ku shpėrfaqet njė realitet i vrazhdė shqiptar. Ndėrsa kulmi i tij arrihet kur djalli i thotė Skėnderbeut se emri i tij ėshtė nė libra, por nuk dihet nėse ėshtė nė zemėr tė shqiptarėve. Klithma se Skėnderbeu nuk ėshtė nė zemrat e shqiptarėve, mbetet njė klithmė tragjike.

Diskursi i ashpėr satirik i Fishtės nė fund tė kėtij teksti shpėrthen nė njė paradoks tė papritur dhe tekstit i jep njė pėrfundim shpresėdhėnės. Bisedėn dramatike mes Djallit dhe Skėnderbeut e ndėrprenė Shėn Pjetėri, i cili thotė se "pėr inad tė Djallit dhe Shqiptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kombė me nder e me lumni".

Leximi i kėsaj satire njė shekull pas dhe nxjerrja e kaq shumė problemeve identike nė jetėn tonė, nuk ka sesi tė mos trondit shumė. Nė Prishtinė, adhurimi i figurės sė Enver Hoxhės mbetet ngjarja mė ogurzeze qė vėrtitet mbi tokat shqiptare tash e dy dekada. Prandaj sot kemi nevojė mė tepėr sė kurrė ta rilexojmė Fishtėn e Madh. Ngase vepra e tij ėshtė njė referencė e fuqishme, e cila vėrtet mund tė ndihmon nė ēdo kohė. Sidomos nė kohė tė vėshtira.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara