HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shteti nuk ėshtė kombi

-- nga Ndue Ukaj*)

Ndue Ukaj Qė nė fillimet e krijimit tė shtetit shqiptar, e sidomos nė vitet e 30-ta, nė Shqipėri ekzistonte njė debat pėr atė se ēfarė ėshtė shteti e ēfarė kombi. Krist Maloku, njė erudit i pashembullt, nė esuen e tij "Shteti apor Kombi" tėrheq paralelet mes shtetit dhe kombit dhe pohon me argumente tė sofistikuara se "Shteti nuk ėshtė kombi". Mendimi i Malokut nuk do koment. Ai duhet tė lexohet dhe studiohet, sepse ndihmon nė mėnjanimin e njė apori mendimesh tė artikuluara mbrapsht pėr idenė e kombit kosovar.

Derisa po pėrcjellja njė sėrė tekstesh pėr "identitetin kosovar" paralelisht lexoja Martin Camajn dhe prozėn e tij "Dranja", njė rrėfim brilant me simbole tė shumta dhe tė realizuara me mjeshtėri. Menjėherė mendja me vajti tek biografia e Martinit. Ai i pėrket qarkut kulturor dhe letrar tė Shkodrės, por nė ikje nga diktatura, librin e parė me poezi e botoj nė Kosovė. Nė tė vėrtet, pėrmbledhja me poezi "Njė fyell ndėr male" 1953, shėnjon fillimin e kultivimit tė letėrsisė shqipe nė Kosovė, duke mbet libri i parė letrar i botuar nė Kosovė. Mendova me vete, nėse ky argument domethėnė diēka pėr trumbetuesit e identitetit kosovar?, pasi qė, ėshtė pikėrisht kultura e shkrimit ajo qė ėshtė boshti, esenca e njė identiteti.

Pavarėsimi i Kosovės, e sidomos ligji pėr festat zyrtare tė Kosovės hapėn sėrish debatin e ashpėr pėr atė nėse Kosova duhet tė krijoj njė identitetit tė ri, i cili, sipas kėtyre projektuesve, pa asnjė argument tė arsyeshėm, do tė duhej tė quhej kombi kosovar. Shikuar nė gjitha pikėpamjet teorike e historike pėr kombin, jo qė nuk ekziston ideja komb kosovar, por ajo ėshtė njė ndėr shpikjet imagjinare mė tė marra. Nė fakt, ata qė trumbetojnė pėr kėtė ide as qė kuptojnė nė esencė se ēfarė ėshtė kombi nė kuptimin semantik tė fjalės. Kombi nuk ėshtė produkt i teorive abstrakte, i dėshirave tė grupeve tė vogla, por ėshtė njė ndjesi qė rrjedh ndėr shekuj, apo sikur shkruante Krist Maloku kombi "buron nga fshehtėsinat e qindramijra vjeteve qė gjallon mbas ligjeve krejtėsisht tė veta". Janė kėto ligje qė e bėjnė atė krejtėsisht tė veqantė, komb. E, kėto ligjėsi nuk mund tė ndryshohen nė rastin e Kosovės. Kemi shembuj tė shumtė kur identitetet, kryesisht politike konfigurohen, por pa cenuar substancėn nacionale. Shembull pėr kėtė paraqet globalizimin, e veēanėrisht Unionin Europina.

Italianėt, francezėt apo suedezėt nuk ndjehen mė pak italian, francez a suedez, sot, edhe pse ata politikisht i pėrkasin njė konfigurimi tė ri politikė, identitetit politikė europian, i cili ndikon mbi jetėn e tyre nė gjitha nivelet dhe atė nė pėrmasa reale. Madje edhe nė sferat delikate, nė kulturė dhe nė stilin e tyre tė jetės. Ky shpjegim ka logjikėn e vet tė natyrshme edhe nė konfigurimin e ri politikė qė ka marr Kosova pas shpalljes sė Pavarėsisė. De fakto dhe de juro Kosova tanimė i pėrket njė koncepti tė ri politik, por kjo farė nuk pėrkon me tendencat naive tė disa individėve pėr identitet kosovar, sepse ai nuk ekziston, nuk ka ekzistuar asnjėherė dhe nuk ka asnjėlloj trashėgimie reale, pėrpos perceptimeve imagjinare. Ēdo tendencė lidhur me kėtė ēėshtje qėndron larg realitetit, jo vetėm pėr arsye etnonacionale specifike, por, mbi tė gjitha, pėr shkak tė kulturės, historisė qė kanė ekzistuar dhe ekzistojnė edhe sot nė plotėni. Sė kėndejmi as identiteti politik i Kosovės, ky identiteti shtetėror mė tė cilin ėshtė veshur Kosova nuk e bėn njė "kosovar" mė pak tė ndjehet shqiptar, pėrkundrazi ai memrorin e ka plotėsisht shqiptare, ėshtė angazhuar tėrė jetėn e tij pėr kėtė identitet dhe ai nuk mund tė ndryshohet sipas njė lėvizje tė caktuar e pėr interesa tė ngushta.

Shteti kosovar, i cili po merr konturat reale, nė mendimin politik karakterizohet si rast sui generis. Vetėm kėshtu bota demokratike arriti ta pranoj dhe sendėrtoj pavarėsinė e Kosovės. Nėse nė kuptimin politikė qenka i kėtillė, atėherė ēfarė ėshtė ky popull qė ndėrton kėtė shtet nė kuptimin kulturor, civilizues, asaj qė sot e njohim me emrin identitet. A janė kosovarėt *sui generis*, njė popull qė me shekuj kanė jetuar pa shtet, edhe pa identitet kulturor, etnik e civilizues? Kjo pyetje, nė kuptimin praktikė dhe teorik tregon pėr naivitetin e idesė sė kombit kosovar. Ai nuk ekziston dhe ka njė pėrgjigje tė thjeshtė: shqiptarėt e Kosovės kanė identitetit tė zhvilluar nėpėr kohė me ngritje dhe rėnie nė kuadėr tė asaj qė sot e njohim, pa asnjė dyshim identitet shqiptar. Pretendimet tjera, ēfarėdo qofshin pėr tė krijuar identitet tė ri, nė kontekstin e shtetit kosovar janė orientime tė gabuara nė start dhe atė pėr njėmijė e njėqind arsye, tė cilat, madje i dinė fare mirė edhe trumbetuesit mė tė pasionuar tė kėsaj ideje, por qė janė preh e ideve lokaliste dhe inferioritetit kulturor. Kjo ide jo se nuk sjell asnjė impenjim pozitiv nė tė ardhmen e Kosovės, por vetėm vė njė barrikadė nė rrugėn e unifikimit e konsolidimit tė kombit shqiptar nė sfidat e reja integruese.

Identiteti si koncept nuk ėshtė aspak i lehtė pėr t'u pėrkufizuar, pėrkundrazi si term polisemantik le shumė variante tė kuptimit dhe sė kėndejmi tė interpretimit. Pėr kategori tė ndryshme tė njeriut dhe shoqėrisė identiteti ka kuptime dhe shpjegime tė ndryshme. Prandaj edhe sot brenda dijeve humane diskutohet pėr shumėllojshmėri identitetesh. Mirėpo kur diskutohet pėr identitetin etnonacional ēėshtja gjithmonė qėndron mė specifike. Identiteti, duke qenė koncept kompleks dhe mė interpretime tė shumta le gjithashtu shtigje te ndryshme tė fokusimit dhe interpretimit. Por, mbi tė gjitha kur diskutohet pėr identitetin, dijetarėt e ndryshėm vėnė nė pah dy kategori esenciale, dallimin mes identitetit kolektiv dhe atij individual. Ky dallim ka nuancat e dallueshme dhe vetėpėrkufizimet tė cilat mund tė variojnė me derivime tė shumta e tė natyrshme.

Pėrderisa identiteti individual nuk i nėnshtrohet ndonjė kodi mė tė gjerė kolektiv a shoqėror, edhe pse gjithmonė ndikohet, ai mund tė bėhet duke u formėsuar, ndryshuar, ndėrkaq, pėrkundėr kėtij qėndron *identiteti kolektiv* i cili bazohet nė njė sistem mė tė gjerė vlerash dhe atributesh, i cili ndjek ligjėsitė e natyrės dhe nuk mund tė ndryshohet, ai pėrplotėsohet pėrmes njė kompromisi tė pėrgjithshėm. Njė njeri i caktuar gjatė jetės sė tij mund ta ndryshoj identitetin e tij duke ju pėrshtatur tendencave tė kohės. Por, nė kėtė kontekst identitetit kolektiv, sidomos ai qė ndėrlidhet me etnonacionelen dhe ka njė sistem tė etabluar me shtresa tė shumta identifikuese, nuk mund tė ndėrrohet sipas njė vendimi, ēfarėdo qoftė ai.

"Unė jam si unė pėr faktin se nuk jam si ti"- ėshtė njė frazė qė haset shpesh nė diskutimet rreth identitetit dhe dallimeve. Pra, vėshtruar nė kėtė kontekst, identiteti ka kuptim vetėm nė relacion me opozicionin. Njė teori tė tillė ngjashėm nė gjuhėsi e ka zhvilluar dijetari francez Ferdinand de Sosyri, i cili thoshte se njė fjalė mund tė kuptohet vetėm nė relacion me njė fjalė tjetėr. Kjo, me fjalė tė tjera mund tė thuhet kėshtu: njė shqiptar ėshtė shqiptar pėr shkak se nuk ėshtė grek, njė mashkull ėshtė mashkull pėr shkak se nuk ėshtė femėr. Atėherė cili ėshtė kosovari nėse nuk ėshtė shqiptari? Ai del njė qenie pa trashėgimi, pa kulturė, pa histori, sepse ēdo gjė qė ka krijuar deri tani e ka ndėrtuar nė shtratin e fuqishėm shqiptar dhe derivimi nga ky shtrat prodhon njė model tė rrezikshėm tė atillė qė e hasim sot tek myslimanėt e Bosnjės, njė popull pa komb.

Shqiptarėt andej kufirit dhe nė Kosovė kanė ndėrtuar njė identitetet tė pėrbashkėt pėr shekuj tė tėrė dhe ai tani s'mund tė merr kahe tjetėr e hiq mė pak tė ndahet. Kosovari dhe shqiptari janė shqiptar tė njėjtė, me tė njėjtėn trashėgimi kulturore, historike, me tė njėjtat ambicie, ngase kanė tė njėjtin burim historik e kulturor, tė njėjtat shenja identifikuese, kanė ndėrtuar me shekuj njė identitet tė tillė dhe janė identifikuar me tė njėjtat shenja dhe simbole kombėtare, duke e sforcuar dhe konsoliduar nė relacion me identitetit tjera, si identitet tė posaēėm. Perceptimet pėr identitetin dhe tėrėsinė e tij, nė Kosovė e Shqipėri, nė gjitha nivelet e rėndėsishme, me ndonjė nuancė tė vogėl, natyrshme paraqiten identike.

Identiteti ynė ėshtė pagėzuar dhe ka tė njėjtat figura qė e kanė ndėrtuar atė: humanisti i madh Marin Barleti dhe librat e tij pėr Skėnderbeun dhe Rrethimin e Shkodrės, pastaj ėshtė Buzuku ai qė nis historinė e librit shqip, Formula e Pagėzimit ajo qė shėnjon dokumentin e parė shqiptar, Pjetėr Bogdani autori i parė origjinal shqiptar dhe tutje janė rilindėsit e shumtė, Mjeda, Naimi, Gjecovi, Negovani, Vreto, Mitko etj, qė lexohen njėsoj sikurse nė Prishtinė ashtu edhe nė Tiranė e gjetiu dhe nėn emrat e sė cilit janė pagėzuar me dhjetėra shkolla nė Kosovė. Janė kėto figura qė pėrbejnė njė zinxhir tė rėndėsishėm ne perceptimet pėr identitetin.

Mbi tė gjitha, identiteti ynė ėshtė brumosur me figurėn e pėrjetshme tė heroit kombėtar Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, me tė madhin Atė Gjergj Fishtėn e Faik Konicėn, me Nolin dhe Kutelin, me Koliqin e Camajn, me Anton Pashkun e Vath Koreshin, me Ismail Kadarenė e Ali Podrimjen, me Aurel Plasarin e Sabri Hamitin. Dhe ky ėshtė njė proces i gjatė, njė proces qė ka rrėnjėt thellė nė histori. Historia e formėsimit tė gjertanishėm tė identitetit dhe ideve tė kulturės "kosovare", asnjė hamendje, ėshtė kryekreje shqiptare. Ajo ruan dhe kultivon fuqishėm njėtrajtshmėrinė nė ide, kulturė, botėshikime e botėkuptime. Ai ėshtė identitet shqiptar dhe vetėm si i tillė ka mundur tė mbijetoj, tė funksionoj dhe tė ngrejė krye kundruall njė politike shtypėse tė Serbisė.

Nė perspektiv tė zhvillimeve marramendėse ndėrkombėtare, kur ēdo ditė e mė shumė globalizimi ka mbėrthyer botėn dhe kulturat e vogla gjenden para rrezikut tė ekzistimit, ky debat ėshtė i padobishėm. Pėrkundėr kėtij debati do tė duhej gjitha mendjet e ndritura shqiptare tė promovojė identitetin shqiptar, duke e sforcuar substancėn e tij pėr t'u plasuar nė mesin e kombeve tė lira dhe tė civilizuara me dinjitet. Tė fragmentuar jemi fare tė parėndėsishėm.

*) autori ėshtė shkrimtar dhe studiues letėrsisė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara