HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Identiteti mbi dallimet

-- nga Ndue Ukaj*)

Ndue Ukaj Vizita e kryeministrit tė Kosovės Hashim Thaqi nė Shqipėri, pa u analizuar dhe lexuar shumw nė dimensionin politik dha njė mesazh tė kuptueshėm dhe pėrtej politikė: Kosova dhe Shqipėria nėn njė ombrellė kombėtare, tanimė nė realitet e reja politike, bashkėpunojnė dhe bashkėrendojnė potencialet pėr tė mirat e pėrbashkėta, duke sforcuar kėshtu substancėn kombėtare shqiptare.

Thėnė shkurt, kjo vizitė pėrveē se sforcon natyrshėm marrėdhėniet ndėrshtetore mes Kosovės dhe Shqipėrisė nė realitetin e ri tė krijuar nė Kosovė, ajo ishte njė pėrgjigje adekuate ndaj atyre qė trumbetojnė pėr projektimet imagjinare pėr identitetin kosovar dhe pėrēon fuqishėm mesazhin se shqiptarėt janė shqiptar kudo qė jetojnė. Mbi tė gjitha, kjo vizitė duke tejkaluar pėrmasėn e njė dimension tė thjeshtė politikė, implikoj njė top temė lidhur me diskursin pėr identitetin kombėtar.

Dy kryeministrat Thaqi dhe Berisha nė mėnyre eksplicite proklamuan platformat e pėrbashkėta duke e pasur tė qartė faktin se tė fragmentuar jemi fare tė parėndėsishėm, andaj duke kuptuar dhe jetėsuar realitetet e reja politike, ata kanė dimensionuar angazhimet politike nė projekte tė pėrbashkėta kapitale, tė njė rėndėsie mbarėkombėtare, sado qofshin ato tė reale. Ky ishte sinjal sinifikativ se ne, jemi nė tė njėjtėn ombrellė tė identitetit kombėtar shqiptar, ombrellė kjo qė ka domethėnie shumėshtresore pėr gjithė shqiptarėt kudo qė jetojnė ata. Kjo vizitė dhe pėrmasa e saj tejkalon sidomos tendencat e ndryshme tė grupeve tė caktuara qė synojnė tė na ndajnė "ne" nga "ata".

Marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Kosovės jo rrallė herė janė trajtuar sipas tendencave pėrēarėse dhe njė retorike qė synonte tė krijoj ndarjes nė vend tė bashkėrendimit dhe bashkėpunimit. Njė paradoks i ēoroditur nė vete, qė nuk gjen pandehmė. Madje, jo rrallėherė janė shpėrfaqur haptazi teza se Kosova duhet tė krijoj identitetin kombėtar kosovar dhe ky model i ri automatikisht domethėnė "ne" jemi kėta dhe duhet tė ndahemi nga "ata". Kjo ndarje, nė perspektivėn e zhvillimeve globale, nė kohėn e integrimeve tė gjithanshme nė Europė dhe Ballkain pėr shqiptarėt ka konsekuenca tejet negative.

Lexojmė shpeshherė nė shtypin shqiptar sidomos nė Kosovė se idetė nacionale tanimė na qenkan tėė vjetruara, sė kėndejmi edhe primitive. Ky soj i interpretimit mė duket qesharak, ngase ėshtė pikėrisht e kundėrta ajo qė i bėn shtetet perėndimore aq tė fuqishme. Janė idetė nacionale ato qė i motivojnė italianėt dhe francezėt tė synojnė majat e kulturės, sportit, ushqimit, dizajnit, ashtu sikurse janė pikėrisht ndjenjat nacionale ato qė i bėjnė gjermanėt tė jenė superfuqi ekonomike, apo britanikėt e amerikanėt "policė" tė rendit botėror. Tek ne pikėrisht nga mospasja e mirėfilltė e ideve dhe ndjenjave nacionale kemi pėsuar deri tash, duke u bėrė shpeshherė si armiqtė, duke i imituar ata pavetėdijshėm, apo nė raste me tė kėqija edhe duke u identifikuar me ta.

Ėshtė moment qė ne shqiptarėt tė ngrehim kokėn lartė dhe tė dėshmojnė botės qytetarinė dhe civilizimin e lashtė, duke ngadhėnjyer kundruall tė kaluarės sė vrazhdė. E ardhmja varet nga e sotmja. Andaj nuk duhet abuzuar.

Tė unifikuar dhe duke ruajtur civilizimin tonė perėndimor, mund tė jemi pjesė respektabile e kombeve tė qytetėruara.

*) autori ėshtė shkrimtar dhe studiues letėrsisė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara