HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


E drejta pėr tė sfiduar pavarėsinė

-- nga New York Times*, 10.10.2008

Nėpėrmjet njė opsioni tė pazakonshėm tė ligjit ndėrkombėtar, Serbia ka fituar nė pėrpjekjet qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė tė shqyrtojė mėnyrėn se si ėshtė shpallur pavarėsia e Kosovės

Votimet nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara ishin thellėsisht tė polarizuara, me 77 vende qė pėrkrahėn kėrkesėn e Serbisė, 6 qė e kundėrshtuan atė, pėrfshirė kėtu edhe Shtetet e Bashkuara dhe 74 abstenime.

Gjykata, selia e sė cilės gjendet nė Hagė, shpeshherė ėshtė thirrur pėr tė ndėrmjetėsuar nė konfliktet ndėrkufitare dhe ēėshtje tė ngjashme, por kėrkesat nga Kombet e Bashkuara pėr njė mendim ligjor janė kryesisht tė rralla.

Rasti i pavarėsisė sė Kosovės do tė jetė njė rast veēanėrisht i vėshtirė. Nicolas Burniat, njė avokat, i cili pėr gjashtė vjet me radhė ka punuar pėr Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, thotė se “ligji ndėrkombėtar njeh disa nga hapat formalė drejt pavarėsisė nga ish-kolonitė nė vendet sikurse ėshtė Afrika dhe Amerika latine, nuk ka udhėzime tė ngjashme se si duhet vepruar mbi shkėputjen nė vendet tradicionale ashtu si ėshtė Evropa”.

Gjithsesi, shumica e vendeve evropiane kanė abstenuar nga votimi. Madje, disa ambasadorė kanė tėrhequr vėrejtjen se kjo nismė e Serbisė do tė shėrbejė veē pėr tė vėshtirėsuar hyrjen e saj nė Bashkimin Evropian.

Duke nėnvizuar se 22 nga 27 vendet anėtare tė Bashkimit Evropian e kanė njohur tashmė Kosovėn qė prej shpalljes sė pavarėsisė sė saj, ambasadori britanik nė Kombet e Bashkuara, Sir John Sawers, ka thėnė se "Serbia duhet tė punojė nė mėnyrė konstruktive me partnerėt e saj tė ardhshėm tė Bashkimit Evropian".

Ambasadori francez, Jean-Maurice Ripert, citohet tė ketė thėnė se njė veprim i kėtillė, "nuk ndihmon nė zbutjen e tensioneve".

Rosemary Di Carlo, ndėrkaq, e dėrguara e Shteteve tė Bashkuara, ka nėnvizuar se "pavarėsia e Kosovės ėshtė e pakthyeshme", duke e pėrshkruar kėrkesėn e Serbisė si tė panevojshme dhe tė dėmshme.

Edhe pse dėgjimi i rastit nė Gjykatė do tė mund tė zgjasė rreth dy vjet dhe vendimi nuk do tė jetė i detyrueshėm, fitorja diplomatike e Beogradit do tė mund tė ngadalėsojė njohjet e mėtejme tė shtetėsisė sė Kosovės.

Njė vendim pozitiv nė Gjykatėn Ndėrkombėtare do tė mund tė forcojė dorėn e Serbisė pėr tė bėrė pazar mbi ndarjen e Kosovės, nė mėnyrė qė veriu i banuar me shumicė serbe t'i bashkohet Serbisė.

Jo mė kot, presidenti i Serbisė, Boris Tadiē, ka thėnė se ėshtė i gatshėm ta shqyrtojė opsionin e ndarjes, pėr tė zgjidhur mė nė fund ēėshtjen e Kosovės.

*Artikulli ėshtė botuar nė numrin e djeshėm tė gazetės sė madhe amerikane. Titulli ėshtė i redaksisė. Titulli nė origjinal: “Serbia fiton tė drejtėn pėr tė sfiduar pavarėsinė e Kosovės”. Pėrkthimi nė shqip nga sajti online i radios amerikane Europa e Lirė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara