HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NĖ ÄNGELHOLM TĖ SUEDISĖ "28 NĖNTORI" U KREMTUA DINJITETSHĖM

-- nga Osman Ahmetgjekaj, Suedi - Ängelholm

Mėrgata shqiptare ka qenė dhe do tė mbetet ēdo herė zė i tė sė vėrtetės pėr Kombin Shqiptar nėpėr ēdo vend tė botės, e cila asnjėherė nuk u nda dhe nuk do tė ndahet pėr tė dhėn kontributin pėr Kosovėn dhe popullin Shqiptar, pėrfundon nė fjalėn pėrshėndetėse, z. Hysen Ibrahimi.

Nė Ängelholm tė Suedisė festohet dita e flamurit
Nė foto nga e majta: Bashkim Shala, Sali Krasniqi,
Mergime Popova, Ahmet Ahmeti, Shpėtim Jetullahu.

Nė praninė e mėse 500 pjesėmarėsve dhe nė njė atmosferė festive, me rastin e Ditės sė Flamurit - "28 Nėntorit" Ditės sė madhe tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, Shoqata Kulturore Shqiptare (SHKSH) "Nėna Terezė" nė Ängelholm kishte organizuar njė manifestim kulturo-artistik i pėrgaditur nga koreografi i njohur dhe i talentuar Ahmet Ahmeti sė bashku me shkollėn shqipe me arsimtarėt e gjuhės shqipe Xhevat Isufin dhe Florinda Fejza. Programin festiv e shpalli tė hapur, "Miss Kosova 2007" Yllka Berisha, me njė veshje shumė tė bukur njė fustan me shqiponjen kuq dhe zi, kurse nė bluzė kishte flamurin e Kosovės. Miss Kosova nė fjalėn e saj, pasi shpalli tė hapur kėtė manifestim, pėrshėndeti tė gjithė tė pranishmit duke u'a uruar festėn e ditės sė Flamurit si njėra ndėr datat mė tė rėndėsishme tė Kombit Shqiptar ajo shtoi: 28 Nentorit eshte nje fest e shenjt dhe ngjarja me e madhe ne historin shqiptare, ku me 28 Nentor 1912 ne Vlorė pas pesė shekujsh roberie nėn osmanet, Kuvendi Kombėtar, nėn kryesinė e atdhetarit te madh Ismajl Qemajli mori vendim historik- shpalli Shqipėrinė shtet me vete, tė lirė dhe tė pavarur.

Miss Kosova 2007 - Yllka Berisha
Miss Kosova 2007 - Yllka Berisha.

Moderatoret e programit Krenare Berisha dhe Liridona Rrahmani i'a dhanė fjalėn Kryetarit tė SHKSH "Nėna Terezė", kryetar i Kėshillit tė Prindėve pr Arsim, njėherit edhe anėtar i Kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė Dardanisė - Dega nė Suedi, z. Rrahman Rrahmani, i cili pasi urojė festėn e "28 Nėntorit" Ditės sė Flamurit nė emrin e tij personal, nė emėr tė prindėve shqiptarė nė Ängelholm dhe tė kryesisė sė (SHKSH) me pėrbėrje Ahmet Ahmeti, sekretar, Hajdin Selaci, Muhamet Berisha dhe Behar Popova anėtarė tė Kryesisė, ndėr tė tjera tha: Ky manifestim ka vlera kulturore dhe kombėtare sepse fėmijėve tanė nė mėrgim prore u'a mėsojmė e pėrkujtojmė historinė tonė kombėtare. Dėshmi e kėsaj janė talenti i tyre duke mbajtur gjallė kulturėn dhe traditėn shqiptare, qė shėndrisin me veshjet kombėtare tė fėmijėve tė cilat vallet dhe kėngėt e bukura, recitimet pėr dėshmorėt tanė me nė krye Adem Jasharin si dhe pėr ish-Presidentin e parė tė Republikės sė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova. Z. Rrahmani nė vazhdim tha se gjaku i derdhur pėr Atdhe njė ditė do tė bėhet dritė, njė dritė qė do tė shndritė cep me cep Atdheut. Njė dritė qė brezave u'a hap horizontet e jetės dhe tė ardhmėrisė.

Fjalėn e rastit pėr kėtė manifestim tė ditės sė "28 Nėntorit" Ditės sė Flamurit, e mbajti z. Miradije Sopa, e cila pasi i pėrshėndeti tė pranishmit duke u'a uruar festėn e ditės sė Flamurit, ajo ndėr tė tjera shtoi: Sot jemi mbledhur kėtu qė sė bashku tė ndajmė gėzimin e festes aq shumė tė ēmuar pėr ditėn e Flamurit, i cili na ka udhėhequr pėr 96vite me radhė. Pėr Flamurin e Skenderbegut qė nė Vlorė u ngrit nga dora e Ismajl Qemailit, qe u pėrcjell nga dora Isa Boletinit, e Adem Jasharit si dhe nga shumė heronjė tė luftes sė lavditshme UĒK-sė tė cilėt nėn Flamurin Kombėtar u flijuan pėr lirinė qė ne po e gėzojmi sot pėr Flamurin qė ngritum pėr vajin e fėmisė tė posalindur. Pėr Flamurin qė ngritum nė kulmin e shtėpisė sė re, pėr dasmat e traditat tona. Kėtė vitė kjo festė ėshtė edhe mė madhėshtore me lindjen e shtetit tė ri shqipėtar, me shpalljen e pavarsis sė Republikės sė Kosovės, njė ėndėrr e kahėmotshme e gjithė popullit tė Kosovės qė derdhi aq shum gjak qė brezat tanė tė gėzojnė njė tė ardhme mė tė mirė dhe mė tė lumtur. Zonja dhe zotrinjė, ardhja e juaj n'a e bėnė festen edhe mė madhėshtore dhe unė ju uroj ēaste tė hareshme nė kėtė mbrėmje. Gėzuar!

Nė vazhdim u ftua qė t'a mar fjalėn pėrshėndetėse Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Dardanisė - Dega nė Suedi dhe veprimtar i dalluar i ēėshtjes kombėtare pėr Suedi, z. Hysen Ibrahimi, i cili u prit me duartrokitje frenetike. Ai, pasi pėrshėndeti dhe uroj tė pranishmėve festėn e madhe tė ditės sė Flamurit "28 Nėntorin" nė emrin e tij personal, nė emėr tė LDD-sė - Dega nė Suedi dhe nė emėr tė kryetarit tė LDD-sė Akademik Daci, tha se sot kur jemi duke e festuar kėtė kremte tė madhe tė Kombit Shqiptare, duhet ditur se kthimi i Skenderbeut dhe ngritja e Flamurit nė Krujė mė 28 nėntor 1443, ngritja e Flamurit nė Vlorė mė 28 nėntor 1912 nga Ismail Qemaili me atdhetarėt patriot Hasan Prishtinėn, Luigj Gurakuqin, Isa Boletinin, Hoxha Tahsini etj, dhe 17 shkurti 2008 Pavarėsia e Kosovės, janė data qė bashkojnė popullin shqiptarė, janė data qė ne duhet ēdo herė t'i pėrkujtojmė pėrmes manifestimeve kulturore dhe duke u bashkuar tok dhe duke i pėrkujtuar njerėzit qė sakrifikuan, sikurse qė ishte ideatori dhe arqitekti e Pavarėsisė sė Kosovės, Presidentin i parė i saj Dr. Ibrahim Rugova, dėshmorėt qė derdhen gjakun me nė krye komandantin Adem Jasharin, Agim Ramadanin, Sali Qekun, Zahir Pajazitin dhe shumė dėshmorė tė tjerė. Mėrgata shqiptare ka qenė dhe do tė mbetet ēdo herė zė i tė sė vėrtetės pėr Kombin Shqiptar nėpėr ēdo vend tė botės, e cila asnjėherė nuk u nda dhe nuk do tė ndahet pėr tė dhėn kontributin pėr Kosovėn dhe popullin Shqiptar, pėrfundon nė fjalėn pėrshėndetėse, z. Hysen Ibrahimi.

Nė kėtė program tė ngjeshur pėrpos kėngėve, valleve burimore dhe ē'faqjes teatrale "Qėndisja e Flamurit, nga Marigona" qė i kishte pėrgaditur mjaft bukur Ahmet Ahmeti u interpretuan edhe shumė recitime nga nxėnėsit shqiptarė qė i kishin pėrzgjedhur mėsuesit Xhevat Isufi dhe Florinda Fejza. Nxėnėsit qė u dalluan nė ē'faqje e pjesės teatrale, me recitime, valle dhe kėngė ishin: Dafina Berisha, Alban Fejza, Blerina Ahmeti, Arlinda Zejnullahu, Vrionela Fejza, Adelina Popova, Arianita Dulla, Donita Kelmendi, Arbėr Shala, Donjeta Rrahmani, Blerina Luta. Pika mė e bukur e programit mund tė thuhet se ishte "Vallja e Rugovės" e realizuar mjaft bukur ku tė gjithė tė pranishmit e pėrcollen me duartrokitje. Pėr tė gjithė ata qė morėn pjesė nė programin artisik kulturor, SHKSH "Nėna Terezė" kishte pėrgaditur edhe disa dhurata modeste. Dhe nė fund tė programit pėr tė pranishmit ishin pėrgaditur edhe mjaft ushqime nga kuzhina shqiptare pėr tė pranishmit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara