HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Refleksione leximi

Heroida dokumentare pėr Zef Oroshin

-- nga PREND BUZHALA, Klinė, Kosovė

Prend Buzhala Tomė MRIJAJ: “Monsinjor Dr. Zef Oroshi, njė jetė e shkrirė pėr fe e atdhe – jetėshkrim”, New York, 2008)

Duke e lexuar librin “Monsinjor Dr. Zef Oroshi, njė jetė e shkrirė pėr fe e atdhe – jetėshkrim” tė Tomė Mrijajt, tė duket sikur lexon jetėshkrimet e heronjve tė kulturės a tė personaliteteve mitike qė personifikojnė tė arriturat e qytetėrimit, i tillė ēfarė ishte, bie fjala, Prometheu; apo jetėshkrimet e personaliteteve historike, tė cilat, mė vonė, pėrgjatė historisė, janė mitologjizuar. Ndėr tė tillė personalitete historike dhe, pse jo, edhe tė legjendarizuara, spikatin edhe figura klerikėsh si kjo e Imzot Dr. Zef Oroshit. Nėse bota e sotme demokratike gjithnjė e mė shumė pikėsynon themelet dhe zhvillimin e shoqėrisė civile, pikėrisht nėpėrmes procesit pėrkatės tė thellimit tė karakterit shoqėror tė vlerave qytetare; atėherė Tomė Mrijaj ka arritur t’i pranojė ato, tė subjektivizuara nė sistemin e pėrgjithshėm tė vlerave. Vlerat e tilla tė personaliteteve, sikundėr do tė nėnvizonte mendimtari Thomas Carlyle, nuk mund tė pėrvetėsohen drejtpėrdrejt, po duke u bėrė “pronė” e tė gjithėve, shėmbėlltyra shoqėrore e nacionale e tė cilit e gjen mishėrimin a identifikimin e vet tek heroi kulturor.

Modeli i idealitetit dokumentar

Dhe heroi i tillė kulturor pėrkufizohet si model ideal pikėrisht pėr shkak tė tipareve apo tė arriturave nė fushat pėrkatėse. Nė kėtė rast, figura e Imzotit Oroshi del nė tė dy kėto plane nė vėllimin “Monsinjor Dr. Zef Oroshi, njė jetė e shkrirė pėr fe e atdhe – jetėshkrim”. Populli do tė thoshte “Trimi i mirė me shokė shumė”. Tomė Mrijaj, fillimisht mėsues, (1948, Zllakuqan i Klinės), ka emigruar jashtė vendlindjes pėr shkak tė pėrndjekjeve tė sigurimit jugosllav qė mė 1975. Nė SHBA ka pėrfunduar studimet universitare, kurse pėr 11 vite ishte mik i Zef Oroshit. Ka botuar librat “Dom Anton Kēira, shėrbestar i Zotit e i Atdheut” (Shkodėr, 2002), “Lidhja e Prizrenit 1962-2002, themeluesi e udhėheqėsi Ismet Berisha” (New York, 2004), “Marie Shllaku, bijė e Shkodrės martire ddhe e Kosovės” (New York, 2004) dhe “Ngjarje dhe portrete historike, jetėshkrime tė figurave tė shquara shqiptare” (Prishtinė, 2004).

Tė duket sikur burimet qė marrin udhė, takohen diku, dhe, ky vendtakim i pėrbashkėt i tė gjitha kėtyre personaliteteve dhe bashkatdhetarėve tjerė, ėshtė diaspora shqiptare nė SHBA. Kurse autori Tomė Mrijaj e posedon edhe njė vizion tjetėr historik, atė tė vendosjes sė kėtyre figurave nė rrethanat shoqėrore e historike, kur kanė vepruar e jetuar. Prandaj kapituj tė veēantė i kushtohen kėtij vizioni historik, sikundėr janė “Shqipėria dhe Mirdita”, “Hienat komuniste kėrkojnė arrestimin e priftit”, “Njė revistė e re nė mėrgim: ‘Jeta Katholike Shqiptare’ “, “Gjendja e bashkėsisė sė mėrgimit politik shqiptar nė Nju Jork”, “Njė oazė rilindjeje nė diasporė”, etj.

Pėr deri sa nė hapėsirat me trashėgimi mė tė paktė tė shoqėrisė civile, sikundėr ėshtė kjo shqiptare, ende bashkėveprojnė sisteme vlerash me heronj tė shumtė kulturorė, tek ngėrthejnė vlera tė ndėrsjella e tė kundėrta; nuk ėshtė e habitshme pse kundruall Heroit kėrkohet edhe Antiheroi, posi nė historinė mesjetare, nė tė cilėn, kundruall Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut, kundėrqėndron figura e antagonistit Ballaban Pasha, apo e Hamza Kastriotit, apo e sulltanėve turq; apo, sikundėr ngjet nė epikėn shqiptare, nė tė cilėn kundruall arketipit tė Heroit mitik Gjergj Elez Alisė, vendoset figura e Antiheroit, e Bajlozit armik. Nė pėrqasje me kėtė vizion tradicional tė edukimit kulturor kombėtar tė autorit Tomė Mrijaj, nuk ėshtė e habitshme pse heronj tė tillė negativė i dalin komunistėt e ateistėt nė krye me Enver Hoxhėn apo fashistėt, apo serbomėdhenjtė.

Autori pėrpiqet t’i japė zė vizionit tė tij hulumtues, dituror e publicistik: atij tė ideologemave tė klerikėve shqiptarė pėr Fe e Atdhe, si dhe mbijetesės sė diasporės shqiptare nė SHBA e gjetiu. Nėse pėrfytyrimi pėr heroin, qė nga antika e kėndej, mbėshtetet nė trimėrinė e tij a nė prirjet e tij mbinjerėzore; dhe pėr kėtė shkak ai nderohej posi perėnditė; padyshim, qė, epoka moderne e ka krijuar mitin pėr Heroin e Kulturės, pikėrisht pse njerėzit e till ngėrthejnė forcė tė jashtėzakonshme shpirtėrore a mendore dhe rrezatojnė me veprėn e me jetėn e tyre po me kėtė forcė nė dobi tė Atdheut, tė Fesė, tė Pėrparimit a tė Njerėzimit. Nuk ėshtė e habitshme, prandaj, pse motoja “Atdhe, Fe e Pėrparim” ishte trinomi i revistės sė diasporės shqiptare nė SHBA, “Jeta Katholike Shqiptare” qė e mxirrte Zef Oroshi. Dhe kjo diasporė na ishte mė shumė se sa qė e thoshte emri i saj i parė: jo vetėm shkapėrderdhje e substancės shqiptare nėpėr botė, po edhe shkapėrderdhje e kulturės. Ishte pėrpjekja e saj e ethshme pėr tė mbijetuar. Tė duket sikur kėto burime qė arratisen nėpėr botė, bashkohen diku. Kurse Tomė Mrijaj pėrpiqet t’i kapė kėto fije e t’i bashkojė nė njė entitet tė pėrbashkėt e qė quhet shqiptarizėm, histori e gjakut tonė tė shprishur apo histori e kulturė shqiptare e pėrbashkėt.

Via Oroshiensis

Janė aq e aq figura e personalitete, organizata politike e grupe tė tėra klerikėsh qė detyrohen tė arratisen nėpėr botė, atėbotė kur shumė tė tjerė dergjeshin burgjeve, vriteshin pa gjyq e me gjyq, si nė Kosovėn martire, si nė Shqipėrinė komuniste. Tė tillėt, nuk kishin se si tė mos punonin pėr Atdheun pėr tė arritur nė ditėt e sotme, kur tashmė njė cikėl historik ka pėrfunduar me demokratizimin e Shqipėrisė e me pavarėsimin e Kosovės. Duke e ndjekur modelin ideal tė kėsaj figure, nga viti nė vit e nga dekada nė dekadė, Tomė Mrijaj sjell edhe tė tjerė bashkėshoqėrues apo bashkėpunėtorė tė Monsinjorit, sikundėr janė figura klerikėsh si ato tė Fan Nolit, Baba Rexhepit e Imam Vehbi Ismailit; apo tė tjerė si Ndre Mjedja, Dr. Antony Athanas, Abas Kupi, Mit’hat Frashėri, Imzot Vinēenc Prennushi, Daniel Gjeēaj, Imzot Rrok Mirdita, Atė Andrea Nargaj O.F.M., Dom Lazėr Sheldia, Dom Pjetėpr Popaj, Dom Nikolin Pėrgjini, Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi e bashkatdhetarė tė tjerė shqiptarė. Aty gjenden edhe figura ndėrkombėtare, si ato tė papėve, tė diplomatėve amerikanė e evropianė, tė figurave tė nderuara tė klerikėve joshqiptarė qė iu gjenden pranė diasporės shqiptare. Aty vendoset e shkėlqen edhe figura e Imzot Dr. Zef Oroshit. Aty defilojnė organizata politike, shoqata kulturore, bashkėsi fetare e grupacione tė tjera qė kanė bėrė emėr e kanė lėnė gjurmė. Pikėrisht kėndvėshtrimi i tillė dhe strukturimi i tillė i mbarėshtrimit tė lėndės, kėtė libėr e bėn tė jetė njė sintezė historiko-dokumentare me vlerė.

Monsinjor Zef Oroshi (1912 – 1989) ishte themeluesi e udhėheqėsi i Kishės sė Parė Katolike Shqiptare nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ai ka vepruar Nė Shqipėri, nė Evropė e nė SHBA. I doktoruar nė teologji e filozofi nė Universitetin e Urbinos nė Itali, Zef Orishi kthehet nė Mirditė si famullitar. Duke i njohur disa gjuhė, si latinishten, greqishten e vjetėr, italishten, greqishten e re, serbokroatishten, gjermanishten dhe anglishten, ky personalitet jo vetėm fetar; ai ėshtė njeriu, sikundėr dėshmon e vlerėson Mrijaj, qė la mbas vetes shumė dorėshkrime, shėnime, punime cilėsore studimore, filozofike, fetare, atdhetare, copėzat e jetės, kujtimet dhe mbresat, pėrjetimet mes bashkatdhetarėve e tė kolegėve tė vet meshtarė dhe, mbi tė gjitha, ai del “nxėnėsi shembullor i Fishtės dhe Mjedės”. Meqenėse nė vitin 1951 organet e Sigurimit tė Shtetit duan ta arrestojnė, ai arratiset, mė 1952 gjendet nė Kosovė, pastaj shkon nė Itali, prej nga shkon nė SHBA, ku themelon dhe e drejton shtypin katolik. Bashkėpunon me Shejzat e me Diellin, si dhe me shumė personalitete shqiptare tė njohura tė kohės.

Faqe tė tėra Mrijaj ia kushton bashkėpunimit e ndikimit tė poetit e meshtarit Ndre Mjeda “nė nxitjen e pėrkrahjen e talentit tė Monsinjor Oroshit nė lėmin e letrave shqipe”. Pėrpos trajtimeve teologjike nė revistat e gazetat e larttheksuara tė diasporės, ai ka shkruar edhe artikuj tė mprehtė, me pseudonimet Theologu, Zodiaku, Redaksia, Drejtoria,, D.Z. etj. Duke qenė themelues i revistės “Jeta Katholike Shqiptare” (1966), me trinomin “Fe-Atdhe-Pėrparim”, ai ka trajtuar tema historike, atdhetare, politike, gjuhėsore, tema tė administrimit kishtar apo tė veprimtarisė shqiptare nė diasporė. Tė shpeshta kanė qenė edhe polemikat qė ky autor ka zhvilluar nė shtypin e kohės. Ai ka demaskuar veprimet e diktaturės komuniste nė Shqipėri, sidomos vrasjen sekrete tė Dom Shtjefėn Kurtit (1971). Sikundėr dihet, ky i fundit ka qenė meshtar edhe nė Kosovė, kur pati hartuar njė dokument pėr qarqet evropiane pėr tė ndėrhyrė kundėr shpėrnguljes sė shqiptarėve tė Kosovės pėr nė Turqi nė vitet ’30. Mrijaj jep edhe takimet qė Zef Oroshi mbante me Nolin, si dhe veprimtarinė ekumenike e tė bashkėpunimit me klerikėt myslimanė e ortodoksė shqiptarė. Jep veprimtarinė e tij meshtarake, veprimtarinė nė lėmin e pėrkthimeve, takimet me Nėnėn Terezė, akademitė pėrkujtimore pėr Mithat Frashėrin e pėr figura tė tjera tė shquara etj.

Votra e shtėpisė dhe shkolla e dishepujve

Sė kėndejmi, ka qenė po ashtu vizion i shėndoshė i autorit, qė historinė e pėrtashme, pra, tė mos e shikojė vetėm nėpėrmes legjendarizimit tė kėtyre figurave, po edhe nga burimet e autenticitetit dokumentar, historik e nga ato tė dėshmisė sė gjallė. Ani se unik arrin as nuk pikėsynon pėr t’u liruar plotėsisht nga kėndshikimi i klisheve tė formuara pėr mitin mbi figurat historike; ai, po nga ky kėndvėshtrim, na i vė nė pah edhe jetėshkrimet e shumė tė tjerėve. Duke e zhvendosur fokusin e gjurmimeve e tė hulumtimeve nga historia nė tė tashmen, ndjehet nevoja qė tė ndryshojė edhe perceptimi shoqėror e nacional i heroit tė kulturės; sepse, nė vend tė njė heroi qė i jepte zė njė epoke apo njė civilizimi tė tėrė (sikundėr ndodhte nė tė kaluarėn), tani kjo gjė nė botėn bashkėkohore relativizohet, mbasi paraqitet modeli i shumėsisė a i pluralitetit tė veprimeve nacionale, shoqėrore, fetare apo kulturore. Nė veprim ėshtė tani modeli edhe i shumėsisė sė individėve veprues. Dhe tani ky vizion zbret nė rrafshin e Heroit Konsensual, tė Heroit Tė Pėrbashkėt a Kolektiv, do tė thotė, jo vetėm tė Heroit Individual.

Nuk ėshtė e habitshme, pse nė frymėn e kėtij vizioni bashkėkohor, qė, njė hero i tillė kolektiv nacional, na del pikėrisht kleri katolik shqiptar, me martirizimet e tij tė pafund pėr Fe e Atdhe. Autori dėshiron tė na thotė se figura e personaliteti i Zef Oroshit, i shėrben kohės sė sotme me jetėn dhe me veprėn e tij; se na ėshtė njė figurė e personalitet edhe pėr kohėn e tashme tė kujtesės nacionale. Duke e gjurmuar, dėshmuar, sqaruar e paraqitur kėtė figurė nė disa plane komplekse, sikundėr janė veprimi nė fushėn e fesė, shkrimit, publicistikės, letėrsisė, pėrkthimit, fushės kombėtare, politike, apo kulturore; fushės diplomatike apo nė fushėn e epistolarit; Mrijaj nga pak na shtyn skuqemi e tė mendojmė se sa tė pakta na janė njohuritė e dijet tona pėr shumė gjėra; sa tė pakta ende i kemi botimet e tilla; se nė cilat themele duhet tė mbėshtetemi pėr t’i bėrė tonat tė arriturat e civilizimit. Nuk ėshtė e habitshme, prandaj, pse Mrijaj, nė modelin e tij dokumentar, ndėrfut kronikėn, memoarin, letėrkėmbimin, kujtimet, deklaratat, vijėzimet autobiografike, jetėshkrime figurash historike, pėrshkrime ngjarjesh, takimesh tubimesh e nismash; bibliografi shkrimesh tė Zef Oroshit, apo literaturėn e gjerė qė e ka pėrdorur pėr t’ia dhėnė publikut kėtė libėr, i shkruar, gjithsesi, pėr vite e dekada tė tėra tė qėndrimit tė tij nė SHBA. Nė ndihmė autorit i dalin edhe burimet e drejtpėrdrejta pėr hartimin e kėsaj monografie, sikundėr janė Kapidani i Mirditės, Ndue Gjonmarku, aktivistėt veteranė tė themelimit tė Kishės dhe tė buletinit “Jeta Katolike” (1966) e shqiptarėve tė New York-ut.

Figura e Zef Oroshit del si prototip i klerikut tė rrahur nga furtunat e jetės, prototip i meshtarit tipik mirditor, “me sinqeritet e energji tė pashtershme”, i njeriut qė pikėsynon pėr t’i ēuar gjėrat deri nė fund; i intelektualit me dituri shumėplanėshe, i kundėrshtarit tė rreptė tė ateizmit e tė regjimeve komuniste. Ėshtė njeriu i formuar, sikundėr do tė nėnvizojė Mentor Quku, nė votrėn e shtėpisė, ku spikatin traditat etnike e ato atdhetare, dhe nė shkollėn e dishepujve, ku dalin nė pah formimi i tij teologjik e filozofik. Autori, Vatrėn dhe Botėn e Zef Oroshit,kėto dy pika prej ku nisin e mbarojnė udhėt e formimit nacional e tė atij universal; i sintetizon nė kėtė mėnyrė: “Mirdita ėshtė tokė abacish dhe shenjtorėsh. Mė parė pėrmendet shenjtori i tyre dhe mė pas vendasit autoktonė” (fq. 34). Autori jep edhe njė histori tė shkurtėr tė Mirditės qė nga shekulli XIII, jep figurat e shquara mirditore klerikėsh, shkrimtarėsh e kapedanėsh, flet pėr ngjarje e bėma historike, pėr histori abacish e kishash, rendesh e dioqezash.

Dhe modeli shqiptar i tolerancės ndėrfetare, krahinore apo modeli shqiptar i Heroit Koncensual, i Konsensusit Historik Ndėrshqiptar, a nuk ėshtė njė model qė i shėrben edhe civilizimit modern botėror pėr zgjidhjen e shumė konflikteve? Ato forca brendakombėtare, qė e kanė prishur kėtė konsensus, sikundėr ndodhi nė atė tė komunizmit, a nuk e sollėn nė luhatje vetė qenien tonė nacionale, vlerat e pėrbashkėta nacionale?

Shėnim:
Kjo analizė mbi librin: “Monsinjor Dr. Zef Oroshi - Njė jetė e shkrirė pėr Fe e Atdhe” (New York, 2008) tė autorit Tomė Mrijaj, u mbajt nga studiuesi dhe publicisti Prend Buzhala, nė Simpoziumin VII “E Djathta Shqiptare nė Mbrojtje tė Shqipėrisė Etnike” nė Ferizaj, Kosovė nė muajin Korrik 2008.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara