HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tė jesh anėtar i mafies

-- nga Petar Popoviē, “Blic”, tetor 2008

Kur shkoja nė gjimnaz (koha e rock n roll -it, e Luftės sė Ftohtė, e tė Painkuadruarve... ), kisha fatin qė ende jetoja nė shtetin mė tė pasur nė botė. Nuk kishte libėr shkollor qė nuk e thoshte kėtė gjė, edhe pse, po tė kisha qenė mė i rregullt nė shkollė, tani do tė isha nė gjendje t’u tregoja saktėsisht edhe emrat e atyre librave. Me sa mbaj mend, vetėm me dy-tri minerale tė pavlefshme nuk ishim kampion tė rruzullit tokėsor. Pėr potencialet energjitike tė lumenjve tanė, as tė mos flas! Hit ishte ajo “Amerika dhe Anglia do tė jenė vende proletarėsh”. E, nėse kujtimi nuk mė mashtron, asokohe keq e kishin vetėm zezakėt nė Amerikė dhe kėngėtaret nė Magjistralen e Ibrit. Gjenerata ime u rrit duke numėruar pėrparėsitė tona ndaj pjesės tjetėr tė botės. Kishte aq shumė, saqė shpesh as qė mė kujtoheshin tė gjitha.

Dhe ēfarė ndodhi? Pas viteve tė shthurjes, edhe nė kohėn e tranzicionit, ne vazhdojmė jemi mė tė pasurit nė botė pėr nga numri i mafiozėve. Madje, rezulton qė kush nuk ėshtė anėtar i ndonjė grupi mafioz, s’ka arsye qė tė jetojė nė Serbi.

Peizazhi i realitetit tonė shoqėror ėshtė i tmerrshėm.

Le t’ia fillojmė me radhė: narko-mafia, mafia e benzinės, mafia e duhanit, mafia rrugore, mafia e monopolit, mafia e OJF-ve, mafia juridike, mafia farmaceutike, mafia futbollistike, mafia e rrymės elektrike, mafia e privatizimit, mafia ndėrtimore, mafia e gazit... Nėse nė kėtė numėrim e harrova ndonjėrėn prej mafieve, po iu kėrkoj falje publike tė papėrmendurve. Nuk jeni anėtar i mafias? Atėherė ju mbetet shansi qė tė gjendeni disi vetė si lobist, nėse ndodh qė s’jeni as malazez. E, nėse nuk jeni as mafioz, as lobist, as malazez, atėherė kjo do tė thotė se s’jeni askush dhe asgjė nė Serbinė e sotme. Nėse asgjė, si shpėtim tė fundit, tė paktėn mundohuni qė tė prezantoheni si anėtar i respektuar i PUPS (Partisė sė Pensionistėve tė Serbisė).

Deri para dy dekadave, megjithėse me njė distancė, kėndohej kėnga “s’dua tė jem anėtar i mafias, sepse ky ėshtė njė hap i gabuar, e edhe buka e tyre mė duket disi e hidhur”. Mirėpo tani erdhėn kohėra tė tjera, edhe pse ēmimi i anėtarėsimit ndonjėherė mund tė jetė paska i pakėndshėm. Sė pari, ju publikojnė pėr njė ditė ose dy nėpėr tabloide dhe gazeta. Mandej, avokatėt tuaj tė kurdisur e kanė pėr obligim qė tė dalin nė opinion me deklarata tė ashpra. Pasurinė e krijuar lehtėsisht dhe paditurinė e fituar me mund nga gjithė pjesa tjetėr e mbetur, tė thirrurit duhet ta bartin nėpėr “pllakėn e nxehtė” tė mediave dhe tė lakmisė njerėzore. Njė ditė a dy mė vonė shpėrthen afera tjetėr me mafien e radhės, ju liroheni (nėse veē ju kishin kapur gabimisht) dhe nga statusi i viktimės vazhdoni tė kryeni punėn tuaj (atė tė pasurimit). Si njė njeri qė ka pėrjetuar pakėndshmėri mediatike, por qė si shpagim ka fituar njė respekt marketingu, tani i gjeni shumė mė lehtė partnerėt afaristė.

Me njė reputacion tė tillė ju ndėrtoni njė respekt shtesė pėr konkurrencėn. Kurse shteti i ēon duart nga ju, sepse tashmė jeni lėnė nė dorė tė institucioneve tė sistemit. Epilogu: Si njė viktimė e papėrbaltur nga xhelozėt dhe tė paaftėt, ju tashmė jeni keni avancuar tė ktheheni nė njė zotėri. Por, meqė tė gjitha simbolet e serbizmit kaherė kanė pėrjetuar falimentime tė dhimbshme, vetėm mafia ua garanton respektin dhe perspektivėn. Mirėpo, pėrderisa tė gjitha shtetet serioze kanė nga njė mafie, nga e cila frikėsohen tė gjithė, ne kemi njė inflacion mafiesh, prej tė cilave nuk frikėsohet askush. Pėrveēse qė tė gjitha, e qė ėshtė disi njerėzore, i kemi zili.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara