HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Gazetari!

- tregim

-- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

Pierre-Pandeli Simsia Edhe pse i kishte mbushur 22 vjetėt e jetės sė tij, trupi mesatar dhe shėndetlig e tregonte mė tė ri se vetė moshėn. Kishte dy sy tė zinj qė i pėrshkėnditnin si dy shigjeta.
Lexonte shumė libra artistikė dhe shkencorė. Kishte dėshirė dhe talent tė shkruante. Qė nė vitet e shkollės sė mesme kishte filluar tė shkruante tregime dhe pjesė tė ndryshme tė imagjinuara nga ai vetė, tė pėrshkruara bukur artistikisht dhe me detaje, si tė ishin ngjarje reale tė jetuara.

Nganjėherė nxirrte nga sirtarėt fletėt e shumta tė shkruara nėpėr vite. E dėshironte, qė ato fletėt e shumta tė shkruara t'i pėrmblidhte nė libėr, mirėpo gjendja e dobėt ekonomike financiare pėr tė botuar libėr ishte njė pengesė pėr tė mos iu plotėsuar ajo dėshirė e tij.
Lexonte gazetat e ndryshme qė kishin tejmbushur tregun e qytetit. Rrevoltohej, madje i bėhej t'i flakte tutje ato gazeta qė ēdo ditė shkruanin tė njėjtin refren: Pėrdhunime, vjedhje, vrasje, vetėvrasje, papunėsi, korrupsion..., pėrdorimi i shpeshtė i fjalėve tė huaja nė gazeta, qė kush e di, ata gazetarė i pėrdornin nė emėr tė sė resė, modernes, gabimet e ndryshme ortografike, tė palejueshme tė gjitha kėto pėr njė gazetė.
Ajo qė e shqetėsonte mė shpesh ishte se, njė ngjarje e ndodhur, shkruhej nė versione tė ndryshme nė gazetat e shumta. Lexonte edhe disa shkrime qė kishin si autor emrat, disa prej tė cilėve ai ua njihte nivelin e tyre tė dobėt, qė nė vitet e shkollės.

"Gazetarė! Si mund tė quhen gazetarė kėta njerėz qė shkruajnė kėshtu?! Nganjėherė, profesionin nuk ta jep diploma qė mban nė xhep, as shkolla qė ke mbaruar, qė e pėrdorė si armė tė fortė pėr ta mbajtur atė diplomė. Pa talentin dhe prirjen pėr tė shkruar, diploma nuk ka vlerė. Dhe janė pikėrisht ato diploma, tė marra me rrugė tė ndryshme, arma tė forta pėr tė ushtruar profesionin. Jo pak njerėz janė tė pajisur sot me ato diploma, si pėrkrahės tė asaj partie qė vjenė nė pushtet, duke'i ndjekur nėpėr mitingjet e ndryshme, duke u ējerrė e gėrthitur me gjithė forcėn e shpirtit, me duartrokitje...
Ai vetė nuk kishte ndonjė diplomė tė asnjė shkolle tė lartė edhe pse ishte i dashuruar shumė pas letėrsisė.
Pas mbarimit tė shkollės sė mesme provoi tė bėnte disa punė tė ndryshme, qė pėr natyrėn e tij ishin tė lodhshme dhe tė mėrzitshme.

Prej kohėsh kishte njė dėshirė dhe, njė ditė vendosi t'i nisej asaj udhe; tė trokasė nė derėn e ndonjė redaksie gazete pėr tė kėrkuar punė, megjithėse ndjehej shpresėhumbur, kur mendonte "armėn" e fortė, diplomėn, qė ai s'e kishte, pėr tė ushtruar profesionin e gazetarit.
- "Do ta filloj njėherė tek ato, tė ashtuquajturat gazeta tė pavarura", - mendoi.
Drejtori i gazetės, ku ai trokiti pėr herė tė parė, pasi u njoh me kėrkesėn e tij, e ndėrpreu menjėherė, duke mos e lėnė tė vazhdojė mė tej. - Mė lėrė adresėn tuaj dhe numrin e telefonit dhe... mundėsia e parė qė do tė mė jepet, do t'ju njoftojė menjėherė, - i tha.

Djali pa nė fytyrėn e drejtorit njė shprehje mospėrfillėse; u largua ashtu siē e kishte parashikuar, shpresėhumbur. Tė nesėrmen ai shkoi pėrsėri nė njė tjetėr redaksi gazete. Edhe drejtori i asaj gazete, pasi u njoh me kėrkesėn e djalit, buzėqeshi: - "Hė! Ē'farė pune mund tė mė bėjė mua ky djalosh thatanik! Ē'farė shkrimesh mund tė mė sjellė mua ky nė gazetė, apo..., si pamja e jashtėme qė ka..."?! - mendoi drejtori.
E pėrcolli, duke i thėnė tė njėjtat shprehje tė dala boje: - Nėse do tė na hapet ndonjė vend i ri pune, do tė njoftoj menjėherė.
Edhe nga ajo redaksi gazete, djali u largua shpresėhumbur. Pėrpara syve i rrinte buzėqeshja e atij drejtori, qė atij iu duk pak e ēuditėshme.

Nė ditėt nė vazhdim, pothuajse tė njėjtėn pėrgjigje i dhanė edhe drejtuesit e redaksive tė gazetave tė tjera.
I kishte mbetur edhe njė redaksi gazete e fundit pa shkuar. Edhe ai vetė nuk e kishte pėr zemėr tė kėrkonte punė nė atė redaksi. Gazeta edhe pse kishte pak vite qė e kishte filluar aktivitetin e saj tė botimit, kishte pasur rrėnie; interesimi i lexuesit nuk ishte mė, sikurse ishte nė fillim pas reklamave tė shumta qė i ishin bėrė daljes sė saj. Gazeta po shkonte drejt falimentimit dhe mbylljes sė saj.

Diēka e brendėshme e shtyu djalin, shpresėhumbur, ta provonte pėr tė fundit herė fatin e tij.
Drejtori i gazetės, pasi dėgjoi kėrkesėn e djalit, mendoi siē kishin menduar drejtorėt e gazetave tė tjera: "... Hė, ē'farė shkrimesh mund tė shkruajė ky njeri nė kėtė gazetė qė po shkon drejt mbylljes".
Duke menduar falimentimin e gazetės dhe se nuk do kishte mė rast tė takohej me atė njeri, drejtori, pėr ta larguar qetėsisht, i tha: - Mė sillni njė shkrim tė shikoj se si shkruan... Mos u ngut, shkrimin mund tė ma sjellėsh pas njė jave...
Djali aprovoi me kokė, megjithėse zėri i drejtorit nuk po i shprehte bindje; u pėrshėndet dhe u largua shpresėvakėt. Drejtori i gazetės thithte cigaren dhe vėshtronte tymin qė i rrotullohej pėrpara fytyrės. Nėnqeshi: "Hė! Si mund ta kuptoj kėtė, me tė tillė njerėz, marrėzi? Dua tė punoj gazetar, thotė, pa pasur diplomė, pa ditur njohuritė fillestare, rregullat e gazetarisė..."
Pėrgjigjja e drejtorit, ndryshe nga pėrgjigjet e drejtorėve tė tjerė tė gazetave tė mėparshme, ajo shpresė e vakėt pėr djalin ishte njė shtysė, qė ai tė shkonte menjėherė nė shtėpi, tė ulej e tė shkruante njė shkrim. Mendoi tė bėjė njė shkrim reportazh intervistues.

Ditėn tjetėr, djali trokiti pėrsėri nė zyrėn e drejtorit tė gazetės. Edhe pse dera e zyrės sė tij ishte e hapur, djali nuk hyri brenda; trokiti lehtė nė tė.
I ulur nė tavolinėn e tij tė punės, drejtori ngriti sytė me pėrtesė. Nuk donte t'u besonte syve tė tij, kur pa djalin t'i shfaqej nė mes tė derės. Pa e pyetur pėr tė mėsuar shkakun e ardhjes sė tij nė zyrė, i tha: - Sikur e lamė tė vinit pas njė jave pėrsėri kėtu!
Djali nuk e priste atė pėrgjigje nga drejtori. Fytyra i ndryshoi pak ngjyrė. Ndjeu zjarrmi nė pjesėt e trupit. - Ju solla atė, ēfarė mė kėrkuat - foli me zė tė mekur dhe i zgjati disa fletė tė shkruara qė i mbante nė dorė.
- Si?! - tha drejtori dhe mblodhi pak buzėt, duke i dhėnė kokės njė lėvizje tė lehtė nga ana e djathtė. - Keni sjellė ndonjė shkrim tė pėrgatitur mė parė? - i foli, duke shtrirė buzėt me njė nėnqeshje ironike.
- Jo, - iu pėrgjigj ai - dje, sapo dola nga zyra juaj, shkova nė shtėpi dhe e shkruajta... Kam shkruar njė reportazh...
- Reportazh? - tha drejtori, duke shprehur habi.
- Po! Mendova tė shkruaj njė reportazh. Njė djalė i ri nė moshė, i dashuruar shumė me letėrsinė, me gazetarinė, me talent dhe prirje gazetarie edhe pse nuk e ka kryer shkollėn e gazetarisė, ėshtė i bindur nė aftėsitė e tija tė kryejė punėn e gazetarit.

Drejtori, nga ajo e papritur e ēuditėshme, qė mė tepėr iu duk si njė ēmenduri djaloshare, mori fletėt dhe po i shfletonte. Iu dukėn shumė fletė tė shkruara me njė shkrim tė shkruar bukur dhe pastėr, qė lexohej rrjedhshėm. Ishte pikėrisht ai shkrim i bukur qė e nxiti drejtorin t'i hidhte njė shikim tė vėmendshėm e tė lexonte ēfarė ishte shkruar.
- Mė lini pak kohė ju lutem; mund tė dilni jashtė tani dhe tė ktheheni pas dy orėsh, - i tha drejtori.
Papritur djalit i rrėshkiti njė ngazėllim nė fytyrė. - Faleminderit - i tha; u kthye drejt derės, eci me hapa tė lehtė, pėr tė ardhur pėrsėri pas dy orėsh.

Drejtori ishte i futur i tėri nė botėn e asaj ēfarė ishte shkruar. Ishte njė reportazh, i shkruar mjeshtėrisht, si tė ishte shkruar nga ndonjė gazetar me pėrvojė dhe kulturė profesionale gazetareske... Nuk donte ta besonte, por ishte fakt nė duart e tij. Drejtori lexonte dhe pėrpara syve po i shfaqej djali me trup tė imėt. - "Ja, njerėz tė tillė na duhen neve sot. Tek disa njerėz, pak rėndėsi dhe vlerė ka diploma, mėnyra se si ėshtė mbrojtur ajo diplomė, pėrpara vullnetit dhe talentit tė lindur" - mendoi.
E lexoi tė gjithė ēfarė ishte shkruar nė ato letra dhe iu kthye edhe njėherė nga e para pėr ta rilexuar.
Herė herė, gjatė leximit, i dilte njė tingull i lehtė i shoqėruar me buzėqeshjen e tij, duke tundur kokėn, kur "shihte" veten e tij nė atė shkrim tė portretizuar bukur, mjeshtėrisht dhe artistikisht, gjatė komunikimit me djalin njė ditė mė parė.
Ishte drejtori ai, qė priste tė kthehej djali sa mė shpejtė nė zyrėn e tij. Donte ta uronte, ta pėrgėzonte, t'i shtrėngonte dorėn, t'i jepte miratimin e tė ushtruarit tė profesionit si gazetarė nė gazetėn e tij edhe pse ajo gazetė po shkonte drejt mbylljes.

Shkrimet e gazetarit tė ri nė atė gazetė shumė shpejtė u pėlqyen nga ata pak lexues qė e frekuentonin atė gazetė pėr ta lexuar. Emri i tij nė krye tė shkrimeve po bėhej i njohur dhe i respektuar nga lexuesit. Dalėngadalė, numri i lexuesve dhe i shitjes sė gazetės po shtohej.
Disa drejtorė tė gazetave tė tjera u interesuan tė dinin kush ishte ai gazetari i ri, madje, disa prej tyre, i ofruan kėrkesėn qė ai tė punonte gazetarė nė gazetat e tyre.
Djali mendoi njėherė tė mos u pėrgjigjej, por ky mendim iu duk si vrasje e moralit tė tij. Pėr respekt ndaj vetes, mendoi t'u pėrgjigjej me pak fjalė: "Ju faleminderit! Nuk mund ta pranoj ofertėn tuaj; jam pa diplomė gazetari dhe si i tillė, nuk mundem tė punoj nė gazetėn tuaj..."

Drejtorit tė gazetės ku ai punonte, po i vinin mesazhe tė ndryshme urimi nėpėrmjet telefonit, postės sė tij elektronike nga shokė e miq, tė njohur e tė panjohur, duke vlerėsuar shkrimet e gazetarit tė ri.
Midis atyre mesazheve, drejtori lexonte edhe mesazhe tė tjera, tė ndryshme nga mesazhet e mėparshme, tė nėnshkruar me emra, anonime, pseudonime tė ndryshme, qė atij i dukeshin tė ēuditshme, tė panjohur mė parė si: luletėrfili, luledėllinje, luleblini, luledielli, madje edhe emrin gonxhe, si parashtesė e emrit tė ndonjė qyteti.
Ndjente neveri pėr njerėz tė tillė ziliqarė, qė kėrkonin tė fshiheshin pas anonimit.

Neveria e drejtorit tė gazetės shtohej edhe mė tepėr kur lexonte pėrmbajtjen e atyre mesazheve tė dėrguar nga ata njerėz anonimė: "Urime" zoti Drejtor, zoti Kryeredaktor i gazetės sė dėshtuar e tė palexueshme! "Urime", qė keni punėsuar njė njeri tė paaftė dhe pa pėrvojė, qė kėrkon tė vetėquhet gazetar, njė gazetar i padiplomuar... qė kėrkon tė bėjė karierė nė njė gazetė tė falimentuar, njė gazetė, qė nuk ka interesim tek lexuesit...!
Tė njėjtat mesazhe fyese nga njerėz qė kishin zgjedhur pėr t'u mbetur anonimė, i vinin edhe djalit nė postėn e tij elektronike. I lexonte mesazhet, por nuk shqetėsohej.

E mendonte, pėrderisa emri i tij kishte filluar tė bėhej i njohur nė botėn e madhe tė shoqėrisė me bindje, ambicje, mendime, kulturė dhe edukatė tė ndryshme, sigurisht edhe reagimet do ishin tė ndryshme nga njerėzit me cmirė dhe ziliqarė. Kishte vetėm njė merak; donte tė mėsonte tė vėrtetėn, kush fshihej pas atyre emrave anonimė.
- "Shkenca e sotme moderne kompjuterike na ka dhėnė mundėsinė e komunikimit me njerėzit nė mbarė botėn e gjėrė dhe tė paanė.... Ėshtė pikėrisht ajo shkencė, qė, ashtu si na ka dhėnė mundėsinė e komunikimit nėpėrmjet kompjuterit, na mėsoi edhe si ta pėrdorim atė...
Nga adresat elektronike dėrguese, mėsoi tė vėrtetėn kush fshihej pas atyre emrave anonimė. U ndje i befasuar kur mėsoi disa emra qė ai i njihte. Ishin edhe disa tė njohurit e tij, madje edhe qė i kishte pritur nė shtėpinė e tij si shokė dhe miq tė mirė.

- "Kėta njerėz tė pafytyrė, me cmirė, qė fatkeqėsisht nė jetėn tonė ka plot, i ka dėnuar vetė Zoti, duke u dhėnė zemėrngushtėsinė..." - mendoi.
I shuajti mesazhet pėr tė vazhduar punėn, tė shkruante materialet pėr gazetėn pėr ditėn tjetėr.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara