HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ema Qazimi, Aktore Kėngėtare, Artiste e Merituar

-- nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

Pierre-Pandeli Simsia

(http://www.youtube.com/watch?v=36meKOD_5IU)

Ema Qazimi, artiste kėngėtare e mirėnjohur e skenės shqiptare, e suksesshme, me njė karrierė tė pasur muzikore mbi dyzet vjetė nė skenė, filloi tė kėndojė qė nė moshėn e saj tė re nė fundvitet 60-tė, duke u ngjitur nė skenėn e madhe tė aktivitetit mė tė rėndėsishėm kulturor tė vitit nė atė kohė, Festivali Kombėtar i Kėngės sė Lehtė Shqiptare nė Radio, mė vonė nė Radiotelevizion.

Ema Qazimi nė atė kohė ishte njė vajzė 14-tė vjeēare, kur kompozitori i mirėnjohur Avni Mula do t'i besonte kėngėn e tij: "Letėr Nėnės" : / O loke, njė letėr djali po ta ēon.../ Nė kėtė moshė, skenėn e madhe tė festivaleve e kanė prekur edhe kėngėtare tė tjera si: Alida Hisku, Rozeta Doraci, Suzana Qatipi... Qė nga ajo kohė, artistja e vogėl nė moshė, por e madhe nė zė, nė shpirt dhe nė talent, do tė udhėtonte pa u ndalur pėr dyzet vjetė me radhė nė udhėn e bukur e tė gjatė tė kėngės. Duhet tė shkruhet mė shumė pėr kėtė artiste dhe pėr artistė tė tjerė qė i ka dhėnė shumė artit shqiptar.

Unė do tė pėrmbledh pak nga karriera e saj e gjatė si kėngėtare, qė nga viti 1972, kur unė e kam parė pėr herė tė parė nė Festivalin e 11-tė tė Kėngės nė RTVSH. Ema Qazimi ishte pjesėmarrėse nė atė festival e deri nė fundvitet 80-tė, atehere, kur Emės iu ndėrpre pjesėmarrja nė aktivitete, pėr t'u rikthyer pėrsėri pas viteve 90-tė.

Nė Festivalin e 11-tė tė kėngės nė RTVSH, Dhjetor 1972 Ema Qazimi kėndoi kėngėn "Kush me njeh mua", kompozur nga Agim Prodani, duke fituar ēmimin e tretė. / Sa ēudi! mė mblidhen gjithė djalėria / dhe vrapojn' pas gjurmėve tė mija / Pėr dashurinė gjithėnjė zemra kėndon / se dashuria drejt po fluturon / dritė kam emėr, gėzim kam n'zemėr / bukurinė e vetė nuk e di / jam vajzė e bukur, mė thonė flutur, djalo zemrėn time s'ma njeh / kush mė merr mua, merr yll njė grua, bukurinė dhe shpirtin s'ma njeh.../

Pas goditjes qė morri ai festival, njė vit mė vonė, nė Fest. e 12-tė Ema Qazimi kėndoi dy kėngė: "Gjurmė tė arta", muzika Kujtim Laro, teksti Lirim Deda, fituese e ēmimit tė parė dhe dubluar nga Vaēe Zela: / Linde ti pėr tė qenė i lirė shqiptar / por jeta s'ish' pėr ty njė dhuratė, se mbi tok' kish' gur shum' dhe pak bar / jo, s'mund tė jetoje ti pa Liri, Liria kėnga e par.../ si edhe kengen: "Sup me sup si malet", kompozuar nga Agim Prodani dhe dubluar nga Qemal Kertusha: / I mblodha sot kujtimet partizane / e thell nė shpirt mė lind njė mall plot zjarr / rri e mendoj pėr shokėt qė na rranė / rri e kujtoj si ngrimė nė acar/ hapi yt me armė nė dorė/ vdekjen pranė kish' nė stuhi/ atje ku shkel ti/ dhe me vajzėn rri/ trimat vunė nė kraharor'/ kraharorit plumbat morėn.../

Nė Fest. e 13-tė, Ema pėrsėri kėndoi dy kėngė, tė cilat u vlerėsuan me ēmimin e dytė dhe tė tretė. "Derdhėm gjak e hodhėm rrėnjė", kompozuar nga Kujtim Laro, me tekst nga Xhevahir Spahiu dhe dubluar kjo kėngė nga Thėllėnxa Akcani, fituese e ēmimit te dytė: / Sa dėgjuam zėrin e lirisė / brofėm ne dhe terrin ēamė me armė / toka ime, dashuria jonė / pėr ty nė gjak u lamė / nė kup tė qiellit shkrepėtiu zėri yt / si zė vullkani qė shpėrrten nga gjiri yt i thellė / ... si dhe kėngėn tjetėr: "Kėnga zjarr", kompozuar nga Tish Daija me tekst nga Aleksandėr Banushi dhe dubluar nga Avni Mula: / U sul fashizmi i etur pėr shkatrrim / e ball pėrball' u ndesh nė Shqipėri / por ne tė bijtė e urrisė e tė mjerimit / t'rrept kundėr tij u hodhėm me furri. /... Nė Festivalin e 14-tė, pėrsėri Ema Qazimi kėndoi dy kėngė: "Buka e duarve tona", muzika K. Laro, teksti Xh. Spahiu dhe dubluar nga Alida Hisku, fituese e ēmimit tė parė:

/ Kjo tokė, ngrohu bijt' e mjerimit / pėrmbi gurr' rriti trima, rriti lule dhe shpres' / kjo tokė, me Lirinė dashuruar / njė grusht dheu dhemb si zemra, me jetėn tonė ne e mbrojmė /... si dhe kėngėn tjetėr: "Dashuria mė e madhe", muzika A. Prodani, teksti Fatmir Gjata dhe dubluar nga Lindita Sota, Theodhori: / Tringėllinė njė zilkė mushke, tej kėndon dhe bulku / po nga krisma e njė pushke, dridhet tėrė muzgu / me barrot edhe me hekur, toka ime ėsht' ngarkuar, vjeshtė e tretė flak e ndezur / fushat, malet ka mbuluar / ... kjo kėngė ėshtė fituese e ēmimit tė tretė.

Nė fest. e 15-tė Ema kėndoi kėngėt: "Buka dhe ēeliku", muzika A. Prodani, teksti Pandeli Koēi dhe dubluar nga Zeliha Sina, fituese e ēmimit tė dytė: / Vrapojnė vogėlushėt nėpėr ara / toka buzėqesh dhe thotė, kėta ē'janė/ / tė rinj, tė reja e veteranė, mbledhin kallinjtė duar plot / ... si dhe kėngėn: "Kėngė pėr Tiranėn", muzika Nikolla Zoraqi, teksti Dritėro Agolli, dubluar nga Gaqo Ēako; fituese e ēmimit tė tretė: / ... O, sa shumė gjak, derdhėn prak mė prak, bijtė dhe bijat e shtrenjtė / kėnga jonė buron, kurrė nuk shterron, pėr qytetin e bukur.../

Nė Fest. e 16-tė Ema Qazimi nuk kėndoi. Ka qenė me ansamblin nė turne jashtė shtetit, Greqi.
Nė fest. e 17-tė kėndoi kėngėt: "Shqipėri o vendi im", muzika Avni Mula, teksti Hysni Milloshi; fituese e ēmimit tė dytė dhe dubluar nga vetė autori Mula: / Nė palė t'flamurit kishte marrė, gjyshi plak njė grusht me dhe / tė na thotė se kemi nėnė, se nuk jemi pa atdhe / brez pas brezi larg atdheut, njė grusht dheu na mbajti gjallė / ja ku erdha, jam pranė teje, tokėn puth e bėhem djalė/... si edhe kėngėn :"Kėputa njė gjethe dafine", nė duet me Liliana Kondakēi dhe dubluar nga Gaqo Ēako, i cili u shpall fitues i ēmimit tė parė me kėtė kėngė: /... Nė qiellin tonė, prej gjakut tonė bleron ti / jo, nuk bleron, por lulėzon nė ēdo stinė / ne deshėm vetėm tė lulėzonte kudo jeta / tė katėr stinėt t'i kish' gjithmonė ajo tė blerta / ne si dhuratė dafinė jo, s'kėrkuam / nga gjaku i luftės, nga djers' e ballit ato lulėzuan / e veshur me blerime kjo tokė, agimet pret, agimet zgjon /

Nė Fest. e 18-tė, Ema kėndoi kėngėn: "Trėndelinė dhe kėngė", muzika Avni Mula, teksti Hysni Milloshi: / Nėpėr kohėra lule kemi dashur/ aq sa lule trimave u thamė / dhe kur shokėt ndėr beteja rranė/ i qendisėm trėndelinė dhe kėngė/...

Nė Fest. e 19-tė, Ema Qazimi kėndoi kėngėn : "Nėn yje e prisnim vitin e ri", muzika nga Feim Ibrahimi dhe dubluar nga Gaqo Ēako: / Ish' natė dimri, kishim urri / nėn yje e prisnim vitin e ri / njė grusht gėshtenjash dhe pakėz zjarr / malet me borė dhe shokėt pranė / njė shok "Gėzuar" tha dhe plumbat ajrin ēanė / kjo ish' muzika jonė, Liria shpirti i saj / ... dhe kėngėn tjetėr: "Pėr ty ēelin mijėra mėngjese", muzika Avni Mula, teksti Koēi Petriti dhe dubluar nga vetė autori Avni Mula: / Shoh fusha dhe male, qė mbajnė gjurmėt partizane/ ja, atje rininė e nisėm dhe ndezėm vrullet djaloshare / me zjarr tė pashuar, qė ti nė gji na ndeze / ne me kėngė pėrherė u zgjuam dhe ēelėm mijėra mėngjese/ Ditėt tona pėrherė na ftojnė.../

Nė Fest. e 20-tė, kėndoi kėngėn "Shqipėria jonė", muzika K. Laro, teksti Zhuliana Jorganxhi dhe dubluar nga Alida Hisku, / Shqipėria jonė me ballin tek retė/ nė zemrat tona rrėnjėt i ke/ erdhėn bijtė e tu.../ si edhe kėngėn "Krenari e brezave", fituese e ēmimit tė parė dhe dubluar nga Liliana Kondakēi, muzika Feim Ibrahimi, teksti Gjokė Beci. /Shkon mbi ujvarat e bardha shqiponja/ njerėzit e punės ndjen pranė.../

Nė festivalin e 21-tė Ema kėndoi kėngėn "Dashuria jonė", muzika Flamur Shehu, teksti Zh. Jorganxhi, dhe dubluar nga Lindita Theodhori, fituese e ēmimit tė dytė. /...Ti papritur hyre shok nė ditėt e mija / pėr herė tė parė unė ndjeva dashuri / e bukur ėsht' ajo si vetė rinia, me jetė e mbrojmė/... si dhe kėngėn tjetėr: "Kur ēelin bozhuret", muzika Limoz Dizdari, me tekst nga Gaqo Apostoli dhe dubluar nga Myfarete Laze: / Kur dielli del mbi mal dhe fushėn ngroh / ky zjarr qė gonxhet mbajnė, nis dallgėzon / nė rrėnjė nė ēdo petal, qė flakėron / rininė e bukur mban dhe jetėn e zgjon/ ...

Nė Fest. e 22-tė Ema Qazimi kėndoi kėngėn "Zemėrzjarrta moj" e kompozuar nga Hajg Zaharian, me tekst nga Zh. Jorganxhi dhe dubluar nga Luan Zhegu: / Ngjanim ne fėmijė, mbledhur nė lėndina, si njė korr bilbilash / qielli pėrmbi ne, rrezatonte dielli, ne si lule ēelnim / por njė ditė vjen, troket rinia / zemra ritmin merr nga jeta jonė / ...

Nė Fest. e 23-tė kėndoi kėngėn: Fjala e zjarrtė", kompozuar nga Feim Ibrahimi, fituese e ēmimit tė tretė dhe dubluar nga Myfarete Laze. Nė Fest. e 24-rt kėndoi kėngėn "Lidhur nė njė besė", muzika nga Agim Prodani: / Dy sytė e tu tė thellė unė i kėrkoja/ kur nė beteja shkonim pėrsėri/ dhe unė tė doja e ti mė doje/ por s'kishte koh' nuk kishte koh' pėr dashuri.../ Ky ishte edhe festivali i fundit pėr vitet 80-tė qė do kėndonte Ema Qazimi, pėr t'iu rikthyer pėrsėri festivaleve pas viteve 90-tė.

Pėrveē festivaleve tė kėngės nė RTVSH Ema Qazimi ka kėnduar gjithashtu edhe nė aktivitete tė ndryshme artistike, anketat muzikore tė muajit, e cila ka qenė shumė herė fituese, koncertet e majit, koncertet "Kur vjen pranvera". Pėrmend kėngėt: "Kur bie nata mbi bregdet" kėnduar nė duet me Liliana Kondakēi-un nė fillimvitet 70-tė, "Mbi gėrmadha do ngresh botėn e re" nė njė nga anketat muzikore nė vitin 1976: / Kėnga ushton, si vullkan nga zemra tė del, me ty bashkė kėndojmė dhe ne.../ Nė Koncertet e Majit 1978 Ema kėndoi dy kėngė: "Kėngė pėr Ēerēiz Topullin" kompozuar nga Agim Prodani: / Flokėt-o pėrzhitur ndėr beteja/ tė kish' hije pushka pėrmbi sup/ O malit ngjiteshe si era/ Si vetja shokėt o ē'i kishe ti/ Hapi yt i rėndė tundte dhenė/ shkrepte vetėtimė syri yt/ o kėngė trimash ti kėndoje/ dhe nėpėr kėngė Ēeēo mbete ti..., si dhe kėngėn tjetėr "Kėnga qė j'u rriti" Muzika Avni Mula, teksti Arshin Xhezo: Kjo kėngė j'u rriti nėna s'tė pa nuse/ tė pa tek shkelje flamurn e robris'/ tė pa shqiponjė trime luftėtare/ tė tė pa krenare bijė e Shqipėrisė. Kėnga "Ēobani", muzika Luan Zhegu, kėnduar nė koncertin e Praverės 1986: / E njė ēoban ēapkėn tė marrė, seē e takoja ēdo ditė nė krua / nė sy i ndizej njė ndjenjė e zjarrtė / e me vėshtrime mė thosh' tė dua / un' pėr tė luajtur me tė ngaherė / kur mbushja ujė njė sy i hidhja / por kur mė ndiqte bėhesha erė / kur mė ndalonte njė fjal' s'i flisja/ ...

"Pranvera vjen e gjen pranverė", kompozuar nga Edmond Xhani, kėnduar Koncerti i Pranverės 1987, / Sa herė vjen tek ne pranvera, e nė ēdo vatėr shtohet njė gėzim/ nisin kėngėt mijėra zemra pranvera vjen e gjen pranverė... Kėngėn "Zėrat e jetės", muzika Diana Ziu, teksti Fatos Harapi, kėnduar nė duet me L. Kondakēi nė Anketėn muzikore nė vitin 1976: / I dėgjon zėrat e dritės / shkrepėtinė agimi vetė/ jeta qenka si fėmija, tė shikon nė sy e qesh'/ jeta qenka si fėmija, jepi dorėn qė ta ngresh/ Do t'vij vetė nė jetė, siē vjen shoku i vėrtetė/ bėhu shoku i jetės ti vetė / ...

"Rinia e njerėzve tė mi" muzika Flamur Shehu, teksti Betim Muēo, kėnduar nė Festivalin e interpretuesve tė kėngės nė vitin 1983: / Ėshtė njė kėngė nė veten time/ shkoj e vij me tė nė punė / mė del dita mė e bukur, kur atė e kam nė buzė / moj rini, rinia ime/ ē'gaz qė ka ky syri yt, gjithmonė yti do tė mbetem/ kėnga ime je ti/...

"Udha e kėngės sime", muzika Kastriot Gjini. /Ku tė gjeta ty vallė, kėnga ime e zjarrtė/ dhe tregon vetė kjo rrugė e gjatė / nė njė skenė tė thjeshtė/ me njė kėngė tė re, tė kėndova ty me njė kitarė/ vitet rrodhėn si lumė, ty tė mbajta nė buzė, njerėzit tanė ma dhanė thjeshtėsinė/ duartrokitje m'dhurojnė, unė mes tyre kur shkojė, njėri tjetrit i falim dashuri/..., "Rinia jeton", muzika nga Luan Zhegu dhe kėnduar nė Koncertin e madh nė Nėntor 1984: / Tek njė gonxhe qė shpėrrthen, tek njė vatėr larė me diell, rinia jeton/ tek njė zog qė cicėron, tek njė yll qė vezullon, rinia jeton/ Flamur qė valon rinia, diell me ngrohtėsi rinia, tek njė vatėr nė liri, tek njė qiell me kaltėrsi, jeton/ Kėngė qė s'ndalet kurrė rinia, Shqipe mbi Flamur, rinia.../ Kėnga "Gol, bukur gol" Muzika nga Agim Prodani , kėnduar nė koncertet e pranverės: /Vjen, vjen, vjen, njė ēast qė tė rrėmben/ para ndeshjes zemra drithėron/ mua dhe ty, qė na pėlqen futbolli, ēdo tė dielė kjo lojė na bashkon/ vijnė varg punėtorėt, ndizet tėrė rinia, tėrė stadiumi pret me emocion/ kur zbret nė fushė bardh e blu/ si det me dallg' un' jam me ty...

Kėnga "Marinari" nė Koncertet e pranverės, kompozuar nga Aleksandėr vezuli me tekst nga Alqi Boshnjaku / Qė nga ēasti i largimit, kanė kaluar ditė e netė/ nėpėr valė tė pėrmallimit/ ti me shokė lundron nė det/ dhe nuk ėshtė ndarja e parė/ ti ke ikur dhe me stinė/ shok i jetės marinar/ ndarja rritka dashurinė/ sado larg tė ndjej pranė/ ty o marrinar/ se me shokė nė tokė tė huaj marinarė/ mbani lart Flamurin tonė Kombėtar.../

Nė vitin 1989 Ema Qazimi del para publikut shqiptar me koncertin e saj recital, tepėr, tepėr tė suksesshėm, ku interpretoi pa ndėrprerje 30-tė kėngė nga repertori i saj, shoqėruar nga Orkestrina e Estradės sė Tiranės, nėn drejtimin e mjeshtrit tė muzikės Alqi Karreco.

Kisha fatin ta shihja nė skenė atė recital dhe mbeten tė paharuara ato emocione tė forta qė na dha Ema gjatė gjithė koncertit si dhe duartrokitjet frenetike tė spektatorėve nė sallė, qė e shoqėruan gjatė gjithė kohės. Nė atė recital Artistja Ema Qazimi e prezantoi veten e saj njė yll, mjeshtre e kėngės... Gjatė viteve tė shkollės, kur Ema Qazimi ishte studente nė Institutin e lartė tė Arteve, sot, Akademia e Arteve tė Bukura nė Tiranė, interpretoi nė Komedinė e A.Z.Ēajupit "14 vjeē dhėndėr" nė rolin e nuses sė Gjinos. Ema Qazimi mban titullin e lartė: "Artiste e Merituar".

Me njė fėmijėri dhe rini krejt ndryshe nga tė tjerėt (nganjėherė jeta tė godet pa mėshirė) Artistja e madhe diti t'i pėrballojė dallgėt e jetės, duke e mposhtur dhimbjen me shpirtin e saj artistik, me zėrin e saj tė fuqishėm, timbrik dhe melodioz, me kėngėt qė ajo i ka kėnduar aq mjeshtėrisht dhe me pasion. Ka qenė kjo ndoshta, qė artistja e madhe Ema Qazimi tė kompozonte edhe kėngėn e saj tė vetme, tė titulluar "Mama" me tekst tė poetit tė mirėnjohur Jorgo Papingji, pėr ta interpretuar vetė nė Festivalin e 36-tė tė Kėngės nė RTVSH, 1997.

Ndjehemi borxhlinj ndaj gjithė artistėve qė pėr vite e vite me radhė na dhuruan zėrin e tyre, krijimtarinė e tyre, pėr tė shijuar artin e bukur dhe tė pavdekshėm shqiptar.

Faleminderit Artiste Ema Qazimi pėr gjithēka ke bėrė nė udhėn tėnde tė gjatė e tė bukur tė muzikės shqiptare mbi dyzet vjet.

Mama

Muzika Ema Qazimi, Teksti Jorgo Papingji

Kėnduar nga Ema Qazimi nė Fest. e 37-tė tė Kėngės nė RTVSH

Fjala lind e vdes nė buzė,
Buza fjalėn e djeg shpuzė,
Fjalė e ngrohtė sa mė s'ka
Qė jetoj e nuk u tha:
Mama, mama, mama, mama!

Hije e vetes qė mė ndjek,
Ledhatim qė nuk mė prek,
Yll qė tretet nė agim,
Dashuri si njė vegim.

Buzėqeshja qė nuk qesh,
Ndjenjė e vdekur qė nuk vdes,
Diell qė dritėn nuk e dha,
Loti i derdhur qė s'u tha

Mama, mama, mama, mama!

Fjalė qė mbeti pa portret,
Iluzion qė s'morri jetė,
Pėrrallė qė kurrė nuk u tregua,
Nina nana, qė s'u kėndua.

Dhe jetoj si nė pėrrallė,
Emri yt mė mbush me mall,
Malli i hidhur sa mė s'ka,
Fjalė e shenjtė qė nuk u tha,

Mama, mama, mama, mama!



Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara