HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


TAKIMI I PARĖ PAS 64 VITESH ME AXHEN ZEF SOKOLI

-- nga Pal Sokoli

Pal Sokoli Nė BRAZIL “Shqipėria ėshtė njė trup, njė gjak, njė kokė, ashtu ta bėjmė. Po tė ndajmė diēka nga trupi ai nuk jeton”

Nė jetėn e njeriut ndarjet janė shumė te vėshtira, ato janė tė vėshtira sidomos kurė ndahesh nga njė i(e)dashur, nga njė i afėrm, e aē mė tė rėnda kur ndahesh thjeshtė nga njė gjak i yti, dhe pesha e mallit vjen e rritet pėr aq sa zgjatė edhe jeta. Malli ėshtė i pangopshėm dhe ushqehet me ndarjet, ushqehet me mėrzinė, me mendimet, e pastaj edhe me vetveten, e rritet, e rritet e bėhet bjeshkė mbi supet e njerėzve qe bėhen tė pandashėm me pėrmallimet, me ndarjet, me pritjet, nuk e di se sa prej tyre e shohin si njė dritė pėrtej tuneli shpresėn qe njė ditė kėtė bjeshkė tė mbledhur me ditė, me muaj, me vite, me njė jetė te tėre ta shkarkojnė nga supet e tyre.

Po ēka ėshtė mė e keqe nė kėto ndarje nuk merr pjesė vetėm njė njeri, aty marrin pjesė mė sė paku dy, ēka do tė thotė se kjo bjeshkė e pėrmallimit nuk ėshtė njė, po kjo bjeshkė na vjen si e dubluar, e shumėzuar mbi ēdo pjesėmarrės nė ndarje. E fillova kėshtu kėtė rrėfim, pasi qe shkarkova nga supet e mija njė bjeshkė malli, dy bjeshkė malli,shumė bjeshkė malli dhe i shkarkova mbi Oqeanin Atlantik qe ti bėje urė dhe njė ndarje 64 vjeēare ta kthej nė BASHKIM. Pal Sokoli me axhėn Zef Sokoli(buzė liqenit nė qytetin Pampuhlia) Mu dashtė njė rrugė deri nė Belo Horizonte nė shtetin e Brazilit, mu dashtė ta kaloj Atlantikun qe tė bashkohem me njė degė tė shkėputur tė familjes Sokoli,dhe me Lulen e saj, veprimtarin e paepur tė Shqipėrisė etnike axha i dashur Zef Sokoli.

Qe nga data 15 mars 2008. kur veprimtari dhe shkrimtari Engjėll Koliqi, nė shtegtimin e tij pėr ēėshtje kombėtare hapi dyert i pari nė shtėpinė e bacės Zef, rilindi lidhja nė mes Sokol-ve nė Europė dhe nė Brazil. Pasi morėm kontakte, telefonuam disa here nė mes veti,dhe pa menduar shumė sigurova biletėn pėr nė Belo Horizonte(Horizontet e bukura) dhe me datėn 5 maj 2008 mora fluturimin nė relacionin Dyseldorf-Paris-Rio De Janiro-Belo Horizonte. Pėrpara syve me shfaqeshin fotot qe mi kishte dėrguar Engjėlli, kėshtu qe kisha imazhe tė dukjes sė ti.. Po nė kokė kisha njė peshė tė madhe tė pėrgjegjėsisė qe mė duhej tė shtjelloja 64 vite, pastaj nga njė familje 12 anėtarėsh tani kishim afėr 100 anėtarė.

Gjithė rrugėn tretesha nė mendime, ēka do me mbetet pa i treguar, ēka do harroj pa e pyetur, kėshtu ndjeja njė pėrgjegjėsi tė madhe pėr ēka do ti mbetem njėri tjetrit “borxh“. Pikėrisht nė orėn lokale(tė Brazilit)10,35 minuta tė datės 06.05.08 ,zbrita ne Aeroportin e Belo Horizontes dhe ēdo gjė shkonte shumė ngadalė, kisha pėr tė pritur bagazhin, pastaj pritesha qe do ketė edhe kontrollime dhe me dukej se po vonohem shumė, edhe pse nuk zgjati me tepėr se 15 minuta, mė bėhej se dikush mė priste jashtė. Mora koferin dhe njė ēantė dore dhe po e tėrhiqesha deri ne dalje,kaloja pėrskaj shumė njerėzve qe mbanin pano me emra tė atyre qe pritnin nė duar, i lexova tė gjitha me radhė,nuk kishte Sokoli gjėkundi tė shkruar.

Pasi i rashė nė fund atyre njerėzve u ktheva edhe njėherė tė shoh se mos e kisha kaluar gjėkundi, prapė nuk kishte. Mėsyva drejt daljes kur para recepcionit shohė njė njeri tė ulur ne njė karrige,mė flokė dhe mjekėrr tė bardhė, me njė shkop nė duar dhe sodiste daljet pothuaj se pa lėvizur fare asnjė milimetėr. Baca Zef, thash me vete. U pėrvodha anash qe mos tė me sheh. Nxora njė video kamerė qe kisha nė ēantėn e dorės dhe po e incizoja disa minuta pa me vėrejtur fare. Dikur nuk mu durua dhe ju hodha ne pėrqafim. “Heu Pal Sokoli heu, mirė se tė pruri zoti”, mė tha. Mirė se tė gjeta o Zef Sokoli ja ktheva dhe u zhgreha nė vajė. Mu dukė se ky vajė me ē’liroj nga njė pėrgjegjėsi, mu dukė se me lehtėsoj, kėshtu mbetem disa minuta tė pėrqafuar dhe pastaj si instinktivisht u nisem dika qe te dy. U nisem pėr nė shtėpinė e bacės Zef me autobus. E gjithė rruga shkoj duke i shtruar pyetje njeri tjetrit.

Kur mė ka vdekur babi im, kur ka vdekur Brahimi, babai i yt, e kur ka vdekur Preni, ishin pyetjet e para tė bacės Zef. “Iu bre, kurrė nuk u pashė mė fytyrėn asnjėrit”, tha baca pas pėrgjegjės sime, dhe ca pika loti i rrjedhėn nga sytė e rrudhur dhe i rrėshqitėn nėpėr mjekrrėn e bardhė si bora dhe tė krehur me pedanteri. Pėr mua ata lot ishin ortek qe rrokullisen mbi mua dhe nuk mund e pėrmbaja vetėn pa e pėrqafuar disa herė rrugės thuajse doja tė ja shtrėngoj plagėt e 64 viteve. Kėmbėkryq qahen hallet shqip Tani jam nė shtėpinė e bacės Zef dhe po i “lėpijmė“ plagėt e njėri-tjetrit. Mjekra e tij reziston ende pėr idealin e tij; Shqipėria e bashkuar e pavarur dhe sovrane.

I tregova se edhe unė kisha 28 vite mjekėr po e kisha hequr me 17 shkurt 2008 mė rastin e pavarėsisė. Mirė ma kthej “ti paske arritur qėllimet tuja, po unė tė mijat jo ende”. Dėshira e tij e madhe ėshtė ta vizitoi Kosovėn dhe Shqipėrinė nėse mund i pėrballon udhėtimit tė gjatė me aeroplan, dhe nėse e lejon mjeku i ti personal qe kujdeset pėr tė. Vuajtjet e tija janė tė papėrshkrueshme, ėnde i ka shenjat kėmbėve kur nė Janarin e 1945-ės i ngrijnė nga bora e madhe dhe tė ftohtit diku nė fshatin Polac shumė afėr shtėpisė se Shaban Polluzhės, kur kishte dezertuar nga brigada e tij “qe ti dalė nė ndihmė njė njeriu qe mendonte krejt si unė”, thotė baca Zef.

Ne pyetjen time se a ke porosi sa pėr fillim pėr shqiptarėt kudo janė, mė tha po kam: ”Shqipėria ėshtė njė trup, njė gjak, njė kokė, ashtu ta bėjmė. Po tė ndajmė diēka nga trupi ai nuk jeton, prandaj pas kėtij hapi qė bėmė tė mendojmė nė bashkimin e trojeve shqiptare, e nėse do tė jam ende gjallė do ta hekė edhe unė ballist i moēėm, kėtė mjekrėn time”.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara