HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


“Enver Hoxha ishte diktator, por mė i kulturuar se kėta ‘demokratėt’ e sotėm qė qeverisin Shqipėrinė”

Berisha, dhunė politike nė 99 mėnyra

-- nga REXHEP QOSJA

Rexhep Qosja Profesor, kur e keni vizituar pėr herė tė fundit Shqipėrinė? Dhe, ē’ndryshime keni vėnė re?

Nė Shqipėri, pėr herė tė parė, isha nė janar tė vitit 1970 e pėr herė tė fundit para mė tepėr se tre vjetėsh. Kur isha, para mė tepėr se tre vjetėsh, kam parė shumė ndryshime. Nė tė vėrtetė edhe Shqipėria, edhe Kosova, edhe shqiptarėt kudo nė Ballkan vetėm tani po urbanizohen si duhet e sa duhet. Nė Shqipėri (si edhe nė Kosovė) po ndodh njė ndėrtimtari e madhe dhe e shpejtė, me vlera tė dukshme dhe me dobėsi tė dukshme arkitekturore, artistike. Po zhvillohen qendrat e qyteteve e po harrohen anėt; po zhvillohet qendra e Shqipėrisė e po harrohen anėt.

Kam lindur e jam rritur jo shumė larg Vermoshit dhe miqtė e atjeshėm mė thonė se Vermoshi ka mbetur ai qė ishte nė vitin 1945. As komunizmi, as demokracia nuk u lodhėn pėr tė – aspak. Kėshtu po zhvillohet e gjithė Shqipėria: me dallime tepėr tė mėdha. Kemi qendrat e qyteteve, po thuhet, gjithnjė e mė evropiane dhe kemi anėt, disa dhjeta metra larg qendrave – mė keq se ballkanike, si pėrpara. Kemi disa mijėra politikanė e tajkunė, qė janė bėrė milionerė, dhe kemi disa miliona tė varfėr ose shumė, shumė tė varfėr. Kemi disa mijėra me nga disa punė dhe kemi qindra e qindra mijėra tė lėnė nė mėshirė tė Zotit - pa punė! Domethėnė: Shqipėria (dhe Kosova) zhvillohen pa aspak drejtėsi sociale!

Si dhe sa i ndiqni zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe shoqėrore nė Shqipėri? Cili ėshtė mendimi juaj pėr to?

I ndjek aq sa mė bėjnė tė mundshme televizionet shqiptare dhe interneti. I pėrcjell nė vazhdimėsi. Jam natyrisht i gėzuar pse zhvillime tė dėshiruara ndodhin dhe i dėshpėruar pse ato zhvillime aq shpesh shoqėrohen nga jo pak tė kėqija.

Keni qenė shpesh kritik me mėnyrėn e drejtimit tė shtetit shqiptar pas viteve ’90. Jeni shprehur se “monizmi totalitar ėshtė zėvendėsuar nga pluralizmi i totalitarizmave”. Pse? Ēfarė ka ēaluar nė drejtimin e shtetit?

Nė krye tė punėve politike dhe shtetėrore tė Shqipėrisė, sipas bindjes sime, me disa pėrjashtime, janė gjetur njerėz, tė cilėt, nė thelb, i kanė sjellė dėm Shqipėrisė. Jam i bindur se vlerėsimi i rolit tė tyre nė njė tė ardhme, tė liruar prej pasioneve tė sotme partiake dhe prej instant-analistėve tė sotėm, do tė jetė katastrofal. Shqipėria vazhdon tė jetė nga ato shtetet qė politikologėt e quajnė shtet i privatizuar. Instant-analistėt, qė e arsyetojnė ēdo nomenklaturė politike, sė cilės ia kanė shitur shpirtin, thonė: po, Shqipėria ėshtė zhvilluar shumė gjatė kėtyre viteve. Po, ėshtė zhvilluar! Ai ėshtė zhvillim i natyrshėm, i domosdoshėm, si bari qė gjelbėron nė pranverė, si tė mbjellat qė piqen nė verė. Por, tė bėjmė pyetjen: ku do tė ishte sot Shqipėria pa patologjinė e tyre politike dhe qeverisėse? Shumė mė pėrpara. Ndoshta nė BE.

Nė kėndvėshtrimin tuaj, me ē’notė do ta vlerėsonit shkallėn e demokracisė nė Shqipėri? A ka ndonjė ngjashmėri edhe nė Kosovė kjo mėnyrė e tė drejtuarit tė shtetit nė Shqipėri?

Shqipėria ėshtė demokratike vetėm nga jashtė. Ka shumė parti, ka shumė media dhe ka zgjedhje, formalisht, tė lira. Brendėsia e saj politike e shtetėrore, thelbi i saj, as pėrafėrsisht nuk ėshtė demokratike. Nė qoftė se demokracia, megjithatė, ėshtė marrėdhėnie, dhe ligj, zbatim ligji, nė qoftė se demokracia pashmangshėm e nėnkupton funksionimin e shtetit tė sė drejtės, Shqipėria as pėrfaqėrisht nuk mund tė quhet shtet demokratik. Nė brendėsinė e vet, nė thelbin e vet, nė pėrbėrjen e vet tė brendshme, ajo ėshtė shtet brutal, shumė brutal, shtet me shumė dhunė, shumė shpėrdorime, shumė cenime tė Kushtetutės e tė ligjeve dhe shtet me frikė.

Nuk po paraqes tani kėtu njė varg tė dhėnash mbi sjelljet e qeverisė dhe nė qeveri, mbi sjelljet e Kuvendit dhe nė Kuvend, mbi sjelljet e partive dhe nė parti, qė e dėshmojnė kėtė brutalitet kundėrdemokratik. Po e paraqes vetėm njė tė dhėnė. Diku nga fundi i janarit tė kėtij viti, pohimit tė njė deputeti se njė familjar i Kryeministrit tė Shqipėrisė mund tė jetė pronar i njė kazinoje, Kryeministri do t’i pėrgjigjet sa vijon: “Do ta mėsosh mirė si ta qepėsh gojėn, mor rrugaē. Do ta heq imunitetin mor horr, mbaje mend do tė ēoj nė gjykatė! “Dhe mė tej: “Tė jesh i bindur ti se ta bėj fytyrėn si kėpuca, po tė lakoj emrat e familjarėve tė tu. S’tė thotė kush ty kėtu se nė ‘iks’ bordello janė kapur njerėzit e tu, qė nė filan bordello janė kapur ato kuplarat e tua. S’tė thotė dot njeri kėtė, as pėr lidhjet e tua me kuplarat. Do dalėsh nga Parlamenti sa herė tė shpifėsh, se ti je budalla, ke edukatė kanalesh or horr, or njeri kuplarash!”. Dhe, mė tej: “Kur tė pėrmendėsh Sherefedinin tė lash gojėn, sepse emrin e tij nuk mund ta ndotėsh as ti dhe as ata qė shkruajnė kėto shpifje, qė si moldave goditen me nallane nėpėr pub-e!!!”.

Gjashtė muaj mė vonė, i njėjti Kryeministėr, tė njėjtit deputet, nė tė njėjtin Kuvend i drejtohet kėshtu: “Jot motėr dhe jot shoqe ēfarė do bėhet?... Jot shtemotėr, farė do bėhet?... Ē’do bėhet, fundėrrinė, jot motėr?... Prostitutė motelesh do bėhet?..”. Tė njėjtėn ditė, nė tė vėrtetė tė njėjtėn natė, nė tė njėjtin Kuvend, Kryetarja e kėtij Kuvendi, ēohet nė ndihmė tė Kryeministrit, prej tė cilit e ka mėsuar dhunėn politike dhe gjuhėn politike dhe thotė: “Nė fakt, ky e meriton me e kap pėr zhelesh, e jashtė!... Nxirreni jashtė atė zotėrinė, nxirreni jashtė! Zotėri kape jashtė e nxirre! Vagabond! Ik andej! Ik! Del jashtė! Edhe nuk hyn mė...”!

Tani ju pyes: nė cilin Kuvend, tė cilit shtet, nė kėtė planet, mund tė dėgjohet diēka e kėtillė? Jam i bindur, askund. As nė Evropė, as nė Azi, as nė Afrikė. Pėr shtatė shekuj demokraci nė Angli, konflikti mė i ashpėr nė Kuvendin britanik konsiderohet ky: njė deputet, me nofkėn Shtylla, i thotė deputetit tjetėr (nuk e di sigurt nėse atėherė ishte Kryeministėr) Uinston Ēėrēill, mbasi ky e kalon kohėn prej tre minutash pėr diskutim: “Le tė shkojė nė vend bulldogu!”. Ēėrēilli do t’i pėrgjigjet gjakftohtė: “Po zotėri, unė po e ndėrpres fjalėn dhe po shkoj, por ju duhet ta dini ēka bėn bulldogu kur shkon te shtylla”!

Natyrisht, ne nuk mund tė kėrkojmė prej Kryeministrit tonė, as prej Kryetares sė Kuvendit tonė, tė kenė as mendjen e Ēėrēillit, as kulturėn e Ēėrēillit, as mentalitetin e tij a tė deputetėve tė tjerė britanikė. Por, ne mund tė kėrkojmė dhe duhet tė kėrkojmė prej Kryeministrit dhe Kryetares sė Kuvendit tė mos ndotin ashtu Kuvendin e Shqipėrisė, tė mos fyejnė ashtu Shqipėrinė e shqiptarėt. Tė mos ushtrojnė aso dhune dhe tė mos i bėjnė aso kėrcėnimesh njė qytetari tė Shqipėrisė. Kryetari, Kryeministri, kryetari a Kryetarja e Kuvendit kudo nė botė zgjidhen, pėrpos tė tjerash, edhe pėr arsye se janė dėshmuar si tolerantė, tė pėrgatitur tė durojnė mospajtime, kritika, ironi, cinizėm nė fjalėt e opozitės apo tė qytetarėve.

Atje, nė atė vend, ku ėshtė e mundshme qė Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit tė flasin me aso gjuhe nė Kuvend; atje, nė atė vend, ku Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit i kėrcėnohen ashtu deputetit, atje, nė atė vend, nuk ka demokraci. Jo dhe jo. Atje, nė atė vend, tė drejtat njerėzore, liritė qytetare, nėpėrkėmbėn, shkelen gjithsesi dhe me gjithēka! Atje, nė atė vend, ku ashtu egėr, brutalisht, fyhet njė deputet, familja e tij, njė qytetar, familja e tij, atje, nė atė vend, nėpėrkėmben, shkelen, pėrbuzen tė gjitha tė drejtat, liritė, tė gjitha vlerat njerėzore.

Merreni me mend: po tė ishte konteksti politik i Shqipėrisė, konteksti evropian dhe botėror i Shqipėrisė sė sotme, “demokratike”, ai qė ishte i Shqipėrisė komuniste, ēka do tė bėnin Kryeministri dhe Kryetarja e Kuvendit tė tij! Mendoni se dhuna e tyre mbi qytetarėt do tė ishte mė e paktė se nė kohėn e komunizmit? Jo. Do tė ishte edhe mė brutale. Enver Hoxha ishte diktator, por mė i kulturuar se kėta “demokratė”. Kryeministri i Shqipėrisė sot ushtron tirani nė 99 mėnyra. Sa kolegė nga Tirana mė kanė thėnė: qytetarėt shqiptarė janė tė frikėsuar shumė. Berisha i qet prej pune pėr asgjė, ua qet prej punės djalin, vajzėn, nusen, dhėndrin, nipin, mbesėn. Ai tė shkelė me njerėzit e tij!

Ju mė pyesni nėse ka ngjashmėri midis kėsaj mėnyre tė qeverisjes nė Shqipėrinė shtetėrore me qeverisjen nė Kosovė. Edhe nė Kosovė, nė qeverisje, ka padrejtėsi, e shantazhe e tė kėqija tė tjera tė ndryshme, por asi brutaliteti, aso dhune, nuk ka. Fyerjet e tilla familjare nė Kosovė do tė pėrfundonin me viktima. Kam dėgjuar njerėz tė politikės nė Kosovė duke thėnė: “Ēfarė njeriu ėshtė ai Balla qė duron aso fyerjesh tė familjes para syve tė krejt Shqipėrisė?! Nė Evropė, me shekuj, pėr fyerjen mė tė vogėl nderi ėshtė mbrojtur nė dyluftim, kurse sot mbrohet me ligje, e nė Shqipėri sot – nė asnjė mėnyrė”!

Duket se jeni pesimist pėr faktin se ende nuk kemi arritur tė ndėrtojmė njė shoqėri qytetare. Ēfarė na mungon pėr ta pėrmbushur kėtė detyrė? I kujt ėshtė faji: i klasės politike qė na ka drejtuar apo qė na drejton tani, apo i yni, i popullit?

Fakti se Kryeministri dhe Kryetarja e Kuvendit mund ta pėrbaltin njė qytetar nė Kuvend, para syve tė krejt popullit, pa pėsuar kurrfarė pasojash ligjore, kushtetutare, flet shumė edhe pėr opinionin, edhe pėr ne – tė gjithėve. E tillė ėshtė gjendja jonė shpirtėrore dhe morale! Nė Evropė, pas njė paraqitjeje tė tillė edhe Kryeministri, edhe Kryetarja e Kuvendit do tė detyroheshin prej opinionit tė largohen nga qeveria dhe Kuvendi – them pėrgjithmonė. Nuk janė parlamentet e shteteve hane, ku mund tė flitet gjithēka, tė pėrdoren gjithfarė fjalėsh, tė fyhet e dhunohet tjetri. Qeveria dhe Kuvendi janė institucione ku pėrfaqėsohet jo vetėm politika e popullit, por edhe nderi e dinjiteti i tij. E Kryeministri i Shqipėrisė nė vazhdimėsi po e bėn Kuvendin e Shqipėrisė institucion-shembull tė shoqėrisė pa etikė. Nė njė shtet me qytetari tė vėrtetė dhe me intelektualė tė vėrtetė, me intelektualė tė vėrtetė e jo koniunkturistė qė fėrkojnė duart para dhunėtarėve politikė, skandale tė tilla tiranike s’mund tė ndodhin.

Kjo do tė thotė rrugė e gjatė pėr tė hyrė nė BE apo jo?

Mund tė jetė e gjatė dhe mund tė mos jetė shumė e gjatė rruga jonė pėr tė hyrė nė Evropė. Evropa ėshtė shumė praktike. Dhe ėshtė Zonjė e Madhe. Nuk ka qenė kurrė pa shėrbėtorė kjo Zonjė. Ēka mendojmė ne? Se Evropa do tė na veshė me mėndafshet e brokatet e saj dhe do tė na stolisė me margaritarėt dhe diamantet e saj? Jo. Jo. Ne, me disa nga ballkanasit e tjerė, do tė jemi shėrbėtorėt e Zonjės, tė heshtur e tė pėrulshėm. Se ashtu e meritojmė. Ashtu, thonė shkodranėt, i meriton mushka drutė. A mund t’i trajtojė Evropa mė dinjitetshėm ata, tė cilėt lejojnė qė Kryeministri dhe Kryeparlamentarja ta bėjnė ēka po e bėjnė Kuvendin e popullit? Jo.

Profesor, korrupsioni dhe krimi i organizuar konsiderohen nga pengesat kryesore qė e mbajnė Shqipėrinė larg Unionit Evropian. Sa kanė nė dorė qytetarėt dhe sa qeveria pėr t’ia pastruar sadopak kėto njolla?

Nuk janė korrupsioni dhe krimi i organizuar vetėm njolla: ato janė e keqe e madhe e shoqėrisė. Ato janė dėshmi pėr shpėrdorimin e egėr tė demokracisė dhe ato janė pengesė e madhe pėr zhvillimin e demokracisė. Qytetarėt kanė shumė nė dorė pėr tė mėnjanuar tė korruptuarit prej politikės. Populli ėshtė i vetmi sovran dhe ky sovran, po doli i vendosur nė rrugė me emrat e tė korruptuarve nė gojė, ata do tė fluturojnė menjėherė prej kabineteve tė tyre dhe prej politikės. E qeveria? Edhe qeveria mund tė bėjė sa populli pėr parandalimin e korrupsionit dhe mėnjanimin e tė korruptuarve. Po, si? Si, nėse edhe vetė ėshtė deri nė fyt e korruptuar. Sorra sorrės nuk ia nxjerr sytė. Ėshtė Kushtetuta. Janė ligjet. Zgjidhet prokurori qė do tė merret vetėm me luftėn kundėr korrupsionit. Krijohet organi qė hulumton konfliktin e interesave i pėrbėrė prej njerėzish tė institucioneve shtetėrore, tė organizatave tė pavarura, tė shkencės e tė kulturės.

Dhe, ashtu hapet fronti kundėr korrupsionit e krimit tė organizuar. Me rekomandimet e kėtij organi hetohet pasuria e tė pasuruarve pėr shtatė-tetė a dhjetė-pesėmbėdhjetė vjet. Milionerėve tė pasuruar me korrupsion u merret, u nacionalizohet, pasuria. Dhe, u krye puna. A do tė ketė mė tė tillė qė do tė vazhdojnė tė vjedhin kur e dinė se pasuria e krijuar me hajni do t’u merret dhe ata do tė pėrfundojnė nė burg?! Jo. E ka tė pamundur ta zbatojė kėtė procedurė qeveria! Pse? Sepse sė pari, do tė duhej tė pajtohej me hetimin e pasurisė sė anėtarėve tė vet tė tė gjitha qeverive qė 17-18 vjet. Dhe, tė politikanėve tė tjerė tė pasuruar turr. Dhe, ky hetim i pasurisė sė tyre do tė sillte nacionalizimin e pasurisė dhe burgosjen e kush e di sa vetave. E, kėtė nuk e bėjnė. Pse tė vetėvriten!? Kėtė nuk e bėn Qeveria. Pse tė bėjė vetėvrasje politike e morale!? Evropa e ka tė vėshtirė tė pranojė nė familjen e vet vende qė kryesojnė nė listat e shteteve mė tė korruptuara tė planetit.

Duket sikur Evropa po luan rolin e njerkės me Shqipėrinė. P.sh., Bullgaria nuk ėshtė se e zgjidhi problemin e korrupsionit apo tė krimit tė organizuar qė u pranua nė BE. Sa tė vėrtetė ka nė kėtė konstatim?

Pse Bullgaria aq lehtė u pranua nė BE? Sė pari, shteti bullgar kur u pranua nė BE as pėrafėrsisht nuk ishte aq rėndė i sėmurė sa shteti shqiptar – as nga sėmundja e korrupsionit. Dhe, e dyta, Bullgaria ėshtė shumė afėr Rusisė, ėshtė nė pozitė shumė mė strategjike se Shqipėria dhe duhej tė ishte nė Bashkimin Evropian sa mė parė edhe pėr kėtė arsye. E pėrsėris: Evropa e menēur ėshtė shumė praktike.

T’i kthehemi politikės nė Shqipėri. Qė prej mė shumė se njė viti kemi njė President tjetėr, zotin Bamir Topi, i cili, pėrkundėr disa parashikimeve, ka mundur t’u qėndrojė fort presioneve politike tė ardhura nė tė shumtėn e rasteve nga partia qė e zgjodhi. Si e vlerėsoni punėn e tij tė deritanishme?

E kam thėnė edhe herė tjetėr dhe, tani, po e pėrsėris se kryetarin e tanishėm tė Shqipėrisė, Bamir Topin, prej se ishte nėnkryetar nė Partinė Demokratike e kam shikuar me njė mirėkuptim dhe, madje, simpati. Bamir Topi dhe Besnik Mustafai, me maturinė e tyre mė dukeshin pėrjashtime tė dėshiruara e tė ēmuara nė Kryesinė e kėsaj partie. Paraqitja e tij nė Kosovė, ndėrkaq, mė ka dėshpėruar. Kam parė se ndikohet lehtė, se nė sjelljen e tij mund tė lėnė gjurmė lehtė demagogėt e ndryshėm tė partishėm. Nuk e them se u qėndron fort trysnive tė ardhura prej Kryeministrit dhe sejmenėve tė tij.

Ėshtė pėrpjekur t’u qėndrojė, por jo deri nė fund, dhe, madje, jo aq sa i jep tė drejtė Kushtetuta. Po tė ishte kryetari i Shqipėrisė, Bamir Topi, parimor e i vendosur sa i bėn tė mundshme Kushtetuta, po tė ishte i fortė sa do tė duhej tė ishte i fortė kryetari i shtetit, po tė ishte i vendosur ta shikojė plotėsisht i liruar prej pėrkatėsisė partiake njėmendėsinė shqiptare, interesin e gjithė qytetarėve tė Shqipėrisė, Kryeministri nuk do tė mund tė luante vallen qė po e luan: vallen e shkeljes sė ligjeve, shkeljes sė Kushtetutės, nėpėrkėmbjes sė Kuvendit, fyerjeve tė hatashme tė Akademisė dhe tė anėtarėve tė saj. E tė tjera. E tė tjera.

E kritikoni shpesh Berishėn, edhe kur ishte President, edhe kur ishte nė opozitė, dhe tani si Kryeministėr. Njė pyetje mė e shkoqur: jeni takuar ndonjėherė me tė? Ē’marrėdhėnie keni pasur dhe keni tani me tė? Nėse keni pasur raporte tė mira, pse u keqėsuan ato?

Me Kryeministrin e tanishėm tė Shqipėrisė, Sali Berisha, nuk kam pasur kurrė marrėdhėnie as tė mira, as tė kėqija; e kam takuar dy herė, gjatė dy ditėve, nė fillim tė vitit 1991. Me profesorėt Idriz Ajeti, Hajrullah Gorani dhe Ramiz Kelmendi, me ftesė tė njė grupi intelektualėsh nga Shqipėria, ishim nė Tiranė, nė pėrpjekje pėr tė paqėsuar forcat e kundėrta politike, tė cilat ishin futur nė luftė politike, nėurrejtje, nė konflikt tė papėrmbajtur, qė rrezikonte qėndrueshmėrinė dhe paqen e Shqipėrisė. Synonim tė arrihej njė pajtim midis tyre. Komunizmi kishte rėnė dhe krejt kjo, natyrisht, ishte nė interesin e partive tė reja, nė radhė tė parė tė Partisė Demokratike dhe tė krejt popullit shqiptar.

Ai qė nuk e pranoi idenė e pajtimit ishte Sali Berisha. E pranuan, madje, shumica e ish-tė burgosurve politikė, por nuk e pranoi sekretari i Partisė sė Punės nė Fakultetin e Mjekėsisė. Dhe, mandej, mbasi u zgjodh kryetar e ēoi Shqipėrinė ku e ēoi; nė pragun e luftės qytetare, qė i solli Shqipėrisė, ende nuk dihet saktė, sa mijėra viktima, qė ēoi nė fund tė Adriatikut mbi tetėdhjetė djem, vajza, nėna, fėmijė dhe foshnja, qė i solli Shqipėrisė shumė dėme materiale dhe shkatėrrim tė shumė vlerave. Nė flakėn e kėsaj lufte, qė e ndėrpreu Evropa, ai e pranoi idenė e pajtimit kombėtar, e ftoi popullin pėr pajtim kombėtar, deklarata e tij e pajtimit kombėtar u dha nė televizion e nė radio dhe u botua nė gazeta. E formoi, madje, edhe qeverinė e Pajtimit Kombėtar nė krye me Bashkim Finon. Dhe, kėshtu, idenė time dhe tė profesorėve Idriz Ajeti, Hajrullah Gorani e Ramiz Kelmendi, ai e pranoi mbasi me politikėn e tij tė konfrontimit e dogji dhe e pėrgjaku fort Shqipėrinė. Ai mbeti pėr mua njeriu qė i solli Shqipėrisė gjithė atė tragjedi, njeriu, qė, madje, u “rizgjodh” kryetar nė gjendje tė jashtėzakonshme!

POPULLI ĖSHTĖ I VETMI SOVRAN DHE KY SOVRAN, PO DOLI I VENDOSUR NĖ RRUGĖ ME EMRAT E TĖ KORRUPTUARVE NĖ GOJĖ, ATA DO TĖ FLUTUROJNĖ MENJĖHERĖ PREJ KABINETEVE TĖ TYRE DHE PREJ POLITIKĖS

A mund tė mos e kritikoj unė njė person tė tillė politik!? Si mund tė mos jem unė kundėr njė personi tė tillė shkatėrrues politik! Jo. Nuk jam bėrė unė shkrimtar pėr t’u shkruar himne diktaturave dhe diktatorėve, a kryetarėve tė zgjedhur nė gjendje tė jashtėzakonshme, pėr tė pėrkrahur e lavdėruar shpėrdoruesit e demokracisė, autoritarėt e paautoritet, tiranėt e ndryshėm tė demokracisė. Jo. Jam bėrė shkrimtar pėr tė thėnė tė vėrtetėn dhe pėr tė mbrojtur tė drejtėn – vlerat shoqėrore dhe intelektuale. Jam bėrė shkrimtar pėr tė paguar ēmim pėr mendimin tim e jo pėr t’u pasuruar. Unė nuk mund tė hesht dhe nuk kam tė drejtė tė hesht, sepse vepra dhe jeta mė obligojnė tė ngre zėrin kundėr tė kėqijave dhe autorėve tė tyre. Nuk urrej kė dhe nuk ia fal kujt. Dhe, nuk kėrkoj tė ma falė kush tė keqen nėse e bėj. Jam i bindur se rėndėsia ime si shkrimtar dhe intelektual do tė jetė nesėr mė e madhe nė qoftė se ėshtė e madhe urrejtja e pushtetarėve dhunėtarė, e pushtetarėve tė korruptuar dhe e mafieve tė tyre sot ndaj meje. Vetėdija pėr kėtė mė bėn edhe mė tė vendosur nė misionin tim intelektual dhe politik.

Institucione tė ndryshme kombėtare dhe ndėrkombėtare kanė shprehur shqetėsimin se Partia Demokratike po pėrpiqet tė vendosė nėn kontroll institucionet kryesore tė pavarura. Nga ana tjetėr, tre institucionet kryesore tė shtetit drejtohen nga krerėt e PD-sė: Presidenca nga z. Bamir Topi (ish-nėnkryetar), (Kryeministria nga z. Sali Berisha (kryetar) dhe Parlamenti nga znj. Jozefina Topalli (nėnkryetare). Pėrbėn vėrtet shqetėsim kjo skemė?

Si nuk pėrbėn shqetėsim? Nė njė vend normal demokratik, kjo nuk do tė ndodhte. Njė Kryeministėr a njė kryetar nė njė vend, vėrtet, demokratik kėtė nuk do ta lejonin as vetė. Shqipėria edhe pas komunizmit funksionon si shtet njėpartiak, natyrisht pa ato pasojat e sistemit njėpartiak komunist, por, megjithatė, me shumė pasoja tė sotme. Uzurpimi i tė gjitha institucioneve nga njė parti e bėn tė pamundshme luftėn politike dhe ligjore kundėr tė kėqijave ekzistuese nė shoqėri, nė shtet, nė politikė dhe e bėn tė mundshme shfaqjen e tė kėqijave tė reja tė ndryshme. Duhet dėgjuar televizionet e Tiranės, madje, edhe ato qė janė kthyer nė zėdhėnėse tė qeverisė pėr tė parė se ēka krejt po prodhon nė Shqipėri shteti njėpartiak. Uzurpimi i sotėm i tė gjitha institucioneve nga njė parti, tregon sa tė thella janė rrėnjėt e mentalitetit bolshevik nė politikėn tonė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara