HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Obama mbėshtet pavarėsinė e Kosovės

-- nga Ruben Avxhiu*), 20.09.2008

Nė njė deklaratė dėrguar gazetės “Illyria” nė New York, kandidati demokrat pėr president nė SHBA, Barack Obama ka deklaruar se mbėshtet pavarėsinė e Kosovės dhe do tė punojė pėr forcimin e sovranitetit tė plotė tė saj.

Nė njė deklaratė dėrguar gazetės “Illyria” nė New York, kandidati demokrat pėr president nė SHBA, Barack Obama ka deklaruar se mbėshtet pavarėsinė e Kosovės dhe do tė punojė pėr forcimin e sovranitetit tė plotė tė saj.

Deklarata ėshtė pėrpjekja e parė publike e senatorit nga Illinois pėr tė komunikuar drejtpėrdrejt me komunitet shqiptar nė SHBA.

Vendosja e theksit te ēėshtja e Kosovės, mund tė ketė si synim qetėsimin e shqiptaro-amerikanėve tė cilėt kanė ndjekur me nervozizėm deklaratat qė senatori ka bėrė lidhur me Serbinė. Ndonėse nė asnjė prej tyre nuk vihej nė dyshim pavarėsia e Kosovės, deklaratat e Obama-s i kanė bėrė shumė shqiptarė tė dyshojnė se senatori nuk e njeh mirė historinė e viteve ‘90 tė Ballkanit dhe se mund tė jetė i ndikuar jo pak nga lobi serb, qė nė Illinois ka praninė e tij mė tė fortė nė SHBA.

Megjithatė, deklarata qė mbėrriti dje nė zyrėn e gazetės “Illyria” nuk lė dyshime pėr angazhimin e kandidatit demokrat.

“Barack Obama e mbėshtet pavarėsinė e Kosovės dhe dėshirėn e saj pėr tė ecur drejt sovranitetit tė plotė”, thuhet nė deklaratė. “Shtetet e Bashkuara duhet tė punojnė pėr tė ndihmuar nė zhvillimin e njė demokracie vibrante nė Kosovė, tė siguruar nėpėrmjet pushtetit tė ligjit e qė garanton tė drejtat e tė gjithė njerėzve.”

Deklarata shkon edhe mė tej duke shprehur mbėshtetjen pėr integrimin e Kosovės nė institucionet euro-atlantike, duke ndėrtuar njė shoqėri tė lirė e tolerante qė nxit tė drejtat e pakicave dhe mbron objektet kulturore e fetare.

Si president i Amerikės, Obama do tė punojė pėr “zhvillimin e njė ekonomie tregu tė begatė nė Kosovė, duke u pėrqendruar nė zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve tė punės, si dhe me ndihma pėr sektorėt e infrastrukturės dhe energjisė”.

Nė deklaratėn e tij, Obama gjen rastin tė duartrokasė “edhe arritjet e rėndėsishme tė Shqipėrisė”. Ai mbėshtet hyrjen e Shqipėrisė nė NATO dhe shpreson qė kjo ėndėrr tė bėhet sa mė shpejt realitet.

Njė numėr shqiptaro-amerikanėsh demokratė kanė mbėshtetur Obama-n qė nė hapat e para tė fushatės sė tij, ndonėse shumica ka qenė tė tėrhequr nga Hillary Clinton, pėr shkak tė popullaritetit tė presidentit Bill Clinton dhe tė afėrsisė me zonjėn e tij si Senatore e Shtetit tė New York-ut.

Nga ana tjetėr, serbo-amerikanėt kanė shprehur qysh nė fillim pėrkrahjen e tyre pėr senatorin Obama, jo vetėm nė Illinois por edhe nė Ohio e Pennsylvania, ku Obama ishte shumė nė vėshtirėsi pėrballė rivales sė tij tė fuqishme. Nė fakt, vota e shqiptarėve ėshtė shumė mė e madhe e mė vendimtare se ajo e serbėve dhe e tillė ėshtė edhe fuqia shqiptaro-amerikane pėr financime tė fushatave.

Njė letėr shumė miqėsore e Obama-s pėr njė nga organizatat mė tė mėdha serbe nė SHBA si dhe njė letėr pėr presidentin Tadiē pas fitores nė zgjedhje dobėsuan pėrkrahėsit e senatorit nė komunitetin shqiptaro-amerikan, duke bėrė edhe njė pjesė tė demokratėve qė tė kthejnė kokėn nga John McCain, kandidati i Partisė Republikane pėr President, i cili ka qenė i flaktė nė mbėshtetjen e tij pėr hyrjen e NATO-s nė Kosovė, qoftė edhe trupa tokėsore si dhe ka folur nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės pėrpara se kjo tė bėhej realitet.

Deklarata e ardhur dje nė gazetėn “Illyria” nuk sjell ndonjė ndryshim qėndrimesh pėr Obama-n por shėnon fillimin e vėmendjes sė kampit tė tij pėr faktorin shqiptaro-amerikan nė SHBA.

Nuk dihet nėse kjo ka ardhur nga ndikimi i senatorit Joe Biden qė ėshtė zgjedhur nga Obama si zėvendės i tij. Lėvizja mund tė ketė tė bėjė edhe me pėrpjekjen e Obama-s pėr tė bashkuar partinė nė prag tė zgjedhjeve presidenciale tė nėntorit. Shqiptaro-amerikanė janė me shumicė nė shtete demokrate si New York e Neė Jersey, por ata i gjen edhe nė shtetet vendimtare pėr zgjedhjet si Ohio, Pensylvania, Michigan, Florida etj.

Beteja mes dy rivalėve kryesorė ėshtė shumė e fortė dhe Obama do tė ketė nevojė pėr ēdo votė pėrfshi kėtu edhe ato tė shqiptaro-amerikanėve.

“Barack Obama dhe Joe Biden do tė punojnė me komunitetin shqiptaro-amerikan pėr tė rikthyer ėndrrėn amerikane dhe pėr tė ringritur figurėn e Amerikės nė botė”, thuhet veē tė tjerash nė deklaratėn e dėrguar nė gazetėn “Illyria”. “Sė bashku me kėtė komunitet ne do tė ndėrtojmė mbi themelet e lidhjeve dhe vlerave qė i kanė bashkuar shqiptarėt dhe amerikanėt pėr mė shumė se njė shekull”.

Nuk dihet nėse kjo deklaratė do tė mjaftojė pėr tė qetėsuar shqiptaro-amerikanėt qė deri tani e kanė parė me dyshim kandidaturėn e Obama-s por ajo ėshtė sigurisht njė hap nė drejtimin e duhur.

*Autori ėshtė editor i gazetės “Illyria”, New York

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara