HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fytyra e absurdit nė Kosovė

-- nga Sami REPISHTI, New York (ShBA)

Sami Repishti Manifestimi pėrkujtimor i lindjes sė diktatorit, satrapit aziatik EHO, nė Prishtinė dhe disa vende tė tjera tė Kosovės, nuk ashtė thjesht i pabesueshėm; ai ashtė bizar, grotesk, padyshim absurd. Ndėrsa Nėna Shqipėri rėnkon akoma nga plagėt e pėrhershme tė shkaktueme nga njė regjim shtazarak, si ai i PKSH/PPSH dhe kryetarit tė tyre maniak, nė Kosovėn e martirizueme nga komunistėt jugosllavė, kryesisht serbė, festohet me thirrje histerike ditėlindja e njėrės nga figurat ma tė shėmtueme tė historisė shqiptare, ndoshta ma e shėmtuemja.

Qė nga nėntori 1944 deri nė mars 1992, ma shumė se 6.000 burra a gra janė vra me gjyq e pa gjyq, ma shumė se 26.000 shqiptarė janė arrestue, torturue dhe burgosur, kryesisht pėr "faje verbale" ma shumė se 12.000 familje, pleq, gra dhe fėmijė tė prindėrve tė persekutuem kanė kalue vite tė gjata nė kampe pėrqendrimi, e punė tė rėnda nėn kėrbaēin e policit tė kuq; me qindra mijėra vėllazėn e motra shqiptarė janė persekutue nė mėnyrėn ma tė egėr, pėr 45 vjet me radhė e me format ma ēnjerėzore qė Sigurimi famėkeq i shtetit shqiptar mėsoi nga tė tjerėt, ose zbuloi nė kėrkimet e tij me perfeksionue persekutimin. Vuajtja u ba ushqimi i pėrditshėm; gėnjeshtra fitoi statusin e komunikimit social, terrori u pėrqafue me entuziazėm si mjeti ma i lehtė e ma efektiv me vulosė njė status quo, ku liria ishte vra me plumb, ku e vėrteta quhej krim, dhe ku dashuria pėr vėllain e motrėn shqiptare ishte mbyt nga zhurma e njė propagande, qė kėrkonte thellimin e pėrhershėm tė "luftės sė klasave", sinonim i pabarazisė sociale dhe i arbitraritetit pa rekurs.

Pėr 45 vjet me radhė, Nėna Shqipėri u izolue nga bota e jashtme; familjet nė tė dy anėt e kufirit u ndanė pėr jetė. Qindra tė rij e tė reja qė kėrkuan lirinė u vranė nga rojet e kuqe ose u coptuen nga qentė e tyre. Vetėm "udhėheqja" udhėtonte pėr "shėrbim", "kura mjekėsore" dhe dėfrim. Nėna Shqipėri u ba sinonim i njė vendi ekzotik, tė ēmendur dhe tė rrezikshėm pėr racėn njerėzore. Tė vorfėn pa kufi, tė zhveshur, tė lodhur deri nė kockė, 3-milionė shqiptarė pėrkulėn kurrizin nė punė tė rėnda tė planeve tė ēmendura pesėvjeēare, pėr njė copė bukė, pėr njė pras, pėr njė domate...!

Kur mė 1991, mbas pėrmbysjes sė turpshme tė regjimit gjakatar komunist nė Shqipėri, njė popull i rraskapitur nga frika e uria u vėrsul si i ēmendur me u largue nga vendlindja, larg nga toka nanė qė u ndėrrue nė njerkė, tė rinj e tė reja shqiptare, shpresa e vendit, u arratisėn me rrezikun e jetės, nė vende tė panjohura, nė shtete qė nuk i dėshironin, nė mes tė popujve tė huaj qė i pėrbuzeshin dhe i pėrēmonin, e sot jetojnė nė mėrgim.

Vėllazėn e motra shqiptarė tė indoktrinuar tė Kosovės! Nė qoftė se nuk keni turp qė "respektoni" kujtimin e njė tirani monstruoz, tė paktėn kini mėshirė pėr viktimat e pafajshme qė ai krijoi dhe shtypi pa mėshirė. Mos harroni se "shqiptarėt e Shqipėrisė" janė vėllaznit dhe motrat tuaja qė ju duan, qė ju ndihmojnė dhe qė dėshirojnė vetėm tė mirėn tuaj. Me mijėra janė vra nga EHO, qė ju sot nderoni, vetėm sepse kundėrshtuan politikėn e tij pro-jugosllave qė persekutonte "Shqipėrinė Lindore" siē e quajmė ne. "Edhe flamuri kuq e zi/ Do tė valojė pėrsėri/ Nė Kosovė e Ēamėri/ Plot me gaz, me gaz e nė liri!" ka qenė kėnga jonė djaloshare e mbytur nga pushka partizane e komunistėve shqiptarė. Ju lutem, mos harroni mijėrat e tė rinjve dhe tė rejave kosovare qė u vranė nė 1944-'45 atje tek ju nė Kosovė, e qė u torturuan, u burgosėn pėr vite tė gjata nga Sigurimi i Shtetit, e qė unė i kam pa nė burgjet shqiptare, i kam dėgjuar, i kam prek me dorė dhe kam qarė kur kanė vdekur nė burgjet e errėta komuniste dhe ma nė fund i kam varros nė vende tė panjohura, pa shenja, pa gjurmė. Fytyrat e tyre tė zverdhura nga uria e kamxhiku i rojės sė kuqe shqiptare mė ndjekin akoma sot, e sytė e thellė tė kufomės sikur mė thonė: "Mos na harroni! Erdhėm se deshėm Nėnėn Shqipėri. Kjo Nėnė na vrau. Ju lutem mos na harroni!"

Por manifestimet e fundit enveriste nė Kosovė tregojnė se ata viktima jo vetėm qė janė harrue, por vriten sot pėr herė tė dytė; kėsaj radhe nga vėllaznit e mortat e tyre kosovare. Manifestimet e fundit enveriste nė Kosovė janė padyshim fytyra e absurdit kosovar. Ata janė turpi i Kosovės dhe i kombit shqiptar. Ata janė shfaqja ma monstruoze dhe imorale e njė pjese tė popullit shqiptar tė Kosovės, qė nuk njeh tė drejtėn e ēdo individi me jetue i lirė dhe me dinjitet, dy armiqtė ma tė mėdhenj tė komunizmit. Ata pėrfaqėsojnė klasėn qė ka humbur arsyen dhe qė ashtė zhveshur nga ndėrgjegjja. Zėri i arsyes dhe i ndėrgjegjes ka vdekur nė mendjet e tyre tė turbullta dhe nė zemrat e tyre tė akullta, sepse ata mohojnė sakrificat e shqiptarėve nė luftėn kundėr komunizmit, nė tė dy anėt e kufirit. Kam shumė frikė se kėta janė fanatikė tė pariparueshėm dhe elementi i hedhur pėrfundimisht jashtė kuadrit tė shoqėrisė njerėzore tė qytetnueme.

Vėllazėn e motra shqiptarė tė Kosovės: Ju lutem kini mėshirė pėr ne, viktimat e komunizmit gjakatar. Dėnoni diktatorin!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara