HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Frikėsuesit e fqinjėve

-- nga Ramush Haradinaj*)

Ramush Haradinaj Konfliktet rreth kėtyre dy kombeve tė vogla, tė reja, ilustrojnė shumė qartė rreziqet e paraqitjes sė njė politike tė sabotazhit. Njė fqinj mė i madh se ato i dėshiron tė zhduken; bota duhet t’iu kushtojė vėmendje. Nė rastin e Gjeorgjisė, Rusia e pushtoi dhe mė pas njohu dy republikat shkėputėse, Osetinė e Jugut dhe Abkhazinė, lėvizje tė bėra pėr tė destabilizuar regjimin e Gjeorgjisė. Sa i pėrket vendit tim, Kosovės, pėrpjekjet e vazhdueshme tė Serbisė pėr tė pamundėsuar njohjen e pavarėsisė sė Kosovės janė, sė paku tash pėr tash, duke u zhvilluar brenda njė kornize ndėrkombėtare.

Megjithatė, qėllimi i Serbisė ndaj Kosovės ėshtė i njėjtė me Gjeorgjinė: ajo dėshiron tė minojė njė fqinj tė posa-pavarėsuar. Ka dallime natyrisht, Moska ėshtė transformuar prej angazhimit konstruktiv nė konfrontim tė hapur me Perėndimin. Beogradi, sidoqoftė, duket i thyer mes njė tė ardhmeje nė Evropė ose konfrontimit me Perėndimin. Nuk ėshtė koincidencė qė Rusia po mbėshtet lėvizjet e Serbisė pėr tė sfiduar pavarėsinė e Kosovės.

Nėse Serbia do tė mund tė kishte sukses tė bėnte Kosovėn tė humbasė, atėherė Rusia mendon logjikisht se Moska do tė ketė mė shumė fat pėr dėshirėn e saj qė ta heqė qafe Gjeorgjinė.

Sė pari, kapja e Rusisė pas konceptit tė integritetit territorial ėshtė shumė selektive. Po pėr Serbinė, por jo pėr Gjeorgjinė. Po pėr Osetinė e Jugut dhe Abkhazinė dhe jo pėr Kosovėn. Nė njė kuptim Rusia ka tė drejtė; nuk ka asgjė absolute sa i pėrket vendosjes sė tė drejtave tė kombeve pėr tė fituar ekzistencėn e pavarur. Nuk ėshtė vetėm ēėshtje e gjuhės, kulturės, etnicitetit, kufijve natyrorė dhe marrėdhėnieve historike. Nėse do tė ishte kėshtu, Kosova dhe Gjeorgjia do tė mund tė kishin qenė tė pavarura prej kohėsh. Ėshtė pikėsėpari ēėshtje e vullnetit tė popullit - ushtrimi nga njė pjesė e madhe e popullit e sė drejtės fondamentale pėr vetėvendosje. Komuniteti ndėrkombėtar veē ka folur me qartėsi tė madhe rreth Kosovės dhe Gjeorgjisė. Ai na ka njohur ne.

Tash Rusia mund tė jetė e interesuar nė injorimin e komunitetit ndėrkombėtar, por duket se nė kėto rrethana Serbia nuk mundet. Zgjedhja e saj si njė shtet mė i vogėl dhe mė i dobėt se Rusia ėshtė e thjeshtė. Ajo veē ka provuar tė bėjė ēfarė ka tentuar Rusia nė Gjeorgji muajin e kaluar. Ajo ka dėshtuar. Njė seri luftėrash tė filluara nga Beogradi, e fundit prej tė cilave - nė Kosovė - mbaroi diku tetė vjet mė parė, rezultuan me shkatėrrimin e Federatės sė Jugosllavisė. Si e tillė, Serbia duhet, nė fund, tė zgjedhė Evropėn dhe bashkėpunimin me Kosovėn dhe jo besimin e vazhdueshėm nė mikun e saj Rusinė.

Pėr tė qenė tė sigurt, nė bazė tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, Serbia ka plotėsisht tė drejtė tė ndjekė mundėsinė e sfidimit tė pavarėsisė sė Kosovės nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė; ėshtė njė parim fondamental i sundimit tė ligjit se qytetarėt dhe kombet kanė tė drejtė tė kenė qasje nė gjykata. Por ajo qė Serbia ėshtė duke propozuar nė Kombet e Bashkuara ėshtė qė Kosova nuk duhet kurrė ta ketė atė tė drejtė. Absurditeti i veprimeve tė Serbisė do tė mund tė mos merrej parasysh, po tė mos ishte ky njė sfidim politik qė ajo i bėn Perėndimit dhe refuzim i dorės sė miqėsisė sė zgjatur nga Evropa. Nuk ekziston as mundėsia mė e vogėl qė pavarėsia e Kosovės tė revokohet ose dorėzohet. Kosova ka qenė e pavarur qė prej vitit 1999.

Dekada e kaluar ka treguar ndryshime tė pakthyeshme sociale dhe politike. Ne tash jemi njė komb evropian, ku anglishtja flitet gjerėsisht si gjuhė e dytė dhe ne i gėzohemi lidhjeve tona tė forta politike me Evropėn dhe SHBA. Monedha jonė ėshtė euro dhe infrastruktura jonė legale ėshtė e pėrcaktuar pėr tė garantuar tė drejtat civile dhe tė njeriut, tė tė gjithė popullit. Rruga pėrpara pėr Kosovėn dhe Serbinė si dy shtete fqinje tė pavarura do tė gjendet vetėm nėpėrmjet bisedimeve direkte mes Prishtinės dhe Beogradit. Mbajtja e tėrė Ballkanit Perėndimor peng ndaj politikave tė tij tė papėrgjegjshme dhe pengimi i integrimit evropian nuk ėshtė rruga pėrpara. Mjaft shpesh ne kemi parė se pavendosmėria ėshtė armiku i paqes. Ky ėshtė njė moment kur aleanca perėndimore duhet tė qėndrojė e vendosur pėr Gjeorgjinė, pėr Kosovėn dhe pėr vetveten.

*)Marrė nga “Washington Post”

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara