HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PĖRBALLJET DIPLOMATIKE PĖR NJOHJEN E PAVARĖSISĖ SĖ KOSOVĖS

-- nga Ramiz Lushaj, 18 Gusht 2008

Kosovėn, nė 8 muaj, (18 shkurt – 7 gusht) e kanė njohur njohur si shtet i pavarur e sovran 45 shtete tė botės, nga 192 vende antare nė OKB. Pėrndryshe 23.44 pėr qind e tyre.

Kjo nuk ėshtė pak po tė kemi parasysh tre fakte: politik, ushtarak e ekonomik.

Fakti politik: Ėshtė njohur nga 3 shtete antare tė pėrhershshme tė Kėshillit tė Sigurimit (60 pėr qind e tyre), nga tė gjitha vendet e G-7, nga 5 shtete antare tė pėrkohshme tė Kėshillit tė Sigurimit (50 pėr qind e tyre), nga 20 shtete antare tė Bashkimit Europian (74.07 pėr qind e tyre), nga 31 shtete antare tė OSBE (55.36 pėr qind e tyre), nga 29 shtete antare tė Kėshillit tė Europės (61.7 pėr qind e tyre), etj.

Kosova

Fakti ushtarak: Ėshtė njohur nga 80.77 pėr qind e 26 shteteve antare tė NATO-s, (21 prej tyre), organizatės politiko-ushtarake mė tė madhe tė planetit e tė tė gjitha kohėrave.

Fakti ekonomik: Shtetet qė e kanė njohur deri mė tani pėrbejnė 70 pėr qind tė GDP (Prodhimit Kombėtar Bruto) botėrore.

Mirėpo, nė rast se pėr pranimin e Kosovės nė disa organizma tė mėdha euro-atlantike duhet njohur nga 100 pėr qind e tyre, pėr t’u antarėsuar nė OKB duhet tė jenė 2/3 e tyre. Pėrndryshe: nga 192 shtete duhet ta njohin 128 prej tyre. Natyrisht kjo merr kohė, ndoshta duhet tė presim vjeshtėn e vitit 2009. Kjo mvaret terėsisht sa nga faktori shqiptar nė Ballkan, por, mė sė shumti nga vet 5 shtetet e mėdha, qė e kanė nė administrim sektorial Kosovėn (nė kuadėr e me mandat tė UNMIK) si SHBA, Mbretėria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, por edhe nga vet Bashkimi Europian, Grupi i Kontaktit, etj.

Ēėshtja shtrohet ndryshe, nisur nga kushtet e rrethanat e pritshme apo tė mundshme: A mund tė bllokohet njohja e mėtejshme e Pavarėsisė sė Kosovės nga Federata Ruse, Republika e Serbisė e aleatėt e aleancat e tyre tė vjetra e tė reja. Marrim rastin mė tė keq. Sikur kėto tė ndėrmarrin nė skenė e prapaskenė nismėn pėr tė sponsorizuar nė Sesionin e 63-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB, nė shtatorin e kėtij viti (2008) njė Rezolutė me 64 apo 65 shtete, qė nuk duan ta njohin Kosovėn Shtet tė Pavarur e Sovran, atėherė ēdo tė ndodhte? Kosova do tė haste, mė saktė do tė ndeshej, me vėshtirėsi tė jashtėzakonshme. Pėrndryshe: mė e pakta, do tė kishim njė bllokim tė ecurisė sė saj drejt antarėesimit tė premtuar e planifikuar pėr nė OKB.

Nėnvizojmė njė fakt tė njohur: Tajvani ėshtė shtet moshatar me vet OKB-nė, por deri mė sot ėshtė i njohur zyrtarisht vetėm nga 23 shtete tė botės. Realisht ka dalė dhe po mbetėt jashtė OKB-sė, qė ishte njė ndėr themelueset e saj. Ndikimi kinez e ka bllokuar. Nė stadin qė ėshtė e nė kuotat qė do tė arrijnė Kina e vėshtirėson sė tepėrmi ēėshtjen e Tajvanit. Njėkohėsisht e frenon edhe rasti Hong Kong e Makao tė njė Kine me dy sisteme. Natyrshėm Tajvani do tė mbetet i bllokur midis dy sistemeve: Kinės komuniste e Botės Demokratike.

Sigurisht Kosova nuk ėshtė Tajvan, por rasti Tajvan nuk duhet tė pėrseritet me Kosovėn. Kjo kėrkon qė tė dobėsohet deri nė frenim ndikimi Rus, aleanca ruso-serbe, pėr ēėshtjen e Kosovės.

Nė kėtė rast po sjellim edhe njė shembull tjetėr: Palestina ka pėrfaqėsi diplomatike tė saj nė tė gjitha kontinentet e botės, biles mė shumė se mbi 30 pėr qind e vende antare tė OKB-sė. Ka statusin e vėzhguesit nė OKB. Mirėpo nuk ėshtė antare e OKB-sė, nuk ėshtė njohur ndėrkombėtarisht si shtet i pavarur e sovran. Natyrisht Kosova nuk krahasohet me Palestinėn, por duhet tė bėjnė diēka mė shumė se Palestina, pasi ka disa muaj qė deklaron se do tė caktojmė 10 ambasadorė, i ka deklaruar dhe shtetet pėrkatėse, por nuk ka hedhur ende asnjė hap. Kjo ėshtė e pafalshme, por as nuk mund tė themi: “Fali Zot se nuk e dijnė se ē’bėjnė”! Askujt nuk kanė pse e si t’I fallen pėrveē pakujdesisė e paaftėsisė sė tyre…!

Ēėshtjen e vėshtrojmė edhe ndryshe: Tė gjithė aleatėt e faktorėt e njohur tė Pavarėsisė sė Kosovės a mundet tė arrijnė tė kapin deri nė shtator 2008 numrin 64 tė shteteve qė e kanė njohur Kosovėn. Sigurisht qė po. Deri tani janė 45. Mbeten vetėm 19 shtete. Po u arritė kjo kemi njė garanci pėr mosbllokim tė mundshėm dhe siguri pėr njė antarėsim tė pritshėm tė Kosovės nė OKB nė vitin 2009.

Njė pyetje: A mund tė arrihet kjo?

Njė pėrgjigje: PO.

Nė radhė tė parė parė: Sigurimi Vertikal i Njohjes sė Pavarėsisė sė Kosovės.

Bashkimi Europian, qė po e merr seriozisht e gradualisht pėrsipėr Kosovėn, “Modelin e Vet”, me misionin EULEX, pėrveē angazhimit tė tij pėr njė njohje horizontale nga tė 27 shtetet e tij, mund tė punojnė pėr sigurimin vertikal tė njohjes sė Pavarėsisė sė Kosovės. Deri tani e kanė njohur 20 shtete. A mund tė bėhen sė shpejti 22 apo 23. Sigurisht. Ėshtė Malta nė kėtė rrugė, Greqia po i afrohet, por edhe Portugalia nuk po i largohet. Njėkohėsisht edhe NATO, qė ndodhet e pranishme nė mėnyrė kontributive me KFOR-in, mund tė bėjnė mė shumė me Portugalinė. Kjo pritet edhe me OSBE e me Kėshillin e Europės.

Kosova ėshtė njė problem e angazhim planetar, por nė rradhė tė parė ėshtė zgjidhje e meritė euro-atlantike.

Nė rradhė tė parė: Njohja rrethore rajonale e Pavarėsisė sė Kosovės.

Nė arenėn ndėrkombėtare, pėr Kosovėn, ėshtė mjaft e rėndėsishme ta njohin fqinjėt e saj rajonal. Deri tani e kanė njohur Shqipėria, Turqia, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria e Hungaria.

Rrethi i parė nuk ėshtė mbyllur: Kosovėn, ndėr fqinjtė e saj kufitarė e ka njohur vetėm Shqipėria. Mbetėt edhe Maqedonia e Mali i Zi, qė premtojnė pėr njė njohje tė afėrt. Faktori Shqiptar ka ende punė pėr tė bėrė, si nė Shqipėri, Kosovė edhe nė kėto dy shtete fqinjtė. Nuk pritet njohja e Serbisė. Kjo do tė jetė e fundit. Por rrethi, me kėto tre shtete paraquhet i mbyllur dhe vlerėsohet mjaft mga shtete tė tjera tė botės pėr njohjen periodike e tė shpejtė tė Pavarėsisė sė Kosovės.

Rrethi i dytė ende nuk ėshtė mbyllur terėsisht. Bėhet fjalė pėr Republikėn e Serbisė. Kroacia, Sllovenia, Hungaria e Bullgaria e kanė njohur Kosovėn, por mbetet ende edhe Rumania kundėrshtare dhe Mali i Zi ecje ngadaltė.Kosova ėshtė pjesė sferike e kėtij rrethi. Bosnje-Hercegovina ėshtė brenda kėtij rrethi, por pritet kohė pėr ta ngushtuar mė tej.

Rrethi i tretė, mė i madhi, ėshtė ai rajonali. Shqipėria e Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Bullgaria, Rumania, Maqedonia e Greqia, por edhe Turqia. Mbyllja e kėtij rrethi do ta detyronė nė rradhė tė parė Bosnje-Hercegovinėn, por, mė pas, mė vonė, edhe Republikėn e Serbisė, ta njohin patjetėr Kosovėn. Mbyllja e kėtij rrethi ėshtė dhe mbyllja e njohjės pėrfundimtare tė Kosovės, si shtet i pavarur e sovran.

Nė rradhė tė parė: Zbutja, mėnjanimi e frenimi i ndikimit rus, sa tė jetė e mundur dhe nė pėrditshmėri e me shpejtėsi.

Patjetėr duhen krijuar “tė ēara” nė Bashkimin e Shteteve tė Pavarura (CIS), pasi asnjė nga 12 shtetet antare nuk e ka njohur ende Pavarėsinė e Kosovės. Pėr vetė epėrsinė ruse e pėr vetė problematikat e tyre etnike, Kosovėn e kanė tė vėshtirė ta njohin shpejt disa prej tyre, por mund tė punohet me ato shtete qė janė pro-atlantike.

Medoemos kėrkohet qė tė shkėputen nga ndikimi rus i kahershėm dhe i sotėm i disa shtete nė Afrikė, Azi e Amerikėn e Jugut, etj. Nuk janė pak, por direkt apo indirekt, ballas apo me infiltrime, Federata Ruse ka ndikimin e vet nė mbi 50 shtete tė botės. Kėto, nė mėnyrė zinxhirore, si aleatė tė Rusisė apo pro saj, si aleancė sllave apo ideologjike, si lidhje ushtarake apo ekonomike, ndikojnė nė vonimin e frenimin e proēesit tė pandalur tė njohjes sė Pavarėsisė sė Kosovės.

Nė rradhė tė parė duhet tė punojmė me shumė shtete antare tė NAM ( Non-Aligned Movement), qė ndodhet nėn ndikimin praktik e nostaligjik tė Jugosllavisė sė dikurshme tė Titos e infiltrime dirigjisuese tė Bashkimit Sovjetik tė dikurshėm. Kėtė organizėm, me 118 vende antare e 16 vėzhguese, e themeluan nė mesin e shek. XX, Tito nė Jugosllavi, Nehru nė Indi, Sukarno nė Indonezi, Nkrumah nė Gana, ku Sekretar i Pėrgjithshėm i saj nė vitet 1961 – 1964 ishte Tito dhe sot ėshtė dinastia Kastro nė Kubė ( 2006-2008). Samitin e parė e ka mbajtur nė Beograd mė 1-6 shtator 1961 dhe mė tė fundit, Samitin e 14-tė, nė Kubė, mė 15-16 shtator 2006. Shumė vende islamike, afrikane, aziatike e amerikano-jugore e veriore dhe nė Oqeani ruajnė ndikimin nostalgjik pėr Jugosllavinė e dikurshme tė Titos, pėr Titon, pėr Rusinė, etj. dhe mbeten ende kundėr Pavarėsisė sė Kosovės. Sot, Serbia ka statusin e vėzhguesit nė NAM (si edhe Kina, Bosnje-Hercegovina, etj.), por ka “status” tė tė privilegjuarit nostalgjik, si nė Indi, Indonezi, Ganė, Egjypt, etj. etj.

Kosovės, miqėve e aleatėve tė saj, iu mbetet ende pėr tė bėrė nė proēesin e njohjes sė statusit tė Kosovės si shtet i pavarur e sovran duke u pėrballur me “Aleancėn e Shenjtė” Ruse (CIS) e Serbe, etj. dhe me njė pjesė tė grupimit politik e ideologjik ndikues “NAM”, tė bashkėthemeluar e drejtuar edhe nga Tito.

Themi pėr tė gjitha rastet nė rradhė tė parė,se pėr Kosovėn, pėr njohjen e Pavarėsisė sė saj deri nė antarėsim nė OKB e organizma tė tjera ndėrkombėtare, nuk ka rradhė tė dytė e tė tretė apo tė katėrt. Dhe nė rradhė tė parė, nė ballė e nė finale, duhet tė jenė Faktori Shqiptar e Faktori Euro-Atlantik, secili me rėndėsinė e pėrparėsinė e tij.

Gjithēka duhet ecur drejt tejkalimit tė 64 shteteve qė e njohin Pavarėsinė e Kosovės. Deri tani thamė se janė 45, por duhen edhe 19. Nuk janė shumė po tė kemi parasysh se disa shtete janė nė kėtė udhėecje si Maqedonia e Mali i Zi, Malta, Greqia e Portugalia, Arabia Saudite e Katarri, Bangladeshi e Malajzia, Andorra e Bahraini, etj.

Gjithēka duhet konceptuar e reflektuar sikur nė shtator 2008 do tė ketė njė kundėrvėnie ballancuese, frenuese e bllokuese nga Rusia, Serbia, etj. nė lidhur me Pavarėsinė e Kosovės, nė Sesionin e 63-tė tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė nė shtatorin e vitit 2008.

Prandaj nė shtator Kosova duhet tė hedhin shtatlartėsi me mbi 64 vende qė e njohin Pavarėsinė e saj, qė tė mos kthehet nė “shtatore” nga ngricat ruso-serbe e aleatėt e tyre strategjik, politik, ieologjik, ekonomik, ushtarak e nostalgjik.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara