HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PROMOVIMI I NJĖ ANTOLOGJIE AFORIZMASH

-- nga Prof. Dr. SABAHAJDIN CENA

Para disa kohėsh u vu nė qarkullim antologjia e aforizmave me titullin "Aforizma tė autorėve shqiptarė", e veēantė pėr shumė ēka, e autorėve Ali R. Berisha dhe Luz P. Pėrnokaj - nga Klina. Me kėtė rast e paraqita kėtė fjalė.

Kur m'u besua redaktimi i antologjisė sė aforizmave, tė cilin qė prej kėtij ēasti do tė jetė nė duart e lexuesve, tė antologėve, ontologėve e tė gnosologėve, ndihesha krenar, por edhe i krrusur nga barra e njė obligimi qė e ngarkonte krenarinė time para pėrgjegjėsisė sa shoqėrore, leximore e miqėsore aq edhe kolegjiale e profesionale. E kuptoja se as gjatė atyre ditėve, e as sot, nuk ėshtė dhe nuk do t'ishte detyrė imja qė tė teoretizoja e tė definoja, ēėshtjet rreth sentencave, fjalėve tė urta, proverbave, aforizmave e aty-kėtu edhe demonizmave, nga se ky nuk ishte mision i antologėve e as destinacion i antologjisė qė m'u besua, por ndjeja barrė se para Jush e para lexuesve tė nderuar duhet t'i them sot dy fjalė burrash nė mėnyrė qė t'ua bėjė njė krah, dhe t'ua lajė argatin sot dy punėtorėve tė nderuar, zotėrinjve Luz Pėrnokaj dhe Ali Berisha, sa pėr punėn qė bėnė aq edhe pėr durimin, elokuencėn, shijet dhe elegancėn qė patėn gjatė vjeljes, gjatė sistematizimit dhe gjatė botimit tė mendimtarisė sė artė nė vazhdėn e traditės sė mendimit selektiv filozofik, rrugė kjo e shtruar jo me dafina e hurma, por del njė shteg i vėshtirė, tė cilin rrahėn kolegėt e nderuar, e zgjėruan, e pastruan dhe e shtruan ashtu qė ne sot, si lexues ta kuptojmė mirė se nga kanė ecur antologėt tanė, nga kanė kaluar dhe ēka kishin shijuar nėpėr godinėn, ndėr mė njerėzoret qė quhet letėrsi e nėpėr "Parajsėn leximore" qė quhet kėnaqėsi shpirtėrore e qė njihet si krijimtari, qė konsiderohet njė filozofi e jetės dhe qė sjell vlera gjithmonė positive.

Jemi tė mendimit, se kėtė barrė dhe kėnaqėsie kishim dhe e kemi ndarė nė pėrpjesėtime kolegjiale me editorin, lektorėt, redaktorėt dhe bashkėpunėtorėt e mbledhėsve tė cilėt gjithashtu paten nderin dhe privilegjin qė t'i lexojnė e shijojnė vlerat e ofruara nė kėtė pėrmbledhje aforizmash. Pėr veten time, mendoj se jam kėnaqur duke bredhur nėpėr tė gjitha ato shfletime, shestime, lexime e meditime, ku njeriu mund tė pushojė pėr njė ēast e tė marrė frymė, duke mbledhur mjaltin e nektarit tė shumė luleve, prandaj jo vetėm Berisha e Pėrnokaj, por gjithė antologėt u gjasojnė bletėve qė shkojnė prej luleje nė lule dhe ofrojnė ilaēin pėr shpirtėra qė duan kėnaqėsi, e jemi tė mendimit se kjo antologji ushtron kėtė mision dhe i afrohet pėrmbushjes sė humnerės ontologjike e cila krijohet ndėrmjet asaj qė quhet jetė dhe asaj qė i mbetet artit, jetė tė cilėn e proklamonin mirė e nė detaje pozitivistėt francezė, strukturalistėt gjermanė, formalistėt ruse e njukritikėt angloamerikanė, sepse pikėrisht nė detaje qėndrojnė e mira dhe e keqja, e bukura dhe e shėmtuara, e madhėrishmja dhe e ulėta, tragjikja dhe komikja, sublimja dhe grotesku e tė cilat, si kategori tė kėnaqėsive shpirtėrore janė paralelizma tė donkishotizmit e tė sanēopanēizmit modern, tė shartuar me kushtet dhe rrethanat e kėtij shekulli, por edhe tė klestakovizmit e tė ēiēikovizmit evropjan, ballkanik dhe shqiptar, prandaj gjatė leximeve tė veta i gjetėn edhe antologėt Berisha e Pėrnokaj.

Tė dytė demonstruan shije tė stėrholluar pėr ta provuar e degustuar mendimin folozofik, e sė andejmi edhe etik e estetik tė sendėrtuar sa nė botėn krijuese aq edhe nė harmonizimin me shijet moderne e me transformimet e mendimit filozofik ndėrmjet stoicizmit dhe empirizmit, sadizmit dhe mazohizmit, lirisė frojdiste dhe braktisjeve tė Fromit, trishtimit dhe entuziazmit, fitores dhe sublimimit tė vlerave e qė verifikohen nė saje tė pėrvojave tė dijetarėve qė u kanė parakaluar antologėve dhe ontologėve tė prirur pas hedonizmit dhe gnosologjisė, e qė mendojmė se kanė arritur t'i pėrmbushin kėto imperativa tė imanencės sa tė pozitivizmit aq edhe permanencės nė receptimin e vlerave qė ofrojnė modelet e mėdha tė mendimit filozofik e sė andejmi edhe estetik, humanist e gjithėnjerėzor nė frymėn e qytetėrimit modern.

Do tė jemi edhe mė tė kėnaqur nėse ndajmė mendimin me lexuesit se autorėt kanė gjetur njė vijė simetrike ndėrmjet fjalės sė urtė popullore si variant i mendimit kolektiv dhe aforizmit si shprehje e urtė, por nė variantin mė tė zbutur, mė tė latuar e mė tė shkolluar, pra pėr variantin intelektual tė mendimit artistik dhe estetik si filozofi, tė cilėn autorėt (e aforizmave) e kishin inkorporuar nė veprat e veta, kurse antologėt nė librin qė sot po promovohet e zbuluan, shpesh duke e zbėrthyer si sekret e mesazh tė koduar, pėr ēka nė art e nė filozofi tė artit kėrkohet njė pėrqasje e pėrkushtim i cili, si shihet nuk u pati munguar qėmtuesve tė tyre Berisha dhe Pėrnokaj.

Besojmė se pėrzgjedhja e bėrė jo vetėm se ėshtė e harmonizuar me kriteret e shijes, por mbetet vulė dhe tapi e punės sė bėrė. Dėshmi e leximit tė gjerė tė pasionantėve sublimė, prandaj autorėve u dėshiroj punė tė mbarė e fat mė tė mirė nė pėrzgjedhje tė mėtejme ndėrsa lexuesve u dėshirojmė fatin e mirė dhe tė mbarė nė receptimin e vlerave tė ofruara dhe tė gjtihėve lexim dhe shijim tė kėndshėm. Qytetit tė Klinės i dėshirojmė qė tė ketė sa mė shumė promovime vlerash, sepse aty ku ka art. luftohet mė sė miri arroganca, luftohet prepotenca, luftohet injoranca dhe kultivohet humanizmi, toleranca, mirėkuptimi dhe komunikimi.

Dhe krejt nė fund do tė doja qė fjalėn time ta mbyllė me vargjet e Azem Shkrelit:

Fjalėn mos e ndyej biro,
Se pastaj
Kot e ke tė falėsh para l'terit tė saj.
Ma ka pas thėnė njė plak i menēėm,
I lodhur nga thia,
Nuk e di, a rron ende,
A vdiq nga menēuria.

Te shkrimet e mendimtarėve nuk vdesin, sepse "Fjalėt i merr era, e shkrimet mbeten!" prandaj kėto pėrzgjedhje tė tyre shėrbejnė si burime pėr ta shuar etjen pėr tė gjithė ata qė ndjejnė etje pėr dituri.

Klinė, 14 prill 2007.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara