HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Misionari i rebeluar: At Zef Pllumi

-- nga Sabri Hamiti, Panorama, 26.09.2008

Sabri Hamiti Misionari “Rrno vetėm pėr me tregue”, titulli i veprės sė At Zef Pllumit ėshtė titull ...universal dhe tragjik njėherėsh. Misionari duhet ta paguajė detyrėn me jetė. Trajta e titullit ėshtė njė frazė nė mėnyrėn urdhėrore, qė nėnkupton dy veta (Unė e Ti), tė cilat e ndėrrojnė pozicionin pėr tė ndėrtuar marrėveshjen, pajtimin. Mirėpo fjala vetėm nė kėtė formulim e shpie kėrkesėn deri nė skaj, duke e vėnė jetėn nė zgripc dhe nė provė tė pėrhershme. Pra flijimi bėhet qė nė fillim kur jeta matet vetėm me misionin.

Ky pėrkushtim e pėrbetim e ka pėrcaktuar gjithmonė jetėn e At Zef Pėllumbit, si dėshmitar misionar e si shkrimtar, kurse libri i tij pėrmban gjithė gramatikėn e kėtij pėrkushtimi. Nuk ka pėrkushtim mė tė vėshtirė, sesa shkrimi i detyrueshėm, sidomos pėr tė dėshmuar tragjedinė njerėzore. Ngase vepra “Rrno vetėm pėr me tregue” e ka nė brendėsi farėn tragjike, qė nga nisja deri nė fund, pėr aq sa ėshtė shkrim i jetės, qė duhet tė bėhet i barabartė me jetėn, nė ndeshje tė pėrhershme me vdekjen.

At Zef Pllumi Roli i misionarit ėshtė i vėshtirė, sepse duhet tė pėrmbush universalen, duke e ruajtur tė paprishur personalen, gjithnjė duke ruajtur e kultivuar njerėzoren nė vallen e ēmendur tė dhunės e bestialitetit (egėrsisė).
Nė rrethana tė kėtilla At Zef Pėllumbi ka arritur tė jetė misionar dhe autor. Njė detyrė tepėr e rėndė.

1. Analiza e titujve
Vepra monumentale e At Zef Pėllumbit ka tre libra: “Libri i kujtimeve”(1995), “Liria mes dy burgimeve” (1997) dhe “Robnia e gjatė” (2001). Nėse titulli i parė jep llojin e tekstit, dy titujt e tjerė japin situatat ekstreme jetėsore, qė zgjasin nė kohė. Mirėpo tri kryefjalėt e tri vėllimeve: Libri, Liria e Robnia sugjerojnė e tregojnė, qė libri shkruhet pėr lirinė e robėrinė jo mė si koncepte universale, por si shenja tė jetės konkrete, madje personale.
Tė imagjinohet, mandej tė shkruhet, liria nė robėri, ėshtė njė mision qė e prodhon dhembjen pa kufi.

2. Letėrsia e dėshmisė
Shkrimi i kujtimeve si shkrim autobiografik nėnkupton seleksionimin (shkruhet ajo qė mbahet mend). Kjo dhe nėnkupton distancėn nė shkrim. Shkrimi i dėshmisė nuk e pranon seleksionimin dhe shkruhet pa distancė, duke nėnkuptuar tė vėrtetėn dhe moralin aq mė tepėr kur misionari shkrimtar ėshtė pjesėmarrės dhe dėshmitar. Kjo e bėn tė vėshtirė situatėn e shkruesit qė kalon nėpėr tri shkallė. Shkalla e parė ėshtė jetesa dhe mbijetesa e ferrit (Rrno vetėm pėr me tregue). Shkalla e dytė ėshtė pėrjetimi dhe rijetimi (si kujtesė). Shkalla e tretė ėshtė zija e shkrimit, qė mbėshtetet nė mbijetesė e nė rikujtim pėr tė dhėnė dėshminė nė trajtėn e besueshme, bashkė me efektin e reales. Kėto faza (situata) kanė peshėn shkatėrrimtare tė subjektit shkrues, qė duhet tė matet me vetveten nė ēdo fjalė e nė ēdo frazė. Kėtu nuk ka tė bėhet me lojėn e kuptimeve, po me lojėn e shpirtit, pėr tė sprovuar edhe njėherė qėndresėn.

3. Funksionet e diskurseve
Letėrsia dokumentare ka parasysh gjithnjė tė ndodhurėn dhe shkrimin qė mund tė jenė tė njėkohshme apo tė diferencuara me kohė. Kur janė tė njėkohshme shkrimi del si dėftim, kur diferencohen nė kohė shkrimi del si tregim. Ne nuk dimė nėse At Zef Pllumi ka pasur mundėsi tė mbajė shėnime nė burgjet dhe llogoret e diktaturės. Po njohim njė diferencim diskursesh madje njė funksionalizim tė fortė tė diferencimeve nė veprėn e tij “Rrno pėr me tregue”.

Shkrimi i tij nė sa kaptina merr trajtėn e tregimit pėr tė ndodhurėn nė tė shkuarėn, qė tė arrijė shkallėn e krijimit artistik nė mėnyrė tė veēantė nė pėrshkrimet e njerėzve apo tė ambienteve. Tjetėr herė shkrimi i tij bėhet dėftues e paraqitės duke ruajtur dramacitetin e tė ndodhurės pa distancė, qė merr trajtėn e dialogut. Nė raste tė tjera diskursi i tij bėhet personal (qoftė si pėrjetim apo gjykim) pėr tė bėrė portrete tė njerėzve (fizike e morale). Edhe mė shpesh At zef Pllumi bėn komente qė dalin nga situatat konkrete jetėsore e shkojnė pėrtej tyre nė kohė e nė hapėsirė duke ngritur njė teknologji tė sprovimit me teza e antiteza. Pra, autori ynė nuk mjaftohet me tregim e dėshmi; ai zhvillon ide duke mos harruar asnjėherė tė artikulojė qėndrimin e vet.

Nė kėtė mėnyrė shkruesi zbulon unin e vet personal, unin e vet social e unin e vet cogitos. Pėr pasojė teksti i veprės sė tij merr karaktere tė ndryshme nėpėrmjet funksionimit tė diskurseve. Prandaj shpesh duke diferencuar kohėn e ndodhjes nga koha e shkrimit, madje me shenja tekstore (tash do tė thuhej kėshtu; kanė kalue shumė vite) kalon nė kohėn e pėrjetshme pėr tė artikuluar tė vėrteta universale. Ketė herė teksti merr trajtat e formulimeve tė pėrgjithshme (pleqnia ėshtė sėmundje e pashėrueshme).

4. Doktrina e dashurisė
At Zef Pllumi e shqipton qėndresėn si doktrinė tė flijimit franēeskan pėr tė tjerėt, qė do ta dėshmojė nė ēdo rast. Po ashtu, doktrina e krishterė si doktrinė e dashurisė provohet nė ēdo faqe tė librit e shtjelluar apo e sinjifikuar nė situata ekstreme apo nė situata tė rėndomta dhe kėshtu artikulohet misioni i tij doktrinar. Kjo ngjet qoftė kur sprovohet vet qoftė kur e provon ungjillėzimin elementar tė njė personi, qė ende nuk beson qoftė kur zhvillon diskurse tė racionalizuara pėr vlerat humane tė doktrinės sė tij tė krishterė.

Mirėpo sprovimi i doktrinės sė tij mė i madhi ėshtė nė ndeshjen dramatike tė dashurisė njerėzore me dhunėn njerėzore, tė para nė rrethana konkrete e nė ngjarje tė pėrjetuara pėr tė pėrforcuar qėndrimin.
Kjo formulė dalėngadalė merr pamjen e formulės universale tė rindėrtuar me jetė a vdekje pėr tė arritur tek koncepti i ringjalljes si fondament i doktrinės sė krishterė. Duke ballafaquar jetėn e vdekjen e nė mes tė tyre moralin ai ripėrkufizon konceptin e flijimit, martirizimit, tanimė si garant tė mbijetesės e tė shpėtimit tė shpirtit njerėzor. Dhe vetė Pllumi bėhet njė shembull i ri i kėtij fenomeni.

5. Logorografia
“Rrno vetėm pėr me tregue” ėshtė njė libėr pėr burgun e llogorit, qė shpalon faqen e fshehur tė diktaturės komuniste shqiptare. E ushqyer nga disidenca doktrinare, qė ia kundėrvė dashurinė dhunės, nga disidenca politike qė ia kundėrvė lirinė robėrisė, vepra bėhet njė libėr i dėshmisė dhe i besimit. Kjo ėshtė njė kryevepėr e llojit nė letėrsinė shqipe dhe njė vepėr me rėndėsi tė pėrbotshme nė fushėn logorografisė. Arsyeja ėshtė e dyfishtė sepse nė njė anė dėshmon gjithė egėrsinė e sistemit tė vėnė mbi individin kurse nė anėn tjetėr paraqet ndeshjen vdekjeprurėse ndėrmjet materializimit dhe idealizmit nė botėn njerėzore. Pra ndeshja ėshtė lėndore e shpirtėrore. Vlera e saj rritet aq pėr dashurinė, pėr njohjen dhe pėr mėsimin.

6. Jeta e vdekja: mbijetesa
Libri i Zef Pllumit e pėrshkruan njeriun nė situata ekstreme, atėherė kur ai zbret nė egėrsi (bestialitet) dhe kur sojin e vet e kthen nė “kafshė tė punės”. Kjo ėshtė njė teknologji e rėndė e shfrytėzimit tė njeriut. Dhembja ėshtė e tmerrshme, sepse nuk prek vetėm njė shtresė, por njė komb, njė vend, edhe mė tragjikisht ngase ērregullimi ėshtė i brendshėm. Duke treguar e pėrshkruar situata e pamje skėterrike autori shtron pyetje fundamentale: A ka rrezik qė njeriu duke u munduar tė mbijetojė, pra, duke shpėtuar trupin a do ta humb shpirtin?

Dhe ēka nėse kjo nuk ėshtė rast pėr individin, por dukuri pėr kolektivin? Zef Pllumi mbijetesėn e shpėtimin e sheh vetėm si kthim te fytyra, identiteti.

7. Gega i fundit
Kam kujtuar qė vepra e fundme e madhe nė gegnisht po mbetej romani i Anton Pashkut (1971) duke pasur ndėrmend edhe Martin Camajn, por ai ishte jashtė. At Zef Pllumi kthehet nė letėrsinė shqipe pėr tė dėshmuar gegnishten nė njė vepėr tė madhe pėr t’u shfaqur si gega i fundit jo vetėm nė kuptimin shkrimor. Kam parasysh koncepcionin e tij pėr gjuhėn, jo vetėm si mjet komunikimi por mė parė si identitet, sidomos njė shkrimtari. Ai nuk e shkruan gjuhėn amtare, por gjuhėn e nanės. Termi nuk prek vetėm gjenezėn, por edhe zhargonin e autenticitetit: nga fjalori nė forma e nė sintaksė pėr tė dėshmuar njė identitet gjuhėsor. Diferencimi i tij nė shkrim shkon deri nė pėrmasa tė ndeshjes ideologjike. Nė proceset e montuara viktimat flasin gegnisht, kurse prokurorėt e ndjekėsit flasin toskėrisht.

Nė mėnyrė implicite At Zef Pllumi e shtron ēėshtjen e moralitetit tė fjalės duke u pas marrė me kujtesėn e motivimin e saj, qė nė komunikim e sidomos nė shkrimtari, e bartin njė kulturė si traditė dhe njė shtresė si motivim personal.
Mė nė fund gjuha nė veprėn “Rrno pėr me tregue”, lidhet me stilin e me njeriun. Autori shkruan ashtu si flet, duke forcuar identitetin e vet, qė mund tė jetė njėra nga vlerat mė tė identifikueshme tė veprės sė tij. Edhe nė kėtė vėshtrim ky libėr ėshtė njė pasuri e shqipes sė shkruar (Pse tė shpjegohet maza e tamlit si krem i qumėshtit).

8. Rebelimi
At Zef Pllumi e pranon rolin e misionarit, por kthehet nė misionar tė rebeluar. Rebelimi i tij fundamental nė veprėn “Rrno pėr me tregue”, ėshtė rebelim kundėr harresės. Nėse mund tė falet diēka asgjė nuk duhet tė harrohet. Misionari katolik do tė bėhet misionar katolik shqiptar, duke artikuluar autenticitetin si kulturė e si domosdoshmėri: pra, rebelimi ishte i njeriut qė grindej me normėn duke u bėrė personal. Rebelimi i tij shkon deri nė skaj kundėr shkeljes sė lirisė sė njeriut dhe kundėr diktaturės nė ēfarėdo forme tė shfaqet ajo: si shtypje e rėndė apo e sofistikuar nė trajtėn e dominimit. Vetė mund tė dėshmoj se nė njė takim qė po bėnim dymbėdhjetė shqiptarė nė Shkodėr mė 1996 duke biseduar pėr pėrvjetorin e Fishtės, flitej italisht, sepse provinciali i trembėdhjeti ishte italian. Kėtė herė u rebelova vetė: Flitni shqip le tė pėrkthejė njė njeri. At Zef Pllumi kėtė e priti me buzėqeshje dhe mė shoqėroi nė hotel duke pėrsėritur. Mirė na e bane.

Po dhjetė vite mė vonė spikeri i njė televizioni shqiptar titullin e veprės sė At Zef Pllumit e shqiptonte (lexonte) publikisht: Rrėno vetėm pėr me tregue, duke pėrmbysur kuptimin e filozofinė e njė vepre tė madhe. Jo rrėno!, po rrno! At Zef Pllumi, kudo e kurdo ishte disident dhe asnjėherė defetist, sidomos jo nė veprėn e vet jetėsore “Rrno vetėm pėr me tregue”. Pllumi ishte njė e duhet tė lexohet i tillė.

Po tė mė lejonte tė bėja njė lojė tė vogėl me titullin atėherė do tė thosha: Trego vetėm pėr me rrnue. Pėrgjithmonė. Pėr jetė tė jetėve.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara