HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


(Me rastin e 100-vjetorit tė lindjes)

Prof. Eqerem Ēabej nė kujtimet e mia

-- nga Skifter Kėlliēi, Ish-student i Prof. Eqerem Ēabej

Skifter Kėlliēi Ishte njė ditė gushti e vitit 1955, kur, sė bashku me babain, bėmė njė vizitė te njė mik i vjetėr i tij. E ndjeja veten shumė tė gėzuar, sepse pas provimeve tė maturės, mė kishte dalė e drejta tė ndiqja studimet e larta nė degėn gjuhė-letėrsi shqipe tė Institutit tė Lartė Pedagogjik 4-vjeēar, i cili dy vjet mė pas u pėrfshi nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės.
Dhe ja, nė bisedė e sipėr, nė dhomėn e pritjes hyri njė burrė, me trup disi tė gjatė, fytyrė tė zbardhėllyer, ballė tė gjerė, qė i jepnin njė pamje me tė vėrtetė fisnike. U pėrshėndet me tė zotin e shtėpisė, pastaj me babain, qė e njihte, dhe e ndali vėshtrimin tek unė, djalė qė sapo i kishte kaluar tė 17-at.

Duke biseduar pėr probleme tė ditės, burri me pamje fisnike, pasi mori vesh nga babai se unė isha i biri, mė pyeti se c'shkollė vazhdoja. Dhe unė i tregova pėr sihariqin qė mė kishte gėzuar pa masė.

- Pas dy vjetėsh do tė jėsh studenti im, - mė tha ai duke buzėqeshur.
Mbeta i habitur. Atėherė babai mė tha:

-Pra, bir, pas dy vjetėsh do tė jesh student i Prof. Eqerm Ēabejt.
U ēudita edhe mė shumė, sepse kėtė emėr e kisha dėgjuar. Dija nga mėsuesit e gjimnazit "Qemal Stafa" tė Tiranės,qė sapo e kisha pėrfunduar, se ai ishte gjuhėtar shumė i madh, qė kishte marrė pjesė edhe nė hartimin e fjalorit tė gjuhės shqipe qė ishte botuar mė 1954.

-A tė pėlqen gjuha? - mė pyeti Prof. Ēabej.
Tė them tė drejtėn, gjuha, pra, gramatika e sintaksa qė kisha bėrė nė dy vitet e para tė gjimnazit, nuk mė kishin pėlqyer. Emri, folja, kohėt e saj, nyja, kryefjala, kallzuesi, cilėsori... etj., i kisha mėsuar me bezdi. Ndryshe ishte fjala pėr letėrsinė-poezitė, tregimet romanet e shkrimtarėve tanė dhe tė huaj, tė cilat i kisha me qejf. Pale, pastaj, hartimet, tregimet qė kisha nisur tė shkruaja, edhepse nuk kisha botuar ende ndonjė prej tyre.

Por, me tė filluar studimet e larta pėr gjuhė dhe letėrsi, kuptova se nuk do tė bėhesha shkrimtar. Nė kursin tonė ishin studentė tė tillė si Dhimitėr Xhuvani, Halil Qendro, Jorgo Bllaci, qė kishin nisur tė botonin krijime serioze. Pėr tė mos thėnė, pastaj, qė njė kurs mė lart shkėlqente Ismail Kadare, Agim Shehu e tė tjerė.

E fshiva kėshtu nga kujtesa dėshirėn pėr t'u bėrė shkrimtar dhe iu futa me ngulm studimit tė fonetikės, morfologjisė, sintaksės. Sė bashku me Emil Lafen, qė mė pas do tė bėhej njėmend gjuhėtar, u shquam nė kėto lėndė.
Dhe ja, njė ditė fillim shtatori tė vitit 1957, tashmė nė vitin e tretė tė studimeve nė degėn gjuhė-letėrsi, me Prof. Eqerem Ēabejn filluam lėndėn e gramatikės historike. E pashė tė hynte nė klasė, tė na pėrshėndeste e tė niste tė na shpjegonte me zė shumė tė qetė e tė ngadalshėm dukuritė e para tė gramatikės historike.

Duke shpjeguar, ai pėrfshinte me shikimin e tij tė mirakandshėm tėrė studentėt e, natyrisht, edhe mua.Por nuk mė njohu. Edhe mua mė erdhi turp, qė pas leksionit t'i kujtoja takimin tonė tė parė, nė gusht tė vitit 1955.
Kisha qenė student i zellshėm i Prof. Shaban Demirajt nė morfologji, i Prof. Stefan Priftit nė sintaksė dhe i vura si qėllim vetes qė tė isha po i tillė edhe nė lėndėn e gramatikės historike, pa dyshim, lėnda mė e vėshtirė nė degėn gjuhė-letėrsi, e mbiquajtur matematika e saj. Doemos, pėrderisa merrej me zbėrthimin dhe ecurinė e gjuhės shqipe, qė nga fillimet e saj tė hershme.

Qė nė leksionet e para tė tij,kurreshtja mė shtyu qė para, ose pas mbarimit tė tyre, t'i dilja pėrpara profesorit tim dhe ta pyesja pėr probleme gjuhėsore qė kisha dėshirė t'i mėsoja. Dhe ai mė pėrgjigjej me kėaqėsi. Dhe, duke parė kėtė kurreshtje, njė herė mė pyeti si quhesha. Iu pėrgjigja. Mbeti njė ēast. "Mos je biri i Qemalit? - vazhdoi. "Po", - ia ktheva dhe i kujtova takimin qė kishin pasur thuajse tre vjet tė shkuara nė shtėpinė, ku ai dhe unė me babain kishim bėrė vizitė. Nuk u ndėrmend shpejt. Por pastaj, duke buzėqeshur, mė tha: "Ja, pra, ku takohemi nė lėndėn e gramatikės historike, e cila, me sa duket, tė ka hyrė nė zemėr". Dhe kėshtu ishte.

Mirėpo, kur erdhi koha e paraprovimit tė kėsaj lėnde, leksionet e sė cilės i kisha studiuar me shumė zell, mė ndodhi njė papritur jo e kėndshme. Sapo u futa nė zyrėn e tij, ku jepnim paraprovimin nė fjalė, sapo ai duke mė buzėqeshur mė dha dy pyetjet e zakonshme, qė i jepeshin ēdo studenti nė tė tilla raste, mbeta i ngurosur, kur pashė qė pyetja e dytė ishte "huazimet sllave nė gjuhėn tonė". Pėr djall ishte e vetmja pjesė leksioni, shėnimet e sė cilės mė kishin humbur dhe sė cilės i kisha hedhur vetėm njė sy.

Natyrisht, megjithėse se u pėrpoqa, duke vrarė mendjen pėr ato djall huazime, gjithsesi, nuk u pėrgjigja ashtu siē duhej dhe ashtu siē priste ai nga unė. U ngrys dhe me ton tė qetė, por qortues, mė tha: "Ki parasysh qė mos tė tė hyjė vetja mė qejf".
Me siguri qė do te jem skuqur pas kėtyre fjalėve, aq mė tepėr qė nė zyrė, kundruall tij, punonte Prof. Mahir Domi, i cili nė semestrin e tjetėr tė vitit akademik 1957-58, do tė na jepte pjesėn e dytė tė gramatikės historike.

Por, kur erdhi dita e provimit, kur mora tezėn, kur u pėrgjigja, ai dhe Prof. Mahir Domi mbetėn shumė tė kėnaqur, aq sa iu pėrndritėn sytė. Tė vetmet fjalė tė tyre gjatė pėrgjigjeve tė mia nga tė dy qenė: "Shumė mirė, shumė mirė!"
Erdhėn kėshtu dhe provimet shtetit, erdhi dhe provimi i fundit mė 25 qershor tė vititi 1959. Nė kėtė provim pėrfshiheshin lėndėt speciale gjuhėsore tė katėr viteve: fonetikė, morfologji, sintaksė, gramatikė historike, me katėr nga "senatorėt" e gjuhės shqipe - Shaban Demiraj, Stefan Prifti, Eqerem Ēabej dhe Mahir Domi. E bashkė mė ta edhe Androkli Kostallari, qė ishte dekani i fakultetit histori-filologji.

E vėrteta ėshtė se disa nga studentėt, qė dhamė provimin para dite, u rrėzuan duke krijuar panik te ne tė tjerėt qė do tė jepnim kėtė provim pasdite. Me kėtė rast, duhet tė them se kėta profesorė tė rreptė nė kuptimin e mirė tė fjalės nuk dinin ē'ėshtė ndėrhyrja miqėsore nga jashtė, pra, ndėrhyrje miqsh, pėr tė mbyllur njė sy e pėr tė kaluar kėtė ose atė student, qė nuk e meritonte. Nė asnjė mėnyrė!

Kisha studiuar me vullnet, isha i qetė, pa emocione. Mirėpo, duhet tė them se nuk shkėlqeva ashtu siē desha. Diku ngeca. Kur dola nga salla e provimit, isha pak i mėrzitur, sa shokė tė mi pandehėn se mos isha rrėzuar edhe unė, qė mė mbanin pėr tė zot, ndaj u hyri data. Sidoqoftė, mora notėn mė tė mirė, pesė pėr atė kohė. Kam bindjen se ndikoi ecuria ime gjatė katėr viteve, kur kisha qenė i rregullt, kėrkues dhe premtues nė lėndėt e gjuhės. Ndoshta kjo ndodhi edhesepse, siē me tha ma pas njė mjek, se kisha kaluar nė strėrmundim, qė solli si pasojė lodhje mendore, mungesė oreksi. Brenda muajve maj qershor, me vapė tė madhe, kisha dhėnė shtatė provime, duke pėrfshirė tri provimet e shteti, gjuhė, letėrsi shqipe dhe filozofi, me libra voluminozė.

Pa kaluar mirė njė muaj, mė 1 gusht nisa tė punoja gazetar nė Radio Tirana dhe kėshtu kjo mėrzi u fashit. Iu kushtova kėshtu gazetarisė, tė cilėn, si dhe gjuhėn, e doja dhe kisha dhėnė provaduke botuar sidomos nė gazetėn "Sporti Popullor" dhe "Zėri i Rinisė".
Por tamam njė vit mė pas, njė ish-shoqe sovjetike e kursit tonė, Galina Tregubova, e cila, pėr shkak tė lindjes, do t'i jepte njė vit me vonesė provimet e shtetit, m'u lut qė ta ndihmoja nė gramatikėn historike. Ashtu veprova. Dhe mė erdhi mirė qė pas njė viti i kisha tė freskėta leksionet e Prof. Eqerem Ēabejt e Mahir Domit.

Disa ditė pasi dha me sukses provimin e shtetit nė lėndėn e gjuhės shqipe, Galina mė tha se Prof. Ēabej e kishte rekomanduar qė tė mė takonte mua qė ta ndihmoja nė kėtė lėndė. E ndjeva veten tė prekur dhe tė gėzuar. Pra, ky gjuhėtar i madh mė vlerėsonte, ndonėse nuk kisha shkėlqyer, siē duhej, nė provimin e shtetit.
Pata rasti tė takohem me profesorin tė tim tė vyer njė ditė vjeshte tė vitit 1960, tashmė si gazetar, kur i kėrkova tė merrte pjesė nė njė emision pėr problenme gjuhėsore. "Pėrse na ike?' - mė pyeti. Vetėm pas njė viti e kuptova domethėnien e kėsaj pyetjeje. Dikush nga zyrat e kuadrit tė Ministrisė sė Arsimit mė tha se unė isha propozuar nga katedra e gjuhės e fakultetit histori-filologji, tė isha bashkėpunėtor i Institutit tė Gjuhėsisė dhe Letėrsisė. Por nga drejtoria e Radio Tiranės kishin ndėhyrė qė tė kaloja nė Radio, se atje kishte shumė nevojė, aq mė tepėr qė isha bėrė prej nė viti edhe bashkėpunėtor i saj.

Me Prof. Ēabejn pata raste tė tjera takimesh. Nė vitin 1962 nė redaksinė e Radios sė jashtme ku punoja, erdhėn disa letra, nė tė cilat dėgjuesit kėrkonin tė dinin origjinėn e gjuhės shqipe. Dhe unė iu drejtova Prof. Ēabejt tė bėnte njė shkrim me kėtė temė.
Para se tė vinte ta lexonte artikullin nė shqip nė studion e Radios, ai m'u lut qė t'u hidhte njė sy teksteve nė gjermanisht, frengjisht, italisht e nuk di se nė cfarė gjuhe tjetėr. Kur ua thashė kėtė pėrkthyesve, ata u alarmuan dhe zunė t'i rishikonin pėrkthimet se mos kishin bėrė ndonjė gabim. Prof. Ēabej, me ta marrė vesh kėtė, qeshi dhe u kėrkoi atyre tė falur. U shpjegoi se ai nuk kishte pasur ndėrmend tė shihte se si e kishin pėrkthyer ata artikullin e tij, por, thjeshtė, pėr tė parė e saktėsuar terma ndėrkombėtare tė karakterit shkencor, qė ishin tė pėrafėrta nė gjuhėt e mėsipėrme.

Prof. Ēabej shquhej pėr marrėdheniet korrekte me drejuesit dhe kolegėt, ashtu si edhe ata ndaj tij. Por kishte edhe ndonjė drejtuees qė nuk i pėrgjigjej gjithmonė kėtij qėndrimi. Qė veprės sė Ēabejt mund t'i bėhej ndonjė verejtje, ishte e natyrshme. Por nuk ishte rasti qė ish-dekani i fakultetit histori-filologji tė UT-sė, nė njė leksion qė po na jepte nė lėndėn e fjalėformimit, nė pranverė tė vitit 1958, tė bėnte vėrejtje disi tendencioze pėr njė artikull tė gjatė studimor mbi kompozitat nė gjuhėn shqipe, aq mė tepėr tė shkruar nga Prof. Ēabej nė bashkėpunim me Prof. Aleksandėr Xhuvanin, botuar nė revistėn "Studime filologjike". Dhe tė mendosh se salla ku jepej ky leksion, nuk ndodhej vecse disa metra nga dhoma ku punonte Prof. Ēabej, i cili, po nė kėtė sallė, do tė jepte tė nesėrmen leksionet e radhės sė gramatikėe historike(!?). Kjo ngjarje na pati bėrė shumė pėrshtypje neve, studentėve tė atehershėm.

Nė vitin 1964 kur e ftova Prof. Ēabejn tė vinte nė Radio Tirana pėr njė intervistė. Ai, me oborrsinė qė e karakterizonte, m'u lut qė t'i kėrkoja leje njerit prej drejtuesve kryesorė tė Institutit tė Gjuhėsisė dhe Historisė. Deri kėtu kishte arritur puna! Sikur Prof. Ēabej, qė punonte pėrmbys mbi libra e dorėshkrime edhe pasdite nė bibliotėkė a shtėpi, tė shpėrdoronte kohėn qė pėr tė ishte shumė e shtrenjtė. Dhe vimė pastaj te fletėrrufetė qė iu vunė atij mė 1967, nė periudhėn e tė ashtuquajturit revolucionarizim, nga njerėz mediokėr qė vuanin nga kompleksi i inferioritetit, zilia profesionale, tė cilėt e kritikonin, midis tė tjerash, se ai i pėrulej kulturės perendimore, me tė cilėn ishte formuar.

Me Prof. Ēabejn pata rast tė bėja dhe disktutime tė terminologjisė nė fushėn e sportit, ndonėse ai nuk ishte i apasionuar pėr ndonjė sport tė vecantė. (Sidoqoftė, kjo nuk e pengoi qė vajza e tij, Brikena, sot botuese, tė mos e pengonte tė merrej me sport dhe tė bėhej volejbolliste).
Nė kėto diskutime tė zhvillura nė vitin 1969, e mė pas, ai vlerėsontė ndihmesėn e madhe qė publicisti dhe komentatori i njohur sportiv, Anton Mazreku, kishte dhėnė nė krijimin e njė terminologjie origjinale nė fushėn e futbollit si: zonė rreptėsie, shqelm ridėrgimi, goditje dėnimi, mbrojtės, qendėrmbrojtės, gjysmėmbrojtės, sulmues, qendėrsulmues etj., tė cilat zėvendėsuan fjalėt e huaja bek (back), haf (half), centerfor. etj.

I ndikuar nga kjo punė e zellshme krijuese e Anton Mazrekut, edhe unė u pėrpoqa tė krijoja ndojė fjalė tė re nė fushėn e futbollit, a sportit nė pėrgjithėsi. Dhe pėr kėtė u konsultova me Prof. Ēabejn, tė cilin e takoja nė sallėn shkencore tė Bibliotekės Kombėtare. Mė korigjoi nė ndonjė rast. Kėshtu, njė herė mė tha se fjalėn korner nuk mund ta zėvendėsonim mė fjalėn goditje qendrore, por goditje kėndi, sepse goditja nuk bėhet nė qendėr, siē e pėrcakton ky mbiemėr. Po kėshtu nuk mund tė thoshim ndeshje fundore pėr ndeshje finale, sepse ky togfjalėsh do tė thotė ndeshje e fundit, kurse kėtu bėhet fjalė pėr njė ndeshje pėrcaktuese. Mirė do tė ishte, sipas tij tė pėrdorej fjala ndeshje pėfundimtare. (Pėr fat tė keq, ndonjė koleg imi, i njohur nė fushė e gazetarisė sportive, ende pėrdor togfjalėshin ndeshje fundore, pėr ndeshje finale).

Prof. Ēabej mė mirėpriti krijimet e fjalėve peshėngritje, pėr ngritje peshash, peshėngritės, pėr ngritės peshash, ndeshje e barazpeshuar, pėr ndeshje tė ekulibruar, mesfushor, pėr lojtar tė mesit tė fushės etj.
Nė vjeshtė tė vitit 1970 Prof. Ēabejt i ndodhi njė fatkeqėsi: aksidentalisht i vdiq djali. Kur i shkova pėr ta ngushulluar nė shtėpi, e gjeta tė rrethuar nga miq, bashkėpunėtorė e familjarė. Ishte tėpėr i pikėlluar, sa nuk shqiptonte dot as edhe njė fjalė. Por edhe tė tjerė rreth tij heshtnin. Atėherė mora guxim dhe i thashė: "Profesor, e kuptoj gjėndjen e rėndė shpirtėrore nė tė cilėn ndodheni pas kėsaj humbjeje, por ju lutem, besoj edhe nė emėr tė tėrė bashkėpunėtorėve tuaj, qė kjo nuk duhet kurrsesi tė ndikojė nė punėn tuaj nė fushėn e gjuhėsisė, sė cilės ju i keni kushtuar jetėn tuaj."

Mė kujtohet qė mbajti lotėt dhe mė shtrėngoi fort dorėn nė shenjė mirėnjohjeje.
Mė 1977, kur isha mbaruar sė shkruari romanin "Atentat nė Paris" dhe po bėhesha gati pėr ta dorėzuar nė Shtėpinė Botuese "Naim Frashėri", u ndodha para njė vėshtirsie.Tė gjithė titujt e gazetave tė uaja,qė kishin shkruar pė vrasjen e Esat pashė Toptani nga Avni Rustemi, i kisha shkruar, sipas rregullavetė drejtshkrimit, ashtu sic shqiptohen nė gjuhėn shqipe. Pra: "Lė Pėti Parizian" dhe jo "Le Petit Parisien", "Nju Jork Tajms" dhe jo "New York Times', "La Gaxeta del Popolo' dhe jo "La gazzetta del Popolo" etj., etj... Por nuk dija si tė shkruaja titullin e gazetės sė njohur franceze "Le Temp", ku shkronjat e fundit "mp", nuk shqiptohen fare dhe zanorja "e" qė mbetet, kthehet nė "a" hundore.

U mendua gjatė dhe mė rekomandoi qė titullin e kėsaj gazete ta shkruaja nė shqip "Lė Ta", me njė shenjė karakteristike mbi "a-nė", si pėr "a-nė" hundore tė gėgėrishtes. Dhe unė ashtu veprova, aq mė tepėr, qė bėhej fjalė pėr njė gazetė franceze,qė pėrmendej shpesh nė roman,ashtu si njė gazetar i saj qė ka dėshmuar nė procesin gjyqsor kundėr Anvi Rustemit nė Paris nė dhjetor tė vitit 1920.

Nė qershor tė vitit 1979 ish-studenti i kursit tonė, Stefan Bulo, asokohe punonjės nė drejtorinė e botimeve tė Ministrisė sė Arsimit, na bėri njė tė papritur tepėr tė kėndshme. Arriti tė lajmėronte, kudo qė ndodheshin bashkėkursasit tanė, tė cilėt nė qershor tė vitit 1959 ishin diplomuar nė degėn gjuhė-letėrsi shqipe tė fakultetit histori-filologji tė UT-sė, qė tė mblidheshim nė njė takim.

Pikėrsht pas njėzet vitesh!
Dhe merreni me mend gėzimin tonė, kur midis atyre "senatorėve", para tė cilėve emocionoheshnim nė provime, si Shaban Demiraj, Muzafer Xhaxhiu, Mahir Domi, pamė edhe Prof. Eqerem Ēabejn. U puthėm dhe u pėrqafuam plot mall. Mirė mua qė mė njihte, se kisha bashkėpunuar me tė nė edhe nė emisone tė Radio Tiranės, por si ishte e mundur qė jo vetėm ai, por edhe profesorė tjerė, njohėn edhe ata qė kishin plot dy dekada pa i parė. Natyrisht pasi i kėqyrėn me vemendje.

U ulėm njė njė nga klasat ku ata na kishin dhėnė mėsim. Kujtuam edhe qyfyret, kujtuam edhe ndonjė qė kishte mbetur e pastaj kishte dhėnė me sukses provimin. Ishin me tė vėrtetė ēaste prekėse, ku ndonjė si Emil Lafe e shoqja e tij, Virgjinia, Xhabir Topalli, ishin bėrė kolegė me ta, Dhimtėr Xhuvani, Halil Qendro, unė, shkrimtarė tė tjerė, studiues, diplomatė...

Folėn edhe profesorėt, foli edhe Eqerem Ēabej. Po me atė zėrin tij tė ngrohtė, tė qetė e tė ngadalshėm, duke na kujtuar leksionet e gramatikės historike, leksione qė ishin njė pėrmbledhje shumė shkurtėr e veprave madhore qė ai po nxirte nė dritė, frut i njė pune vigane prej shumė e shumė vitesh, tė vlerėsuara nga shkencėtarė nė tė gjithė botėn.

Pastaj bėmė edhe njė foto,tė gjithė siē ishim, e, siē mund ta shohin edhe lexuesit e kėtyre radhėve, duke pasur pranė profesorėt tanė e, midis tyre, Eqerem Ēabejn. Qė nga godina e fakultetit histori-filologji, shkuam nė njė bar-kafe, ku ngritėm dolli pėr shendetin e profesorėve tanė e, doemos, edhe pėr Ēabejn, duke u uruar suksese tė reja nė punėn shkėncore. Na falendenderuan tė tėrė.

Pėr fat tė keq, njė vit mė pas Prof. Ēabej u sėmur rėndė. Ishte njė sėmundje e pashėruesme. Kam pasur ta shoh tė zbehtė tė kapitur nė sallėn shkencore tė Bibliotekės Kombėtare e pastaj tė bisedoj me tė. Pėrsėri fliste me dėshirė. Pastaj nuk e pashė mė. Erdhi dhe ēasti qė ai u nda nga ne. Kjo ndodhi nė verė tė vitit 1980.

Pėrsėri nė shtėpinė e Ēabejt, pėr tė ngushulluar familiarėt. Nė studion e tij, ku shihja libra shėnime, dorėshkrime artikujsh e veprash nė fushėn e etimologjisė, tė fonetikės, terminologjisė, dialektologjisė, dorėshkrime veprash tė botuara e qė do tė botoheshin, duke nxjerrė edhe mė shumė nė pah vlerat ende tė pazėvendėsueshme tė kėtij kolosi tė madh tė albanologjiė, kulturės dhe shkencės shqiptare, tė cilit i kushtoj kėto radhė me nderim edhe unė, ish-student i tij.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara