HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nga periferia (10)

RIKTHIMI NĖ FESTĖN E NDALUAR TĖ FLAMURIT

-- nga Sabit Rrustemi

Sabit RRUSTEMI Ka tri ditė qė pėrcjell lajmet po edhe komentet pėr njė projektligj rreth festive zyrtare qė trazoi pėrnjėmend Kosovėn, pardon shqiptarėt brenda dhe jashtė saj. Ka tri ditė qė s' mund ta pėrceptoj se si njė qeveri jona madje as vėrejtje nuk bėri nė kėtė projektligj qė anashkalon datat mė thelbėsore, siē ėshtė 28 Nėntori - Dita e Flamurit, 12 Qershori - Dita e Lirisė pėr Kosovėn po edhe 6 Marsi - Dita e Dėshmorėve Kaq servilė tė bėhen njerėzit e pushtetit, shkaku i njė foteleje, i njė privilegji? Kaq "moderatorė" dhe, edhe mė shumė "globalistė" tė shtiren kėta njerėz qė, mė me ėndje ende dėgjojnė Dervish Shaqėn, Tahir Drenicėn e Hashim Shalėn se sa Tingullin 3, Skillzat apo edhe Genta Ismajlin. E tė mos i pėrmend, Xhastinin, Shakirėn apo Bejonsin?

Lėre, pashė zotin! Po si mund ta ruaj legjitimitetin njė qeveri qė "shlyen" me kaq lehtėsi festat mė meritore tė kombit? Apo si provon kaq naivisht tė na bind se "kjo ėshtė punė e kryer", "ėshtė vetėm fillimi", ėshtė pjesė pėrbėrėse e Pakos sė Ahtisaarit, ecetera, ecetera. Po na nuk jemi analfabetė, more zotėrinj tė qeverisė! Dijmė ta lexojmė atė Pako, pėr tė cilėn ju sėrish mbani mbi supe pėrgjegjėsinė pėr pėrmabjtjen e saj. Sado qė na dėmton pėrmes disa aneksesh, ajo Pako nuk i jep tė drejtė askujt tė na heq nga kalendari i festive shtetėrore 28 nėntorin - Ditėn e Flamurit, sepse kjo ditė ėshtė Ditė e Kombit. Ne akoma jemi me komb shqiptar. Akoma nuk kemi konvertuar nė "kombin" kosovar, pėrkundėr miratimit tė disa simbolikave. Sepse nė komb kosovar nuk po dėshirojnė tė shkrihen vetė serbėt. Po kėta serbė kosovar dhe ata serbė jokosovar qė po pėrgjėrohen prej Beogradit, ditė e natė po punojnė dhe veprojnė nė terren dhe nė brendėsi tė Kosovas, madje, qė mos tė jetėsohet kjo Pako e zotit Ahtisaari.

E, a mundet vetėm njėra palė ta jetėsoė nė terren pa pėrfillur vullnetin e palės tjetėr? Apo u dashka pėrditė, si shahadet ta pėrsėrisim para ndėrkombėtaėve se ne jemi dhe po punojmė pėr zbatimin e saj? Nė rregull, por, mos tė punojmė mbrapshtė pėr zbatimin e kėsaj Pakoje. Sepse, duke hequr kėto data nuk mund t'i bindim serbėt tė integrohen nė institucione. Mund t'i ngacmojmė vetėm pėr tė na bėrė mė shumė presion pėr tė hequr edhe mė shumė nga vetja jonė, pjesėt e identitetit tonė. E, atėherė, ku po mbetet ēmimi i krejt kėsaj sakrifice, i kėtij flijimi?

Me kėto kushte, pėr tė cilat tash kaq lehtėsisht po pajtohemi, po tė ishim pajtuar nė tė '81-in e mė pas, nė tė '89-tėn, nė tė 90-tėn e kėndej, nuk do ndodhte tėrė ai vlug ngjarjesh, ai ortek i sė keqės qė gllabėroi dhjetėra mijėra jeta njerėzish dhe lėndoi shumėfish mė tepėr. Le tė kthjellemi pak prej ngazėllimit tė verbėr pushtetor, prej privilegjeve qė dikujt i trokitėn papritur apo qė dikush i riktheu me dredhi.

Nuk ka kuptim, vėrtetė nuk ka kuptim qė nė shekullin njėzetenjė, nė Ditėn e Flamurit, unė ta nxjerr privatisht flamurin nė njė gjysmėdritareje, apo nė njė ballkon shtėpie dhe tė lėshoj kėngė vetėm prej ndonjė kasetofoni apo nga ndonjė faqe interneti. Aq, mė keq, qė nė njė Kosovė tė lirė e tė pavarur, qė me plot gojėn nėpėr media e televizione po i themi edhe sovrane e demokratike, tė shkojmė atė ditė nė punė apo tė na shėnohet ndonjė mungesė e tė na pėrcillet ndonjė vėrejtje pėr largim nga puna. Ose edhe ndonjė dėnim nga inspekcioni pėr ekspozimin e po kėtij flamuri kombėtar nė ndonjė lokal publik - privat, sepse nga institucionet lokale e qendrore vetėm se ėshtė hequr.

Njejtė, kjo skenė mund tė ndodhė edhe me 12 Qershor, kur unė dua ta ndajė gėzimin e lirisė me flamurin e SHBA-s, NATO-s, apo edhe me 6 Mars kur dėshiroj tė vė lule nė varrezat e dėshmorėve. A tė marrė leje prej eprorėve paraprakisht pėr t'i kryer kėto ceremoni? Jo pėr besė.

Ditėn e Flamurit - 28 Nėntorin edhe ashtu me dekada e kemi shėnuar e festuar ilegalisht e gjysmėlegalisht. Madje, duke paguar haraē tė madh pėr kėtė ditė, pėrmes arrestimesh, represaljesh e torturimesh deri edhe me vite tė tėra burgu.
Si mund ta harroj unė aq lehtė ekspeditėn e policisė serbe tė 28 Nėntorit 1993, kur e kishin mbuluar shtėpinė time qė mė nadje dhe, pas njė bastisjeje disa orėshe, tė mė arrestojnė duke m'i lėnė fėmijėt pa pikė gjaku nė fytyrė.
A u dashka qė tash, pas fitimit tė lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės, tė rikthehem nė festėn e ndaluar, ngase institucionet e dala nga vota e popullit tim, nė emėr tė shtetit tė Kosovės, ma herrin nga kalendari Festėn e Flamurit?

Apo, ta marrė rolin e Ramadanit tė Fazės, tashmė tė ndjerė, atij plisbardhi tė Llashticės, i cili qė nga '68 e kėndej e nxirrte te Ura nė fund tė fshatit Flamurin qė ta shohė edhe Pasjani (serbėt), madje duke u ruajtur tėrė natėn, se mos po vjen e ma hjek edhe qeveria ime nė emėr tė njė multietniciteti fals apo tė njė servilizmi para faktorėve ndėrkombėtar? Jo, pėr hatėr tė bacės Ramadan dhe tė shumė bacave tė tjerė, nė emėr edhe tė asaj fjalie tė po kėtij personazhi qė nuk jeton mė kur i vdiq djali i vetėm ( dhe ate nė gurbet), nuk ngurroi tė thotė pas pėrcjeleljes mortore: zoti ua shpagoftė me Kosovėn shtet!, kjo nuk duhet tė ndodhė.

Kuvendi i Kosovės ėshtė mbi qeverinė. Duhet t'i bėjė korigjimet e duhura pėr tė mbrojtur votėn e popullit, dinjitetin e kombit, Ditėn e Flamurit. Edhe nėse shefat e tyre provojnė t'ua ngrehin veshėt apo edhe nėse ndėrkombėtarėt "i kėshillojnė si miq", kėta, gjatė aporvimit final tė kėtij projektligji, ose duhet ta sigurojnė kėtė korigjim, ose nė tė kundėrtėn, ta kthejnė votėn e marrė, nė popull. Dhe, nuk do jenė nė kundėrshtim me Pakon e Ahtisaarit.

Fundja, le tė mėsohen krerėt e institucioneve tona se dikush ėshtė mė i madh se ta. Sovrani. Pėrfaqėsimi i votės sė popullit nė Kuvend. Rikthimi nė festa tė ndaluara, tė cilat fatmirėsisht i sfiduam, nuk i sjell dobi askujt. Aq mė pak shqiptarėve apo serbėve. E, as ndėrkombėtarėve. E, lėre mė kėtyre pushtetarėve tė sotėm qo luajnė mė ndjenjat tona dhe, dinjitetin e tyre.

Gjilan, 21 Maj 2008

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara