HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nga periferia (11)

PROMOVIMI I AKLAMACIONIT

-- nga Sabit Rrustemi

Sabit RRUSTEMI Zgjedhjet e pjesėrishme brenda LDD-sė, parti kjo qė hyri nė vitin e dytė tė veprimit tė saj politik, po pėrmbyllen tash me mbajtjen e kuvendeve nėpėr degė.
Shpallja e kėtyre zgjedhjeve nga Kėshilli Kombėtar i partisė, pavarėsisht kundėrshtive me statutin nė fuqi, u pa si nevojė e kohės, mbėshtetur nga rezultatet zgjedhore tė nivelit lokal nė zgjedhjet e 17 Nėntorit tė vitit tė kaluar. Kėshtu edhe ėshtė arsyetuar po edhe pranuar ky vendim, pėrkundėr rezervave tė aty-kėtushme dhe kėrkesės pėr zgjedhje tė pėrgjithshme brendapartiake.

Ishte njė vlerėsim i pėrgjithshėm se kjo parti pėr njė kohė tė shkurtėr, nė nivelin e garimit pėr Kuvendin e Kosovės, arriti pėrqindje tė kėnaqshme (mbi 10% pėr qind) ēka nuk e kishin paraparė as sondazhet e bėra paraprakisht. Andaj edhe u kursyen organet qendrore tė parties nė kėtė faze.
Nė nivelin lokal realisht pėrqindjet e arritura lanė shumė pėr tė dėshiruar, qoftė pėr kryetarė komunash apo pėr kuvende komunale.

Pa i elaboruar shkaqet qė diktuan nė rezultatet e arritura dhe shumė tė kontestueshme, statusi i pritshėm i Kosovės ishte alibia mė e mirė pėr t'i evituar pakėnaqėsitė evidente te disa subjekte politike e, edhe tek LDD-ja, e cila ishte mė e dėmtuara nga ana e komisionerėve tė partive qė mė pas arritėn koalicionin qeverisės nė nivelin qendror.
Organizimi i kėtyre zgjedhjeve nėpėr aktive, nėndegė e degė kishte pėr objektiv konsolidimin e partisė pėrmes njė procedure pėrkatėse statutare - demokratike dhe hapjes sė njė debati me anėtarėsinė nė zhvillimin e mėtejmė tė parties, pa zhurmė tė madhe por me veprime konkrete nė terren.

Mbėshtetur nga informacionet zyrtare tė degėve, nėpėr nėndegė ka pasur shtim tė anėtarėsisė si dhe freskime e, aty - kėtu edhe ndonjė ndryshim nė udhėheqje.
Kryekėput gati, organet drejtuese janė zgjedhur me aklamacion, ndėrsa debati, si rėndom ėshtė pėrvijuar pėr herė tė tjera, nė pėrpjekje edhe pėr t'i evituar pakėnaqėsitė apo pėrplasjet e mundshme, qoftė pėr mungesė mė tė dukshme tė rezultateve apo edhe pėr postet drejtuese nė nėndegė dhe delegatėt e kuvendeve tė degėve.
Megjithatė, ajo qė bie nė sy, sėpaku nga informacionet e faqes zyrtare tė LDD-sė, ka dominuar aklamacioni nė zgjedhjen e organeve drejtuese nėpėr nėndegė e, tash edhe nėpėr degėt e LDD-sė, me ndonjė pėrjashtim edhe pse fjalia e parė nė nenin 22 tė statutit tė LDD-sė pėrcakton qė organet drejtuese tė partisė zgjedhen me votim tė fshehtė duke lėnė mundėsinė qė tė vendoset edhe ndryshe nga kuvendi pėrkatės i degės.

Kjo mundėsi "tinzare" e statutit, duke kapėrcyer natyrisht fjalinė e parė tė nenit tė cituar mė lartė ka dominuar dhe po shprehet aty ku anėtarėt e kryesisė qendrore kanė krijuar dhe forcuar monopole brenda kryesive ekzistuese tė degėve, krejt me qėllim tė ruajtjes sė pozitave dhe funksioneve tė dyfishta partiake, kuptohet nė dėm tė interesit tė pėrgjithshėm tė anėtarėsisė. Me njė fjalė, sė pari kanė siguruar vendin e tyre nė bazė, nė mėnyrė qė tė pėrforcohen pastaj dhe lartė, meqė nė bazė tė sistemit tė ri zgjedhor, vendin e tė parit nė listė e kanė tė sigurtė e me kėtė edhe votat nė emėr tė parties. Shih pėr kėtė, ėpėr nėndegė, nuk ėshtė nxitur qėllimisht njė interesim mė i madh. Delegatėt janė pėrzgjedhur ose prejudikuar nga lartė madje edhe duke ntrashur familjarizėm nė pėrfaqėsim.

Nė raste tė caktuara ėshtė insituar pėr freskim por, pėrmes zgjedhjes me aklamcion, qė ėshtė imponuar nga niveli i degės, ėshtė ngulfatur konkurenca dhe garimi brenda partisė.
Aklamacioni apo votimi i hapur dhe pa kundėrkandidatė apo listė me mė shumė emra, si njė mjet qė po i zgjidhė punėt sė shpejti dhe gjoja po i stopon intrigat apo prapaskenat e eliminimeve pėrmes votės, po e pamundėson zgjerimin e partisė me kuadro qė janė tė interesuara pėr ta zhvilluar partinė duke ndėrtuar edhe karrierė politike meqė ata qė rreshtohen nė njė subjekt politik, nuk rreshtohen aty pėr tė shėrbyer vetėm si makineri votimi, duke i votuar gjithnjė tė preferuarit e kryetarit (dhe vetė kryetarin) por, dėshirojnė tė jenė edhe tė votuar nga tė tjerėt. Kur kjo nuk i mundėsohet, natyrshėm qė kėrkohen rrugė tė tjera.

LDD-ja, si njė alternativė dhe me njė vision tė ri politik, ndėrtuar mbi filozofinė rugoviane pėrmes akademik Nexhat Dacit, (pėrmes arritjes sė pavarėsisė, ndėrtojmė paqen dhe zhvillojmė Kosovėn), ka pasur dhe ka interes jetik qė ta promovojė konkurencėn dhe vlerat qė janė po dhe tė afrohen rreth saj kuadro tė reja dhe me perspective e, jo tė mbyllet nė egot e disa kryeneqėve politikė tė cilėt vetėdijshėm apo pavetėdijshėm po e kthejnė ujin e mullirit andej kah s' mund tė bluhet mielli por, vetėm mund tė laget dhe prishet.
Aklamacioni nuk ėshtė mjeti qė promovon konkurencėn. Aklamacioni as nuk ėshtė akti i burrėrisė pėrmes njė deklarimi tė hapur. E, as mėnyra pėr t'i mbrojtur apo respketuar themeluesit qė dikush po i sheh ēuditėrisht si aksionarė tė partisė, madje duke harruar se pa anėtarėsi. Aksionarėt janė si peshqit nė zallė. Nė mungesė tė ujit ndotin ambientin.

Aklamacioni sot ėshtė mjeti pėrmes tė cilit njė kryetar dege, i cilės do qoftė (brenda njė partie apo edhe partive tjera) driblon delegatėt e kuvendit duke servirė njė listė ekskluzivisht qė janė mbėshtetės tė tij dhe insiston t'i kalojė thuaja symbyllas, duke dėmtuar nė rend tė parė partinė po, sė fundi edhe vetė interesin e tij. Sepse pamundėson zgjerimin e partisė , promovimin e kuadrove tė tjera mbrenda partisė dhe tė vetė vlerave tė demokracisė qė duhet t'i ketė ēdo parti, gjithnjė nė arsyetim tė kursimit tė kohės, evitimit gjoja tė pėrēarjes dhe ruajtjen e aksionarėve - themeluesve tė p[artisė.
Aklamacioni, qė ėshtė pėrdorur dendur edhe nė tė kaluarėn dhe jo vetėm nė njė parti politike, ėshtė edhe mjeti qė i skuqė tė tjerėt duke i nxjerrur para aktit tė kryer dhe duke i pamundėsuar pėrfaqėsuesit e partisė (apo tė deleguarit) qė tė shprehen nė mėnyrė mė meritore pėrmes votės sė fshehur.

LDD-ja, si njė parti e re politike (pavarėsisht pėrvojės sė indiividėve dhe bagazheve tė tyre politike) veprimtarinė e saj zgjedhore po edhe politike e ka pėr synim ta ndėrtojė mbėshtetur nė parime tė demokracisė. Nė kėtė kontekst, askush nuk ka nevojė ta mėnjanojė konkurencėn pėrmes votės sė fshehur. Natyrisht as tė na servojė garniturė aklamacioni sepse trendet e reja nė skenėn politike garniturat e tilla qė prodhohen ekskluzivisht prej aklamacionit po i dėrgojnė nė muze.
Zgjedhjet lokale sėpaku do tė mbahen nė vitin 2009-tė (nė mos edhe ato qendrore) dhe, LDD-ja nė nivelin lokal nuk ka nevojė paraprakisht ta djegė mėtimin e saj pėr ta marrė nė dorė fronin e pushtetit duke e ndėrtuar atė edhe me tė tjerėt. Sikur qė nuk ka nevojė as ta mashtrojė veteveten.

Pėrveē freskisė, LDD-ja ka nevojė edhe pėr ndryshime, nė mėnyrė qė tė ēlirohet njėherė e mirė nga ngėrēi i konvertimeve qė ndodhėn pa kuvende dhe qė tash pėrpiqen tė mbijetojnė pėrmes aklamacionit.
Por, ka nevojė qė t'i peshojė edhe kėta liderė tė vegjėl local tė cilėt pėrmes njė imitimi primitiv tė liderit tė tyre po shėndrrohen gradualisht nė narcisoidė, fati i tė cilėve random pėrmbyllet nė njė pus - batak. Gjilan, 20 qershor 2008

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara