HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Me studiuesin e letėrsisė, Nuhi Ismajlin

ASNJĖ HISTORI E LETĖRSISĖ NUK I MJAFTON ĒDO KOHE

-- nga Sabit Rrustemi

Sabit RRUSTEMI Kontributet (veprat) e deritashme studiuese tė Nuhi Ismajlit, nė fushėn e letėrsisė, nė kėto dy e mė shumė dekada, nuk ėshtė I pakėt. Deri mė tash ka publikuar dy vepra (Nga vlerat e traditės, mė 2000, dhe Kureshtje letrare, mė 2001), si dhe qindra shkrime nė gazeta e revista tė ndryshme dhe nė kuadėr tė botimeve shkencore tė Institutit Albanologjik, Fakultetit Filologjik tė Universitetit tė Prishtinės etj.

Nė shkrimet e tija, siē mund tė shihet, shprehet mendimi dhe vlerėsimi shprehur pėr ēėshtjet e ndryshme tė letėrsisė shqiptare, veēmas pėr letėrsinė shqipe tė shek. XVI-XVII, por edhe pėr ēėshtje tė ndryshme gjuhėsore, estetike, kulturore, historike etj. Duke mos I anashkaluar edhe veprat bashkėkohohore, tė viteve tė fundit qė botohen anekėnd shqiptarisė.

Njė emėr qė ka zgjuar kėrshėrinė e tė tjerėve dhe ka provokuar pozitivisht shumė tema tė letėrsisė, madje edhe tė tilla qė janė llogaritur thuaja shterruse, si dhe ka rikthyer njė frymė polemizuese mjaft tė kulturuar dhe argumentuar nė studimet e letėrsisė dhe gjuhės shqipe, ėshtė shkas I mjaftueshėm pėr njė bisedė dhe shpalim tė mėtejmė tė sybimve tė kėtij studiuesi tė heshtur dhe tė palodhur tė letėrsisė dhe kulturės shqiptare, pavarėsisht kushteve aspak tė favorshme nė tė cilat jeton dhe vepron duke u pėrballur ēdo ditė me pėrditshmėrinė e rėndė dhe ēėshtje eksiztenciale.

Merreni me studime dhe kritikė letrare pėr mė shumė se dy dekada. Sa e keni pėrmbushur deri mė tash synimin tuaj nė gjurmimin e letėrsisė shqiptare ?

Nuhi Ismajli: Letėrsia ėshtė e tillė qė, pėrherė tė kėrkon mė shumė se ajo qė synon e planifikon, mė shumė se ajo qė ke arritur tė shohėsh nė tė. Nė punėn time krijuese mė ka ndodhur tė realizoj atė qė s'e kam planifikuar dhe tė mos e realizoj atė qė e kam planifikuar. Nė trajtimin e ndonjė ēėshtjeje, kam shkuar pėrtej synimeve, por, nė pėrgjithėsi, mė shumė kam mbetur prapa synimeve.

Keni prekur nėpėr vepra dhe emra qė kanė lėnė ndikim nė historinė e letėrsisė, qė nga letėrsia e vjetėr e deri te fillet e modernitetit. Ē'mund tė na thuani, janė shterur gjetjet nė kėtė drejtim apo, ēdo rilexim tė jep mundėsinė pėr gjetja tjera, letrare -artistike?

Nuhi Ismajli: Sė pari, mė lejoni tė shpreh njė mendim timin rreth termave: letėrsi e mesjetės dhe letėrsi moderne (shqipe).
Me letėrsi tė vjetėr shqipe unė kuptoj po atė qė e thotė njė rast Ēabej - letėrsinė shqipe tė shek. XIV-XV, e cila dokumentohet nėpėrmjet dėshmive tė ndryshme, kurse me termin letėrsi moderne shqipe, letėrsi e kohės sė re, unė kuptoj letėsinė shqipe tė shek. XVI-XVII, letėrsinė shqipe pas Mesharit deri tė Rilindja Kombėtare Shqiptare, nė tė cilėn vėrehen edhe elemente moderne dhe e cila u zhvillua nė kohėn e cila, edhe nė historinė botėrore njihet si kohė e re.
Sa i pėrket pyetjes suaj, pėr shkak tė natyrės sė letėrsisė, edhe unė, siē ėshtė thėnė kaherė, mendoj se vlerat e veprės letrare, nuk mund tė shteren me asnjė lexim; se pas ēdo leximi, vepra letrare tė bėn tė vėresh, tė ndjesh, tė kuptosh diē tė re, tė pahetuar mė parė, nė realizimin e saj.
Kur marrim parasysh nivelin e studimit tė letėrsisė shqipe, aq mė pak mund tė tė themi se i kemi bėrė njė hulumtim shterues dhe s'kemi ē'tė gjejmė mė nė tė. Dhe, aq mė pak kjo mund tė thuhet pėr letėrsisė shqipe tė shek. XVI-XVII, e cila, pėr ēudi, me gjithė vlerat tejet tė madhe tė saj, ėshtė injoruar e lėnė prapa nė krahasim me studimin e periudhave tė tjera tė letėrsisė shqipe.

"MESHARI" - VAZHDIM I LETĖRSISĖ SHQIPE TĖ MĖHERSHME

Meqė jeni marrė mė shumė me shkrimet e mesjetės, kur edhe datojnė kushtimisht veprat e para, a mund tė besojmė dhe a kemi argumente pėr njė traditė mė tė hershme tė shkrimit dhe veprės shqipe? A mund tė pretendojmė se "Meshari" mund tė jetė kulmi i njė tradite dhe vazhdimėsie iliro - shqiptare? Apo ēka mund tė nxjerrim mė shumė nga "sitja" e hirit tė bibliotekės sė Pallatinait dhe arkivave tė pashkundur mirė tė Vatikanit pėr tė dėshmuar se veprat e mėdha si "Meshari" nuk shkruhen rastėsisht?

Nuhi Ismajli: Studiuesit, gjer mė tash, duke marrė parasysh edhe atė qė thotė Brokardi, japin shumė dėshmi pėr shkrimin e letėrsisė shqipe edhe gjatė shek. XIV-XV.
Meshari nuk ėshtė vepra e parė shqipe, siē ėshtė provuar pėrmes shumė dėshmive. Vetė njohja e vetėm njė ekzemplari tė veprės sė Buzukut ėshtė dėshmi e ekzistencės sė njė letėrsie shqipe, veprat e sė cilės, pėr shkaqe tė ndryshme janė zhdukur.
Shekuj mė parė se botimi i veprės sė Buzukut, shqiptarėt kishin njė nivel tė lartė tė arsimit dhe tė kulturės. Tė pėrmendim faktin se Durrėsi kishte universitet mė 1374, pastaj Shkodra etj.
Fryt i njė arsimi dhe kulture tė tillė qe edhe letėrsia shqiptare nė latinisht, e cila pati jehonėn e saj nė botė.
Njė nivel i tillė i kulturės e i arsimit nuk ka mundur tė jetė pa ndikim edhe nė krijimin e veprave shqipe, tė cilat u zhdukėn, siē u zhdukėn edhe veprat shqipe tė shek. XVII, disa prej titujve dhe autorėve tė tė cilave pėrmenden konkretisht. Prandaj, vepra Meshari, mendojmė, ėshtė vazhdim i letėrsisė shqipe tė mėhershme.
Kėrkimin e veprave tė panjohura shqipe, ndriēimin e pasqyrės sė plotė tė letėrsisė shqipe, para Buzukut, por edhe pas Buzukut, do kėrkuar nė bibliotekat e ndryshme tė botės, jo veē nė Vatikan.
Por, pėr kėtė duhet tė jetė njė institucion kombėtar, i cili financon pėrgatitjen dhe punėn hulumtuese tė ekspertėve. Kėto punė nuk bėhen me inicitava individuale dhe me pak mjete.

…Pėrpos, emrave si Gjon Buzuku, Pjetėr Budi, Pjetėr Bogdani, Frang Bardhi, ju keni prekur edhe iluminizmin por mė shumė jeni pėrqėndruar nė fillet e modernitetit nė letėrsinė shqipe. Tema qė i kanė shtjelluar edhe studiues tė tjerė, me herėt. Gjetjet tuaja tė reja nė kėto hulumtime studiuese cilat janė?

Nuhi Ismajli: Gjatė studimit tė letėrsisė shqipe tė shek. XVI-XVII, kam vėrejtur se autorėt e kėsaj letėrsie pėrveē dashurisė sė zjarrtė pėr gjuhėn shqipe, kulturėn dhe vlerat e identitetit kombėtar, pėrpjekjes pėr ruajten dhe zhvillimin e tyre, luftuan edhe pėr mėsimin e shqipes, mėsimin shqip, hapjen e shkollave kombėtare nė gjuhėn shqipe dhe shprehėn ide shumė tė rėndėsishme pėr arsimin kombėta, i cili, sipas tyre, ishte kusht pėr ruajten dhe zhvillimin e kulturės e vlerave kombėtare dhe si kusht pėr tė qėndruar nė botėn e virtytit, ndėrsa shkollat e huaja si shkak tė tė gjitha tė kėqijave. Pėr kėtė veprat e tyre ata i krijuan pėr t'i pėrdorur edhe si tekste shkollore.
Idetė arsimore tė P. Budit, tė F. Bardhit, tė P. Bogdanit etj., janė shprehur vetėm nga fundi i Rilindjes, prandaj, me tė drejtė, veprimtaria e autorėve tė shek. XVI-XVII, konsiderohet njė lėvizje mendore (E. Ēabej) dhe rilindja e parė (F. Altimari).
Studimi i teksteve tė letėrsisė shqipe tė shek. XVI-XVII, mund ta habisė studiuesin, i cili nė to mund tė vėrej edhe elemente tė rrymave letrare tė mėvonshme. Nė shkrimet e mia unė kam vėnė nė dukje disa elemente, tė cilat letėrsinė shqipe tė shek. XVI-XVII, e bėjnė moderne dhe e dallojnė nga letėrsia e mesjetės, si: llojet letrare, mėnyra e formėsimit tė tekstit, inkuadrimi dhe efekti i pėrmbajtjeve tė caktuara, fryma humaniste, lidhjet me antikitetin, trajtimi i aktualitetit dhe qėndrimi kritik e autorėve etj.

Krijohet pėrshtypje dhe jo vetėm nga shkrimet e juaja studiuese, se qėllimisht janė heshtur nėpėr kohė vlerat e mirėfillta, tė themi kushtimisht edhe shenjat qė sforcojnė identitetin tonė kulturor e civilizues, p.sh. vepra e Gjergj Fishtės, sė cilės ju i jeni qasur me pėrkushtim tė theksuar. Pse na ndodhėn kėto heshtje tė prositura dhe sa e dėmtuan zhvillimin e letėrsisė.

Nuhi Ismajli: Heshtja, injorimi e mohimi i vlerave tė letėrsisė shqipe ka qenė dhe mbetet edhe mė njė e metė e madhe nė kuadėr tė mendimit tonė pėr letėrsinė.
Kjo dukuri ka ndodhur dhe vazhdon tė ndodh edhe sot pėr shkaqe tė ndryshme ideologjike, politike, fetare, mendėsie etj.
Pėr shkaqe tė pėrmendura, vepra, segmente tė tėra tė letėsisė shqipe tė sė kaluarės, vlera tė lloj-llojshme dhe tejet tė rėndėsishme, janė injoruar, heshtur e mohuar.
Njė absurdi tė tillė nuk i kanė shpėtuar as letėrsitė e periudhave mė tė studiuara tė letėrsisė shqipe, si, p.sh., letėrsia e Rilindjes, me tė cilėn janė marrė shumė studiues e, megjithatė, shtresa, karakteristika dhe vlera tė ndryshme tė saj kanė mbetur pa u studiuar dhe vėnė nė dukje.
Ose ta marrim veprėn e Migjenit, e cila pėr shkaqe ideologjike etj., ėshtė keqinterpretuar aq shumė. Tė mos flasim pėr Fishtėn, Konicėn, Koliqin etj., etj., tė cilėt u ndaluan, u mohuan dhe u refuzuan nė mėnyrėn mė tė vrazhdėt, pėr t'u parė me syrin ideologjik, madje, edhe sot. Gjatė kohės sė diktaturės nė Shqipėri, jo vetėm u ndaluan veprat dhe u cenua liria krijuese, po u viktimizuan edhe shkrimtarėt etj.
Pėr shkaqe tė ndryshme ideologjike, politike, fetare, karakteri (inati, xhelozie, ambicie, egoizmi etj.) etj., pėrpjekje pėr injorimin, heshtjen e mohimin e vlerave tė letėsisė sė sotme shqipe ndodhin edhe sot.
Shkaku, mbase, ėshtė se, ndėr ne, ekziston njė prirje pėr tė krijuar vlera tė mėdha, por edhe njė prirje, njė shtytje natyrore, pėr tė mohuar e rrėnuar vlerat tona tė mėdha!
Dėmi qė i ka sjellė dhe mund t'i sjellė kjo kulturės kombėtare ėshtė i papėrshkrueshėm.

REALITETI PSEUDOKULTUROR ĖSHTĖ MĖ I FUQISHĖM SE ZĖRI I KRITIKUT

Ju njėkohėsisht pėrcillni edhe veprat qė botohen viteve tė fundit nė hapėsirėn gjithėshqiptare. Ē'mund tė na thoni, ka rritje vlerash artistike dhe sa mund tė jenė konkuruese kėto prurje tė reja nė rrethanat e kėsaj kohe kur po flitet pėr integrime, globalizime etj.

Nuhi Ismajli: Letėrsia e sotme shqiptare, pėrkundėr njė procesi negativ - prodhimit tė pseudovlerave, me veprat e autorėve tė vjetėr po edhe me ato tė tė rinjve, po shėnon nivele tė reja tė realizimit artistik dhe nivele tė reja tė mendimit pėr letėrsinė.
Dėshmi pėr kėtė ėshtė edhe pritja e mirė nga lexuesit dhe vlerėsimi i lartė i kritikės letrare tė huaj, shpėrblimet e ēmueshme ndėrkombėtare, qė ju jepen autorėve tanė, qoftė pė veprat gjithnjė e mė tė shumta, tė pėrkthyera nga shqipja, qoftė pėr veprat e shkruara nė gjuhė tė huaja.
Sa u pėrket vlerave integruese, synimeve tė globalizmit, unė mendoj se individualitet krijuese tė njė populli e vendi, tė pėrgjithshmes i kontribuojnė nėpėrmjet tė veēantės qė sjellin me veprėn e tyre.
Letėrsia duhet tė jetė shprehje e krijuesit, e botės sė tij; shprehje e botės njerėzore-kombėtare nga vjen, shprehje e mendėsisė, psikologjisė, idealeve tė saj, por tė cilat janė nė harmoni me natyrėn dhe idealin (gjithė)njerėzor.
Nė kohėn kur po "mbijnė" si kėrpudhat vepra dhe emra krijuesish, kritikėt u "humbėn". Po mungojnė vlerat apo kritikėt nuk janė tė motivuar dhe nuk janė pėrshtatur ende nė rrethanat e reja plurale?

Nuhi Ismajli: Vlerat e veprave tė letėrsisė sė sotme shqipe nuk mungojnė, por janė tė pranishme mjaft edhe pseudovlerat.
Nuk mungon krejt as kritika letrare, tė cilėn vazhdojnė ta kultivojnė disa prej kritikėve tė vjetėr dhe disa kritikė tė rinj, tė cilėt po dėshmohen mjaft seriozė, qoftė me pėrgatitjen shkencore, me talentin dhe me pėrkushtimin.
Nė kohėn tonė po bėhen edhe studime tė gjata nė formė monografish, tė cilat nė vete pėrmbajnė edhe vlerėsimin kritik.
Por, kritika letrare po mungon nė krahasim me nevojėn e vlerėsimit kritik, ndėrsa mungesa e saj, po bėhet gjithnjė e mė e theksuar, veēanėrisht pėr shkak tė pėrmasave tė paraqitjes sė sotme tė pseudovlerave. Shkaku i mungesės sė kritikėve qėndron nė mungesėn e individualiteteve tė fuqishme tė kritikės, tė cilėt nuk ngurrojnė tė provojnė rrjedhojat e kritikės nė rrethanat e shoqėrisė sė sotme (e cila nuk ėshtė e interesuar pėr kritikė, po pėr lavdėrime).

Vėrehen tendenca tė njė kritike, edhe kur ajo dėshmon ekzistencėn e saj, pėr emra dhe vepra tė porositura. Apo edhe po pėr ata emra me tė cilet u mor edhe dje gjatė diktaturės komuniste, nė tė dy anėt e kufirit.

Nuhi Ismajli: Detyra e kritikės ėshtė tė japė vlerėsime tė qėndrueshme, tė merret me veprat dhe jo me autorėt. Gjithēka tjetėr nuk mund tė quhet kritikė.

Mos po vėrehen thyerje kriteresh nė vlerėsimin e veprave tė reja nga ana e kritikėve letrarė, nė fakt a ka shenja sipas jush tė korruptimit tė mendimit kritik kur, promovohen vepra shumė tė diskutueshme pėr nga vlerat, vepra qė me njė vlerėsim mė tė mirėfilltė as qė kishin hyr dikur nė radhė pėr t'u botuar?

Nuhi Ismajli: Nė kuadėr tė realitetit tonė shoqėror ekziston edhe njė dukuri e shėmtuar - pėrpjekja pėr tė afirmuar pseudovlerave! Nė shėrbim tė afirmimit e imponimit tė pseudovlerave ėshtė njė lloj shkrimi qesharak, qė synon tė paraqitet si kritikė, por i cili, nė fakt, ėshtė njė lloj propagande, e cila, nga lexuesi sadopak i formuar, ndjehet si komedi (pasi ėshtė dhe nxit efekte komike). Kultivuesit e kėtyre shkrimeve janė mediokrit e tipit tė doktor Adhamutit ose ata qė pranojnė tė paraqiten tė tillė, tė cilėt nuk dinė tė skuqen nga injoranca e thellė e marrėzia!

Kritika e vėrtetė nuk duhet tė heshtė, por tė merret me kėto shkrim-lavdėrime tė marra, me kėto pseudovlera tė pseudovlerave, tė cilat janė shumė tė dėmshme pėr kulturėn.

Nė fakt, a mund tė presim njė shoshitje tė mirėfilltė tė vlerave letrare nga ana e kritikės, nė mėnyrė qė, ta ruajmė edhe lexuesin nga antivlerat qė po i imponohen?

Nuhi Ismajli: Nė realitetin shoqėror dhe "kulturor", nė tė cilin gjendemi tani pėr tani, nuk ka dhe nuk do tė ketė shumė tė tillė kritikė, qė pseudovlerat t'i quajnė me emrin e tyre tė vėrtetė. Realiteti ynė shoqėror dhe pseudokulturor ėshtė mė i fuqishėm se zėri i kritikut.

Edhe nga ju, mė parė, ėshtė shtruar nevoja pėr njė rikonfigurim dhe rishkrim tė historisė sė letėrsisė shqiptare. A mendoni se, kjo histori e deritashme, pėr mėnyrėn dhe rrathanat nė tė cilėn ėshtė shkruar, ėshtė e pamjaftueshme?

Nuhi Ismajli: Asnjė histori e letėrsisė nuk i mjafton ēdo kohe, sepse ēdo histori e letėrsisė, sado e pėrsosur tė jetė nė njė kohė, vjetrohet nė kohė.
Historia e letėrsisė ėshtė rezultat shkallės sė njohjes sė letėrsisė sė caktuar, rezultat i nivelit tė dijes teoriko-letrare, rezultat i pikėpamjeve letrare tė autorėve, e shijes sė autorėve dhe tė kohės, madje edhe rezultat i kufizimeve tė ndryshme qė zotėrojnė nė kohėn e hartimit tė saj, siē janė edhe historitė tona tė deritashme tė letėrsisė etj.
Pėr shkak tė pasurimit tė dijeve pėr letėrsinė tonė, tė dijeve teoriko-letrare, pikėpamjeve e kėndvėshtrimeve tė reja, tė njė realiteti tjetėr shoqėror, tė lirisė krijuese etj., lind nevoja e hartimit tė njė teksti tjetėr tė historisė sė letėrsisė.
Hartimi i historisė sė re tė letėrsisė shqipe, nuk do tė thotė mohim i vlerave tė teksteve tė mėhershme, sepse ēdo tekst i ri i historisė sė letėrsisė duhet tė pėrfillė rezultatet e qėndrueshme tė teksteve tė mėparshme. Sė kėndejmi, teksti i ri nuk ėshtė refuzim i tekstit tė mėparshme. Pra, hartimi i historive tė reja tė letėrsisė ėshtė njė proces, i cili nėnkupton njohjen, respektimin e vlerave tė sė kaluarės, pastaj korrigjimin, plotėsimin, pikėpamjet dhe kėndvėshtrimet e reja letrare etj.

Dhe, nėse duhet rishkruar,e qė, padyshim mendoj se po, kush do duhej ta bėnte kėtė? Akademitė tona shkencore, Institutet apo ndonjė Grup studiuesish, tė pavarur nga ndikimet "akademike" dhe politike?

Nuhi Ismajli: Nė hartimin e historisė sė letėrsisė ndihmėn e tyre duhet ta japin akademitė, institutet dhe katedrat tona tė letėrsisė, ndėrsa hartuesit e saj duhet tė jenė ekspertėt, njohėsit e mirė tė letėrsisė shqipe dhe tė mendimit teorik letrar modern; studiuesit e ēliruar nga paragjykimet e ndryshme; nga animet e ndryshme: politike, ideologjike, krahinore, provinciale, klanore, fetare; nga ambiciet personale dhe tendenca e imponimit tė pikėpamjeve, bindjeve e qasjeve tė tyre personale nė historinė e letėrsisė (siē ka ndodhur me disa tekste shkollore) etj.

POLEMIKA JONĖ DUHET TĖ EMANCIPOHET

Nė shkrimet tuaja kritike, qofshin pėr letėrsinė e vjetėr apo edhe pėr atė tė mėvonshme, vėrehen tone polimiste qė e dinamizojnė mendimin tuaj kritik. Sa ėshtė i emancipuar shkrimi polemist tek ne sipas jush, dhe a ka tradit?

Nuhi Ismajli: Shikuar historikisht shkrimi ynė polemik ka njė traditė tė lashtė. Shembullin e njė polemike mjeshtėrore e kemi nė literaturėn paraarbėrore ose ilire, nė shek. IV, nė veprat e shkrimtarit ilir, me famė botėrore Shėn Jeronimit (340-420), veēanėrisht nė veprėn e tij Epistolat.
Nė literaturėn arbėrore polemika e parė ėshtė letra e Skėnderbeut, dėrguar princit tė Tarantos, mė 30. X. 1460. Mė pas vjen parathėnia e veprės Historia e Skėnderbeut e Barletit etj.
Por, nė polemikėn shqipe nuk ka njė traditė tė mirė dhe ka pak shembuj sesi duhet tė jetė polemika, sa i pėrket mėnyrės sė polemizimit.
Kėshtu, nė shumicėn e rasteve, nė polemikėn shqipe, braktiset objekti i shqyrtimit e qėllimi i polemikės, injorohen argumentet dhe polemika shndėrrohet nė njė luftė tė egėr, tejet primitive, nė njė dialog tė ulėt kundėr bashkėbiseduesit, i cili bėhet tabelė tė qitjes.
Nė polemikė lejohet edhe shprehja e emocioneve tė polemistit, por pa kaluar nė mllef, pa harruar objektin dhe qėllimin, kėrkesat esenciale tė polemikės; pa lejuar qė emocioni t'i zėrė vendin argumentit, tė cenojė dinjitetin e kundėrshtarit e ta rrėnojė moralisht atė.
Nė polemikėn shqipe ndodh mė shpesh qė polemika tė bjerrė qėllimin dhe natyrėn e vet. Duke e banalizuar tejmase, pėrmbajtja e saj, nė vend tė argumenteve, bėhen shpifjet, gėnjeshtrat, urretjet, xhelozitė, smira, hipokrizia, egoizmi etj., ndėrsa fjalori i saj, nė vend tė termave adekuatė, epitetet mė pejorative, sharjet dhe fyerjet mė banale etj.
Shkaku i njė polemike tė tillė ėshtė injoranca ose mendėsia e egėr, primitive e polemistit.
Polemika jonė (pa kulturė, pa etikė, shumė vulgare dhe shumė agresive), qė tė pėrmbush qėllimin e vet, duhet tė emancipohet.

Viteveve tė fundit shquheni ndėr emrat e rrallė qė me njė fanatizėm nuk i ndaheni shkrimit dhe publikimit tė studimeve letrare. Nė anėn tjetėr, me botime nė formė libri keni munguar qe shtatė vite. Kur mund ta presim librin kritik tė radhės?

Nuhi Ismajli: Pas botimit tė dy veprave, mė 2000 dhe 2001, gjatė disa viteve, kam pėrgatitur pėr botim edhe disa vepra, por shpresa pėr botimin e tyre ėshtė e vogėl. Krijuesi, sot, ėshtė i gozhduar nga pamundėsia materiale, kurse mecenėt po mungojnė. Institucionet pėrgjegjėse pėr botimin e librit, qoftė ato qendrore, qoftė ato lokale, pėr botimin e librit nuk japin, ose japin pak. Edhe kur japin, kėtė e bėjnė disi fshehtazi, pa u ditur dhe mė shumė u shėrbejnė botuesve sesa krijuesit. Megjithkėtė, botimi i disa veprave tė mia ėshtė vonuar shumė dhe, duhet gjetur gjithsesi mundėsitė, qė, ndonjėrin prej tyre, ta nxjerr nė dritė gjatė kėtij viti.

Gjilan, 17 Gusht 2008

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara