HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]
 
  [ Prapa ]


Tinka Kurti: Shkela ēdo bestytni pėr puthjen e parė tė filmit shqiptar

Amaneti i Tinka Kurtit: “Pas vdekjes, shtėpinė e dua muze”

-- nga Zenepe Luka, Jan 05, 2008

Tinka Kurti Rrėfimi i artistes/Emocionet e vlerėsimeve tė njėpasnjėshme, frika e ikjes nga kjo jetė dhe pėrjetėsimi i veprimtarisė artistike

Ka zbuluar pllakėn dhe ka prerė shiritin pėr kinemanė verore nė Durrės qė do tė mbajė emrin e saj. Aktorja e mirėnjohur, Tinka Kurti pėrjeton emocione tė vazhdueshme tė pėrjetėsimit tė emrit, ndėrsa ka filluar t’i druhet kėmbanės sė ikjes. Por ėshtė e bindur se do tė kujtohet ndėr breza. Ka njė amanet pėr tė birin. Shtėpinė e thjeshtė ku jeton e vetme, do ta ketė muze pėr gjithė vitet si artiste. Nė njė intervistė ekskluzive pėr "gazetėn", aktorja e njohur rrėfen emocionet, pengjet dhe mirėnjohjen pėr ata qė e vlerėsojnė.

Njė pllakė kinemaje mban emrin tuaj dhe ju keni prerė shiritin e pėrurimit nė ceremoni. Si e priti dhe e ka pėrjetuar Tinka Kurti kėtė eveniment?
Ėshtė njė ngjarje qė tė mbush me emocione e tė bėn tė ndjehesh e vlerėsuar. Pėr mė tepėr kur ceremoni tė tilla bėhen nė gjallje, gjė qė nuk ėshtė traditė nė vendin tonė. Kėtė ide Skėnder Jaēe ma shprehu kohė mė parė. Ėshtė njė djalė nga Kuēova i apasionuar pas artit, i cili ka punuar nė emigracion vetėm pėr t’iu pėrkushtuar kinemasė. Pak kohė mė parė bleu dhe rindėrtoi kinemanė e Kuēovės, sė cilės i vuri emrin e tė madhit Kadri Roshi. Pas kinemave nė "Sheraton" vjen edhe njė tjetėr kinema nė plazhin e Durrėsit. Kur ma paraqiti idenė i thashė: "Tė faleminderit, ka artistė tė tjerė qė duhen pėrjetėsuar. Unė e kam emrin edhe nė njė shkollė". Ai nuk luante nga vendimi i tij dhe unė isha e pafuqishme pėr ta kundėrshtuar. Tek e fundit, kjo erdhi nga dėshira dhe unė duhet t’i shpreh mirėnjohjen time. Janė emocione qė lėnė gjurmė, por qė po shoqėrohen edhe nga njė merak...

I trembeni diēkaje?
Kam pėrshtypjen se kur ka njė bum gėzimesh, ashtu siē ka ndodhur me mua kohėt e fundit (pres edhe evenimente te tjera), druaj se pas kėtyre vjen ikja ime. Po i gėzohem kėtyre vlerėsimeve, pasi tani kam moshėn kur ikja ėshtė ligjėsi. Ndonėse ky nuk ėshtė rasti i parė kur institucionet emėrtohen me emrin tim.

Edhe njė shkollė mban emrin tuaj...
Ėshtė shkolla e Lekbibajt. Ndjehem krenare, pasi jo vetėm qė ndodhet nė trevėn ku unė jam rritur dhe kam dhėnė kontributin tim si artiste, por pėr mė tepėr shkolla e kėtij fshati ėshtė ēelur nga Luigj Gurakuqi. Ajo ditė ishte e paharruar pėr mua. Tingujt e lahutės mė kumbojnė nė vesh tėrė kohėn. Pas ceremonisė u bė njė koncert i vogėl. Njė lahutar ia nisi kėngės duke e shoqėruar me instrumentin qė e pėrdorte mjeshtėrisht e duke kėnduar me zė tė lartė. Kujtoj rreshtin e parė..."Tinka Kurti, nderi jonė, Tinka jonė sa malet tė rrojė.

Si rrallėherė ju e shihni pėr sė gjalli emrin tuaj nė institucione kulturore. Ndjeheni e privilegjuar?
Kėshtu ndodh nė Shqipėri, por duhet korrigjuar. Kėto pėrjetėsime marrin vlerėn e duhur kur artisti apo personaliteti ėshtė i pranishėm. I madhi Kadri Roshi iku dhe nuk e pėrjetoi njė emocion tė tillė. Unė nuk ndiej privilegj pse mė bėhet pėr sė gjalli, por vlerėsoj dhe u jam mirėnjohės tė gjithė atyre qė vlerėsojnė karrierėn time si artiste. Mė duket e pazakontė kjo qė po mė ndodh. Mos ndoshta po bie kėmbana e ikjes?

Ēfarė raportesh ka Tinka me vendlindjen, aty ku ju kanė shpallur edhe Nderi i Shkodrės?
Ky vlerėsim, mė shumė se sa emocione, mė zemėron kur e kujtoj.
Vjet mė lajmėrojnė qė do tė bėhej njė ceremoni nė Shkodėr, ku do tė mė jepej "Nderi i qytetit". Unė nuk shkova. E dini pse? Kjo certifikatė ishte plotėsuar qysh nė vitin 2000, ka firmėn dhe vulėn dhe mua mė jepet pas 7 vjetėsh. Pėrse u mbajt 7 vjet nė sirtar? Unė jam themeluese e teatrit tė Shkodrės dhe aty kam shkrirė jetėn time dhe mė bren dyshimi se pse u mbajt 7 vjet? Ishte njė harresė, apo njė pendesė qė i ishte dhėnė Tinkės "Qytetar nderi" i Shkodrės?

Shumė vite si artiste dhe shumė vlerėsime. Si i ruani kujtimet?
Janė aq shumė, sa kur i pėrmend dikush do tė shprehej: "Ē’ja fut rrenės kjo Tinka" (qesh). Nė tė vėrtetė gjysmat i kam mbyllur nėpėr valixhe. Kur i shfletoj ndonjėherė, mė kujtohet e ndjera nėna ime, qė i thoshte sime motre, Pinės (mjeshtre sporti): martohu Pina, se me vete do tė marrėsh njė valixhe me medalje e kupa". Kjo ėshtė pasuria mė e ēmuar pėr njeriun. Edhe pėr mua do tė duhej njė kalė pėr tė transportuar kėtė "barrė" medaljesh dhe vlerėsimesh qė janė bėrė nė kohė tė ndryshme.

Njė biznesmen ju ka ofruar 10 mijė euro. Ēfarė do tė bėni me kėtė shumė?
Vlerėsimet nė letėr janė tė shumta. Ajo qė bėri regjisorja Grabocka dhe biznesmeni i shquar kosovar ėshtė e rrallė. Sikurse e dini, artistėt janė tė varfėr dhe nė kėtė moshė kanė nevojė pėr shumė gjėra. Me pensionin qė marrin nuk i pėrballojnė dot. Ai bėri atė qė nuk e ka bėrė kurrė shteti. Ministria e Kulturės mė pėr zemėr ka turizmin dhe ka lėnė nė harresė njerėzit e artit, qė janė njė investim prej gjysmė shekulli e mė shumė pėr kombin. Ky biznesmen me shpirt artisti na siguroi njė pleqėrim tė mirė dhe njė ikje me nder. Me kėto tė holla ēela njė librezė dhe do tė tėrhiqen nė kohėn e duhur, nė momentin e domosdoshėm.

Ju jetoni e vetme. Si e pėrballoni jetėn kėshtu?
Djali im jeton larg, por unė e kaloj ditėn mes artdashėsve, vargu i tė cilėve nis sapo hedh shkallėt e pallatit tim. Telefonata tė pafundme mė urojnė dhe mė pyesin pėr shėndetin. Me kolegėt dhe shoqet e skenės kalojmė njė kohė tė rėndėsishme bashkė. Sigurisht, tė ngrysesh dhe gdhihesh vetėm nuk ėshtė e lehtė, por ja qė emigrimi ma mori djalin e vetėm. Sikurse e shihni, unė kam njė shtėpi tė thjeshtė, pa komoditetin e kohės, por zonja e saj ėshtė njė artiste qė ka sakrifikuar pėr tė lėnė si pasuri 110 vite punė. 60 vjet nė teatėr dhe 50 vjet nė kinematografi. Ndaj them qė kjo shtėpizė e varfėr, tė mbetet njė muze i pasur

Do ta bėni muze apartamentin tuaj? A ėshtė i tė njėjtit mendim edhe djali?
Kjo ėshtė shtėpia ime, e vetmja pasuri qė kam nė kėto 110 vite punė e sakrificė. Mendoj dhe ia kam lėnė amanet tim biri qė kjo banesė do tė jetė derėēelur pėrjetėsisht. Aty do tė evidentohet "pasuria" ime, vlerėsimet, foto, kaseta e CD me filmat e mi, veshje tė roleve. Jeta e Tinkės qė ėshtė e lidhur ngushtė me jetėn e artit shqiptar dhe tė atij brezi qė besoj se shkruan pjesėn mė tė artė, ata qė janė vendosur nė themelet e skenės dhe kinematografisė shqiptare.

Tinka artiste ka shkuar edhe te publiku kosovar. Sa e lidhur jeni me Kosovėn?
Si mishi me kockėn, pasi ato i mban nė jetė gjaku shqiptar. Ashtu siē tregohet nė foto, e prita nė Prishtinė ditėn e shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės. Njė grup intelektualėsh, anėtare tė Fondacionit "Nermin Vlora Falaschi", shkuam pėr ta pėrjetuar atje ngjarjen e madhe. Ishte njė ditė shumė e ftohtė, minus 20 gradė. Ajo dėbora e bardhė qė ra ishte simbolike. Fshiu nga faqja e asaj toke tė gjitha tė zezat. Ishte ftohtė, por zemrat dhe shpirti i shqiptarėve kurrė nuk u ndje aq ngrohtė. Pastaj Kosovės i kam "falur" 5 filma dhe tani pres tė xhirohet njė film me 100 seri, ku edhe unė jam protagoniste.

Vazhdoni tė ngjiteni nė skenė e tė dilni nė shesh-xhirim. Si do ta shohim Tinkėn kėto kohė?
Jam nė xhirime e sipėr nė njė film me temė nga gjakmarrja me Tan Minarollin, kam rolin e gjyshes. Ndėrsa priten xhirimet e filmit me 100 seri me skenarist shkrimtarin kosovar Mulliqin dhe regjisor Rashėn. Njėherėsh dua t’ju them se mbresė tė veēantė ka pėr mua filmi i porsambaruar, i cili ende nuk ėshtė shfaqur, "Streha e tė Harruarve" e Saimir Kumbaros.
(a.r-Gazeta Shqiptare/Balkanweb)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara