HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tek ritmet dhe mesazhet e vargjeve
shihet dora e mjeshterit poetik Mėhill Velaj

-- nga Tomė Mrijaj, New York, 2008

Tomė Mrijaj “Nisje”. Me kėtė titull, kaq tė gjetur origjinal dhe shumė kuptimplotė nisė edhe vėllimi i ri me poezi i z. Mėhill Velaj “Metamorfoza e Rruzullit”.
Vėllimi nė fjalė, me tė vėrtetė ėshtė i vogėl, por pėrmbajtja dhe vlera e tij artistike ėshtė mjaft e madhe.
Dihet se shkrimet artistike nė pėrgjithėsi dhe poezia nė veēanti, nuk maten nė sasi, me metėr as me peshė, por matėn vetėm me cilėsi ose e thenė ndryshe me vlera artistike, me mesazhet e reja qe ajo sjellė.

E kėto vlera dhe kėto mesazhe, nuk mungojnė pothuajse nė asnjė nga poezitė e kėtij vėllimi. Aty shihet “dora e mjeshtėrit” dhe ndjehet shpirti i poetit.
Vetė fakti i pasionit dhe pėrkushtimit ndaj poezisė, qė nė moshėn adolishente tė poetit, provon “thirrje e mbrėndėshme” dhe prirjen e lindur pėr poezi tė z. Mėhill Velaj.
Pavarėsisht nga ndarja nė “katėr pjesė”, qė poeti i ka bėrė kėtij vėllimi, unė nuk mund ta konsideroj kėtė “numėr 4” si njė koincidencė (pėrputhje) tė rastit, sepse nė secilėn nga tė katėr pjesėt shihen tė lėvruara tė katėr gjinitė e poezisė: lirika, dramatika, epika dhe satirika.

Qė nė “Nisje”, poeti Mėhill Velaj e fillon me poezinė dramatike: “Rozafa sot”, sepse “dramatike”, madje tragjike, ka qenė mjerisht e gjithė historia e atdheut tonė, qė nė “Nisje” e deri nė ditėt tona.
Kjo shprehet qartė edhe nė poezinė “Ardhja nė Amerikė”, qė nuk ėshtė njė dramė thjeshtė personale si “Pesėdhjetėvjetori”, por ėshtė njė dramė tragjike e dhjetra e mijėra shqiptarėve, tė cilėt, u detyruan tė braktisin shtėpi e katandi, miq e tė afėrm, atdheun e dashur, nga qė siē thotė poeti nė poezinė kushtuar Kosovės martire: “… Pesėqind e kusur vite/ Nėn Turqi/ 80 vite ne Serbi/ 50 vite nė komunizėm tė zi.”

Kjo dramė tragjiko – historike, duket se ka lėnė gjurmė tė thella nė shpirtin e ndjeshėm tė poetit, tė cilėn, na e transmeton aq bukur, me pak fjalė, por me njė forcė emocionuese tė madhe.
Edhe “Lirikat”, nuk janė mė pak tė fuqishme dhe emocionuese. Mjafton tė kujtojmė poezitė “Metamorfoza e rruzullit”, “Te kroi i kujtimeve”, e do tė veēoj kushtimet Adrian Krasniqit, Ibrahim Rugovės dhe Imzot Nikė Prelės, tė cilat, meritojnė tė gdhenden me shkronja tė arta nė lapidarėt e kėtyre figurave tė shquara, qė mbesin tė paharruara pėrjetėsisht.

“Kosova nė kohėn e krijimit”, mund tė konsiderohet jo njė poezi, por njė “poemė”, e madhe epike, pėr larminė e ngjarjeve qė trajton nė kohė dhe hapėsirė, me njė stil aq konēiz e artistik nė tė njėjtėn kohė.
Pėr t’u shėnuar nė poezitė e kėsaj gjinie, ėshtė edhe “Emri im”, ku shprehet qartė ndjenja e patriotizmit tė flaktė “Pėr tė dashurėn time – Shqipėrinė Etnike.”
Jo pa sens realiteti dhe pa forcė fshikulluese janė edhe poezitė satirike, qė arrijnė deri nė sarkazėm si “Gogolėt”, “Akrobaci shkronjash”, “Nė prag tė agimit”, etj., me tė cilat, poeti shfre dufin e vet tė papėrmbajtshėm, kundėr kėtyre shfaqjeve negative nga disa elementė tė pandėrgjeshėm, qė pėr hirė tė interesave tė tyre tė ngushtėsisė personale pėrpiqen tė pengojnė zhvillimin normal tė pėrparimit (prosperitetit), kultural e material tė shoqėrisė shqiptare nė pėrgjithėsi dhe asaj kosovare nė veēanti.

Po ti hyja njė analize mė tė dejatuar kėtyre poezive, do tė duheshin faqe tė tėra, por unė zgjodha vetėm kėto nga tė katėr gjinitė e poezisė, pėr tė treguar vlerėn artistike tė kėtij vėllimi “tė vogėl”.
Duke e mbyllur kėtu kėtė kumtesė tė shkurtėr, deshta ti transmetoj poetit Mėhill Velaj, krahas pagėzimit edhe urimin, qė kjo “Nisje” tė mos ndalet kėtu, por tė vazhdojė edhe mė tej me vepra tė tjera tė frymėzuara e, pse jo edhe me tė sukseshme si kjo qė po promovojmė sot “Metamorfora e Rruzullit”.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara