HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė libėr qė (do) tė lė mbresa tė pashlyeshme

-- nga Tomė Mrijaj, New York, 2008

Tomė Mrijaj (Refleksione rreth librit: "Hedhje dritė rreth shtrembėrimesh historike" tė studiuesit Mėrgim Korēa)

"Hedhje dritė rreth shtrėmbėrimesh historike". I tillė ėshtė libri i ri, qė ka pėr autor studiuesin dhe publicistin e palodhur z. Mėrgim Korēa. Nė kėto kėndvėshtrime shumė tė rėndėsishme historike, hidhet me tė vėrtetė dritė e plotė dhe e qartė si drita e diellit, rreth shumė ngjarjesh tmerrėsisht tragjike, qė pėrjetoi populli shqiptar gjatė afro 47 vitėve (1944 - 1990) tė rregjimit komunist.

Ėshtė njė libėr qė rrezaton: kulturė, pse pėrmbanė njė njohje tė thellė tė tė gjitha ngjarjeve qė pėrshkruan; vėrtetėsi, pėr saktėsinė e padiskutueshme tė kėtyre ngjarjeve; histori, pse na jep tė gjallė zhvillimin e ngjarjeve ashtu siē kanė ndodhur dhe na mėson, se si duhet tė shkruhet historia e vėrtetė e pa anėshme e pa ndikime ideologjizmash e subjektivizmash; etikė, ku na jep parimet e shėndosha morale, mbi tė cilat duhet tė mbėshtetet historiani i mirėfilltė, studjuesi dhe letrari i ēdo lamije artistike e shkencore; estetike, me pėrshkrimet e njė niveli aq tė lartė artistik tė vendeve qė ka vizituar, tė veprave tė artit nė gjinitė e pikturės dhe skulpturės, tė arkitekturės dhe tė operave ndėr mė tė bukurat tė interpretuara nga soprano shqiptare me famė botėrore.

Por me gjithė kėto ndjesi tė mrekullueshme, qė rrezaton nė shpirtin e lexuesit ky libėr, prap se prapė, kur e mbaron sė lexuari, nuk mund tė mos mbetet nė shpirt edhe njė ndjenjė e urrejtjes sė thellė pėr atė klikė gjakatare komunistash, si: Enver Hoxha, Koēi Xoxe, Bedri Spahiu, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Liri Belishova, Kadri Hazbiu, Liri Gega, (Arianit) Aranit Ēela etj., qė i shkaktuan aq shumė vuajtje dhe mjerime tė papėrshkrueshme pėr afro njė gjysėm shekulli popullit tonė; megjithsėse edhe kėta pėrfunduan duke "ua hanger rrashtat njerit mbas tjetrit" udhėheqėsi i tyre i dashur Enver Hoxha. Shqipėria, ishte kthyer nė njė ferr tė vėrtetė, ku nė ēdo piramidė kufitare tė saj mund tė shkrueshin pa as mė tė voglin ekzagjerim, pak a shumė ato fjalė qė Dantja i madh pati vėnė nė gojėn e Virgjilit, kur I thotė Dantes nė hyrje tė veprės sė famshme "Ferri":

"Kėtej kalohet nė vendin e dhimbjeve,
Kėtej kalohet nė vendin e vuajtjeve tė pėrjetshme,
Kėtej kalohet ndėr njerėzit e humbur…"
"Lini ēdo shpresė ju qė hyni".

Mjafton tė lexohet edhe vetėm shkrimi: "Ndėrrimi i jetės sė njė vajze 23 vjeēare e bėn shkembin tė pėrlotet e jo nėnėn, po kur nėna ėshtė zonja Liri Belishova duhet gjykuar mė gjėrė", ku jepet njė panoramė e gjallė e dhunės se egėr tė rregjimit komunist, qė pėrbente esencėn e atij sistemi.

Ky shkrim - pėr mendimin tim - ėshtė ndėr mė tė goditurit e kėtij vėllimi, sepse aty jepet me njė forcė jashtėzakonisht tė madhe bindėse e realiste, tragjedia e rėndė shpirtėrore dhe fizike e nėnave dhe e grave shqiptare, qė ia kalojnė disa herė asaj tė zonjės Liri Belishova, siē ishte rasti i asaj gruas malėsore, nuse e re, me burrė tė pushkatuar, tė cilės i vdesin tė dy fėmijėt binjakė nė internim, prej urijet dhe tė ftohtit, njėri nė mėngjez dhe tjetri nė darkė; e ajo fatzezė, nga dėshpėrimi ēmendet dhe vret edhe veten. Apo rasti i Adelina Ēelikut, tė cilėn, hetuesi Zamir Stefani e detyroi me dhunė qė t'i dalė dėshmitare akuzet bashkėshortit tė saj e, kur ajo nuk pranoi, vajti nė shtėpi dhe (qė pas kėsaj ngjarje ajo) vari veten.

E kėto nuk kanė qenė tė vetmet raste, por janė me dhjetra e me qindra!
Tė tilla krime a nuk tė bėjnė qė tė rrėnqethet mishi!?
Me sa pasion, pėrkushtim, vertetėsi dhe ndėrshmėri lufton autori, pėr t'ua hequr baltėn e hedhur pėr vite me radhė disa figurave mė tė ndritura tė kombit, e, nė mėnyrė tė veēantė atė tė hedhur kundėr Mustafa Krujės, duke u bazuar nė fakte e dokumente origjinale, tė cilat historianė tė tipit Kristaq Priftit e Kristo Frashėrit me shokė, u pėrpoqėn t'i varrosin sa mė thellė, qė e vėrteta tė mos dalė kurrė nė dritė. Para dy netėsh, nė intervistėn e dhėnė zotit Blendi Fevziu, profesor Kristo Frashėri theksoi se historiani duhet t'i tregojė anėt e mira tė personaliteteve e gjithashtu ato tė kėqijat. Vetėm pas njė analize tė tillė duhen gjykuar ata. Por nė vazhdim ai harroi se si ai pozicionim ishte sa pėr t'u shitur i paanshėm dhe kur u pyet se ē'mendim kishte pėr Mustafa Krujėn tha " Megjithse ai mua mė ka bėrė mirė se mė liroi nga burgu, por ai ishte spiun i fashizmit". Ēdo njeri i ndershėm nxjerr pavonesė dy pėrfundime:

1- Bėnu mirė njerėzve bukė-shkalė si profesori nė fjalė, dhe shiko si t'a shpėrblejnė ata.
2- Po vlerat e Mustafa Krujės si nėnshkrues i Aktit tė Pamvarsisė, hartues i materialeve pėr Konferencėn e Paqės, ministėr nė qeverin'e Durrėsit, shpėtues i drejtpėrdrejt'i hebrejve tė Kosovės, vlerat si gjuhėtar niveli botėror qė i ve nė dukje (simbas autorit tė librit qė komentojmė) gjuhėtarja Zonja Ledi Shamku, etj. etj. si i le nė heshtje profesori gjuja asnjanės dhe del me pėrfundimin e tij aq tė neveritshėm e tė ulėt pėr kėt njeri tė madh?!

Por "Dielli nuk mbulohet me shoshė". Dhe z. Mėrgim Korēa, na zbulon kėtė figurė madhore brezave tė rinj, qė nuk patėn rastin ta njohin, ashtu tė pastėr siē ishte nė tė vėrtetė, si njė shqiptar i madh, gjuhėtar i madh, idealist i kulluar dhe intelektual I madh!

Urretjes dhe mallkimit tė rėndė, nuk mund t'i shpėtojnė as ata historianė servila e sahan lėpirėsa, qė jo vetėm shtrembėronin, por e fallsifikuan nė mėnyrė flagrante historinė, duke shkelur ēdo normė morali dhe drejtėsie dhe ēdo kriter shkencor, pėr tė nxirė dhe poshtėruar me qėllim dhe ndėrgjegje tė plotė figurat mė tė ndritshme tė kombit, si: Mit'hat Frashėri, Mustafa Kruja, Lef Nosi, At Anton Harapi e plot tė tjerė, qė janė nderi dhe krenaria e tė gjithė shqiptarėve.

Ēdo shqiptar, i ēfarėdo niveli kultural, ka se ē'tė mėsojė nga ky libėr, ku do tė gjėjė fakte dhe ngjarje tė panjohura mė parė, sepse autori, duke qenė bir i njė luftėtari, patrioti dhe intelektuali tė madh si Xhevat Korēa, qė bėnte pjesė nė elitėn e figurave tė shquara tė kombit dhe nė sajė tė njohjeve tė tija personale, ka patur rastin me dėgjue apo me qenė i pranishėm nė shumė ngjarje tė rėndėsishme pėr fatet e kombit, tė ndodhura mbrenda asaj elite apo edhe rrethit tė tij shoqėror. Ėshtė kjo arsyeja, qė ky libėr, bėhet tėrheqės me larminė e ngjarjeve dhe kurioziteteve qė pėrmban.

Tė tilla janė p.sh. pėrshkrimet me njė forcė kaq tė madhe artistike tė vendeve qė ka vizituar, sa tė duket sikur je duke i vizituar edhe ti bashkė me tė, ato ishuj tė Greqisė, Egjiptin me piramidat e lėna pas doret; Stambollin e mrekullueshėm me xhamitė madhėshtore dhe tė pashoqe pėr nga struktura dhe arkitektura e tyre, por njėkohėsisht lexuesi shijon edhe leksjonin se si tė pasqyrohen tė vėrtetat krahasuese historike.

E ē'tė thuash pastaj pėr Las Vegas - in, qė vetėm duke e lexuar mbetesh i befasuar nga mrekullitė e tij; e tė duket vetja sikur je nė nje botė fantastike, ireale, kaq tė mahnitėshme janė arritjet e shkencės, teknikės, arkitekturės, tė gjitha gjinive tė artit, tė ndėrtimeve fantastike, sa vėshtirė se mund t'u gjinden shoqet e tyre nė botė.
Natyrisht, jo ēdo kush do tė mund tė na jepte me njė forcė aq tė madhe artistike tė gjitha ato mrekullira, qė ka mundur t'i imagjinoj mendja dhe tė ndėrtojė dora e njeriut.

Si tė gjitha shkrimet e kėtij libri, mjaft prekės dhe mbresėlėnės ėshtė edhe ai kushtuar Loro Kovaēit, ku na zbulon disa anė tė personalitetit tė tij, tė panjohura prej shumė kujt deri mė sot (pėrfshi edhe autorin e kėtyre radhėve), siē janė humanizmi dhe fisnikėria e shpirtit tė kėtij artisti tė madh tė skenės. Sa leksjon i fortė pėr historianin trajtimi nga autori si i figurės autorit tė monografisė sė Loro Kovaēit, regjisorit e shkrimtarit Lec Shllaku, por nga ana tjetėr edhe diferencimi qė bėn z. Mėrgim Korēa nė gjykimin e t'infiltruarve tė Sigurimit tė Shtetit nė ēetėn e Gjergj Nikollės.

Ky vėllim nuk ėshtė tekst i mirėfilltė historie, por njė udhėrrėfyes pėr historianėt se si krahas gjurmimit tė dokumentave historikė tė hyjnė thellė nė rrethanat kohore tė situatave qė trajtohen. Shembull tipik ėshtė analiza qė i bėhet Kanunit tė Maleve, ku dukshėm bije nė sy se si duhet trajtuar paanėsisht njė kapitull aq i pėrfolur i Kanunit si gjakmarrja. Veē tė tjerave, pėrgjatė leximit, atje mėsojmė edhe se si duhet bėrė njė polemikė niveli shkencor!
Ja se duke i mbyllur kėto pak mendime tė mija, pėr librin e z. Mėrgim Korēa, do t'u sugjeroja tė gjithė shqiptarėve, qė dėshirojnė t'i shtojnė edhe diēka tė re e tė bukur bagazhit tė kulturės sė tyre shpirtėrore, ta lexojnė me vemendje librin: "Hedhje dritė rreth shtrembėrimesh historike"!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara