HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dritė nė histori pėrmes veprės shumėvėllimshme:

"MJEDA" I-X e studiuesit tė shquar Dr. Mentor Quku

-- nga Tomė Mrijaj, New York, 2008

Tomė Mrijaj Pėrmasat cilėsore qė burojnė nga leximi i serisė sė ciklit dhjetė vėllimėsh tė monografisė shumėplanėshe: "MJEDA", hartuar me kujdes dhe pasion, kushtuar njėrės ndėr figurat madhore dhe personalitetit tė shquar tė letrave shqipe dhe lėmive tė tjera tė klerikut katolik dhe patriotit tė zjarrtė tė vlerave amtare Dom Ndre Mjeda, ėshtė njė arritje e denjė respekti dhe nderimi nė tė gjithė historinė e veprave shqipe tė shkruar deri me sot, me karakter thellėsisht analitik e cilėsisht hulumtues bashkėkohor studimor, qė ka mundur tė na japė studiuesi shkodran eurditi Dr. Mentor Quku.

Autori i mjedologjisė, albanologu i shquar z. Quku, falė njė pune tė palodhshme prej shumė dekadash, vjen pėrpara lexuesit mbarėshqiptar me njė kolanė tė plotė tė jetės dhe veprės sė gjeniut tė shekullit XX, qė ka emrin e ndritur: Mjeda I-X. Tek lexon faqet e librave voluminozė, zhytesh nė njė histori tė thellė tė jetės dhe gjithė veprimtarisė specifike tė papėrsėritshme: fetare, atdhedashėse, patriotike, kulturore, hulumtuese, letrare, shkencore etj., qė vijnė tė freskėta si dėshmi e historisė pėrmes rrėfimit tė mendjes e pendės sė mprehtė sintetike tė studiuesit vizionar Dr. Quku, qė pėrmes Mjedės I-X, na ka dhėnė saktė me argumente tė pasura historike vetė pasqyrėn e qytetit tė lashtė Shkodrės dhe vendin e nderit qė zė ajo nė historinė e ndritur tė popullit shqiptar.

Mjeda 3 nga Mentor Quku

Mjeda-Quku, janė dy nyje lidhėse tė atdhetarizmit tė djeshėm dhe sotshėm. Edhe pse Quku nuk pati fatin dhe nderin e ėndėrruar tė ishte nxėnės i shkollės sė Mjedės, pėrmes shpalosjes dhe dhurimit tė sotshėm tė jetės e veprės sė klerikut-shkrimtar, mund tė them me bindje tė plotė, se studiuesi i shkencės sė letrave historike albanologjike mjedologu Dr. Mentor Quku, ėshtė njė nxėnės dhe deshmues i shpirtit tė poetit Dom Ndre Mjeda. Nėse Mjeda ishte edukuar nė dashurinė pėr Atdheun nga vatrat e shqiparizmės sė kulluar Kuvendi Franēeskan dhe Jezuit nė qytetin e Shkodrės, Quku bashkėkohor, ėshtė i mėkuar nga prindėrit dhe tė afėrmit e tij, qė ishin pinjoll tė denjė tė rrymės sė pastėr tė nacionalzimit brez mbas brezi.

Gjatė jetės time prej disa dekadash e deri sot, me ka qėlluar tė lexoj me dhjetra libra, vepra dhe artikuj studimorė pėr mendjet e ndritura shqiptare, nė lėmin e letėrsisė, duke filluar qysh nga "Formula e Pagėzimit" e Ipeshkėvit Imzot Pal Engjellit, e duke vijuar me radhė, me tė ndriturit e tjerė: Buzukun, Bardhin, Budin, Bogdanin, Matrengėn, Fishtėn, Mjedėn, Harapin, Prennushin, Gjeēovin, Beratin, Sirdanin, Naimin, Ēajupin, Poradecin, Koiliqin, Fishtėn, Pipėn, Camajn, Gjeēajn, Migjenin etj., por njė cikėl tė plotė studimor prej dhjetė vėllimesh, qė ka shkruar studiuesi i palodhur e i talentuar i shkencės dhe shkollės sė pasur tė mjedologjisė Dr. Mentor Quku, qė me shtrirjen dhe thellėsinė e studimit tė tij prej shumė dekadash, na ka dhuruar sot Mjedėn e Gjallė, qė Flet dhe Kuvendon gjithnjė aktualisht me ne, nė ditėt tona.

Edhe pa i lexuar ende tė dhjetė seritė e veprave kushtuar Dom Ndre Mjedės (pėr vetė faktin, se nuk kanė dalė tė gjitha nga shtypi, dhe pikėrisht e IV, V, VI), gjė qė pėrbėn njė record nė tė gjithė historinė e studimeve albanologjike dhe atė tė letėrsisė shqipe; krijon njė ide tė plotė dhe mbushėsh me burime tė reja njohėse, mbasi ke lexuar me kujdes pesė vėllimet qė janė nė qarkullim.

Tani qė po shkruaj kėto radhė, kam nė duar librin e dytė tė vėllimit tė tretė, njė libėr studimor i hollėsishėm prej mėse 700 faqesh. Kam menduar se e njoh pak a shumė mjaftueshėm poetin tonė tė ėndėrrave, bylbylit Dom Ndre Mjeda, kryesisht nėpėrmjet studimeve tė autorėve: Prof. Dhimitėr Shuteriqi, M. Gurakuqit, ish-nxėnėsi i Mjedės dhe Fishtės kleriku ynė i paharruar nė Amerikė Mons. Dr. Zef oroshi (1912-1989) e ndonjė tjetėr si dhe vėllimet e tij krijuese tė titulluar: "Juvenila".

Kujtoj me nostalgji gjithnjė bisedat e ngrohta dhe tė gjata, qė zhvilloja shpesh me Mons. Dr. Oroshin mbi Mjedėn. Ai s'dinte tė mbaronte, kur fliste me shumė pasion e admirim dhe thurte respekt tė thellė pėr mesuesin e tij tė dashur, qė thoshte me mburrje, se ka ndikuar shumė nė udhėn e tij meshtarake, atdhetare dhe publicistike. E kėto gjėra i ndesha shpesh edhe nė punimet voluminoze shkencorė tė mjedologut tė shquar Dr. Quku.

Por gjatė leximit dhe rileximit me endje tė kėtij vėllimi tė fundit nė fjalė tė Dr. Qukut, kuptova dhe u binda, se paskam qenė shumė larg njohjes sė vėrtetė tė kėsaj figure shumė komplkese dhe aq tė ditur si asnjė njeri tjetėr, qė kam mundur tė njoh deri sot nė fushėn e historisė sė letrave shqipe.
Lexoja dhe mendoja gjithnjė se tashmė kemi njė Mjedė tė plotė, me njė botė kaq tė pasur shpirtėrore e njėkohsisht i pajisur me cilėsi gjeniu kaq tė jashtėzakonshėm kontradiktor dhe paradoksal nė shpirtin e tij: klasik dhe modern (kam parasysh poemat: "Lissus", "Scodra" etj.); prift katolik dhe admirues i miteve pagane, pjesėmarrės nė grupet popullore tė ahengjeve shkodrane dhe i vetmuar; koprrac dhe bamirės; fetar dhe organizator i kryengritjeve tė armatosura; shkencėtar dhe bujk; i pėrvujtur dhe rebel (mos bindje shpesh ndaj prelatėve tė tij superior); i dijtur sa s'ka mė (zotėrues i nėntė gjuhėve tė huaja dhe professor filozofie) por edhe bestyt (ezoterik); modest dhe krenar; e mbi tė gjitha njė ndėr poetėt mė tė mėdhenj shqiptar epiko-lirik. Ai ishte gjithashtu njė patriot i madh, qė e donte dhe i dhimbsej me gjithė zemėr atdheu, liria dhe pėrparimi i vijueshėm i vendit.

Kėto cilėsi tė pashembullta tė karakterit dhe personalitetit tė Mjedės, na i zbulon si njė 'nė pėllmbė tė dorės' nė veprėn e tij voluminoze studiuesi i apasionuar mbas Mjedės Dr. Quku.
Duke analizuar poemen "Lissus", qė prozatori modern shkrimtari Prof. Ernest Koliqi e cilėson si kryevepėr tė Mjedes, Dr. Quku, mbasi citon vlerėsimet e disa studiuesve mė nė zė tė veprės sė Mjedes, jep nė fund edhe versionin e tij pėr 12 sonetėt e kėsaj poeme, qė pėr mendimin tim ėshtė mė i pėrkryeri. E pėrmenda kėtė vetėm pėr njė fakt qė mua mė ka tėrheq vėmendjen: Nė versionin e tij (f.560), Dr. Quku, citon nė mes tjerėsh edhe J. Kodren tė ketė thenė: "Mjeda ėshtė paradoksalisht mė klasiku e mė moderni i poetėve shqiptarė tė kohės sė vet."

Po a nuk ėshtė e gjithė qėnia e tij plot paradokse si ato qė pėrshkrova mė lart?! Pikėrisht prania e kėtyre paradokseve e bėjnė atė tė veēantė, njė fenomen tepėr tė rrallė, sepse kėto fenomene u pėrkasin vetėm gjenive!
Me kėto monografi 10-tė vėllimesh, si askush tjetėr para tij, Dr. Mentor Quku, na mundėsoi jo vetėm ne, bashkėkohasve tė tij, por edhe brezave tė ardhshėm njohjen e plotė tė jetės dhe veprave tė kėtij Rilindasi tė Madh, qė pa kėtė vepėr monumentale, ai do tė kishte mbetur nė "hije", sikurse kanė mbetur shumė tė tjerė deri mė sot.

Me kėtė vepėr, Dr. Quku, u jep edhe njė leksion tė mirė historianėve tė letėrsisė dhe studiuesve tė figurave tė shquara tė kėsaj gjinie, se me ēfarė pasioni dhe pėrkushtimi tė madh duhet t'u pėrvishen hulumtimeve, studimeve dhe analizave pėr ndriēimin e plotė edhe tė figurave tė tjera, qė nderojnė kombin tonė ndėr shekuj.
Me Mjedėn Dr. Quku, hyri me dinjitet nė elitėn e studiuesve mė tė mirė, duke zėnė njė vend nderi nė krye tė kėsja elite dhe sėbashkė me Rilindasin e Madh-Mjeda, pavdeksoi edhe vetėn e tij.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara