HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ndoc Mirakaj (1919 - 1949) -
  pinjolli i denjė i familjes zėmadhe

-- nga Tomė Mrijaj, New York, 2008

Tomė Mrijaj Mes bjeshkėve kreshnike tė malėsive Veriore tė Shqipėrisė, nė votrat e moēme tė kullave shumėshekullore tė krahinės sė njohur tė Pukės nga lashtėsia deri nė ditėt tona, kanė jetuar brez mbas brezi njerėz tė pushkės dhe besės, tė traditės, dokeve dhe zakoneve etnike tė lashta, respektues korrekt tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit (variantit tė Kanunit tė Pukės), bujarė dhe kulturdashės, patriot e luftėtarė tė vendosur tė lirisė sė trojeve etnike shqiptare qysh nga koha e barbarėve turq dhe deri me pėrmbysjen e komunizmit nė Shqipėri, duke mbetur kėsisoj historia dhe krenaria e trevave tona mė tė mira.

Qyteti i Pukės me rrethina, shtrihet nė pjesėn qendrore tė Shqipėrisė sė Veriut, njė krahinė qė pėr nga historia e lashtėsisė pėrfshihet brenda trevės veriore tė fisit pirust, si njerėz punėtorė dhe pėrpunues tė metaleve…, meqenėse zona kishte dhe ka shumė pasuri minerale dhe sot njė siperfaqe tė madhe mbuluar me pyje, qė janė mushkėri tė gjelbėrta tė natyrės kreshnike alpine. Gjatė shekujve tė kaluar deri nė ditėt tona, nė Iballė tė Pukės, kanė jetuar njerėz punėtorė e atdhetarė tė mirė, klerikė katolikė dhe laikė pėrparimtarė. Nė odat e kuvendeve tė burrave me emėr tė familjeve tė njohura tė Iballės, ka jetuar edhe familja e mirėnjohur e Mirakajve.

Ndoc Mirakaj Ndėr tė parėt e Besėlidhjes tė shtatė bajrakėve tė Pukės ishte edhe gjyshi i Ndoc Kolė Bibė Mirakės, Bibė Ndoja Mirakaj i Iballės. Vetė nipi i tij Ndoci, ka njė histori shumė interesante, qė ėshtė e lidhur me vetė krahinėn dhe trojet shqiptare.
Meqenėse gjatė kohės sė rregjimit komunist nė Shqipėri (1944 - 1990), gjithnjė ėshtė hedhur baltė e denigruar nga historiografia komuniste, Dera e mirėnjohur e Mirakajve tė Iballės, e cila dha shumė luftėtarė e martirė kundėrkomunist, nė mėnyrė modeste dhe me fakte historike, do tė mundohem tė hedh dritė mbi historinė e lavdishme tė Mirakajve dhe nė veēanti tė gjyshit Bibė Ndoja, dhe djemėve tė tij: Kolė Bibė Mirakaj, i cili ndėrroi jetė nė klinikėn Fordham nė New York (mė 17 maj tė vitit 1968), ish - Ministėr i Punėve tė Brendshme nė vitin 1941 - 1944, kur trojet etnike shqiptare ishin tė bashkuar; udhėheqėsi dhe ndėrlidhėsi mes forcave tė rezistencės kundėrkomuniste nė linjėn Kosovė - Shqipėria e Veriut, atdhetari liridashės Pashuk Bibė Mirakaj, vrarė nė malet e Shqipėrisė sė Veriut nė vitin 1946; Pal Bibė Mirakaj, mbylli sytė nė New York nė vitin 1978, udhėheqės i ēetave kundėrkomuniste pėr 7 vjet nė malet e ashpra tė Shqipėrisė sė Veriut.

Ėshtė tepėr origjinal fakti, se nga kjo derė kanė dalė burra trima, qė vepronin kundėr rregjimit komunist tė Tiranės sė kuqe. Ata vepronin me energji dhe vendosmėri nė luftimet qė zhvilloheshin nė zonėn e Pukės dhe Tropojės, kundėr forcave tė ndjekjes partizane, qė kishin ardhur nga Shqipėria e Jugut tė udhėhequr nga Shefqet Peēi, Mehmet Shehu, Adil Ēarēani, Ramiz Alia, komandanti i Brigadės VIII partizane Petrit Dume, etj.

Ēetat nacionaliste demokratike kundėrkomuniste si udheheqės kishin tre komandant nga e njėjta familje me emrin e njohur Mirakaj dhe njėkohsisht me dhjetra djem tė tjerė po tė kėsaj familje, qė luftonin nė male me heroizėm, duke shkruar gjithnjė faqe tė lavdishme nė historinė e lėvizjes kundėrkomuniste nė gjithė Shqipėrinė dhe nė veēanti nė zonėn kundėrkomuniste tė Veriut. "Nė Shkodėr u bė pėrpjekja e fundit pėr bashkimin nė njė front tė tė gjithė forcave kundėrkomuniste, qė mund tė pėrballonte mėsymjen komuniste. Kėshtu u kirjua "Lidhja e Shkodrės", e cila donte tė shpėtonte Shkodrėn nga anarkia dhe t'i bashkonte forcat luftarake nė njė qėndresė dhe nė luftė kundėr veprimit komunist jugosllavo - shqiptar… Duke e parė qė s'mund tė vazhdonte dot njė luftė frontale Kapidan Mark Gjon Marku, mė 28 dhjetor nė Kukės tė vitit1944 shpėrndau forcat e shumta tė luftėtarėve tė krahinave tė tjera, qė tė vazhdonin luftėn me ēeta tė vogla nė zonat e tyre: … Prenkė Gjergji nė Lumė, Pashuk dhe vėllai Pal Bibė Mirakaj nė Pukė, Gjergj Nikolla dhe Pjetėr Llesh Lalaj nė Kurbin, Alush Leshanaku nė Elbasan etj…", shkruan studiuesi bashkėkohor Uran Butka, nė librin e tij: "Lufta Civile nė Shqipėri 1943 - 1945" (Shtėpia Botuese Drier, Tiranė, Dhjetor 2006, f. 548).

Nė kėtė udhė vijoi pa ndėrprerje dhe me vendosmėri Ndoc Mirakaj, komandant i ēetave tė renzistencės kundėrkomuniste pėr 4 vjet me pushkė nė dorė, duke kryesuar forcat e rezistencės nė zonėn e Pukės. Ndoci si kundėrkomunist i rregjimit tė diktatorit Enver Hoxha, ishte i vendosur tė luftonte deri nė vdekje sikurse tė gjithė trimat e malėve.
Studenti i inxhinierisė nė Universitetin e Torinos nė Itali Ndoc Mirakaj, la auditoret e famshme pėr t'i ardhur nė ndihmė atdheut tė vet, qė po kėrcėnohej nga kthetrat e komunizmit tė zi. Ai luftoi me vendosmėri deri nė fishekun e fundit, duke mbetur martir i vendit tė vet.
Sot me krenari mund tė themi se Dera e Mirakajve tė Iballės sė Pukės dhe mė i riu i tyre Ndoc Mirakaj, kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme gjatė periudhės sė Luftės Kundėrkomuniste dhe mbas saj nė historinė e krahinės dhe tė vetė popullit shqiptar.

Bibė Ndoj Mirakaj

Nėse do tė shohim me kujdes faqet e lavdishme tė historisė sė popullit tonė dhe nė veēanti atė tė krahinės sė Pukės, ndėr emrat e shumtė tė luftėtarėve kundėrturk tė Perandorisė Otomane, njė emėr tė mirė ka edhe biri i Iballės Biba i Mirakajve, duke e kthyer kullėn e tij nė sofėr tė flaktė tė atdhetarizmit dhe lirisė nga kthetrat shumėshekullore tė osmanllinjve.
Me sa kam mundur tė lexoj dhe mėsoj nga disa antarė tė Derės sė Mirakajve, qė pėr shumė vite jetojnė nė Amerikė, e pėrshkruajnė Bibėn, si njė burrė tė gjatė si lisat e bjeshkėve, i veshur hijshėm me kostumin tradicional popullor tė krahinės sė Pukės, me pushkėn gjithnjė tė mbushur me barut, kuvendar dhe njohės shumė i mirė i dokėve e zakoneve jo vetėm tė zonės sė tij tė vendlindjes por edhe mė gjėrė, tregimtar dhe gojėtar i ėmbėl, njohės shumė i mirė i figurave kryesore tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, qė i kanė mbajtur gjallė ndjenjėn e flaktė tė dashurisė pėr atdheun e krenarinė e tė qėnurit shqiptar etj.

Nė odėn e burrave tė Derės sė Mirakajve gjithnjė ėshtė folur pėr fatet e atdheut, mbarėvajtjen e shtatė bajraqeve tė Pukės dhe mirėkuptimi me zonat e tjera mė gjėrė pėrtej Kanunit tė Pukės, organizimin e forcave kryengritėse kundėr Portės sė Lartė Turke, zgjimin e ndėrgjegjės kombėtare ēlirimtare tek rinia e zjarrtė e Pukės dhe zonave pėrreth, mirėsinė dhe mirėkuptimin, qė duhet tė ekzistojė midis shqiptarėve dhe se armiku kryesor nuk janė shqiptarėt nė hasmėri por pushtuesit e huaj shumėshekullorė turq. Ishte shumė tolerant dhe mjeshtėr i hollė i mirėkuptimit ndėr bashkėvendasit dhe miqtė e shumtė qė e vizitonin ose kishin kontakte pune dhe ideale tė pėrbashkėta atdhetare.

Kėtu mė poshtė po citoi njė shkrim tė bashkėvendasit tė tij, Mark Frrok Bajraktari, nga Bugjoni i Pukės, botuar nė "L'Albanie Libre" (Shqipnija e Lirė), Organ i Blokut Kombėtar Indipendent (28 Nėntor 1961, f.2), ku nė artikullin me titull: "Kontributi i Pukės pėr Pavarsi" Mark F. Bajraktari, ndėr tė tjera shkruan:
"Me kujtohet si sot kur nė kullėn tonė nė Bugjon tė Pukės u mblodhen burra tė zgjedhun tė vendit tė inspirum nga Bib Ndoja, i cili me vete kishte sjell disa armė: 20 maulihere greke disa martina e municion qė ishin tė pamjaftueshme pėr tė luftue kundėr nji garnizoni rreth 3000 astjeresh (ushtarėsh) tė paisur me topa e mitraloza me komandant njifar Qafziu, qė ishin tė stacionuem nė Pukė. Kėta burra tė pranishėm nė krye me Bib Ndojen ishin: Pjetėr Ndue Prendi i Bedishes, Hajdar Nimani i Bugjonit, Shyt Gjergji i Firzės, Frrok Kol Pemati i Iballės, Zenel Aga, Ndrek Markiq Doda i Berishes dhe babai im Frrok Bajraktari. Aty u vendos qė pa hezitim tė shkojn nė Mal tė Zi pėr tė bler municion e arm tė tjera.

Bib Ndoja, Frrok Bajraktari, Hajdar Nimani me 47 djem tė tjerė u nisen pėr Mal tė Zi, ku pa vones u kthyen mal nė mal nė Bugjon dhe ēitėn kushtrimin nė shtat bajrakėt e Pukės dhe u organizuan nė luftė kundėr turkut, ku munden me i thy forcat turke dhe me 29 nėntor tė vitit 1912 Don Gasper Thaqi ngriti flamurin kuq e zi, tuj e mbajt nji fjalim tė pėrmallshėm para kryengritėsve te Kisha e Qelzės."

Atdhedashuria rrugė e pėrbashkėt e Mirakajve

Rrugėn e tė atit Bibė Ndojės e filloi mė vonė i biri Kolė Bibė Mirakaj nė vitin 1941 si komandat i aftė qė mė zgjuarėsi dhe largpamėsi udhėhoqi forcat vullnetare liridashėse patriotike kundėr sulmeve shoviniste ēetnike serbe dhe malazeze (ish - jugosllave), qė me furi kishin depėrtuar nė pjesėn veriore tė territorit tė Shqipėrisė. Ata i dolėn zot Shkodrės heroike, qė u bė vatra e pėrpjekjeve dhe luftrave pėr liri dhe pavarėsi, pėrmes pushkės dhe pendės sė dhjetra patriotėve ndėr shekuj. Nė kėtė luftė tė pėrgjakshme kundėr forcave serbo - malazeze Kolė Bibė Mirakaj, mori plagė tė rėndė nė kėmbėn e majtė dhe me ndihmen e Prendush Colit nga katundi i Midhės nė Pukė mundi tė shpėtoi nga vdekja e sigurtė. Ky lufėtar e mori nė shpinė dhe e largoi nga fronti i parė i luftim, duke i ardhur nė ndihmė dhe shpėtuar kėshtu jetėn komandantit tė vet.

Edhe nė vitet e mėvonshme Kolė Bibė Mirakaj luftoi pėr idenė dhe bashkimin praktik tė trojeve etnike shqiptare, duke ia lėnė kėtė amanet edhe Ndocit tė ri. Qysh fėmijė atij i pėlqente tė dėgjonte dhe fliste pėr legjendat e trimėrisė sė bijve mė tė mirė tė tokės sė Arbėrit ndėr shekuj. Janė kėto kushte qė i zgjojnė atij krenarinė e atdhedashurisė, duke i inspiruar ndjenjat dhe mendimet e para kombėtare.
Nė kujtimet e veta atdhetari dhe kėshilltari i Blokut Kombėtar Indipendent intelektuali vlonjat Ago Agaj, pėr bashkėvuajtėsin dhe antarin e Kryesisė sė Blokut Indipendent tė ndjerin Kolė Bibė Mirakajn, shkruan:

"Nė shkollė tė Shkodrės kėto ndjenja u kultivuan dhe u rrėnjosėn thellė prej mėsuesit tė madh tė tij, tė pavdekshmit At Gjergj Fishtės t'onė. Mė vonė u bė vet arsimtar dhe kjo qe koha ma e lumtur e jetės sė tij, se andėrronte qė ndjenjat e tij kombėtare do t'ua shtinte nė shpirt gjithė nxansavet tė cilėt vit pėr vit vinin tue u shtuar dhe aji me fantazin e tij tė gjallė e shifte Shqipėrinė tė lulėzuar e tė pėrparuar me anėn e atyre filizave… Po ky burrė pati njė cilėsi shumė tė rrallė, atė cilėsi qė poeti e filozofi universal Goetheja e shprehu kėshtu: "Ma i madh se fati asht ai qė duron pa u tronditur", dhe ky, si nė tė mirė dhe nė tė keqe, mbeti ai qė: lartėsia nuk ia turbulloi mendjen, nuk e bėri madhėshtor e qibar dhe e keqja nuk e pėrkuli. Trim e pris i lindun, shpėtoi jetėn e shumė shqiptarėve nė kohėn ma tė rrezikshme tė dyndjes sė armatave ruse e nėn breshėrin e artileris e tė bombave tė fluturakėve nė Vjenė. I ndershėm deri nė palcė, nuk mundi t'a korruptonte askush dhe qėndroi i varfėr dhe ballėhapėt e faqebardhė. Bujar nė shpirt, rrezikoi edhe veten pėr tė mbrojtur tė pėrsekutuarit e pafaj si p.sh. izraelitėt e Shqipėrisė. Orator i shquar plot guxim e dinjitet, u ban pėrshtypje autoriteteve tė kampit ku ishin mbledhur refugjatėt e mjeruar tė kombit tonė, dhe i detyron tė mos marrin masa tė ashpra kundėr shqiptarėve… I lidhur me Atdhenė e vet ngushtėsisht tė cilin e kish larė me gjakun e tij, tė vėllait dhe tė birit ma tė madh dhe shumė tė tjerė tė fisit tė tij si ndoshta askush nga neve tė tjerėt, nuk donte tė largohej nga buza e Adriatikut, se i dukej qė sikur valėt e kėtij e mbanin tė lidhur mė Atdhenė e tij, thosh pėrhera: "Kur tė detyrohem tė largohem shumė nga Shqipėria, asht ma mirė tė vdes"." (Ago Agaj, "Salikimi i Kolė Mirakajt", "Shqipnija e Lirė" Organ i Blokut Kombtar Indipendent, 15 gusht 1968, f. 4).

Ndoc Kolė Mirakaj lindi nė vitin 1919, nė vendlindjen e tij Iballė tė Pukės, ku dhe kaloi fėmijėrinė e vet. Nė familje mori njė edukatė tė shėndoshė atdhetare dhe kulturdashėse. Familja duke parė talentin dhe prirjet e djalit tė vogėl Ndoc, e dėrgojnė nė qytetin e kulturės sė lashtė e bashkohore asokohe nė Shkodėr, pėr tė vijuar shkollėn fillore dhe mė pas ato tė mesmet nė tė njėjtin qytet. Nė gjimazin e famshėm tė qytetit veriperendimor pėrfundon studimet e shkollės sė mesme, duke spikat me rezultatet tė larta nė mėsime.
Prirja e tij pėr shkencat ekzakte dhe posaēėrisht per fushėn e inxhinerisė, bėn qė adolishenti pukjan Ndoc Mirakaj, tė nisej pėr studime tė larta universitare nė Universitetin e Torinos nė Itali, nė degėn e Inxhinjerisė Politeknike, tė cilin e mori me shumė pasion.

Gjatė kohės sė pushimeve verore, ai kthehet nė qytetin e dashur tė tij Shkodėr, ku takohet me miqtė dhe shokėt e vet. Sporti ishte njė hob i tij. Me not nė ujėrat e qeta tė liqenit tė Shkodrės, ujėrat e ftohta tė lumit Kir dhe lumit fushor Buna ushtron sportin e bukur tė notit. Futbolli qė pėr herė tė parė filloi tė luhet nė lagjet dhe rrugicat e qytetit tė Shkodrės qysh prej vitit 1905 e tėrheq shumė dhe luan gjatė gjithė kohės qė kishte orė tė lira, duke u zbavitur me shokėt e shkollės dhe bashkėmoshatarėt e tjerė shkodranė. Shpesh ai vraponte me njė grup shokėsh, sepse i pėlqente shumė atletika, duke pėrshkuar me vrap qytetin dhe periferinė e saj. Ai kishte njė trup sportive dhe gėzonte shėndet tė plotė.

Stina e verės dhe tė papriturat

Pėr Ndocin sikurse edhe pėr shumė tė rinjė shkodranė dhe pukjanė filluan tė papriturat, qė vinin nga partizanėt, qė gėnjenin me propagandė komuniste popullin shqiptarė. Ndoci e dinte shumė mirė se kush ishin komunistėt, mbasi nė Itali kishte lexuar pėrmes mediave krimet qė bolshevikėt e Rusisė kishin filluar tė bėnin mbi kundėrshtarėt politik tė rregjimit komunist. Ai bisedonte me shokėt e vet dhe kėto ide kundėrkomuniste i shprehte hapur nė publik, takime me miqtė e tjerė nė Veri e Jug tė Shqipėrisė. Komunizmi kjo murtajė e keqe e popujve demokratik, kishte filluar tė shtrinte tentakulat kanceroze tek njerezit me nivel tė ulėt kulturore dhe shtresa e varfėr e popullit shqiptar, tė cilėt filluan tė bėhen vegla ēorre tė propagandės sė diktaturės sė proletariatit. Vetė fjala diktatura e proletariatit, nuk kuptohej sa duhej nga njė pjesė e mirė e popullsisė nė disa zona tė Shqipėrisė sė Veriut, ndėrsa nė Jug tė saj kjo ideologji pothuajse ishte bėrė sunduese dhe pėrkrahej.

Partizanėt kishin mundur pėrmes luftės civile, traktateve ose fletėrrufeve luftėnxitėse tė ekspozuar nė murė nė lagjet dhe rrugicat e qyteteve tė Shqipėrisė, pėrmes shtypit tė tyre mashtrues "Zėri i Popullit" (1942), vrasjeve, propagandės sė shfrenuar dhe denigruese shpifėse ndaj kundėrshtarėve politikė nė Shqipėri, tė gjenin njė shtrat tė pėrshtatshėm pėr mbėshtetjen e tyre. Komandantėt e tyre partizanė, vinin nga familjet me karakter tė dobėt. Njė pjesė e fėmijėve tė tyre shpesh kishin berė krime, vjedhje, grabitje me armė ndaj qytetarėve, ndiqeshin nga policia para ardhjes sė komunistėve nė pushtet, ishin tashmė udheheqės nė krime tė reja si njerėz tė hurit dhe litarit (atentator) ushqenin tek ushtarėt e tyre partizanė urretjen dhe zemėrimin ndaj Veriut tė Shqipėrisė, ku komunizmi gjeti rezistecėn e vendosur me armė nė dorė (prej forcave atdhetare nacionaliste), qė asnjėherė nuk u pajtuan me rregjimin e ri komunist, qė lindi pėrmes gjakut, u ushqye me gjak dhe u mbajt me gjak martirėsh tė pafajshėm pėr 50 vjet.

Nė Shqipėri kishte filluar tė nuhatej nga largpamėsit era e keqe e bolshevizmit komunist, qė nga stepet e Siberisė kishte filluar tė pėrhapej si kancer nė pjesėn mė tė madhe nė Kosovė e Shqipėri. Qeveria e atyre ditėve pėr tė ndalur kėtė murtajė shfarosėse e ngarkon tė riun plot enėrgji e tė palodhur Ndoc Mirakajn nė krye tė lėvizjes kundėrkomuniste, njė organizatė kjo qė kishte si objekt shkatėrrimin e qerdheve komuniste nė Kosovė, si atyre serbe dhe shqiptare. Ndoci posedonte gjithė pėrgatitjen e duhur pėr kėtė detyrė tė vėshtirė, shumė speciale dhe tepėr tė rrezikshme njėkohsisht.
Nė vitin 1942 Ndoci filloi punėn si udhėheqės i lėvizjes kundėrkomuniste nė Pejė dhe shumė qytete tė tjera tė Kosovės, i ndihmuar nga shumė vendas dhe bashkėpunėtorė tė tjerė nga Shqipėria. Oratoria e tij dhe bindja e patundur nė fitoren kundėr komunizmit bėn qė nė gjirin e kėsaj organizate tė bėjnė pjesė shumė antarė tė rinj nga Kosova, duke e zgjeruar shumė aktivitetin e vet.

Duke qene i vetdijshėm se kush ishte idelogjia dhe zbatuesit e diktaturės komuniste qė kėrkonin ta vendosnin nė tė gjithė Europėn dhe shenjat e saj po shfaqeshin edhe nė Kosovė e Shqipėri, pėr tė mos i dhėnė kohė e mundėsi organizimit tė celulave komuniste, qė ishin gangrenė e shoqėrisė shqiptare, mori masa dhe veproi mė ashpėrsinė mė tė madhe. Komunistėt ia kishin frikėn dhe disa herė kishin organizuar grupet terroriste pėr tė bėrė atentat dhe eliminuar fizikisht Ndoc Mirakajn. Emir i tij ishte bėrė shumė i njohur nė tė gjithė Kosovėn dhe Serbinė.

Nė fund tė vitit 1944 me ftesė tė udhėheqėsve tė atyre ditėve ishte kthyer nė Shkodėr, mbasi njėsitet guerrile komuniste kishin depėrtuar edhe nė kėtė qytet. Duhet menduar goditja e tyre dhe eleminuar qysh nė embrion. Por komunistėt shpesh hidhnin gurin dhe fshehnin dorėn. Ata bėnin atentate nė mes tė ditės dhe zhdukeshin nė errėsirėn e natės, duke u strehuar shpesh edhe nga ato pak familje qė pėrkrahnin lėvizjen komuniste nė Shkodėr dhe Shqipėri.
Rruga konfrontuese me armė nė dorė ndaj partizanėve kishte kohė qė kishte filluar. Ishin pikėrisht ēetat partizane qė organizonin vrasjet e antarėve tė organizatave nacionaliste shqiptare dhe nė fletushkat e propagandės sė tyre thuhej, se kėto krime janė bėrė nga ballistėt dhe legalistėt qė ishin edhe njerėzit e Ndoc Mirakės.

Arratisja nga kazermat e Malit tė Zi

Njė mbrėmje papritur nė rrugėt e Shkodrės ishte kapur Ndoci nga komunistėt dhe meqenėse ky kishte kryer shumė akte nė Kosovė me njė grup shokėsh e kthejnė nė Mal tė Zi, qė shteti jugosllav ta dėnoj, pėr masat ndeshkuese qė kishte bėrė ndaj komunistėve nė at vend. Kėshtu nė Titograd (sot Podgoricė) i futėn tė gjithė tė arrestuarit nė njė kazermė tė madhe, pėr tė pritur njė urdhėr tė ri nga eprorėt qė kishin dhėnė urdhėr pėr arrestimin e tyre.
Ndoci i zgjuar e kishte nuhatur rrezikun, qė po i trokiste atij dhe shokėve tė vet tė arrestuar. Ai filloi tė bėj njė plan pėr arratisje. Ēdo moment studionte me vėmendje vendin dhe mendoi se muri rrethues mund tė kapercehej pa problem nga tė gjithė shokėt e tij tė ri nė moshė.

Ishte njė natė e errėt pa hėnė dhe dritė. Ndoci me qetėsi i kėrkon rojeve tė kazermės pėr tė dalė pėr tė kryer nevojat pėrsonale. Ashtu i lidhur me pranga tė vjetra sikurse ishte u shoqėrua nga rojet, merr turr dhe me njė kėrcim prej kaprolli kapėrcen lartėsinė e murit. Tė gjithė shtangen nė vend nga habia dhe rojet nuk u besojnė syve tė tyre. I arrestuari me aq mund e sakrifica u kishte shpėtuar sa hap e mbyll sytė. Ata tė gjindosur se gjahu i tyre i shtrenjtė u kishte ikur nga duart ulėrijnė si tė ēmendur. Menjėherė rojėt mbushin armėt dhe fillojnė tė qėllojnė nė mur, por tashmė Ndoci u kishte lėnė hijen dhe ishte futur me shpėjtėsi falė errėsirės pus tė zi, nė pyllin e dendur.

Prej Podgoricės, i porsaarratisuri Ndoc Mirakaj drejtohet menjėherė pėr nė katundin Kastrat tė Malėsisė sė Madhe, ku gjen strehim dhe mikpritje tek miku besnik i tij i ngushtė Gjon Martini, njė mik i shtrenjtė i familjes Mirakaj tė Iballės sė Pukės. Gjon Martini tek e sheh ashtu tė lodhur por buzagaz menjėherė ia liron duart nga prangat i jep ushqim, veshmbathje dhe armė dhe sipas dėshirės sė Ndocit e pėrcjellė deri nė qytetin e Shkodrės. Aty ai vihet nė kontakt me kunatin e vet Ndoc Ejllin. Forcat e Sigurimit tė shtetit nė qytetin e Shkodrės lajmėrohen nga ish - jugosllavėt se i arrestuari Ndoc Mirakaj ka mundur tė largohet me shpejtėsi nga kazerma ku ishte vendosur dhe priste tė gjykohej me dėnim kapital. Kalecat e sigurimit menjėherė vihen nė lėvizje pėr tė futur nė dorė edhe njė herė tė arratisurin guximtar Ndoc Mirakajn.

Vetėvrasja pėr tė mos rėnė nė dorė tė komunistėve

Miku i tij Ndoc Ejlli e kupton rrezikun qė e priste dhe vetė me Ndocin shkojnė nė katundin Bardhaj disa kilometra larg qytetit. Sigurimi vėzhgonte tė gjithė tė afėrmit ose miqtė e Mirakajve qė gjendeshin nė Shkodėr, ku pėrmes tyre tė mund tė binte nė gjurmėt e tė arratisurit Ndoc Mirakaj. Ndoc Ejlli, duke e ditur se e kishte ai radhėn tė arrestohet nga forcat e ndjekjes komuniste, la gjithēka dhe largohet drejt katundit Bardhaj ku takohet me shokun dhe mikun e vet Ndoc Mirakajn.
Kėtu dy Ndocat takohen me Shtjefen Geg Gjuren prej katundit Berishė tė Pukės, i cili i tėrheq qė tė dy bashkė dhe i ēon nė katundin Berishė ku kalojnė disa muaj nė qetėsi larg vėmendjes sė forcave tė ndjekjes sė Sigurimit komunist.

Nė mbarim tė vitit 1945, Ndoc Mirakaj, bashkohet me axhėn e vet Pashuk Bibė Mirakajn e tė tjerė luftarė tė lirisė nga treva e Pukės. Kėtu ai fillon tė tregojė aftėsitė e tij duke i dhėnė njė drejtim tė shėndoshė luftės kundėrkomuniste nė Pukė, ku Pashukut i jepet mundėsia mė e madhe pėr t'u ndėrlidhur me ēetat e maleve, qė udhėheqėshin asokohe nga komandanti i tė gjithė forcave kundėrkomuniste nė Shqipėrinė e Veriut dhe Kosovė nga Kapidan Dr. Mark Gjomarku.
Tashmė Pashuk Bibė Mirakaj ndėrlidhet shpesh herė me forcat kundėrkomuniste, qė vepronin nė pyjet dhe malet e Shqipėrisė sė Veriut dhe nė veēanti nė Malėsi tė Madhe, Lumė, Mirditė, Kosovė, ku forcat e shumta vullnetare tė lirisė drejtoheshin nga i vėllai i Pashukut Pal Bibė Mirakaj.

Vendtakimi nga tė dy anėt e kufirit Kosovė - Shqipėri ishte Mali i Pashtrikut (afėr Prizrenit), ku Pashuku e njihte shumė mirė kėtė terren. Dhe kėtu ata takoheshin me udhėheqėsit e ēetave nacionaliste, si liderėt patriotė: Muharrem Bajraktari i Lumės, Profesor Ymer Berishėn, Ndue Pėrlleshin, Ukė Sadikun, Marije Shllakun e shumė tė tjerė. Nė rend tė ditės ishte analiza e situatės nė Shqipėri e Kosovė nėn rregjimet komunisto - sllave si dhe masat qė duhen marrė pėr pėrmbysjen e komunizmit nė vendet respektive. Gjithė situata shqetėsuese asokohe dhe levizjet e komunisteve, pėrmes lajmėtarėve dhe ndėrlidhėsve tė ēetave i dėrgoheshin strategut tė ēetave nacionaliste patriotit kryekomandantit tė pėrgjithshėm kundėrkomunist Dr. Mark Gjomarku, i cili jepte orientimet e duhura largpamėse nė luftėn kundėr komunizmit.

Mbas vrasjes sė Pashkuk Bibė Mirakajt nė vitin 1946, komanda ose drejtimi i ēetės kundėrkomuniste i kalon Ndocit, i cili, menjėherė shfaq zotėsinė dhe aftėsinė e tij vepruese nė terren. Aktiviteti i tij zgjat 5 vjet deri mė 29 gusht tė vitit 1949, ku nė Boset tė Pukės bie heroikisht me bashkėluftėtarėt e tij Ndue Pėrlleshin dhe Ndue Fushėn nė pėrpjekje me armė nė dorė kundėr forcave komuniste.
Ai lufton heroikisht dhe ballė pėr ballė me forcat e ndjekjes sė sigurimit. Ndonėse nuk kishte shumė fishekė, vijon tė luftojė duke i shpenzuar granatat dhe fishekėt nė ballė tė partizanėve si njė shenjestar i mirė dhe plumbin e fundit, pėr tė mos rėnė nė dorė tė partizanėve e shpraz mbi trupin e tij…

Pavdeksia

Me vrasjen e Ndocit, familja Mirakaj humbi njė ndėr bijtė me tė shtrenjtė tė saj, krahina e Pukės dhe qendresa kundėrkomuniste humbi prijėsin energjik, qė kishte vizion dhe cilėsi tė rralla udhėheqėse. Nė kėtė kohė komanda e forcave qė ende vepronin nė krahinėn e Pukės, Nikaj - Mertur dhe Tropojė kalon tek Pal Mirakaj, i cili, udhėhoqi kėto forca deri nė vitin 1951, ku mbas kėshillave dhe kontakteve qė kishte me tė vėllain Kolė Bibė Mirakajn nė Romė tė Italisė, me anė tė radio - transmetueses tė drejtuar nga nacionalisti Kolė Ēuni, Pali me ata luftatarė qė kishin mbetė kaloi nė ish - Jugosllavi. Kėtu pėrfundon rezistenca e armatosur nė kėto krahina.

Ndoc Mirakaj, ishte pinjolli trim i malėsorit tė trashėguar tė njė rrace tė fortė ndėr shekuj, qė gjithnjė ushqeu dhe ruajti traditat e kombit edhe kur njė pjesė e madhe e bashkėatdhetarėve nė rrethana tė ndryshme i sollėn shpinėn Atdheut, duke mohuar traditat, gjuhė e kanunin, mbeti besnik i fesė sė tė parėve dhe traditave mė tė mira tė kombit tonė, duke i mbrojtur me gjakun e vet tė pastėr.
Ai si njė vigan nėn hijėn e flamurit kuq e zi (qė e mbante gjithnjė nė gji) dha jetėn si martir i lirisė nga zgjedha e komunistėve barbarė. Me atė instiktin e kjartė e tė kulluar tė malėsorit aktiv Ndoci, si largpamės arriti tė kuptoj e dalloj nė njė ēast shumė delikat tė jetės politike nė Shqipėri, rrugėn e pėrshtatshme pėr tė mbrojtur me jetėn e vet interest e larta tė kombit tonė. Si djalė i mprehtė nga mendja, me njė kulturė tė pasur e tė thellė, ishte edukuar dhe brumosur me parime tė shėndoshta nga ambienti ku kishte lindur dhe rritur, me njė karakter tė vendosur vazhdoj rrugėn e drejtė pa u tėrhequr asnjėherė deri sa kaloi nė amshim.

Edukata dhe parimet shoqėrore, qė kishte trashėguar brez mbas brezi, prej gjyshėrve dhe stėrgjyshėve, ishin pėr Ndocin njė garanci e plotė pėr tė parė larg dhe kjartė dhe kėshtu ai ndjeku udhėn qė historia do ta kujtoj pėrherė me respekt. Emri i tij ėshtė i shkruar sot me germa dhe ngjyrėn e gjakut tė vet tė pastėr, qė u vetėfliju pėr vendosjen e lirisė dhe demokracisė ne vendin e tij. Ai me shokė nuk ka vdekur, se dėshmorėt qė mbesin besnik tė idealit, ndėrrojnė jetė por nuk vdesin.

Profesorėt Ernest Koliqi dhe Prof. Luk Ēuni, tė cilėt kanė emigruar prej shumė vitėsh nė Itali dhe Australi, kanė shkruar plot ndjenja poezi kushtuar trimit Ndoc Mirakaj, tė cilat po i botojmė pėr lexuesit shqiptarė:


Kanga e Ndoc Mirakės

Prof. Ernest Koliqi

Nga Zoti u vndue mbi rrmore t'ashpra fisi,
paranoj e Prendimit,
dhe rriba e asnji thellimit
rrokull motive s'mujti t'a trondisi.
Vetuen ktu pari e u shemen
t'madhnueshėm Perandorė e t'rrebt Sulltana,
q'ai njofti sa pėr emėn,
mbret tu' e ndi veten mbi shkambij vigana.

Struk' n'kulla vetmitare pėrmbi maje,
buz' votre shpesh lodhė unit,
ky n'besė i ndei Kanunit
t'stėrgjyshave bujarė e s'u ba raje.
Dhe n'shtrėngesa vobsije,
nonse vesh' n'zhele e mbath' me t'grisme opanga,
bukėn e that me shije
ngrante e i lulzonte n'gojė e gzueshme kanga.
Bylmet prej Perendis, lirija rrnesėn
i a melmente edhe gjellėn:
breznit n'kėt shije u kndellen,
shqip Zotit tue i a sjell' lutėn e shpresėn.
Bylmet tė pamazitun,
Ate tė dhėnvet, n'skuta t'ēarranikut
e mshefte m'i a gatitun
sofren zotnisht, kur n'der' trokitte, mikut.
Gjallesėn e pa vesk n'kto karpa t'shkreta
kush m'i a lakmue pat mujtun?
Kujt i shkoi n'mend me shujtun
nji fis t'harruem ngujue n'gojdhana t'veta?
E t'patėnzonvet frota
qi kėlthet: - Epu tmira e kam skamnorit!
ma t'vobtit fis qi bota
njef, der bylmetin ruejt' pėr miq i a mori.
Frota e furishme qi frymzon Moskovi
deshti me zhbi n'kto rrmore
doke kanu therore
mbru n'magje qytetnije qi pėrftovi
Prendimi, se t'pashueshme
hetonte nėn vobsi lidhnit jetike
brez n'brez tė trashigueshme
Q'e ban' Shqipnin Europ's me i ndejt besnike.
Terbue pėr ploje elternat vu nėn themra,
me gjak shou n'votra zjarmin,
tu' u rrek' me lnduemun tharmin
e qytetnis s'Prendimit, thadrue n'zemra.
E fisi u mek. N'malsinat
tuj u fikė e qindresės vinte flaka;
kur shungulluen heshtinat
n'nji kushtrim lartushtues. Ish Ndoc Miraka.
Kreshnik i ri, Ti u shfaqe n'megje t'vjetėr,
Flakrove ndėr sulmine
E doke e trashigime
N'gjak shugurove e u dhae nji shndritje tjetėr.
Mbi t'pėrgjakunat troje
kundra tė trentvet dejun n'jerme t'hueja
dole i Shqipnis muroje,
tue ēuditun dh'anmiqt me vepra t'hueja.
E vrik rrodhen curril me t'reja hove
t'vleres sė moēme gurrat:
pėr pris Ty t'zgjodhne burrat
dh'epopen e Gjomarkajvet vazhdove.
N'cep tė lavdis u ngjite;
jo veē dishmove se je rod' drangonit
por' dhe sa rreze drite
lshon nji pinjuell qi rritet n'frym' t'zakonit.
Egersin gjakatare e t'mnis tėrbimin
vlagu i yt i pėrballi
me at vėrtyt n'shpirt qi t'kalli
prindi tue t'msuem urtin e vetmohimin.
As t'i sodumi shkolla,
ato n'qum'sht t'nanės thith' shkase bujare,
me shllimet e stėrholla
Qi nxisin me pėrbuz' vetit shqiptare.
E rae deshmuer pėr komb: veē prap mbi shpate
trimnija e jote e madhe
vezullon ndėr aradhe
t'djelmvet qi rrane n'luft mbas thirrjes s'ate;
njashtu, Ndoc, si mbas majesh
n'farfuri t'vet prendon prej mbramjet dielli
arin mbi gjeth lisnajesh
tu' e resh' der' von' tė pavenitun n'qielli.
O Flije e bardhė, amshue ndėr kang' lahute,
zbutim nga Zoti i Epėr
n'kob qi na lodhi tepėr
lyp se ē'mos kush ndėgjohesh n'ahte lute,
msa t'fisit motra e nana,
o i votrave dalzot's nder gulma t'tmerit,
derdhin lot ke murana
qi t'mblon, tue sjellun m'nji dafina nderit.
vetėm Arbnor't per Ty mos t'qajnė e Arbnoret:
t'vajtoj me lot pėr faqe,
dh'Europa, zoj' harraqe,
qi s'din sa t'forta i ka n'Shqipni llogoret:
pse, Ndoc, kjo flija e jote
desht, me gojdhana t'ona, t'ruej dh'at keze
qytenije hirplote
q'i xhixhllon n'ball Europ's plot dritė e rreze.


Kanga e Ndoc Mirakės

Prof. Luk Ēuni

Ēka kan malet qi gjimojnė?
Djelt e Shqipes ē'po luftojnė!
Ē'po luftojn'o n'at Boset
Ndoc Mirakaj me shok' t'vet.

Pėr Ty o Zot, o Zot!
Ē'po vlon lufta sod.
Haj medet, medet!
Per Malsinė ē'e gjet!

Gjimojn' bjeshkt' e maj'e Qllumit.
Qaj Ndoc Kola Burr i burrit,
N'ato lugje tė Malsisė:
Ball pėr ballė me klysh t'Rusisė.

Pėr Ty o Zot, o Zot! etj.

Ball pėr ball me klysh t'Rusisė;
N'dor' Flamurin e LIRISĖ,
Amanet dorzim q'i - a bani,
Mark Gjomarkaj Kapidani.

Per Ty o Zot, o Zot! etj.

Ndoc Mirakaj trim me fletė,
Ēa po - u thotė o shokve t'vet:
"M'ka ardh' dita sod me dekė,
Po - u perbej n'emen t'Shqipnisė
Per t'vazhdue luft'n e Lirisė
Mue t'mė leni tuj luftue,
Ju shtek t'gjeni per me pshtue."

Per Ty o Zot, o Zot! etj.

Sa ngusht shokt jan' gjet' n'at rend,
Duen me dekė, Ndoci s'i len.
Ndue Perlleshi i Lugut Drinit
Asht pėrbė m'Zan' t'Lubotinit.

Per Ty o Zot, o Zot! etj.

Asht pėrbė me lot nder sy:
"O vras veten o des me ty".
T'njatėn be n'Zot e n'Hyll t'Dritės
Ban Ndue Nikolli i Kthells' Mirditės.

Per Ty o Zot, o Zot! etj.

T'tjervet Ndoci u ka pėrbe:
"Pash' njat Zot qi rrin mbi ne,
T'gjeni shtek me dal'kti shpati,
Kur un t'madhe t'hallakati.
E me bomba ksaj shpatinė
T'bie m'anmik si gjeraēinė,
Pushk' e zjarm e tym e fkalė,
Shtek pa tjetėr kam m'u hapė.

Per Ty o Zot, o Zot! etj.

"S'due qi n'dorė t'klyshve t'Rusisė,
T'bien Flamuri i Lirisė
Sod djelmoēa due tė pshtoni;
Der n'fitim luftėn t'vazhdoni."

Per Ty o Zot, o Zot! etj.

"E si mue tash pes vjet,
Axhės Pali -amanet
T'i ndigjoni o burra t'Dheut;
Per Liri e nder t'Atdheut.

Per Ty o Zot, o Zot! etj.

"Bacit t'im atje n'gerbet,
Ēoni fjalė te bajn' gajret,
T'bajnė gajret, t'qindrojn' per mue.
Sod po des si Aj m'pat msue.

Per Ty o Zot, o Zot! etj.

"Djalin, Bac, kujtim po t'la,
Me m'a rritė e burr m'e ba;
E n'vyrtyte me m'a msue,
Me at kujdes qi rrite mue.

Per Ty o Zot, o Zot! etj.

"Sod Atdheut - i kjosha falė
Kėrkon t'des per Te - i ri djalė!
Le t'a dije i gjith Dheu,
Edhe n'Qiell vet' Skenderbeu.

Per Ty o Zot, o Zot! etj.

"Le t'shkojn' zani Rrokullisė
Si Petritat e Shqipnisė,
Per Liri Atdhe e Fe,
Dinė tė desin si me le."

Per Ty o Zot, o Zot! etj.

Zotit Madh i kjoshim falė!
Per ball Ndoci kur ka dalė,
Tue - i qit syni zjarm e shkndi.
Tė dy shok't i shkojn per bri.

Per Ty o Zot, o Zot! etj.

Mbi anmik rrfeja - u ndez zhari.
Ndue Perlleshi met ma - i pari,
Ndue Perlleshi ball per ball;
Ngjit mbas ti Ndoj m'i ri djal.

Per Ty o Zot, o Zot! etj.

Por o Zot, oh haj medet,
Ka mbet Ndoci pa fyshek;
Rand' plague n'kamb' e n'dorė,
Po - i ndihmon o bjeshkės Orė:

Per Ty o Zot, o Zot! etj.

Turren klyshat pėr t'a kapė!
T'madhe djali u hallakatė:
"Rrnoft' Shqipnija, Rrnof't Lirija!
Kshtu dinė t'desin djelmėnija."

Per Ty o Zot, o Zot! etj.

Katėr bomba mbi anmik,
I ka hjedhun vrik e vrik.
Gjak e zjarm u mbush shkorreti:
T'pesten herė i'a kalli veti.

Per Ty o Zot, o Zot! etj.

Or' e Zana ē'po vajtojnė,
Me lot gjaku po lotojnė:
Humb Prijsin sod Malsija,
Flamurtarin djelmėnija.

Pėr Ty o Zot, o Zot!
Ē'po vlon lufta sod.
Haj medet, medet!
Per Malsinė ē'e gjet!


Referenca:

1. Shqipnija e Lirė, (Redaksia), "Ndoc Mirakaj dėshmor i Atdheut", "L'Albanien Libre", Organe du Blog National Independent, 15 Mars 1950, Roma, Italia., f. 2.
2. Ndoc Kolė Mirakaj, "Vdekje Terrorit! Lavdi Atdheut!", Letėr nė dorėshkrim, f. 1 - 2, Maj 1949.
3. "Nė kujtim tė disa deshmorėve… Ndoc Mirakaj ", "Lajmtari i tė Merguemit", Buletin i Blokut Kombtar Indipendent, New York, Numer i Veēantė Kushtue 25 Vjetorit tė Thenelimit tė Buletin i Blokut Kombtar Indipendent, Nanduer 1946 - Nanduer 1971, f. 18 - 20.
4. Shqipnija e Lirė, (Redaksia), "Jehona e rezistencės shqiptare", "L'Albanien Libre", Organe du Blog National Independent, 15 Mars 1950, Roma, Italia., f. 2.
5. Prof. Ernest Koliqi, "Kanga e Ndoc Mirakės", "L'Albanien Libre", (Shqipnija e Lirė) Organe du Blog National Independent, 10 Tetor 1957, Roma, Italia., f. 3.
6. Prof. Luk Ēuni, "Kanga e Ndoc Mirakės", "L'Albanien Libre", (Shqipnija e Lirė) Organe du Blog National Independent, 1 Qershor 1951, Roma, Italia., f. 3.
7. Oro - Mėri, "Veprimtarija e Qindresės s'Armatosun" (Shėnime nga Pal Bibė Mirakaj, Ded Pjetri, Pjetėr Smajli, Nikoll Hoti e tjerė) Tregon: Pal B. Mirakaj, "L'Albanien Libre", (Shqipnija e Lirė) Organe du Blog National Independent, 27 Shtatuer 1962, Roma, Italia., f. 6.
8. Shqipnija e Lirė, (Redaksia), "Jeta e Mėrgatės" "L'Albanien Libre", (Shqipnija e Lirė) Organe du Blog National Independent, Vjeti XXII, Nr. 123, 15 Gusht 1968, Roma, Italia., f. 4.
9. Fjalimi i Z. Ago Agaj, "Salikimi i Kolė Mirakajt", "L'Albanien Libre", (Shqipnija e Lirė) Organe du Blog National Independent, Vjeti XXII, Nr. 123, 15 Gusht 1968, Roma, Italia., f. 4.
10. Oro - Mėri, "Veprimtarija e Qindresės s'Armatosun" (Shėnime nga Pal Bibė Mirakaj, Ded Pjetri, Pjetėr Smajli, Nikoll Hoti e tjerė) Tregon: Pal B. Mirakaj, "L'Albanien Libre", (Shqipnija e Lirė) Vjeti XXVI, Nr. 112 - 115, Organe du Blog National Independent, 27 Nanduer 1962, Roma, Italia., f. 7.
11. Oro - Mėri, "Veprimtarija e Qindresės s'Armatosun" (Shėnime nga Pal Bibė Mirakaj, Ded Pjetri, Pjetėr Smajli, Nikoll Hoti e tjerė) Tregon: Pal B. Mirakaj, "L'Albanien Libre", (Shqipnija e Lirė) Vjeti XXVI, Nr. 112 - 115, Organe du Blog National Independent, 27 Nanduer 1962, Roma, Italia., f. 8.
12. Radio "Free Europa" Dt. 4 Maj 1952, "Kol Bibė Mirakaj i drejtohet popullit shqiptar", "L'Albanien Libre", (Shqipnija e Lirė) Vjeti XXVI, Nr. 112 - 115, Organe du Blog National Independent, 1 Qershuer 1952, Roma, Italia., f. 2.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara