HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Personazh - Histori

Terenc Toēi - njė jetė pėr Shqipėrinė

-- nga Terenzio D’Alena, Milosao, 15.06.2008

Ishte i vendosur pėr ruajtjen e pėrdorimin e gjuhės shqipe nė aktet administrative dhe ruajtjen e ceremonive tė festave tradicionale qė tregonin identitetin kombėtar.
Ishte dhe kundėr luftės, por u ngushėllua me realizimin e aspiratės shekullore tė bashkimit territorial me Ēamėrinė. Takoi nė Romė Musolinin, qė iu duk njė njeri i lodhur dhe i zhgėnjyer...

Shqipėria ėshtė “toka e shqiponjave”. Njė tokė e munduar qė hapet, ngrihet, mbyllet e pėrshkohet nga pėrrenj tė rrėmbyeshėm qė pėrfundojnė nė detin Adriatik. Shqiptari ka “luftuar” gjithnjė me kėtė tokė pjellore e vende-vende moēalore, ka luftuar kundėr tė ngjashmėve, thellėsisht tė lidhur me nacionalizma jo tė qartė. Tė farkėtuar nga cilėsia e tokės mėmė, qė ka ndikuar nė karakterin dhe traditėn e kėtij populli, shqiptarėt, me krenari, kanė krijuar marrėdhėnie klanore, pėrmes pėrdorimit tė ndershmėrisė ndaj “besės”, fjalės sė dhėnė dhe “kanunit”, kodi i pashkruar i hakmarrjes nė bazė tė tėrthortė e mashkullore, duke pėrshtatur gjithēka me traditėn bizantine dhe armiqsore ndaj sė resė. Visigotė, uni, ostrogotė, sllavė, bullgarė, normanė pushtuan dhe shkatėrruan Evropėn nga shek V-XI. Pasardhėsit e pellazgėve hasėn nė rrugėn e tyre kryqėzata tė shumta fanatike, para se tė krijonin marrdhėnie tė qendrueshme me Venedikun. Dhe kjo popullsi, me njė gjuhė indo-evropiane, e veēantė nė kontinent, e torturuar nga luftra antike vėllavrasėse, e stėrvitur nėpėr beteja tė shumta, u ēimentua nga shpirti krenar i pavarėsisė pėr konceptimin e njė kombi tė lashtė.

Pėrvjetori i 17-tė i Grevės sė Urisė - nga Grupimi Dhjetor '90-tė
Terenc Toēi (1880 - 1945) jurist dhe shkrimtar polemik. Mė 1911 organizoi dhe drejtoi lėvizjen revolucionare shqiptare nė malet e Shkodrės. Themeloi gazetėn “Taraboshi” (1913), e pėrditshmja e parė politike nė Shqipėri. Prefekt (1921), Sekretar i pėrgjithshėm i Presidencės sė Republikės (1927), Ministėr i ekonomisė kombėtare (1937), President i dhomės sė deputetėve (1940). Ishte akoma gjallė, kur Gaetano Petrotta shkroi nė vėllimin “Populli, gjuha dhe letėrsia shqiptare”: “Si njeri politik, si funksionar, si jurist, si shkrimtar, si patriot, Toēi ėshtė njė nga figurat mė tė shquara shqiptare”. Pushkatuar nga komunistėt mė 14 prill 1945.

Nė kėtė kuadėr doli Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, lavdia kombėtare absolute, “kapiteni i pėrgjithshėm i Shqipėrisė”, nė agimet e luftės shumėshekullore kundėr turqėve, qė nuk lejuan vendin e shqiponjave tė bėhej shtet deri ne fillimet e 1900-ės. Qe njė periudhė me interesa tė mėdha gjeo-etnike pėr emigrimin masiv tė shqiptarėve drejt Kalabrisė dhe Siēilisė lindore, ku gjetėn njė tokė tė ngjashme me atė qė lanė, e aftė tua zbuste nostalgjinė dhe ku krijuan gjurmė tė qėndrueshme edhe sot, apo pakica gjuhėsore nė “ishujt” etnografikė, tashmė tė njohur.

Nė njė nga kėta “ishuj”, nė vitin 1880, u lind Terenc Toēi, njė qenie njerėzore e pėrbėrė nga dashuria natyrore pėr tokėn italiane, qė i dha qėndrueshmėri dhe ajo qė gjenetikisht i dhuroi karakteristika tė shquara tė karakterit shqiptar. Jeta e tij u ngjiz nė hijet e ullinjėve dhe agrumeve tė Kalabrisė, ku hapsirat dhe kodrat e gjelbėrta, me qetėsinė e tyre, gėrshetuan nė ndėrgjegjen e trazuar impulsivitetin e butė dhe pastėrtinė shpirtėrore, me besimin e sinqertė e idealist.

Leximi nė moshė tė re i poezive tė Jeronim de Radės, arbėreshit qė jetoi gjatė Rilindjes italiane dhe pėrkrahės i flakėt i pavarėsisė sė Shqipėrisė, ngrohu zemrėn e Terenc Toēit. Studioi pėr juridik nė Universitetin e Urbinos dhe, nė vitin 1904, filloi aktivitetin e tij juridik nė Romė, ku punoi edhe si kryeredaktor nė shtypin periodik qė trajtonte ēeshtjet e Ballkanit. Udhėtoi pėr tė takuar diasporėn shqiptare nėpėr botė, duke dėgjuar kėrkesat e tyre nė Argjentinė dhe SHBA.

Mė 1911 ndodhet pėrfundimisht nė Shqipėri dhe formon nė Shkodėr qeverinė e parė tė pėrkohshme me patriotė tė tjerė tė ardhur nga Italia, duke mbledhur edhe krerėt e fiseve tė Mirditės e tė Veriut dhe ngriti pėr herė tė parė flamurin kombėtar. U brohorit unanimisht si president dhe, pavarėsisht shumės sė madhe tė dhėnė pėr kapjen e tij, asnjėri prej mėse 60 mijė malėsorėve tė armatosur, krenarė e tė nderuar sipas traditės, nuk e tradhėtoi. Nė Shkodėr krijoi edhe tė parėn gazetė shqiptare “Taraboshi”, e cila u mbyll pas disa muajve nga qeveria ndėrkombėtare. Denoncimi i synimeve austriake pėr vendin qe i bujshėm, sikurse qe i madh edhe zhgėnjimi pėr mosndėrhyrjen e premtuar nga Ricciotti Garibaldi.

Vlen tė kujtohet se nė ato vite, pas pushtimit turk, njė koalicion ndėrkombėtar, me trupa tė vendeve tė ndryshme evropiane (Franca, Serbia, Italia, Greqia), qeveriste pėrkohėsisht vendin. Pėrveē kėsaj, fitorja e Italisė nė luftėn kundėr Turqisė, shėnoi rėnien pėrfundimtare tė Perandorisė otomane dhe i dha hov luftės shqiptare, kėshtu qė patrioti Ismail Qemali ngriti nė Vlorė flamurin shqiptar dhe krijoi qeverinė e pėrkohshme. Por njė ditė mė 1913, nė mėnyrė tė papritur konsullata italiane nė Shkodėr dėboi pa paralajmėrim familjen e Terenc Toēit, qė u detyrua tė qendronte nė shtėpinė e tij nė S. Cosmo Albanese pėr 4 vjet.

Nė vitin 1917, i thirrur nėn armė, u nis pėr nė frontin e luftės. Mė 1920 kthehet nė Shqipėri me ndėrmjetėsimin e ministrit Giolitti dhe mė 1921 emėrohet prefekt i Korēės, ku drejtoi edhe njė revistė tė pėrdyjavshme. Nė vitin 1926 shkruan “E drejta penale”, vepėr bazė pėr drejtėsinė shqiptare dhe merr pjesė nė hartimin e kodit civil tė nxitur nga Zanardelli. Merr pjesė edhe nė hartimin e kodit tregtar, si dhe boton njė gramatikė shqiptare e njė italiane. Prodhimtaria letrare e Toēit ishte e madhe dhe kėtė e dėshmon biblioteka qė la pas vdekjes, e kataloguar tashmė nė Arkivin e Shtetit nė Tiranė. Gjatė kėsaj kohe ai pati njė sėrė detyrash institucionale tė rėndėsishme dhe mbėshteti arritjen e teknicienėve italianė.

Pas vitit 1925 mbarojnė qeveritė e pėrkohshme dhe Zogu bėhet president e mė pas mbret me pėlqimin e qeverisė, por jo atė tė Toēit qė ishte njė republikan i flakėt. Ndėrkohė luftohej pėr miqėsinė ndėrmjet Italisė dhe Shqipėrisė, pavarėsisht tendencės antiitaliane tė shumė ministrave dhe pėrpjekjeve tė Italisė, tė denoncuara nga ai, pėr shfrytėzimin e pjesshėm tė ekonomisė shqiptare. E gjitha kjo u cilėsua akt tradhėtie e Toēit gjatė ditėve tė tmerrshme tė gjyqit kundėr tij, mė 1945.

Nė vitin 1938 u emėrua ministėr i Ekonomisė Kombėtare dhe pranoi edhe detyrėn e Presidentit tė Kėshillit tė Lartė tė pėrbashkėt pas pushtimit italian, mė 1939. Ishte i vendosur pėr ruajtjen e pėrdorimin e gjuhės shqipe nė aktet administrative dhe ruajtjen e ceremonive tė festave tradicionale qė tregonin identitetin kombėtar. Ishte dhe kundėr luftės, por u ngushėllua me realizimin e aspiratės shekullore tė bashkimit territorial me Ēamėrinė. Takoi nė Romė Musolinin, qė iu duk njė njeri i lodhur dhe i zhgėnjyer. Mė 10 shtator ’43 gjermanėt arritėn nė Tiranė, por qeveria e re nxorri dekretin qė mbronte italo-shqiptarėt. Trupat gjermane lanė Tiranėn mė 17 Nėntor ’44, duke lėnė vetėm njė ushtar tė mbyllur nė njė bunker nė sheshin Skėnderbej me njė sasi tė madhe municioni.

Ai u qendroi pėr 36 orė partizanėve dhe, pasi i mbaruan municionet, vrau veten pėr tė mos iu dorėzuar partizanėve. Nė tė njejtėn ditė Terenc Toēi, megjithėse ishte vėnė nė shėnjestrėn e njė arrestimi tė ri dhe, megjithė kėshillat e disa miqve pėr t’u larguar, u ndalua dhe u dėrgua nė njė burg tė tmerrshėm bashkė me tė burgosur tė tjerė. Por mė e pakuptimtė ishte akuza si kriminel lufte! Procesi farsė u zhvillua nė fshehtėsi e sipas regjisė sė udhėheqėsve serbo-malazezė, nga tė cilėt varej partia e Enver Hoxhės. Nė kėtė proces u pėrfshinė fatkeqėsisht dhe mjaft krerė tė “ballistėve”, me tė cilėt komunistėt “fitimtarė” lanė hesapet e tyre.

Nga katėr vajzat e Toēit, vetėm e vogla me tė ėmėn qendruan nė Tiranė. Ato u plaēkitėn dhe u nxorrėn me dhunė jashtė nga shtėpia. Me shumė pėrpjekje arritėn ta takojnė njeriun e tyre tė dashur, pas orė e orė tė tėra qendrimi nė rradhė para hekurave tė burgut, bashkė me shumė tė afėrm fatkeqė tė tė burgosurve tė tjerė tė pafajshėm. Njė altoparlant jashtė kinema “Savojės”, e shndėrruar nė sallė gjyqi, shpėrndante zėrat e protagonistėve tė procesit farsė, ndėrmjet tė cilėve edhe atė tė avokat Toēit qė ligjėroi duke mbrojtur veten nė mungesė tė avokatit mbrojtės.

Njė pėrmbledhje e debatit tė bėrė gjatė procesit ndodhet nė librin “Terenc Toēi, babai im”, shkruar nga e bija, Rita. Mė 14 prill 1945, shumė qytetarė panė kamionin e zbuluar qė pėrshkonte rrugėt e Tiranės, ngarkuar me 17 tė pafajshmit e parė tė dėnuar me pushkatim. Profesionistė, intelektualė, patriotė. Tė lidhur dy nga dy, tė pushkatuar e tė dhunuar, u hodhėn nė njė gropė plehrash nė njė vend tė panjohur. Rrefuzuan madje edhe t’u kthenin kurrizin ekzekutuesve, por u qendruan me gjoksin para. U “varrosėn” pa njė varr, pa kryq, pa lule...

Kishte mbaruar Lufta II Botėrore dhe filloi pėr vendin e torturuar epoka e barbarive tė paralajmėruara, e diktaturės sė marrė, e izolimit, njė tragjedi e vėrtetė qė do tė zgjaste afro gjysėm shekulli dhe qė dėnoi miliona persona tė pafajshėm. Ishte madje dhe pėrfundimi i njė njeriu, qė sikurse plot tė tjerė luftoi gjithnjė me guxim dhe pasion tė pamposhtur, derisa dha jetėn pėr arritjen e njė politike dhe harmonie sociale, qė u shėnua vonė nė kronometrin e historisė. Dhe kjo pėr mė tepėr nėse kihet parasysh koha kur ndodhi njė gjė e tillė, pėr tė kuptuar eksistencėn e idealizmit tė pastėr tė kėtij njeriu. Shpresa se njė tragjedi e ngjashme nuk duhet tė kishte ndodhur mė kot, u shton dashurinė tė afėrmėve e simpatizantėve tė tij, sikurse edhe autorit tė kėtyre rradhėve, nipit tė tij, pavarėsisht se nuk e njohėm kurrė. Por, edhe sot, pėr ēudi, shteti shqiptar, pavarėsisht kėrkesave tė pėrsėritura, nuk ia ka njohur statusin e tė pėrndjekurit politik figurės sė Terenc Toēit.

Marrė nga revista italiane ATLASORBIS
Pėrktheu Agim Zeka
*Shefi i mjekėsisė sė Policisė sė Shtetit, specialist nė mjekėsinė aeronautike-hapsinore

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara