HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pėr fėmijėt e Lanės, ka shumė pėr tė bėrė

-- nga Xhon Uidhers*

Xhon Uidhers Gjatė pak mė shumė se njė viti qė kam qenė nė Shqipėri, kam marrė pjesė nė shumė aktivitete dhe kam folur nė shumė aktivitete. Kam folur mbi NATO-n, kam folur mbi pavarėsinė e Kosovės, kam folur kundėr korrupsionit,...

... kam lavdėruar tolerancėn fetare. Kam folur mbi rėndėsinė e institucioneve tė pavarura nė njė demokraci. Besoj ka mundėsi qė do tė flas mbi tema tė tilla edhe herė tė tjera. Por, tė jem nė kėtė aktivitet dhe tė them kėto fjalė, nė kuptimin themelor, e quaj mė tė rėndėsishme se sa ēdo aktivitet tjetėr nė tė cilin kam marrė pjesė apo kam folur. Kjo tryezė e rrumbullakėt ėshtė mbi fėmijėt. Ėshtė mbi tė ardhmen e kėtij vendi dhe tė ardhmen e botės sonė. Ėshtė mbi botėn mė tė mirė qė tė gjithė shpresojmė tė shohim. Ky koalicion, i cili po punon fort si me sektorin privat ashtu edhe me atė publik, pėr ta luftuar kėtė kancer tė tmerrshėm qė ekziston nė kėtė shoqėri dhe nė tė tjera, merret me punė heroike.

* * *

Nuk mund tė mendohet krim mė i tmerrshėm se sa shfrytėzimi i tė rinjve dhe tė pafajshmėve. Nuk mund tė mendohen kushte mė tė tmerrshme se sa njė fėmijė i pambrojtur kundėr kėtyre kriminelėve. Nuk mund tė mendohen kushte mė tė tmerrshme se sa varfėria, mekanizmat e dobėt pėr mbrojtjen e fėmijėve, pamjaftueshmėria e zbatimit tė ligjit, tė cilat lejojnė qė kėto gjėra tė ndodhin.

Jetojmė nė vende, unė nė Amerikė dhe ju shqiptarėt kėtu, qė kanė pėrjetuar shumė suksese dramatike vitin qė shkoi. Vendi im i ka njohur sukseset e jashtėzakonshme nė vendin tuaj me anė tė aktit, vetėm javėn e shkuar, tė ratifikimit tė protokolleve pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO.

Ky akt ka domethėnie tė madhe si dhe simbolizėm tė madh. Dhe ky simbolizėm i ka rrėnjėt jo aq shumė nė aleancat gjeopolitike qė kemi krijuar me tė drejtė dhe me krenari, por nė lidhjen qė kemi bėrė me njėri-tjetrin se do t’i pėrmirėsojmė shoqėritė tona edhe mė shumė. Dhe nuk mund tė mendoj njė pikė fillimi mė tė mirė apo mė tė rėndėsishme se sa shpėtimi i fėmijėve. Kur shohim fėmijėt qė lypin kėtu, pėrgjatė lumit Lana, kur shohim fėmijė gjithandej qė sillen nėpėr rrugė, nė vend qė tė shkojnė nė shkollė, kur dėgjojmė histori pėr shfrytėzimin e egėr tė fėmijėve nė mėnyrat mė tė llahtarshme dhe kriminale, mendoj se tė gjithė jemi nė njė mendje qė ka mė shumė pėr tė bėrė.

Shoh njerėzit nė kėtė sallė dhe mendoj qė kėtu janė heronjtė e heroinat e vėrteta. Kėtu janė njerėzit qė do tė flasin pėr ata qė pa ju nuk do kishin zė. Kėtu janė njerėzit qė do ngrihen nė emėr tė atyre qė janė tepėr tė dobėt pėr t’u ngritur me kėmbėt e veta. Dhe kėtu janė njerėzit qė do tė mbrojnė ata qė tani janė tė pambrojtur.

* * *

Prandaj, ju pėrgėzoj dhe pėrshėndes tė gjithėve nė kėtė sallė, qė keni ndėrmarrė njė punė kaq fisnike, qė keni zhvilluar kėtė strategji kombėtare pėr tė parandaluar trafikimin e fėmijėve dhe shfrytėzimin e fėmijėve nė tė ardhmen.

* * *

Ėshtė vėrtet punė fisnike. Ėshtė vėrtet njė detyrė nė tė cilėn nuk mund tė dėshtojmė. Dhe ėshtė njė fushė nė tė cilėn zbatimi do ketė rėndėsi jetike. Premtimi im pėr ju ėshtė qė ambasada ime dhe unė do tė qėndrojmė pėrkrah jush nė ēdo mėnyrė qė tė mundemi pėr t’u siguruar qė kjo strategji kombėtare, konceptuar kaq mirė, shpjeguar kaq mirė, pėr ne sot, tė bėhet realitet.

* * *

Si pėrfundim, mė lejoni t’ju tregoj njė histori tė shkurtėr. Dy ditė mė parė, pata nderin dhe privilegjin tė vizitoja Krujėn, me Kryeministrin dhe vizitorin Zv. Sekretarin e Mbrojtjes z. England. Ndėrsa lėviznim ndanė pikave tė lavdishme historike dhe muzeve atje, tri a katėr vajza tė vogla na ndiqnin me kureshtje tė madhe.

* * *

Tek kalova pranė tyre, njė prej vajzave mė foli me anglishte tė pėrsosur, “Si je?” Iu ktheva dhe i thashė, “Jam mirė, si je ti?” Ajo tha, “Mirė jam, si e ke emrin?” I thashė, “Quhem Xhon. Po ti si e ke emrin?” Dhe ajo tha, “Unė quhem Alketa. Nga je?” I thashė, “Jam nga Amerika.” U mendua pak dhe tha, “Sa vjeē je?” M’u desh tė pranoja pėrpara saj se jam shumė, shumė i vjetėr.

* * *

E pėrmenda kėtė histori sepse kur mendoj pėr fėmijėt, do tė kem gjithmonė nė mend Alketėn e vogėl. Ajo dhe shoqet e saj janė ashtu si duhet tė jenė fėmijėt: kureshtarė, tė sinqertė, pa frikė, dhe qė shohin, ėndėrrojnė e mendojnė njė tė ardhme pa frikė. Mendoj qė puna qė ju bėni, shpresojmė, do tė ndihmojė tė arrijmė njė tė ardhme pėr tė gjithė fėmijėt shqiptarė, qė tė jetė po aq e shkėlqyer sa buzėqeshjet e Alketės.

* Ambasador i SHBA nė Tiranė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara