HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shkrimtari i njohur serb flet pėr gjenocidin ndaj Kosovės, planet e Titos dhe Millosheviēit, marrėdhėniet e brishta nė ish-Jugosllavi

Ju tregoj raportet mes serbėve dhe shqiptarėve

-- nga VLADIMIR ARSENIJEVIĒ*

Pėr tė gjithė ish-jugosllavėt, por veēanėrisht pėr serbėt, shqiptarėt e Kosovės kanė qenė thjesht “zezakėt tanė”. Nė ditėt e sotme, sidoqoftė, ata llogariten si armiqtė e djallėzuar tė Serbisė - njė mit qė pa mėshirė shfrytėzohet nga politikanėt nacionalistė ndaj Kosovės, e cila ėshtė nėn administrimin e OKB-sė qė nga viti 1999. Nėse dikush nė Evropėn Perėndimore pyet se si ka mundur tė ndodhė e gjithė kjo, unė mund t’ju tregoj atyre atė qė kam parė dhe dėgjuar pėr kėtė histori nė vendin tim.

Vendi im, ish-Jugosllavia, ka qenė etnikisht dhe me kulturė tė shumėllojshme. Mareshali Josip Broz Tito e quante kėtė shumėllojshmėri “shporta e butė” e Jugosllavisė sonė. Nė realitet, megjithatė, kurrė nuk ka qenė ashtu. Pas vdekjes sė Titos, shumėllojshmėria e vendit u instrumentalizua tmerrėsisht; vendi u bė me shoqėri tė ndara, u nda etnikisht nė nėngrupe dhe ekonomikisht nė hierarki tė rajoneve me gjendje tė mirė dhe me gjendje tė keqe. Si rrjedhim, Jugosllavia e post-Titos u bė vertikalja e mirėnjohur e Evropės. Nė majė tė kėtij vertikali, nė veri, nė kufirin me Austrinė, ishte republika mė e pėrparuar ekonomike, Sllovenia. Pastaj mė poshtė vinin Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia nė qendėr dhe Mali i Zi e Maqedonia nė jug, qė ishin zonat me ekonomi tė varfėr tė ish-shtetit.

“Sa mė nė jug, aq mė mjerueshėm” (“Sto juznije, to tuznije”) ishte njė fjalė popullore qė pėrdorej pėr ta pėrshkruar shkallėn shoqėrore ku drejtohej racizmi specifik jugosllav. Kėshtu qė, sllovenėt treguan pėrbuzjen qė ndjenin pėr njerėzit e pagdhendur tė vendit, pėr pėrtacėt ose dėshtakėt e republikave tė tjera, veēanėrisht kroatėt; kroatėt pėr tė kaluarėn e tyre tė lidhur me serbėt, me qejf bėnin shaka me maqedonasit dhe malazezėt. Boshnjakėt, nė anėn tjetėr, si popull qė banonte nė qendėr tė Republikės sė Jugosllavisė, ishin objekt talljeje nga tė gjitha anėt. Dhe, plotėsisht nė fund, vinin shqiptarėt, tė cilėt jetonin nė provincėn jugore tė Serbisė, nė Kosovė. Gjuha e tyre nuk ishte gjuhė sllave. Ata ishin mė tė varfrit nga tė gjithė ne tė tjerėt. Kultura e tyre ishte shumė e huaj. Nė koleksionin e llojllojshėm tė klasave tė jugosllavėve, si grupi mė jugor etnik, ata ishin dėnuar ta luanin rolin e autsajderėve absolutė. Gjithēka qė tė gjithė ne tė tjerėt nė ish-Jugosllavi kėrkonim ta dinim rreth shqiptarėve, ishte pėrmbledhur nga njė mish-mash i klisheve ofenduese.

Nė pėrgjithėsi, ata me tallje quheshin siptari, ose shiptari. Nėse nuk i kemi urryer ata haptas, kjo ka ndodhur vetėm sepse nuk i kemi konsideruar tė denjė pėr urrejtjen tonė. Edhe nė kohėt mė tė mira, kurrė nuk ka pasur dialog midis “atyre” dhe “neve”. Shqiptarėt e Kosovės pėr ne ishin vetėm njė grumbull i primitivėve. Me fjalė tė tjera, ata ishin zezakėt tanė. Sidoqoftė, ekzistenca e shqiptarėve tė pėrbuzur mezi kishte prekur ndėrgjegjen e jugosllavėve tė epokės sė Titos, kėshtu qė racizmi kulturor i asaj kohe, nga perspektiva e sotme duket mė tepėr i padėmshėm, krahasuar me dhunėn vdekjeprurėse ndaj “shqiptarėve” qė u pasua me vdekjen e Titos dhe pas valės sė parė tė “rrėmujės” nė Kosovė, nė fund tė shekullit tė njėzetė.

Kjo fyerje, nė mėnyrė tė posaēme, u bė mė e madhe gjatė gjithė fazės sė nacionalizmit nė tė gjitha republikat, gjatė tiranisė brutale tė bėrė nga Sllobodan Millosheviē. Gjatė viteve 1990, politikanėt dhe mediat gjithashtu filluan pėrdorimin e termit nėnēmues “shqiptari”, njė emėrtim qė i bėri ata objekt tė paranojės sonė. Shpesh e mė shpesh njerėzit filluan tė flisnin pėr ata si njerėz, arsye e vetme e ekzistimit tė tė cilėve ishte asgjėsimi i “neve, serbėve”. Njė nga legjendat qė shėtiti nė versionin e lajmeve tė Millosheviēit, ishte njė mit historik, qė tregohej kėshtu: “Dikur, nė Kosovė kishte shumė mė pak shqiptarė se sa serbė. Por, me kalimin e viteve, ata erdhėn nė Kosovė pėrmes kufirit me Shqipėrinė dhe u vendosėn nė vendin tonė, pikėrisht para syve tanė”.

Nė kėtė mėnyrė, propaganda zyrtare gjatė epokės sė Millosheviēit, e mbėshtetur pagabueshėm nga media, i shpalli “shqiptarėt” armiqtė e djallėzuar tė serbėve; nė tė vėrtetė, pa kėta armiq, ekzistenca e vetė serbėve do tė ishte pothuaj e papėrfytyrueshme. Tani “shiptarėt” u transformuan nė demonė tė tmerrshėm e tė rrezikshėm, kokėfortė dhe kėmbėngulės nė misionin e tyre pėr ta marrė territorin tonė historik, pėr ta marrė prej nesh Fushė-Kosovėn, “djepin e kulturės sonė”, pėr t’i vjedhur mitet tona, pėr tė na e grabitur atė qė na takonte neve nga “e drejta historike”.

* * *

Me vendosmėri pėr tė arritur fitore me kėta “shiptarė” njėherė e pėrgjithmonė, kryetari ynė Millosheviē e krijoi njė plan fantastik. Nė kėtė perandori tė errėt tė shpirtkėqijve, varfėrisė, urrejtjes etnike dhe hiperinflacionit, ushtria dhe policia e ndihmuar nga masmedia, u lejuan t’i diskriminojė dhe poshtėrojė shqiptarėt e Kosovės. Shqiptarėt u pėrzunė ose u arrestuan arbitrarisht, prona e tyre u plaēkit, familjet dhe fshatrat e tyre u shkatėrruan. I ēliruar nga ndonjė pėrgjegjėsi dhe i inkurajuar nga mbėshtetja e popullit, kryetari pėr shumė vite, me pėrpikėri e vuri nė veprim planin e tij, duke e sjellė dhunėn dhe shkatėrrimin, sė pari nė Kosovė e pastaj nė tė gjithė territorin e Jugosllavisė.

Pas Marrėveshjes sė Dejton-it, nė dhjetor tė vitit 1995, atje pati njė armėpushim, por nė vitin 1999, spiralja e dhunės mė nė fund e ēoi Millosheviēin prapa, atje ku kishte filluar, nė Kosovė. Dhe prapė gjithashtu Kosova ishte vendi qė vulosi fatin e tij pas trembėdhjetė vjetėve tė sundimit destruktiv. Kur NATO filloi tė bombardojė keqbėrėsin kryesor, Serbinė dhe Malin e Zi, nė fund tė marsit tė vitit 1999, ajo shkatėrroi shumicėn e infrastrukturės dhe shkaktoi qindra e mijėra viktima civile. Sidoqoftė, ajo ēka pasoi ishte fundi i pushtetit shtetėror serb nė Kosovė. Nė tė njėjtėn kohė, rolet e kriminelit dhe viktimės edhe njė herė ishin kthyer nė kėtė vend tė pafat. Atje ndodhi njė eksod i mijėra serbėve dhe romėve dhe njė rrėmujė e hakmarrjes nga ana e fitimtarėve; dhe pėrsėri viktimat gati gjithnjė ishin veēanėrisht civilėt e pafajshėm.

Shpresa pėr ēfarėdo normaliteti nė mes tė serbėve tė thjeshtė dhe shqiptarėve, pėr tė jetuar pranė njėritjetrit nė tė ardhmen e afėrt, ishte zhdukur. Disa vjet mė parė, mediat kanė raportuar pėr varret masive, kokat e vdekura tė tė cilėve ishin identifikuar nga ekspertėt e forenzikės si shqiptarė tė Kosovės. Njė nga imazhet mė tmerruese ishte ai i kamionit frigorifer, nga i cili gratė kosovare shqiptare, fėmijėt dhe pleqtė ishin vendosur nė liqenin Perucac, afėr grykės sė lumit Derventa. Nė ekranet tona ne kemi parė kufomat e kalbura gjysmė tė zhveshura duke u nxjerrė nga uji, kemi dėgjuar rrėfimin shokues tė shoferit, tė cilit i ėshtė thėnė tė transportojė tė vdekurit jashtė Kosovės, nė mėnyrė qė tė mbulohej krimi.

Nė atė kohė, televizioni shtetėror i Beogradit transmetoi njė intervistė me njė njeri, duke u larė i patrazuar nė kėtė liqen tė bukur prej ujėrave tė gjelbėr tė tė cilit kufomat sapo ishin nxjerrė. Kur gazetarėt e pyetėn atė se nėse kjo e shqetėsonte atė, torollaku qėndroi aty duke tundur kokėn e tij, ndėrsa uji pikonte prej tij. Duke lėvizur kapakėt e syrit padjallėzisht dhe duke u qeshur shkurtazi, ai shikoi nė kamerė dhe tha pa e kthyer kokėn: “Tė jem i sinqertė, unė nuk besoj nė tėrė kėtė” dhe u zhyt nė mėnyrė mospėrfillėse prapė nė ujė. “Tipi ėshtė i ēmendur”, mund tė shkojė mendja. Por, faktikisht ėshtė e kundėrta. Reagimi i tij ėshtė absolutisht i kuptueshėm.

* * *

Qytetarėt serbė prapa vetes kanė njė dekadė shpėlarje truri nga ana e politikanėve dhe mediave, njė dekadė e mėsimeve se si gėnjeshtrat e vazhdueshme nė fund mund t’i bėjė njerėzit qė t’u besojnė gėnjeshtrave tė veta. Njeriu qė lahej ishte thjesht duke i pėrdorur ato aftėsi tė fituara. Mohimi ėshtė njė nga kualitetet e reja qendrore tė serbėve. Kjo ėshtė aq e re, sa qė ne madje nuk kemi fjalė tė pėrshtatshme pėr tė dhe ata qė e kuptojnė se ēka ėshtė duke ngjarė, thjesht pėrdorin fjalė angleze nė vend tė kėsaj. Mohimi, ky mohim, ftohtėsi nė fytyrėn e vuajtjes njerėzore, njė paaftėsi pėr tė treguar ndjeshmėrinė mė bazike, tregon qė ne si shoqėri jemi nė tokėn e askujt. Nganjėherė kjo duket sikur ne nuk dėshirojmė tė ikim nga vorbulla e sė kaluarės.

Ēėshtja e statusit tė Kosovės jo mė pak e rėndėsishme, marrėdhėnia jonė e ardhshme me shqiptarėt e Kosovės, janė ēėshtjet mė vendimtare mes shumė ēėshtjesh tė tjera dhe ato mund tė pėrdoren si njė masė e maturisė sonė politike. Arsyet pse ne nuk marrim njė qasje mė konstruktive ndaj tyre, janė mė tė thella. Shoqėria e sotme serbe ėshtė e lodhur prej politikės. Ėshtė e lodhur prej luftėrave tė humbura, e rraskapitur nga varfėria kronike dhe ndjenja se serbėt duhet ta shohin veten ose si viktima ose si palė fajtore. Ajo i druhet ndryshimit dhe shmang pėrgjegjėsinė. Me fjalė tjera, ngjarjet kanė siguruar se pikėpamjet tona pėr shqiptarėt e Kosovės do tė mbesin tė pandryshuara pėr njė kohė tė gjatė.

Urrejtjes tradicionale thjesht iu shtua hidhėrimi i nėnvetėdijshėm i humbėsit, i cili shfryhet nė keqardhje pėr vete dhe mund tė ēiftėzohet me idenė mistike se gjithmonė kemi tė drejtė. Nė tė vėrtetė, humbja e pashmangshme e ish-krahinės jugore serbe, nė qarqet e caktuara tė shoqėrisė sonė ėshtė e barabartė me apokalipsin. Jo shumė moti, qendra e Beogradit ishte mbushur me postera tė dizajnuar pėr tė na mashtruar: “Nuk ka Serbi pa Kosovėn!”.

Por kushdo qė e thotė kėtė gėnjen dhe shumė njerėz thellėsisht e dinė kėtė - pėrkundėr tė gjithave kjo po bėhet gjithnjė e mė shumė evident statusi i Kosovės.

Nė fakt, shumė qytetarė - posaēėrisht ata tė rinjtė - tė zhgėnjyer nga tė gjitha anėt, duket tė kenė vendosur qė mos t’i besojnė asgjėje mė, si ai torollaku qė lahej nė liqen. Por, ēka mund tė presė njeriu prej njė gjenerate qė ėshtė rritur mes luftės dhe shkatėrrimit, tė ushqyer me politikė tė urrejtjes sė hapur dhe qė nuk mund tė marrin viza pėr t’u njohur me vendet dhe kulturat e tjera? Tė rinjtė tanė kanė filluar tė urrejnė pėrsėri, pa frenim, me njė kėnaqėsi mendjelehtė. Studimet e nxėnėsve shkollorė mjaftojnė pėr t’u rrėqethur - dhe ato konfirmojnė se mė shumė 30 pėr qind e nxėnėsve nė shkollat e mesme mendojnė qė ata, “as nuk duhet tė bėhen miq me shqiptarėt dhe as t’i vizitojnė ata”. “Gati njė e treta e tė rinjve besojnė se kinezėve - njė grup ky relativisht i madh i tė huajve nė vendin tonė duhet t’u hiqet leja e qėndrimit nė vendin tonė, madje edhe nėse ata i binden ligjit. Ēdo i treti adoleshent djalė dhe ēdo e dyta vajzė adoleshente, i shikojnė me pėrbuzje homoseksualėt dhe njerėzit e infektuar me HIV. Ideja e suksesit tmerrues, me tė cilin shoqėria bashkėkohore serbe ka deformuar idetė dhe emocionet e njerėzve tė rinj, e bėn njeriun tė rrėqethet. Ndoshta zgjidhja ėshtė qė tė pritet stoikisht dhe tė jesh i duruar. Ndoshta njeriu duhet vetėm tė shpresojė se gjeneratat e reja do tė rriten nė rrethana mė tė shėndosha. Ndoshta e vetmja gjė e mbetur pėr ne ėshtė tė besojmė se nipėrit tanė do tė jenė fėmijėt tanė tė vėrtetė.

Shqiptarėt u pėrzunė ose u arrestuan arbitrarisht, prona e tyre u plaēkit, familjet dhe fshatrat e tyre u shkatėrruan. I ēliruar nga ndonjė pėrgjegjėsi dhe i inkurajuar nga mbėshtetja e popullit, kryetari pėr shumė vite, me pėrpikėri e vuri nė veprim planin e tij, duke e sjellė dhunėn dhe shkatėrrimin, sė pari nė Kosovė e pastaj nė tė gjithė territorin e Jugosllavisė Shoqėria e sotme serbe ėshtė e lodhur prej politikės. Ėshtė e lodhur prej luftėrave tė humbura, e rraskapitur nga varfėria kronike dhe ndjenja se serbėt duhet ta shohin veten ose si viktima ose si palė fajtore. Ajo i druhet ndryshimit dhe shmang pėrgjegjėsinė. Me fjalė tjera, ngjarjet kanė siguruar se pikėpamjet tona pėr shqiptarėt e Kosovės do tė mbesin tė pandryshuara pėr njė kohė tė gjatė.

* Vladimir Arsenijeviē ka lindur nė vitin 1965 nė Pula (Kroaci). Novelat e tij, fituese ēmimesh, janė pėrkthyer nė shumė gjuhė. Aktualisht, ai jeton nė Beograd

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara