HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Urime Bajrami (nė gjuhėn shqipe)

-- nga Vehbi Bajrami*, 04.10.2008

Vehbi Bajrami Pėrcolla me interesim, pėrmes Radio Televizionit tė Kosovės (RTK) ritualet fetare me rastin e festės sė Bajramit nė Kosovė. Mė tėrhoqi vėmendjen ceremonia kryesore qė u zhvillua nė xhaminė e madhe tė Prishtinės.

Pėrcolla me interesim, pėrmes Radio Televizionit tė Kosovės (RTK) ritualet fetare me rastin e festės sė Bajramit nė Kosovė. Mė tėrhoqi vėmendjen ceremonia kryesore qė u zhvillua nė xhaminė e madhe tė Prishtinės. Qindra, apo mijėra besimtarė u mblodhėn aty nė orėt e hershme tė mėngjesit tė martėn, pėr tė marrė pjesė nė lutjen tradicionale nė fund tė Muajit tė Ramazanit.

Me interesim tė veēantė po pėrcillja hap pas hapi ceremoninė. Klerikėt me radhė predikonin lutjet dhe masa e heshtur pėrcillte me vėmendje ritualin fetar. Nuk e di se si e ndjeva veten, por disa herė, m’u duk se asgjė nuk po kuptoja. Para meje po pėrsėritej sėrish njė akt rituali qė mua mė vrau sytė e veshėt: hoxhallarėt shpeshherė po flisnin nė gjuhėn arabe. E ē’kuptonte masa e besimtarėve nga ky predikim? Asgjė, aq sa po kuptoja unė kėtu nė New York, para ekranit televiziv. Ndoshta edhe njė pjesė e klerikėve nuk e kuptonin vetė se ē’thonin, por thjeshtė pėrcillnin tekste tė mėsuara pėrmendėsh nė gjuhėn arabe.

Predikimin e hoxhallarėve, jo nė gjuhėn tonė amtare, e kam pasur shqetėsim tė hershėm.Kam takuar shumė hoxhallarė dhe vazhdimisht ua kam drejtuar pyetjen: Pse shqiptarėt myslimanė nuk falen nė gjuhėn e tyre? Pse hoxhallarėt pėrcjellin lutje nė gjuhėn, qė besimtarėt etyre nuk janė nė gjendje ta kuptojnė? Si mund tė predikosh nė njė gjuhė tė huaj pėr besimtarė qė tė ndjekin formalisht, por qė nuk tė kuptojnė se ē’flet? Njėri prej hoxhallarėve mė ka dhėnė kėtė pėrgjigje: “Falja e namazit nuk mund tė bėhet nė gjuhėn tonė. Nė ēdo vend tė botės namazi falet nė gjuhėn arabe…”.

Unė sėrish pyes: A ka njė dokument tė shkruar qė besimtarėve u mohohet tė falen nė gjuhėn e tyre? Nuk besoj. Unė nuk e di nėse nė ndonjė libėr fetar ėshtė e shkruar qė namazi tė falet vetėm nė gjuhėn arabe. Nėse ėshtė kėshtu, pra qė namazi tė pėrcillet vetėm nė gjuhėn arabe, atėherė ky ėshtė njė “diskriminim” ndaj popujve jo arabė qė kanė pėrvetėsuar fenė myslimane. E Kurani, me sa e kam kuptuar, predikon barazi mes popujve e njerėzve tė botės.

Dikur ishte tjetėr kohė. Kurani nuk ishte i pėrkthyer dhe ky mund tė ishte “arsyetim” i hoxhallarėve qė ceremonitė fetare tė kryheshin nė gjuhė tė huaj, shumė prej tė cilėve, kishin mėsuar pėrmendėsh pjesė tė Kuranit qė i recitonin symbyllazi e nuk i kuptonin as vetė. Nė kohėn kur Kuranin e kemi tė pėrkthyer edhe nė shqip, nuk ka kurrfarė arsyetimi qė t’i drejtohesh Zotit nė njė gjuhė qė ti nuk e kupton. Po tė ekzistonte mundėsia qė tė pyetej Zoti, jam i sigurt se edhe ai do tė ishte nė kėtė mendje e do tė jepte mesazhin: Lutjuni nė gjuhėn tuaj! Lutjet ua pranoj vetėm kur e kuptoni vetė se ē’thoni.

Meqė shkak i kėtij shkrimi ishte falja e Bajramit nė Prishtinė, nuk mund tė anashkaloj edhe njė fakt tjetėr. Mė lanė njė shije tė hidhur fjalėt (kėsaj here nė gjuhėn shqipe) tė kryetarit tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, myftiut Naim Tėrnava. Diku nga fundi i ceremonisė ai tha:

“Pėr ne nė Kosovė kjo festė kėtė vit ka njė domethėnie tė dyfishtė, ngase pėr tė parėn herė e presim dhe e festojmė nė Kosovėn e pavarur e tė pranuar ndėrkombėtarisht, pėr ēka i jemi mirėnjohės Zotit fuqiplotė qė na mundėsoi tė arrijmė kėtė ditė e mė pastaj u jemi mirėnjohės tė gjithė miqve tanė qė na ndihmuan ta realizojmė projektin tonė tė kamotshėm pėr liri e sovranitet”.

Pse myftiu Tėrnava nuk i pėrmendi me emėr miqtė qė na ndihmuan tė fitojmė pavarėsinė? A nuk ia zinte goja tė pėrmendte Amerikėn dhe Evropėn Perėndimore? Pse nguroi tė pėrmendte me emėr kėta miq tė shtrenjtė? Mos pati frikė se do t’i hidhėroheshin “miqtė” myslimanė tė Lindjes, kundėrshtuesit mė tė hapur tė pavarėsisė sė Kosovės?Kur ai tha se “Kosova e pavarur ėshtė e njohur ndėrkombėtarisht” do tė ishte me vend qė tė thoshte edhe kėto fjalė: Kosova ėshtė e njohur ndėrkombėtarisht me pėrjashtim tė botės myslimane. Kjo ėshtė e vėrteta e hidhur, qė nuk mund ta fshehė askush, as vetė bota arabe.

Myftiu Tėrnava me siguri e di fort mirė se po tė mos ishin “miqtė” qė ai nuk i pėrmend me emėr, Amerika dhe Evropa Perėndimore, jo vetėm qė nuk do tė kishte pavarėsi tė Kosovės, por edhe ai vetė, nuk do tė ishte i lirė nga forcat serbe qė tė predikonte lirisht tė martėn, nė ditėn e Bajramit. Miqtė, tė cilėve ai nuk u jep emėr, (ndoshta pse nuk i pėrkasin fesė sė tij) ishin ata tė cilėt kanė meritėn kryesore qė shqiptarėt arritėn t’i bėjnė realitet synimet shekullore: tė jetojnė tė lirė nė vendin e vet.

Pėr fund tė kėtij shkrimi: Me pak vonesė, Urime Bajrami me dėshirė qė bajramėt e tjerė t’i kremtojmė, duke iu lutur Zotit nė gjuhėn shqipe e duke falėnderuar “Zotin e tokės” e “Zotin e qiellit”, qė mė nė fund Kosova ėshtė e lirė.

*Autori, ish-drejtor i seksionit shqip tė “Zėrit tė Amerikės”, botues i gazetės shqiptaro – amerikane “Illyria” nė New York.


Falja e Bajramit dhe tė gjitha ritet tjera fetare tek besimtarėt tanė muslimanė duhet tė bėhen ekskluzivisht nė gjuhėn shqipe

-- nga Vehbi Bajrami*, New York, Yllyriapost, 18.10.2008

Kur botova shkrimin me titull: “Urime Bajrami (nė gjuhėn shqipe)” nė gazetėn “Illyria” (nr. 1788), edhe pse e kisha tė qartė se problemi ishte delikat e gati “tabu” pėr ta diskutuar publikisht, nuk e kisha menduar se do tė kishte kaq shumė reagime nga lexuesit.

Artikulli, qė bėnte fjalė pėr faljen e Bajramit nė Prishtinė, u shoqėrua me replika, me shkrim e me telefonata, pro dhe kundėr. I pari qe njė person nga Tirana, qė m’u prezantua me emrin Olsi, i cili dukej mjaft i shqetėsuar nga shkrimi im i botuar edhe nė gazetėn “Shekulli” dhe “Express”. Ai, siē tha, ndjehej i fyer, siē pretendonte se ndjeheshin tė fyer shqiptarėt muslimanė, pėr idenė time qė ritet fetare shqiptarėt e fesė muslimane t’i kryenin nė gjuhėn shqipe.

- A je ti kundėr fesė muslimane? – mė pyeti ai, sikur tė isha ulur para njė gjykatėsi. – Jo, - ia ktheva shkurt. - Nuk jam kundėr fesė muslimane e as kundėr ndonjė feje tjetėr. Ajo qė kam kėrkuar ėshtė: shqiptarėt muslimanė t’i luten Zotit nė gjuhėn e tyre. “Illyria” ėshtė e hapur pėr mendime tė lira dhe ju mund tė dėrgoni njė shkrim pėr mospajtimet e shqetėsimet tuaja lidhur me shkrimin. - Fakti se nuk qenkeni kundėr fesė muslimane, na lehtėson shqetėsimin tonė, - tha Olsi dhe kėtu pėrfundoi biseda me tė.

(Olsi nuk e kishte pasur aq lehtė tė mė gjente nga Tirana. Sė pari kish telefonuar nė “Zėrin e Amerikės” nė Washington dhe ish kolegėt e mi e kishin drejtuar tek “Illyria” nė New York).

Nuk vonoi e nė adresėn elektronike erdhi njė reagim tjetėr. Personi qė reagonte, A. Sinani, siē shkruante, ishte njė teolog i diplomuar nė Kajro. Nė reagimin e tij, tė botuar nė numrin 1789 tė gazetės “Illyria” ndėr tė tjera ai shkruan: “Kurani ėshtė i vetmi libėr qiellor, nga tė gjithė librat e Zotit, qė ėshtė ruajtur i pandryshuar. Ne lutjet i lexojmė nė gjuhėn arabe, mė saktė nė gjuhėn e Kuranit, pėr faktin se ēdo pėrkthim i fjalėve tė Zotit ėshtė zbehje e asaj, qė Zoti e ka shpallur dhe e ka thėnė nė Kuran. Ata qė nuk kanė mundėsi apo nuk mund t ‘i mėsojnė pjesėt kur’anore nė arabisht, lejohet qė t’i thonė nė gjuhėn shqipe”.

Nuk do tė pėrmend shumė tė tjerė qė pėrmes telefonatave e letrave mė pėrgėzuan pėr shkrimin, shumica e tyre shqiptarė tė besimit musliman, qė ishin tė njė mendje me mua: T’i lutemi tė madhit Zot nė gjuhėn tonė, nė gjuhėn qė e kuptojmė ne e na kupton dhe ai.

Reagimi mė i gjatė ndėrkaq erdhi nė redaksinė tonė nga Rexhep Elezaj, shkrimin e tė cilit e botojmė tė plotė nė gazetė, ashtu siē e ka nisur pėrmes postės elektronike. Pasi mė quan njė gazetar qė “nuk posedon njohuri elementare mbi fenė islame dhe rregullat e saj juridike (sheriatit)”, ai pėrsėrit disa herė se “falja e namazit nuk mund tė bėhet nė gjuhė tjetėr pėrpos asaj arabe”. Elezaj e mbron mendimin e tij me dy argumente: veresetin (qė tė them tė drejtėn nuk e kuptoj se ē’kuptim ka) i cili thotė: “Me tė vėrtet ne ua zbritėm atė (Kur’anin) nė gjuhėn arabe” dhe, porosinė e profetit Muhamed: “Faluni ashtu siē mė shihni mua duke u falur”.

Asnjėra e as tjetra nuk ma mbushin mendjen pėr t’u pajtuar me z. Elezaj e bashkėmendimtarėt e tij. Natyrisht se Kurani lindi nė botėn arabe dhe ai nuk mund t’u sillej arabėve nė njė gjuhė tjetėr qė nuk e kuptonin (si shqiptarėt qė sot nuk e kuptojnė arabishten) dhe kjo nuk mund tė jetė njė arsye, qė pas kaq vjetėsh, sėrish, kjo tė mbetet e vetmja gjuhė e muslimanėve pėrmes tė cilės duhet t’i luten Zotit.

Elezaj shkruan se Zoti pėrdori gjuhėn arabe jo rastėsisht sepse “ajo i ka plotėsuar tė gjitha standardet linguistike, qė i kanė kėrkuar shprehjet hyjonre tė pėrdorura nė Kur’an nga ana e Krijuesit, e qė nuk ka qenė rasti me gjuhėt tjera…”.

Ndoshta kjo mund tė ketė qenė e vėrtetė pėr atė kohė, por sot ka shumė gjuhė mė tė zhvilluara se gjuha arabe dhe nuk bėn pėrjashtim as gjuha shqipe, tė cilės nuk i mungon asgjė pėr tė shprehur ēdo lloj lutje. Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, pra qė gjuha arabe na qenka e vetmja qė plotėsuaka standardet pėr tė thėnė shprehje hyjnore, si u arrit atėherė pėrkthim i Kuranit nė gjuhėn shqipe e nė shumė gjuhė tė tjera tė botės dhe madje tė kuptohet fort mirė?

Argumenti tjetėr, porosia e profetit Muhamed: “Faluni ashtu siē mė shihni mua duke u falur”, nuk mė duket i denjė pėr tė mohuar gjuhėn shqipe nė ritualin fetar. Nėse i parafrazojmė kėto fjalė, profeti Muhamed nuk thotė pėrdorni gjuhėn arabe kur i drejtoheni Zotit. Thjeshtė ai porosit besimtarėt tė ndjekin mėnyrėn se si falet ai (mėnyra fizike) e jo fjalėt e lutjes. Pra fjalėt: ”Faluni ashtu siē mė shihni mua duke u falur”, nuk do tė thotė faluni vetėm arabisht, por mė imitoni mua nė lėvizjet, qė bėj, ndėrsa vetė lutja sot mendoj mund tė jetė e shqiptuar nė gjuhėn e besimtarit.

Elezaj, nga ana e tij, kėmbngul disa herė pra qė namazi tė falet vetėm nė arabisht. Sipas tij, kjo ėshtė miratuar unanimisht nga tė gjithė dijetarėt islamė nė botė. Kush ishin kėta dijetarė dhe kur e morėn njė vendim tė tillė? A pati edhe dijetarė jo arabė, kur u mor vendimi nė fjalė? Ka njė dokument tė shkruar pėr kėtė? Sa pėr shqiptarėt muslimanė besoj se nuk kanė qenė aty se ata vonė u konvertuan, nė fenė qė ka pėr bazė gjuhėn arabe.

Pra, sipas z. Elezaj, vendimin qė namazi tė falet vetėm nė arabisht e morėn njerėzit, jo profeti Muhamed. As ndėrmjetėsi i Zotit, Xhibrili, qė i komunikoi profetit Muhamed Kuranin, nuk thotė qė gjithė popujt e botės me fe muslimane, tė luten vetėm nė gjuhėn arabe. Pėr mė tepėr, edhe z. Sinani, siē e citova nė fillim tė kėtij shkrimi thekson se “ata qė nuk kanė mundėsi apo nuk mund t ‘i mėsojnė pjesėt kur’anore nė arabisht, lejohet qė t’i thonė nė gjuhėn shqipe”.

Kur dihet se shqiptarėt qė e kuptojnė gjuhėn arabe mund tė numėrohen nė gishtrinj, kjo nėnkupton se ata ėshtė shumė e natyrshme qė lutjet e Kuranit t’i bėjnė nė gjuhėn shqipe. Gjithēka hyjnore mund tė pėrcillet nė gjuhėn e bukur shqipe dhe jam i bindur se efekti shpirtėror tek besimtarėt do tė jetė shumė herė mė i fuqishėm.

Njerėzit mund tė marrin vendime qė i pėrshtaten kohės e rrethanave, siē ka ndodhur me shumė fe tė tjera tė botės. Shembulli mė i mirė pėr ne ėshtė liturgjia e parė shqipe e predikuar nga Fan Noli mė 1908. Deri nė kėtė kohė mesha bėhej nė gjuhėn greke. Noli i madh, pa pyetur grekėt, tė cilėt po ashtu thonin se greqishtja ėshtė e vetmja “gjuhė e Zotit”, pėrktheu lutjet fetare nga greqishtja dhe futi gjuhėn shqipe nė kishėn ortodokse shqiptare. Deri vonė, shqiptarėt katolikė kryenin lutjet nė gjuhėn latine. Edhe ata shkuan gjurmėve tė Nolit. Pėrkthyen librat e shenjtė dhe sot, si shqiptarėt ortodoks, luten nė gjuhėn e tyre.

E shqiptarėt muslimanė? Falen nė xhamitė e tyre e nuk dinė se ē’thonė kur i drejtohen Zotit. Siē u mblodhėn dijetarėt islamė nė botė, qė sipas Elezajt, morėn vendim qė namazi tė falet vetėm nė gjuhėn arabe, dijetarėt tanė muslimanė, mund tė mblidhen e tė marrin njė vendim, sa mė shpejt aq mė mirė, (sepse janė vonuar tepėr), qė ceremonitė fetare tek shqiptarėt muslimanė tė kryhen vetėm nė gjuhėn shqipe. Ky nuk ėshtė veprim kundėr Kuranit. Ky ėshtė veprim qė forcon besimin nė tė, kur njerėzit e kuptojnė domethėnien e tij. Nė kėtė vendim, do tė duhej tė futej edhe njė nen ndėshkues ndaj tė gjithė atyre qė vazhdojnė tė predikojnė arabisht pėr masėn qė nuk i kupton.

Nė reagimin e tij, pėr pjesėn ku unė shtroja pyetjen se pėrse kryemyftu Tėrnava gjatė faljes sė Bajramit nė Prishtinė nuk i pėrmendi me emėr “miqtė” qė ndihmuan tė ēlirohet Kosova, z. Elezaj shkruan: “Del e qartė se zotėriu nė fjalė nuk e njeh fare politikėn ndėrkombėtare qė bėhet ndaj Kosovės nė planin global, por as atė nė raportet Kosovė-botė arabe-islame”.

Nuk e di se pėr ēfarė “plani global” flet autori nė raportin Kosovė – botė arabe. Nėse ka diēka qė shqiptarėt nuk e dinė, le ta thotė, por ajo qė shihet nė shesh deri nė kėtė ditė ėshtė se vendet arabe nuk kanė qenė nė anėn e Kosovės pėr njohjen e pavarėsisė sė saj, e nuk kanė qenė nė anėn e saj tė drejtė as nė kohėn e mikut tė tyre tė madh, Josip Broz Titos, e as nė kohėn kur Millosheviēi dėboi njė milionė shqiptarė nga vatrat e tyre. Bile kish shtete arabe nė atė kohė qė bashkėpunonin ngushtė me Serbinė kundėr Kosovės, siē po bashkėpunojnė me Serbinė shumė prej tyre edhe sot. Ėshtė mirė qė Elezaj ta zbėrthejė kėtė “plan global” nė mėnyrė qė tė na ndihmojė tė kuptojmė “nėntekstin” e fjalėve tė myftiut Tėrnava, i cili, ditėn e Bajramit nė xhaminė e madhe tė Prishtinės, nuk i pėrmendi me emėr Amerikėn dhe shtetet perėndimore kur falėnderoi ata qė ndihmuan ēlirimin e Kosovės.

_______________________________________
Vehbi Bajrami - Publisher Illyria Newspaper
481 8th Avenue Suite 937
New York, NY 10001
Phone: 212 868 2224
Fax: 212 686 2228

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara