HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tregjet e Komunikimit

-- nga Vehbi Bajrami, 14 nėntor 2008

Vehbi Bajrami Kriza e tanishme e tregjeve financiare dallon prej tė mėparshmeve edhe ngaqė pllakosi pikėrisht kur modeli i tregut po kėshillohej universalisht e me tė madhe, si model pėr tė organizuar tė gjitha sferat e shoqėrisė, duke pėrfshirė edhe shkėmbimin e informacionit dhe vetė demokracinė si sistem, ku zgjedhėsit i “blejnė” pėrfaqėsuesit e tyre, duke i paguar me vota.

Nuk ėshtė pėr t’u habitur qė dogma e laissez faire, e trumbetuar deri nė shurdhim kėto njėzet vjetėt e fundit jo vetėm nga e djathta neoliberiste, por edhe nga organizmat ndėrkombėtare tė zhvillimit, tani po vihet nė dyshim deri edhe nga partizanėt e vet mė tė flaktė. Me pak pėrjashtime tė njohura, tė gjithė janė tė njė mendjeje, qė shteti nuk mund tė mbahet forcėrisht larg tregjeve, dhe qė tregjet vetė nuk e kanė atė aftėsi vetėrregulluese pothuajse magjike, qė iu atribuohej deri mė sot.

Si do tė pasqyrohet ky ndėrrim paradigme nė tregjet e shkėmbimit tė informacionit, veēanėrisht nė kontekstin e sotėm kur teknologjitė e televizionit numerik, Internetit, realitetit virtual dhe telefonisė celulare po e revolucionarizojnė komunikimin?

Deri mė sot, nė shoqėritė perėndimore pluraliste edhe komunikimi ėshtė organizuar sipas parimit tė shkėmbimit tė lirė tė informacionit, gjithnjė tė modeluar sipas tregut tė lirė tė mallrave dhe tė parasė. Shkėmbimi i lirė i informacionit, nga ana e vet, lyp njohjen dhe garantimin e tė drejtės sė fjalės nga shteti, siē edhe ėshtė arritur gjerėsisht, madje edhe nė vendet ish-socialiste tė Lindjes, duke pėrfshirė edhe Shqipėrinė.

Mirėpo e drejta e ēdo individi dhe institucioni pėr tė shkėmbyer informacion sipas dėshirės dhe interesit nuk garanton cilėsinė e informacionit, as funksionimin harmonik tė sistemit. Qė kėtej, mund tė pyetet nėse ekziston rreziku qė edhe modeli i shoqėrisė sė hapur dhe pluraliste, ku njerėzit komunikojnė lirisht nė tregun e ideve dhe tė informacionit, tė pėsojė kolaps tė ngjashėm me atė tė tregjeve financiare.

Pėr t’iu qasur rrezikut pėr zhvlerėsim dramatik tė informacionit dhe paralizė tė komunikimit, mė parė duhet pėrcaktuar mė mirė se ēfarė shkėmbehet pikėrisht gjatė komunikimit; meqė idetė dhe format mund tė shumėzohen praktikisht pa shpenzime materiale, njėlloj si kopjet e njė kėnge nė MP3, ose videot muzikore nė YouTube.

E vetmja mėnyrė pėr t’u pasuruar nė kėtė lloj tregu, ku shitėsit mbeten nė zotėrim tė mallit edhe pasi ua kanė pėrcjellė blerėsve, ėshtė kontrolli i informacionit. Nga ana tjetėr, koncepti i komunikimit si treg mbėshtetet mbi idenė se vlera e ēdo mesazhi qė shkėmbehet ėshtė vėrtetėsia, ose raporti me tė vėrtetėn, si realitet ose si pikėsynim.

Njė nga arsyet e kolapsit tė tregjeve financiare thuhet se ishte shumėfishimi artificial i letrave me vlerė, nėpėrmjet instrumentesh “ekzotike”, tė krijuara nė zanafillė pėr tė administruar riskun. Disa studiues tė tregjeve financiare kanė parė njė ngjashmėri midis kėtij shumėfishimi vlerash fiktive, dhe shumėzimit tė informacionit tė pėrcjellė me anė tė komunikimit elektronik.

Nga ana tjetėr, vetė tregjet financiare po varen dhe kushtėzohen gjithnjė e mė tepėr nga shpejtėsia me tė cilėn transmetohet dhe pėrpunohet informacioni; deri nė atė shkallė sa tashmė reagimi ndaj lajmeve, nėpėrmjet blerjes ose shitjes sė letrave me vlerė, t’u besohet gjithnjė e mė shpesh kompjuterėve tė programuar ad hoc.

Firmat e mėdha financiare dhe tė brokerimit kanė investuar shuma kolosale nė kėtė sektor tė shkėmbimeve tė kryera automatikisht nga kompjuterė tė fuqishėm, tė cilėt komunikojnė drejtpėrdrejt me agjencitė e specializuara nė fushėn e informacionit financiar, si Bloomberg.

Informacioni i tepėrt nė qarkullim, njėlloj si paraja e printuar pėr tė korrigjuar zhbalancime tė tregjeve, shkakton inflacion; dhe nė sistemet e komunikimit inflacioni nuk mund tė shfaqet veēse si zhvlerėsim i sė vėrtetės. Ndėrsa nė lėmin e shkėmbimeve nė bursė po dėgjohen gjithnjė e mė shpesh zėra qė ftojnė pėr vetizolim tė operatorėve ndaj pėrmbytjes informacionale, ose pėr shkėputje nga dialogu i pandėrprerė, sekondė pas sekonde, me rrymėn e tė dhėnave tė rastėsishme, nė lėmin e komunikimit kjo do tė pėrthyhej si nevojė e publikut pėr tė pasur mė shumė kontroll ndaj rrjedhės sė informacionit.

Institucionet publike, nė kėtė kontekst, do tė pėrpiqeshin tė mbronin kanalet e informacionit nga zhurma, veēanėrisht nga ajo lloj zhurme parazitare qė mėton tė paraqitet si informacion – propaganda politike, reklamat dhe nė pėrgjithėsi profkat, ose mesazhet nga burime qė nuk duan aq t’ia dijnė pėr tė vėrtetėn, sa robėtohen pėr tė mbajtur vėmendjen e publikut tė gozhduar nė to ose larg burimesh tė tjera, potencialisht subversive pėr statu quo-nė.

Pėr shembull, mendohet se 80-85% e postės elektronike qė qarkullon nė Internet ėshtė spam, ose mesazhe qė orvaten t’u shesin marrėsve mallra tė ēfarėdoshme; ēka e rėndon tej mase Internetin si medium komunikimi, edhe pse shumė shpėrndarės spam-i e konsiderojnė veprimtarinė e tyre si tė pėrligjur nga e drejta e fjalės. Shpėrndarja e mesazheve tė tilla ėshtė fitimprurėse pėr autorėt, edhe pse, sipas njė studimi tė kryer tani sė fundi nga disa universitete nė Kaliforni, vetėm 1 nė ēdo 12 500 000 mesazhe arrin tė finalizohet me shitjen e produktit.

Pėr vende tė vogla si Shqipėria, ku publiku ka fuqi blerėse relativisht tė ulėt dhe ende nuk ėshtė kushtėzuar si duhet nga mekanizmi i reklamės, kanalet e informacionit nuk mbingarkohen aq nga spam-i komercial, sesa nga spam-i politik, ose nga orvatjet kėmbėngulėse tė partive dhe tė grupeve politike pėr ta pėrdorur ēdo instancė tė komunikimit publik si mjet pėrēimi tė mesazheve tė tyre.

Kjo shpjegohet edhe me faktin e njohur qė nė vende tė tilla kapja e pushtetit politik ėshtė mėnyrė gati legjitime pėr t’u pasuruar, po aq normale sa edhe shitja e pijeve freskuese, gomave tė kamionėve, shampove pėr qen, sigurimeve pėr jetėn, aksioneve dhe shėrbimit tė pastrimit tė qilimave nė vende kapitaliste tė zhvilluara.

Nėse tregu i shkėmbimit tė informacionit, duke pėrfshirė kėtu edhe mass mediat, kapet nga forcat politike dhe grupet e interesit qė lidhen me to, atėherė barazia e partnerėve nė komunikim ekziston vetėm nė letėr, meqė nė praktikė disa prej partnerėve janė mė tė barabartė se tė tjerėt – pėr tė parafrazuar Orwellin.

E vėrteta, si vlerė e ēdo transaksioni komunikativ, realizohet nė aktin e shkėmbimit; prandaj mediat dinjitoze dhe qė e ruajnė besueshmėrinė nė publik janė burime pasurish tė paēmuara pėr kulturėn dhe shoqėrinė. Pėrkundrazi, kolapsi i informacionit dhe zhvlerėsimi katastrofik i sė vėrtetės e transferojnė pushtetin nga publiku te zhurmuesit e informacionit, ose super-profkatarėt.

Prandaj shteti e ka pėr detyrė jo vetėm t’u garantojė tė drejtėn e fjalės individėve dhe institucioneve, por edhe t’i mbrojė kanalet e komunikimit nga zhurma dhe spam-i, politik dhe ekonomik, duke ua kufizuar elitave nė pushtet mundėsinė pėr t’u riprodhuar lirisht nėpėrmjet komunikimit publik.

Komunikimi i vjetėr njėdrejtimsh, i themeluar mbi shtypin, radion dhe mė pas televizionin, i ngjante njė lloj teatri tė pėrgjithshėm, ku publiku ndiqte lojėn e parive nė skenė duke u identifikuar me kėtė apo atė palė nė konfliktet, reale apo tė sajuara. Modeli i ri, i mbėshtetur nė Internetin, telefoninė celulare dhe konceptin e rrjetėzimit (networking) i pėrgjigjet mė mirė idealit pluralist dhe demokratik qė frymėzon ēdo veprim social dhe institucion.

Nėse mė parė publiku rrezikohej nga monopolizimi i burimeve tė informacionit nėpėrmjet kontrollit ekskluziv, sot ky kontroll po realizohet gjithnjė e mė tepėr nėpėrmjet zhurmės. Nėse njėqind kumrije mjaftojnė pėr ta luajtur mendsh njeriun, po t’i besojmė fjalės sė popullit, atėherė njėqind mijė kumrije, tė shumėfishuara nga njėqind mijė pasqyra dhe altoparlante, mjaftojnė pėr ta futur krejt shoqėrinė nė komė informacionale.

Kriza e tashme financiare i pėrgėnjeshtroi tė gjithė ata qė shpresonin, ose hiqeshin sikur shpresonin nė virtytin vetė-rregullues tė tregjeve, ose tė filozofisė sė laissez faire. Edhe ish-Presidenti legjendar i Federal Reserve, Alan Greenspan, i thirrur para pak ditėsh pėr tė dėshmuar rreth krizės financiare para Komitetit pėr Mbikėqyrjen dhe Reformėn Qeveritare tė Dhomės sė Ulėt tė Kongresit Amerikan, u shtrėngua tė pranojė se u kishte besuar sė tepėrmi aftėsive vetėkorrigjuese tė tregut tė lirė, dhe nuk kishte arritur tė parashikonte fuqinė vetėshkatėrruese tė huave hipotekare tė papėrligjura.

Megjithatė, kjo humbje besimi nė aftėsitė vetėregulluese tė modelit ekonomik tė laissez-faire nuk ka pse tė pėrthyhet vetvetiu si humbje besimi nė sistemin kapitalist nė pėrgjithėsi; sa kohė qė vetėrregullimi nuk ka pse tė mbahet si virtyt ekskluziv i modeleve ekonomike. Ēka u konfirmua, nė rrethanat e tanishme, ishte vetėm nevoja pėr rregulla dhe mekanizma rregullues tė egoizmit, konkurrencės, grykėsisė dhe idhujtarisė sė parasė. Tregjet e komunikimit, nė botėn mbarė, janė duke nxjerrė mėsimet pėrkatėse.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara