HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


A do ndikojė raca?

-- nga Voanews.com*, 01 Shtator 2008

Senatori demokrat Barak Obama ėshtė afrikano-amerikani i parė nė historinė amerikane qė merr emėrimin e njė partie tė madhe politike si kandidat pėr president. Dhe jo vetėm kaq! Anketat tregojnė se zoti Obama ka epėrsi ndaj rivalit republikan, senatorit John McCain.

Senatori demokrat Barak Obama ėshtė afrikano-amerikani i parė nė historinė amerikane qė merr emėrimin e njė partie tė madhe politike si kandidat pėr president. Dhe jo vetėm kaq! Anketat tregojnė se zoti Obama ka epėrsi ndaj rivalit republikan, senatorit John McCain. Sipas kėtyre anketave, nėse zgjedhjet zhvillohen sot, Obama mund tė bėhej presidenti i parė afrikano-amerikan i Amerikės.

Por anketat nuk janė nė gjendje tė marrin parasysh faktorin racė kur tė hidhen votat nė fshehtėsinė e kutisė sė votimit. Ēėshtja qė shtrojnė analistėt ėshtė se sa tė gatshme janė Shtetet e Bashkuara pėr njė president afrikano-amerikan.

Nė muajin mars, Barak Obama, kandidati qė pritet tė fitojė emėrimin demokrat, komentoi pėr racėn e tij dhe pėr ndikimin qė kjo mund tė kishte mbi zgjedhjet presidenciale. Komentet i referoheshin nė atė kohė zgjedhjeve brenda Partisė Demokrate. "Megjithė joshjen pėr ta parė kandidaturėn time me njė lente thjesht racore, ne arritėm fitore tė rėndėsishme nė disa shtete, qė kanė popullsi ndėr mė tė bardhat nė Amerikė."

Barak Obama mori miliona vota nga demokratėt e bardhė gjatė garave paraprake kundėr senatores Hillari Klinton. Por tani ai ėshtė nė njė fushatė kombėtare kundėr republikanit Xhon Mekein dhe shpreson tė fitojė nė shtete, tė cilat janė tradicionalisht republikane.

Shumė njerėz nė kėto shtete kanė lėnė tė kuptohet se raca do tė jetė faktor nė zgjedhjet e nėntorit. Virxhinia Perėndimore ėshtė njė shtet me njė numėr tė madh punėtorėsh tė bardhė. Nė qytetin Franklin, Steve Miller ka nė pronėsi njė hotel dhe njė restorant. Ai thotė se komuniteti i tij nuk do ta mbėshtesė Obamėn.

"Nuk mendoj se kjo ėshtė diēka raciste, por njerėzit nė Virxhinian Perėndimore nuk janė tė sigurt, nėse janė gati pėr tė pasur njė president afrikano-amerikan."

Kur zonja Klinton mposhti senatorin Obama nė zgjedhjet e Virxhinias Perėndimore, njė anketė tregonte se pėr ēdo dy nė dhjetė votues, raca ishte njė faktor. Sipas redaktorėve tė gazetave lokale "kur njė afrikano-amerikan ka pushtetin politik, shumė banorė nė qytetet e vogla mendojnė se me politikat e tij, ai do tė favorizojė mė shumė zezakėt se sa tė bardhėt."

Disa tė tjerė thonė se Amerika ėshtė e gatshme pėr njė president afrikano-amerikan, por shtojnė se Obama ka tė metat e tij. Sipas kėtij grupi, ai nuk ka pėrvojėn e duhur dhe kjo e dėmton mė tepėr se sa raca.

Megjithatė, nė Shtetet e Bashkuara ekziston njė prirje pėr tė mos i vėnė rėndėsi racės ose pėr tė mos krijuar pėrshtypjen se po voton bazuar mbi racėn. Prandaj kur njė votues ka pėrballė njė kandidat tė bardhė dhe njė zezak, ai pėrpiqet tė mos e marrė vendimin bazuar mbi racėn.

Edhe shteti verilindor i Pensilvanisė ka njė shtresė tė gjerė punėtorėsh tė bardhė. Ky shtet, me mė shumė se 8 milionė votues tė regjistruar, ka rėndėsi kritike pėr Obamėn. Edhe kėtu, zonja Klinton fitoi ndaj zotit Obama nė zgjedhjet paraprake demokrate.

Sidomos tė moshuarit nė kėtė shtet, janė disi kundėr kandidaturės sė z. Obama. Mendimi i pėrgjithshėm i kėsaj grupmoshe ėshtė: "Jo, jo sepse ėshtė zezak por se nuk i ka aftėsitė e senatorit Mekein".

Por nė kampuset universitare, (pra tek tė rinjtė) edhe nė shtetet jugore republikane, Obama ėshtė mjaft popullor. Studentėt e Universitetit tė Virxhinias, thonė se raca do tė jetė njė faktor nė zgjedhje, por jo pėr ata vetė. Disa mendojnė se raca nuk do tė jetė njė faktor pėr shumicėn, por pėr njė pėrqindje shumė tė vogėl votuesish. Ama, kjo pėrqindje e vogėl mund tė vendosė fatin e zgjedhjeve.

Pėrfundimisht vėzhguesit politikė nė SHBA thonė se ėshtė e vėshtirė tė gjesh me saktėsi se ē’mendojnė njerėzit pėr racėn, sepse shumė prej tyre e fshehin atė qė ndjejnė realisht. Madje, sipas vėzhguesve, shpesh votuesit nuk e kuptojnė se po ndikohen nga raca.

*Marrė me shkurtime nga faqja zyrtare e radios Zėri i Amerikės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara