HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Korrupsioni nuk ėshtė lojė; ėshtė luftė

-- nga John L. Withers II, Ambasador i SHBA nė Tiranė

John L. Withers II Nė Shqipėri unė kam folur mbi njė numėr ēėshtjesh. Shumica e tyre kanė qenė tema tė gėzueshme pėr mua: ftesa e Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė NATO, pavarėsia e Kosovės dhe pak pėr kulturėn dhe historinė shqiptare. Tema e sotme fatkeqėsisht nuk ėshtė njė nga ato temat e gėzueshme; tema e sotme ėshtė korrupsioni.

Sot ne po publikojmė rezultatet e njė sondazhi mbi korrupsionin, kryer nga instituti i drejtor Pashės. Sondazhi mat si perceptimin, ashtu edhe pėrvojat e qytetarėve me korrupsionin. Tė rejat fatkeqėsisht nuk janė tė mira. Sipas sondazhit, 92% e shqiptarėve thonė se korrupsioni ėshtė i pėrhapur nė zyrtarėt publikė dhe ka njė rėnie prej tetė pikėsh krahasuar me vitin e kaluar. Raporti tregon se nuk ka pėrparim nė treguesit e ryshfetit. Afėrsisht 70% e njerėzve tė intervistuar thanė se kanė paguar njė ryshfet pėr trajtim mjekėsor. Rreth 60% kanė shumė pak besim te sistemi gjyqėsor. Nė njė raport 3 me 1, shqiptarėt nuk mendojnė se gjyqtarėt janė tė paanshėm, kur kryejnė gjykime.

Drejtori Pasha do t’ju japė mė shumė hollėsi dhe njė analizė tė plotė tė raportit pak mė vonė, kėshtu qė nuk do tė vazhdoj mė nė kėtė linjė, por kėto shifra tregojnė se Shqipėria ka njė problem serioz me korrupsionin. Korrupsioni prek tė gjitha pjesėt e shoqėrisė shqiptare – ekonominė, mundėsitė e investimit, imazhin e Shqipėrisė jashtė.

Por, nuk dua tė vazhdoj tė rendis shifra; dua tė flas pak mbi atė sesi korrupsioni prek njerėzit e zakonshėm. Nė shumė biseda me qytetarė shqiptarė, jo vetėm nė Tiranė, por nė tė gjithė vendin, kam parė se pothuajse ēdo person ka patur histori qė flisnin pėr korrupsionin. Mė lejoni t’ju pėrmend vetėm pak prej tyre.

Njėri mė tregoi pėr fėmijė tė vegjėl qė janė duke mėsuar abetaren dhe iu thuhet nga mėsuesja e tyre ditėn para Ditės sė Mėsuesve: “Thuaji prindėrve qė nuk dua lule nesėr!”. Ēfarė lloj mėsimi ėshtė ky pėr njė shtatėvjeēar? Ēfarė i mėson kjo njė shtatėvjeēari? Ēfarė modeli i jepet pėr tė ardhmen?

Persona tė ndryshėm mė kanė treguar pėr doktorė qė nuk shohin kartelėn e pacientit apo nuk e regjistrojnė fare vizitėn, por bėjnė pyetje mbi tė ardhurat dhe gjendjen financiare. Nėse pėrgjigjet tregojnė se pacienti ėshtė i varfėr, ai nuk merr trajtim mjekėsor. Nėse pacienti ėshtė i pasur, doktori bėn llogari sa tė lartė mund t’ia vėrė tarifėn.

Shumė njerėz mė kanė treguar pėr vėshtirėsitė e tyre pėr t’u pajisur me dokumente bazė si patenta, certifikata lindjeje apo tituj pronėsie. Ata mė tregojnė sesi iu duhet tė presin me orė tė tėra, ndonjėherė edhe me ditė apo javė tė tėra, pėr tė marrė dokumente bazė pėr veten e tyre, kjo nė rast se nuk janė tė gatshėm tė japin 200, 500 apo 1,000 lekė qė tė kalojnė pa radhė.

Njerėzit shprehin zemėrim tė madh pėr faktin se policia iu bie daulleve me krenari pėr njė rast korrupsioni tė zyrtarėve tė lartė, por pastaj javėt kalojnė, muajt kalojnė dhe sesi ndodh qė akuzat lehtėsohen, qė disa ēėshtje pushohen, qė asnjė nuk ndėshkohet. Tani, mė lejoni tė jem mė i qartė: korrupsioni nuk ėshtė njė problem vetėm shqiptar; korrupsioni ekziston kudo. Ka shumė korrupsion edhe nė vendin tim, nė SH.B.A. – nėse merr nė dorė ēfarėdo gazete, do tė shohėsh reportazhe mbi raste korrupsioni. Por, pėrbėrėsi kryesor nuk ėshtė, nėse korrupsioni ekziston, por si mund t’i pėrgjigjemi.

Njė nga gjėrat qė mė duken shqetėsuese ėshtė se shumė herė, kur flas me miqtė e mi shqiptarė dhe i pyes: mė treguat gjithė kėto histori pėr korrupsionin, po ēfarė mund tė bėhet pėr tė? Ata pėrgjigjen, duke ngritur shpatullat: “Tė lutem, ambasador, kėtu nuk jemi nė SH.B.A. por nė Shqipėri.”

Unė nuk e pranoj kėtė pėrgjigje.

Shqiptarėt e vlerėsojnė ndershmėrinė po aq shumė sa popujt e tjerė nė botė dhe popujt qė unė njoh. Shqiptarėt e urrejnė korrupsionin. Ata e urrejnė faktin qė njė pakicė njerėzish tė korruptuar prishin sistemin nė tėrėsi.

Dhe nė veēanti nuk mė pėlqen nėnkuptimi nė atė pėrgjigje se korrupsioni ėshtė njė simptomė e kulturės shqiptare; nuk ėshtė kėshtu. Ēdokush qė e njeh popullin shqiptar, e di se ai ėshtė njė shkelje e kodit etik dhe moral tė shqiptarėve.

Kultura shqiptare e vendos ndershmėrinė dhe integritetin mbi ēdo gjė tjetėr. Pėr shqiptarėt njė fjalė e dhėnė ėshtė njė fjalė e mbajtur. Dhe parimi i Besės, virtyti klasik i shqiptarėve, ėshtė njė lidhje qė nuk mund tė thyhet. Pra, e pėrsėris, gjithkush qė mendon se korrupsioni ėshtė i natyrshėm pėr shqiptarėt, e ka gabim; korrupsioni ėshtė dhunim i asaj ēka do tė thotė tė jesh shqiptar.

Atėherė, ēfarė mund tė bėhet?

Mė lejoni tė flas mbi dy tema tė veēanta. E para, trajtimi i korrupsionit ėshtė njė pėrgjegjėsi e nivelit tė lartė. Elita politike e kėtij vendi duhet tė marrė pėrgjegjėsinė nė luftėn kundėr korrupsionit nė mėnyrė domethėnėse, jo thjesht nėpėrmjet fjalimeve dhe fjalėve. Dhe, kur them elita politike, mė lejoni tė jem i qartė: Nuk po e drejtoj gishtin kah qeveria, apo opozita, apo ndonjė grup i caktuar politik, apo individ; e gjithė elita politike duhet tė marrė pėrgjegjėsinė. Dhe kjo do tė thotė qė udhėheqėsit politikė duhet tė denoncojnė aktet e korrupsionit, edhe kur kėto kryhen prej kolegėve tė tyre.

Nuk duhet tė pėrdorin ndikimin pėr tė mbrojtur miqtė apo tė afėrmit dhe nuk duhet tė pėrdorin pushtetin politik pėr tė ndryshuar rrjedhėn e drejtėsisė. Elita politike e Shqipėrisė duhet tė udhėheqė pėrmes shembullit tė vet. Njė hap i rėndėsishėm i drejtpėrdrejtė qė mund tė ndėrmerret ėshtė ndryshimi i ligjit pėr imunitetin, i cili mbron zyrtarėt e lartė nė gjykata, nė parlament dhe nė poste tė tjera nga procedimi. Ata duhet tė jenė po aq pėrgjegjės ligjėrisht sa ēdo qytetar shqiptar. Me fjalė tė tjera, askush nuk duhet tė ketė imunitet nga procedimi pėr akte tė jashtėligjshme.

Dhe, udhėheqja politike e Shqipėrisė duhet tė fuqizojė institucionet qė kėrkojnė tė bėjnė drejtėsi; tė fuqizojė prokurorėt qė vihen pas kriminelėve dhe tė bėjnė tė qartė qė kushdo qoftė i dyshuar, pavarėsisht nga pasuria, pavarėsisht nga lidhjet familjare, pavarėsisht nga lidhjet politike, do t’i nėnshtrohet procedimit.

Mė lejoni tė pėrmend njė shembull tė asaj qė dua tė them: ishte kėnaqėsi qė nė raportin mė tė fundit pėr tė drejtat e njeriut, pėr vitin 2007, nuk pati raportime pėr dhunė kundėr gazetarėve. Megjithatė, ditėn pėrpara se raporti tė bėhej publik, njė anėtar i parlamentit, Tom Doshi, rrahu njė gazetar, sepse ky bėri pyetje tė vėshtira. Raporti pėr tė drejtat e njeriut vitin tjetėr nuk do t’i japė Shqipėrisė notė kaluese nė kėtė kategori. Ėshtė premtuar njė hetim i rastit, por nuk ėshtė dėgjuar mė tepėr. Nuk mund tė gjykoj, nėse z. Doshi ishte fajtor apo i pafajshėm nė atė qė bėri, por pyetja ime ėshtė: A do tė ketė dėgjim tė barabartė tė tė dyja palėve? Gjithashtu, ngre pyetjen: Ēfarė po bėn media? Media ka rol tė rėndėsishėm, sidomos nė mbrojtjen e njė anėtari tė vet. Me sa kam dijeni, asnjė gazetė nuk e raportoi kėtė incident deri disa ditė pasi kish ndodhur; pyetja ime ėshtė: A po e ndjek media rastin tani? Dhe, a nuk ėshtė detyra e tyre ta ndjekin kėtė ēėshtje?

Tema e dytė qė dua tė diskutoj ėshtė pėrgjegjėsia publike. Me kėtė dua tė them qė qytetarėt vetėm e shohin korrupsion apo janė viktima tė korrupsionit, duke protestuar, duke e kritikuar, duke denoncuar raste tė korrupsionit, duke kėrkuar mė shumė nga udhėheqja e vendit pėr tė bėrė diēka pėr korrupsionin. Profesionet mund tė vendosin rregull brenda vetes; profesionet mund tė ndihmojnė nė eliminimin e korrupsionit brenda radhėve tė veta.

Pėr shembull, nėse asgjė nuk i ndodh mjekut qė merr ryshfet, njollosen emrat e qindra mjekėve qė shpėtojnė jetė.

Nėse asgjė nuk i ndodh gjyqtarit qė pėrdor njė “Tuareg” qė kushton 30,000 euro, njollosen emrat e tė gjithė gjyqtarėve qė japin vendime tė ndershme dhe tė drejta ēdo ditė.

Nėse asgjė nuk i ndodh policit qė njofton kriminelin pėrpara operacioneve tė policisė, e gjithė trupa policore prej 15,000 oficerėsh njolloset dhe dobėsohet.

Nėse asgjė nuk i ndodh zyrtarit qė njė ditė gdhihet i pasur, e gjithė administrata publike njolloset dhe dobėsohet.

Unė nuk e pranoj pėrgjigjen qė korrupsionit nuk i bėn dot gjė.

Askush nuk mund tė mė bindė qė tė ashtuquajturit “tė fortė” nė kėtė vend tė jenė mė tė fuqishėm sesa mijėra prindėr qė duan shkollim tė denjė pėr fėmijėt e tyre apo sesa tė rinj si ju qė duan tė jetojnė kėtu nė njė shoqėri tė lirė, tė hapur dhe tė ndershme.

Dėgjova historinė e njė drejtoreshe spitali nė njė qytet verior, e cila mėsoi qė infermieret kėrkonin ryshfet pėr t’iu treguar pacientėve, ku ishin zyrat e mjekėve. Ajo thjesht vendosi shenja treguese qė tregonin si shkohej nė zyrat e mjekėve dhe kjo arriti tė pakėsonte ryshfetet.

Dėgjova pėr njė agjenci qė lėshon dokumente tė caktuara qė i dha fund problemit tė njerėzve qė nuk mbanin radhė duke paguar ryshfet, duke vendosur njė sistem takimesh me orar: ēdo person arrinte nė njė kohė tė caktuar, takonte zyrtarin pėrkatės dhe nuk paguante ryshfet.

Cila ėshtė rėndėsia e marrjes sė pėrgjegjėsisė nga qytetarėt? Mė lejoni tė lexoj citimin e njė shqiptari shumė tė respektuar, At Anton Harapi, i cili, pėrpara se tė ekzekutohej nė vitin 1947, tha: “A e dini se ēdo ndėrtese i vihen themelet n’dhe? Edhe n’vorr nė hyjshim, duhet t’jemi gurt e themelit t’asaj binaje t’cilėn sot e quejm Shqipni.”

Zonja dhe zotėrinj, korrupsioni nuk ėshtė lojė; ėshtė luftė.

Ka njė dhe vetėm njė arsye pėr fjalėt e mia sot kėtu: dhe ajo ėshtė, sepse unė e di qė mund ta fitoni kėtė luftė, sepse qeveria ime do qė ju ta fitoni kėtė luftė dhe sepse ēdo shqiptar do qė tė fitojė.

* Fjala e ambasadorit tė SH.B.A. John L. Withers, II nė publikimin e sondazhit “Perceptime dhe Pėrvoja me Korrupsionin” nė 2008, kryer nga IDRA dhe financuar nga USAID

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara