HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mėsuesja 95-vjeēare boton libėr-amanetin nė kujtim tė tė shoqit tė vrarė nga komunistėt

-- nga Xhovani Shyti

“Kostaq Stefa, martir i demokracisė” titullohet libri in memoriam, me 234 faqe, i cili tė ofron dy befasira: sė pari, moshėn e thyer tė autores sė tij, Eleni Stefa, e cila momentalisht ėshtė 95 vjeē dhe sė dyti, sepse ėshtė pėrmbushja e njė pengu qė asaj i ka vluar brenda vetes pėr vite e vite me radhė.

Nė qendėr ėshtė figura e tė shoqit, tė ndjerit Kostaq Stefa, pushkatuar mė 3 mars tė vitit 1948 nga komunistėt. Kujtime tė trishta dhe rrėqethėse e pėrshkruajnė librin e 95-vjeēares Stefa. Njė gjuhė e veēantė qė rrjedh, jo vetėm nga kultura gjuhėsore e autores arsimtare, por edhe nga dhimbja e dashuria e njė gruaje, e cila vuajti persekutimin gjysmėshekullor, pas pushkatimit tė tė shoqit qė i la pesė fėmijė.

Kujtimet e zonjės Eleni nuk janė thjesht e vetėm personale, por ngacmojnė memorien e tė gjithė atyre njerėzve qė provuan tmerret e e genocidit tė pamėshirshėm komunist. Nė tregimin e jetės sė saj, tė shkrirė me atė tė bashkėshortit dhe pesė fėmijėve, zonja e madhe beratase bėhet vetė ciceroni i dhimbjes familjare, i vuajtjeve dhe privacioneve qė iu rezervuan gjatė gjithė jetės. Nga nėnshtresa e radhojve tė tregimit tė saj mėson edhe njė herė se, pak, shumė pak gra mbetėn simbole tė mbijetesės njerėzore, duke treguar se, pėrveē atyre qė u nėnshtruan dhe u vunė nė shėrbim tė armės sė ish-Sigurimit tė Shtetit ekziston edhe njė kontigjent tjetėr, ai i tė panėnshtruarve, i atyre qė pranuan privacionet e mėdha pėr tė mos tradhtuar kujtimin e bukur tė jetės. Njera prej tyre ėshtė edhe Eleni Stefa, apo zonja Leni siē vazhduan ta quajnė beratasit edhe pas pushkatimit tė bashkėshortit tė saj, Kostaq Stefa, i cili nė vitin 1993 mori titullin “Martir i demokracisė”.

* * *

Nė hyrje tė librit autorja shkruan:

“Kėtė libėr ua kushtoj: bashkėshortit tim Kostaq Stefa, intelektualėve tė nderuar beratas, Hamit Myftiu (ish-deputet), Tajfur Haznedari dhe njeriut tė Zotit, Baba Bedri Cakranji, eshtrat e tė cilėve u gjetėn pas 45 vjetėsh, mė 18 janar 1993, tė lidhur me zinxhir kuajsh, tė mbyllur me dryn, ashtu siē ishin pushkatuar pa faj, mė 3 mars 1948, si edhe gjithė intelektualėve dhe viktimave tė pafajshme qė e pėsuan nga tragjedia komuniste shqiptare 1944-1992...”

Mė tej, nė kapitullin hapės, dy prej vajzave tė tė ndjerit, Elda dhe Vitore Stefa (Leka), njė emėr i njohur nė qarqet intelektuale krijuese e artistike tė emigracionit shqiptar, jo vetėm si shkrimtare e poete, por edhe si humaniste, citon: “Kur nisėm tė hidhnim nė letėr fjalėt e nėnės sonė Eleni, “Mėsuese e popullit”, dora dhe shpirti na dridhej. Po na dilte para syve portreti i njė ati tė dashur dhe tė urtė, tė thjeshtė deri nė madhėshti e tė dashuruar pas jetės, dijes, kulturės; njė bashkėshort i respektueshėm, i dashur; njė prind qė deri nė frymėn e fundit shpirtin dhe mendjen e pati tek ne, fėmijėt e tij…”

Krimi ndodhi mė 3 mars tė vitit 1948, kur Kostaq Stefa sapo kishte kapėrcyer tė 40-at, duke hyrė nė pragun e burrit tė pjekur.

“Na e martirizuan atin tonė tė shtrenjtė atė natė marsi. Kishte shtatė muaj qė na i kishin shkulur nga vatra familjare, duke e hedhur nė birucat e errėta tė Sigurimit tė Shtetit, duke e torturuar ēnjerėzisht, duke ia bėrė trupin plagė… Shtėpia jonė mbeti pa kryefamiljarin e saj, tryezės sonė i mungonte kreu, nėnės sonė, shenjtores sonė tė bukur, Elenit, i prenė krahėt, sepse e lanė pa bashkėshortin e dashur, pa shokun e jetės, tė mendimeve, kėshillave dhe mbi tė gjitha, pa atin e fėmijėve tė saj…”, - citojnė nė kapitullin “Shenjtėrimi i njė martiri” Vitorja dhe Elda, ndėrsa nė faqet qė do tė vazhdojnė autorja 93-vjeēare, Eleni Stefa, do tė kujtojė:

Shtėpia e Stefave

“Ėshtė njė shtėpi e vogėl aty nė lagjen e bukur “Mangalem” tė qytetit tė lashtė dhe historik tė Beratit, nė pragun e sė cilės hynė dhe dolėn burrat patriotė tė fisit Stefa, tė cilėt u pėrpoqėn dhe luftuan pėr Shqipėrinė, me zemėr e shpirt tek liria…

Ndėr ta do tė shquhej nė veēanti Gjergj Stefėn, qė sė bashku me tė vėllain, Kozmanė, ishte ndėr patriotėt mė nė zė tė Sanxhakut tė Beratit… Pėrveēse njė ekonomist i zoti dhe njė patriot zemėrzjarrtė, Gjergji ishte edhe njė diplomat i zoti dhe i shkathėt. Gjergji drejtonte si kapedan i vėrtetė njė forcė prej 1300-1500 luftėtarėsh, e cila ishte krijuar nė Sanxhakun e Beratit pėr tė qenė e gatshme tė pėrleshej me trupat rregullta tė ushtrisė osmane… Gjergji u aktivizua qė nė ditėt e para tė krijimit tė degės sė Lidhjes sė Prizrenit pėr Beratin dhe u bė njė mbėshtetje e fuqishme e kėsaj lidhjeje. Ai njihej personalisht vetė me njė nga prijėsit e kėsaj lidhjeje, me tė ndriturin Abdyl Frashėri, i cili e vlerėsonte shumė lart rolin e Gjergji Stefės. Por, figura e shquar e Gjergjit nuk mund tė mos binte nė sy edhe tė tė huajve qė ndiqnin jetėn shqiptare. Kėshtu zv.konsulli francez nė Janinė, Ners, i shkruante qeverisė sė tij mė 1878-ėn: “Shqiptarėt e Beratit duan ndarjen nga Turqia. Njė rol drejtues dhe komandues luan edhe kapedani trim Gjergj Stefa…”

Vėllai i Gjergjit, Kozma Stefa, u martua me Marie Kristoforidhin, motrėn e tė pėrndriturit mėmėdhetar Kostandin Kristoforidhi. Nga kjo martesė u lindėn djemtė: Jani dhe Vangjeli…”

Kostaq Stefa

“Bashkėshorti im, Kostaq Stefa, u lind mė 20 maj 1905, nga prindėrit e tij Vangjel dhe Parashqevi Stefa, tė cilėt vazhduan tė jetonin nė shtėpinė e madhe tė Stefave, nė lagjen “Mangalem”. Nė periudhėn e fėmijėrisė sė Kostaqit familja e madhe e Stefave ishte njė nga mė tė pasurat dhe mė fisniket e qytetit tė Beratit, ndaj dhe atij nuk i mungoi asgjė si nga ana ekonomike, por veēanėrisht nga ana e formimit etiko-kulturor dhe patriotik. Pas pėrfundimit tė shkollės qytetėse, duke parė rezultatet e shkėlqyera tė tė birit, Kostaqit, ati i tij Vangjeli, njeri arsimdashės dhe me kulturė tė gjerė, vendosi qė tė birin ta ēojė me studime nė Shkollėn Teknike shqiptaro-amerikane, qė sapo ishte ēelur nė Tiranė. Kjo shkollė ishte krijuar me ndihmėn e Kryqit tė Kuq amerikan, nė vitin 1922 dhe deri nė vitin 1933, kur Zogu do ndėrmerrte hapin pėrfundimtar pėr ta shtetėzuar, kjo shkollė u ndihmua nga Kryqi i tė Rinjve dhe pėrmes veprimtarive tė ndryshme ndihmuese. Dėshira pėr tė mėsuar, vullneti dhe zgjuarsia bėnė qė Kostaqi tė shkėlqente si nxėnės i kėsaj shkolle, ku si drejtor, nga viti 1922-1933 do tė ishte profesori i pėrkushtuar amerikan Harry Fultz, emrin e tė cilit mban sot kjo shkollė. Duke vlerėsuar kėto rezultate tė tij, pas pėrfundimit tė shkollės nė vitin 1926, drejtori dhe pedagogu Harry Fultz e emėroi atė pedagog nė kėtė shkollė. Kostaqi kishte shkėlqyer nė mėnyrė tė veēantė nė gjuhėn angleze dhe nė vizatim teknik, gjė kjo qė ndikoi nė caktimin e tij si pedagog pikėrisht i kėtyre dy lėndėve dhe i gjeografisė. Pedagogu njėzet e njė vjeēar e mori me shumė pasion profesionin e tij tė ri dhe iu pėrkushtua me gjithė shpirt mėsimdhėnies. Ndėr nxėnėsit qė ai ka mėsuar kanė qenė: piktori i mirėnjohur Ibrahim Kodra, dėshmori Muhamet Gjollesha, Eqrem Stėrmasi, Avni Zajmi, Stavro Bojaxhi, Irfan Tėrshana, ish-kryeministri shqiptar i kohės sė komunizmit Mehmet Shehu, Mirush Pėrmeti, Anton Delhysa, Dhimosten Malo etj…

Ishte viti 1927 kur Kostaq Stefa u zgjodh kryetar i organizatės sė parė “Boy Scouts” (boj skaut-ėve) tė Shqipėrisė, qė u themelua brenda Shkollės Teknike dhe me nxėnėsit e saj. PO kėtė vit ai u ftua nė Londėr nga organizata homologe “Boy Scouts”, pėr tė marrė eksperiencė nga kjo organizatė me tradita tė mėdha. Pėr kėtė dėshmojnė dy fletore tė trasha, qė pėr fat i kanė shpėtuar kontrollit qė Sigurimi i Shtetit i bėri shtėpisė sonė mbas arrestimit tė bashkėshortit tim Kostaq Stefa…”

Eleni dhe Kostaq Stefa nė ditėn e martesės mė 1932

“Jeta ime me Kostaqin”

“Unė, Eleni, u linda nė qytetin e bukur dhe historik tė Beratit, mė 15 qershor 1912, nga prindėrit Theodhor dhe Theodhora Janēe, tė cilėve u lindėn gjashtė fėmijė. Im atė, Theodhori, kėndonte shumė bukur dhe ishte psallt nė njė nga kishat e Beratit. Ai vdiq i ri, kur unė sapo kasha mbushur tetė vjeē. Ishte dhjetori i vitit shkollor 1924-1926 (atė vit u hap pėr tė parėn herė shkolla Normale Femėrore nė Korēė), ku u nisa sė bashku me pesė vajza tė tjera beratase. Ishte mėngjes herėt, aty nga ora pesė, kur iu hipėm mushkave tė dy qiraxhinjve voskopojarė, Naunin dhe Soton, burra me moshė aty tek 44-50 vjeē, duke udhėtuar pėr tri ditė rresht, rrėzės sė malit Tomor dhe duke u ēlodhur nė ca hane me kushte jo tė pėlqyeshme. Pas fillimit tė Shkollės Normale, kthehesha nė Beratin tim ēdo verė, kur kishim pushimet. Kėshtu ndodhi edhe atė verė tė viti 1927, kur nė njė nga ato ditėt e gėzuara, pasi isha ēmallur me tė afėrmit e mi, shkova tė takoja njė nga miket e mia mė tė ngushta, shoqen time tė fėmijėrisė Elpiniqi Stefėn, ose siē e thėrrisnim shkurt Niqin. U takuam dhe pasi shėtitėm dhe u ēmallėm pak bashkė po ecnim rrugės qė tė shpinte pėr te shtėpia e saj. Aty, papritur na doli pėrballė vėllai i Niqit, Kostaqi. Kishim vite pa u parė. Ai ishte larguar nga Berati me vite dhe ja tani, unė para syve tė tij nuk isha mė ajo vogėlushja qė rendte oborrit tė shtėpisė sė tij e luante me tė motrėn, Niqin. Vura re se pėr njė ēast sikur u shtang. Tani para tij unė isha njė zonjushe qė kishte hedhur shtat, e veshur bukur, sipas modės, por edhe ai kishte ndryshuar shumė. Ishte bėrė njė djalosh i bukur, me flokė tė dredhura e tė ndara nė mes, me atė hundė tė drejtė, me faqet ku i qėndronte njė tis i lehtė i kuqi, me dy buzėt e plota. Eshe ai ishte i veshur bukur, sipas modės, me kostum dhe kravatė.

U pėrshėndetėm dhe unė nuk i qėndrova dot shikimit tė tij ngulmues. Na ftoi nė shtėpi dhe unė me Niqin e ndoqėm pas.

Nė vitin 1932 ne u martuam nėpėrmjet njė dasme tė zhvilluar nė Tiranė, ngaqė Kostaqi kishte ndėrmend tė jetonim aty. Pas martese ai vazhdoi tė jepte mėsim nė Shkollėn Teknike, kurse unė fillova tė jepja mėsim nė njė kopėsht parashkollor. Nė vitin 1933 Shkolla Teknike u mbyll, sepse u shtetėzua dhe Kostaqi, sė bashku me shukun e tij tė ngushtė, Beqir Haēi, fituan bursėn pėr tė vazhduar studimet nė “Instituto Superiore di Magistero” nė Firence tė Italisė. Nė mbrėmjen e 24 marsit 1934, duke u gdhirė Dita e Shėn Vangjelizmoit (qė ishte edhe shenjti i familjes Stefa), unė nė dhomėn lart, e ndihmuar nga nėna Parashqevi dhe mamia e qytetit prisja lindjen e fėmijės sonė tė parė qė lindi atė natė. Ishte djalė. Gėzimi ishte shumė i madh. Djalin e pagėzuam me emrin Alfredo dhe Llazar, sepse, sipas fesė ortodokse, fėmija duhej tė mbante dy emra. Pas lindjes sė djalit Kostaqi u kthye pėrsėri nė Firence, ku studioi pėr tre vjet dhe nė vitin 1936 u diplomua me rezultate shumė tė mira. Tani ai ishte njė pedagog i pėrgatitur katėrcipėrisht dhe u kthye nė Beratin e tij tė dashur, me dėshirėn e madhe pėr t’iu dhėnė dituri nxėnėsve tė tij…”

Familja Stefa pa Alfredon, i cili vdiq para kohe

Kujtimet e amerikanes Mangerich

“Njė mbasdite tė ftohtė tė javės sė parė tė nėntorit 1943 Kostaqi u vonua mė tepėr se zakonisht. Ne tė gjithė ishim nė merak tė madh, sepse ai gjithmonė lajmėronte kur nuk mund tė vinte pėr drekė. Kėshtu qė, sapo hyri nė shtėpi tė gjithė filluan t’i tėrhiqnin vėrejtje. Ai na qetėsoi, duke na thėnė se nuk kishte ndodhur asgjė e veēantė dhe mė vonė na tregoi se njė avion me 30 amerikanė, ku bėnin pjesė edhe infermiere femra, qė tė gjithė ushtarake, kishte rėnė andej nga Belshi dhe pas disa ditė ecjeje nė kėmbė tė udhėhequr nga korrierė partizanė priteshin qė tė nesėrmen tė mbėrrinin nė Berat. Ishte vendosur pėr shpėrndarjen e tyre nėpėr baza dhe dy nga infermieret ushtarake amerikane do tė strehoheshin tek ne, pėr aq sa tė vendosej largimi i tyre nga Berati. “Ata janė aleatėt tanė nė luftėn kundėr gjermanit dhe janė nė rrezik tė madh po t’i kapin gjermanėt ose bashkėpunėtorėt e tyre”, - na tha Kostaqi.

Tė nesėrmen nė mėngjes ai mė tha t’i bėja gati veshmbathjet dhe ēfarė do t’i duhej pėr rrugėn shoqėruese tė amerikanėve, qė nuk dihej pėr sa kohė do tė zgjaste. Po ashtu, na porositi tė gjithėve tė pėrgatiteshim pėr pritjen e dy infermiereve amerikane, tė cilat, me siguri do tė kishin nevojė tė laheshin dhe duhej tė gjenin tek ne njė mjedis ēlodhės.

Pėr tė dhėnė gjithēka sa mė realisht, unė mė poshtė po citoj pjesė nga libri “Ikje nga Shqipėria”, tė cilin autorja e tij, Agnes Jensen Mangerich, njėra prej infermiereve tė grupit qė ra bashkė me helikopterin nė Belsh, togere e ushtrisė amerikane, ma ka dėrguar me pėrkushtim.

“Mė 8 nėntor tė vitit 1943, infermierja e ushtrisė amerikane Agnes Jensen linte pas krahėve njė shi tė ftohtė nė Katania, Siēili dhe hynte nė njė C-53, aeroplan pėr transport. Por, ajo dhe 12 infermieret e tjera nuk arritėn kurrė nė Bari, Itali, ku duhej tė transportonin ushtarėt e plagosur, nė spitale larg linjave tė frontit. Njė stuhi e fuqishme dhe ndjekja nga “Messerschshmitt”-ėt gjermanė ishin shkaqet e uljes sė detyruar tė avionit nė njė vend tė humbur tė Shqipėrisė, duke lenė infermieret, skuadrėn e mjekėve dhe ekuipazhin e fluturimit tė bllokuar dhe tė humbur nė njė territor tė pushtuar nga nazistėt. Partizanėt shqiptarė i ndihmuan amerikanėt e humbur pėr tė gjetur njė Mision tė Inteligjencės Angleze dhe grupi filloi kėshtu njė udhėtim tė gjatė dhe tė rrezikshėm drejt bregut tė Adriatikut, gjatė javėve qė ndoqėn. Ata kaluan malin e dytė nė Shqipėri pėr nga lartėsia, nėpėr stuhi tė forta bore, u goditėn nga aeroplanėt gjermanė, arritėn tė braktisnin njė qytet pak ēaste para se tė bombardohej dhe u gjendėn nė pamundėsinė pėr tė bėrė diēka. Njė pėrpjekje pėr t’i shpėtuar ata dėshtoi, duke u penguar nga forcat naziste.”

“Jensen ishte shumė e lumtur kur ajo dhe Vilma Lytlle, lindur nė Kentucky, u caktuan te shtėpia e pėrkthyesit. Ishte me tė vėrtetė njė fat tė strehoheshe nė shtėpinė e dikujt qė fliste anglisht. Burri prezantoi veten me emrin Kostaq Stefa.

Ishte gati duke rėnė dielli, kur ato arritėn nė shtėpinė e rehatshme, dykatėshe, tė Stefės… Dhoma ishte e ngrohur nga njė sobė qė shpėrndante nė mėnyrė uniforme ngrohtėsinė pa atė tymin e prodhuar nga oxhaqet. Stefa prezantoi gruan dhe prindėrit e tij dhe pastaj ftoi Jensen dhe Vilmėn tė ndiheshin si nė shtėpinė e tyre. Znj. Stefa, njė grua e dobėt me flokė tė zeza, e cila fliste njė anglishte minimale, ishte mėsuese nė shkollėn elementare tė Beratit. Ēifti kishte katėr fėmijė, mė i vogli i tė cilėve ishte vetėm tre muajsh. “Anglishtja juaj ėshtė e pėrkryer”, - i tha Jensen tė zotit tė shtėpisė. - Nuk mund tė rri dot pa pyetur veten nėse keni ndjekur ndonjė shkollė jashtė Shqipėrisė?!” Stefa buzėqeshi: - “Po, kam bėrė shkollė nė Itali disa vite, por nuk kam studiuar kurrė nė njė vend ku flitet anglisht.”

Ashtu si Hasani, edhe ai e kishte mėsuar anglishten nė shkollėn shqiptaro-amerikane. Por Stefa, ndryshe nga Hasani, e kishte frekuentuar kėtė shkollė pėr katėr vjet… “Shpresoj tė mos tė tė bezdis me pyetjet e mia, por jam kurioze tė di pse njerėzit kėtu kujtuan se ne jemi njė forcė pushtuese?”, - tha Jensen-i. “Njerėzit kėtu kanė pritur njė kohė tė gjatė qė amerikanėt tė na dėrgonin ndihma, nė mėnyrė qė ne tė luftojmė efektivisht gjermanėt. Kur u hap fjala e ardhjes suaj, tė gjithė njerėzit kujtuan se filloi pushtimi amerikan...”

Ditė ankthi

“Ikja e Kostaqit nė misionin e caktuar pėr shpėtimin e ushtarakėve amerikanė nė mes tė atij dimri tė egėr tė vitit 1943 dhe sidomos rreziku qė mbartte ky mision me gjermanėt qė gjendeshin kudo, pėr mua nė veēanti, por edhe pėr gjithė pjesėtarėt e tjerė tė familjes sonė ishte njė gjendje ankthi shumė e vėshtirė. Megjithatė, kjo ngjarje sikur na bėri mė tė fortė dhe mė tė vendosur…

Njė tė shtunė Kostaqi ishte nė Tiranė, sepse Maria, motra e tij e madhe ishte e sėmurė. U kthye tė dielėn dhe unė menjėherė e kuptova, sa e pashė, se ishte shumė i mėrzitur. Nuk i fola para fėmijėve, por pasi ata tė pestė fjetėn, mbetėm tė dy tek dhoma e zjarrit dhe unė e pyeta: “Maria ishte shumė e sėmurė? - Jo, jo. Maria ishte fare mirė. Kishte patur njė grip tė lehtė”, - m’u pėrgjigj. “Po unė tė shoh tė mėrzitur”, - i thashė. “Ke tė drejtė, - mė tha. - Po jam i mėrzitur se po bėhet kėrdia. Kanė filluar me teknikasit dhe Andrea, burri i Marias, mė tha se po arrestojnė njerėz qė kanė patur tė bėjnė me amerikanėt, sepse tani qė i kemi “armiq” dreqi e di se ē’po bėhet. Mė tha tė kem kujdes, tė mos flisja me njeri. Bile ma tha: “Kostaq nuk ke mundėsi tė ikėsh jashtė?” Kjo gjė mė ēuditi shumė dhe iu pėrgjigja menjėherė se as qė e shkoj nėpėr mend njė gjė tė tillė dhe se s’kam pėrse tė merakosem. Unė isha profesor nė shkollėn e Fultz-it dhe amerikanėt i shoqėrova me urdhėr dhe dijeni tė plotė tė partizanėve. Ti Andrea, - i thashė, - e di si ishte puna. Ai mė tha se, nga mėnyra sesi po zhvillohen gjyqet, arsyeja dhe drejtėsia nuk ekzistojnė. Prandaj jam shumė i mėrzitur”, - mė tha Kostaqi dhe vazhdoi: “Por ti Leni, sido qė tė vij puna duhet tė bėhesh shumė e fortė.”

Mė 8 shtator 1947, sapo kisha rregulluar fėmijėt, iu dhashė darkė dhe po bėhesha gati t’i vija nė gjumė, kur ra zilja e portės. Pastaj porta u godit fort si me diēka tė rėndė. Kostaqi, i cili ishte poshtė duke punuar nė dhomėn e pritjes, doli dhe e hapi portėn. Ndėrkaq, unė dhe prapa meje katėr fėmijėt dolėm poshtė. Aty ishin tre burra tė veshur ushtarakė dhe tė armatosur. Dėgjova njerin qė tha: “Ti je Kostaq Stefa?”, kurse Kostaqi iu pėrgjigj: - “Po, unė jam”. “Nė emėr tė popullit je i arrestuar”, - foli pėrsėri ai burri. Kostaqi u vesh dhe pasi e prangosėn, dy prej tyre e vunė nė mes dhe qėndruan te porta, kurse i treti u ngjit lart dhe filloi tė kontrollojė njė baulk u nuk kishte veēse lapsa dhe fletore. Pastaj ai zbriti poshtė dhe sė bashku me Kostaqin dhe ata dy ushtarakėt e tjerė dolėn nė rrugė. Unė u bėra si e marrė. Hodha krahėve njė xhaketė si automat dhe i thashė Alfredos: “Tė keqen mamaja, merru ti me fėmijėt se unė po shkoj tė shoh ku po e ēojnė Taēin”. Dola si e marrė nėpėr natė, nė errėsirė dhe rrugėt ishin pothuajse tė shkreta. Nuk dija nga t’ia mbaja dhe mora drejtimin nga burgu. Nxitova hapat dhe i dallova nga larg qė po ecnin me Kostaqin nė mes tyre. I ndoqa nga largėsia deri sa i pashė qė hynė te dega e punėve tė brendshme, ku dihej se ndodheshin birucat e torturave.

Prej asaj nate filloi kalvari i mundimshėm i jetės sime dhe i pesė fėmijėve tė mi. “Jo, - thoja me vete, - kėtu ka njė gabim. Kostaqin duhet ta lirojnė sapo tė sqarohet puna. Ai ėshtė i pafajshėm, pra duhet tė vijė nė shtėpi...”

“Agjent i amerikanėve”

“Sa shumė gabohesha. Kėtė e kuptova kur fillova pėrsėri me ecejaket nė Degėn e Brendshme. Ushqimin qė ia ēoja, kur iu tekej ta pranonin e bėnin copa-copa dhe e pėrzienin si me qėllim, tė gjitha bashkė, tė kripura dhe tė embla. Ndėrresat e Kostaqit, qė merrja prej tij, ishin gjithmonė me shenja gjaku dhe plagėsh. Atė po e torturonin dhe bashkė me tė edhe familjen e tij. Unė isha si peshku pa ujė. Nuk dija ēfarė tė bėja. Nuk merrja dot vesh asgjė. Kishin kaluar tre muaj qė s’e kisha parė Kostaqin. Fėmijėt e ndjenin shumė mungesėn e tij.

Disa ditė pasi Kostaqin e kishin kthyer nga Tirana nė Berat, mė thirrėn nė Degėn e Punėve tė Brendshme dhe mė thanė se do tė takohesha me njė farė Arif Selenica, hetues i Kostaqit. Deri nė ato ēaste pėr avokat as qė bėhej fjalė. Mė futėn nė zyrėn ku ishte ai dhe njė burrė tjetėr me njė makinė shkrimi pėrpara. Hetuesi, njė verdhacuk, mė pėrshėndeti e mė tha tė ulesha me shumė mirėsjellje, pastaj filloi tė mė pyeste se si quhesha e ēfarė pune bėja. Kur i thashė mėsuese, ai u shpreh i bindur se do tė merreshim vesh dhe po kėtė gjė ia pohova edhe unė. “Dėgjo, pa mė thuaj, sa herė ka ardhur Fultz-i nė shtėpinė tuaj?”, - vazhdoi tė mė pyeste. “Fultz-i nė shtėpionė tonė?! As edhe njė herė”, - iu pėrgjigja. “Qysh as edhe njėherė? Po mbledhjet qė janė bėrė tek ju me Fultz-in, Ali Orizajn, Selam Tepelenėn, Andon Ziun, Gaqi Goxhomanin e tė tjerė?!” “Dėgjo shoku hetues, Fultz-i nė shtėpinė tonė nuk ka qenė kurrė. Nė shtėpinė tonė nuk ėshtė bėrė kurrė asnjė lloj mbledhje”, - i thashė unė. “Po Kostaqi na ka thėnė kėshtu. Kėto ishin fjalėt e tij”, - vazhdoi nė tė tijėn hetuesi. “Unė Kostaqin e kam burrė dhe e njoh mirė. Nuk e besoj kurrė tė ketė thėnė gjėra tė paqėna. Ma sillni kėtu t’ia them nė sy. Veē nė ka lajthitur”, - i thashė unė. Hetuesi shtrembėroi fytyrėn dhe pastaj mė tha: “Mirė, mirė, si tė duash, ne e dimė tė vėrtetėn. Ti mendohu dhe mbase do tė shihemi pėrsėri”. “Nuk kam ē’tė mendoj. E vėrteta ėshtė ajo qė ju shpjegova”, - i thashė. “Mirė, mirė, mund tė shkosh”, - mė tha ai…

Vendimi: “Dėnim me vdekje”

“Gjyqi i Kostaqit u bė nė mesin e janarit 1948. Njė gjyq me dyer tė mbyllura, pa avokat mbrojtės, njė gjyq ushtarak qė drejtohej nga gjyqtari “lopēar”, kapiteni kriminel Bexhet Mema, i cili ishte sjellė nga Gjykata Ushtarake e Elbasanit. Tė gjitha kėto i mora vesh nga im vėlla Mitaqi, i cili shėrbente si ushtarak dhe mė tha tė pėrgatitesha pėr mė tė keqen, sepse gjyqi ushtarak me dyer tė mbyllura ishte pėr atė kohė njė shenjė ogurzezė. Sapo mbarova mėsimin u drejtova nga salla e gjyqit, tek kinemaja e Beratit. Rrugės takova Andon Myzeqarin, kumbarin tonė. Me zerin qė i dridhej ai mė tha: “Leni, hajde shkojmė pėr nė shtėpi. Gjyqi ka mbaruar dhe u morėn vesh edhe vendimet. Duhet tė bėhesh e fortė se Kostaqin e kanė dėnuar me vdekje, me pushkatim.” M’u rrotullua ēdo gjė qė mė rrethonte. Nuk di se si nuk rashė nė tokė. Andoni mė vuri krahun dhe mė drejtoi pėr nga shtėpia. Lajmi u pėrhap si rrufe nė tė gjithė Beratin. Shumė njerėz rrugės mė shikonin dhe ulnin sytė me keqardhje. Arrita nė shtėpi dhe sapo hyra brenda shpėrtheva nė vaj. Alfredoja, Elda, Vitoria ishin aty. Dy tė vegjlit, Tina dhe Vangjushi, ishin nė kopėsht dhe nė ēerdhe. Fėmijėt rrinin tė heshtur dhe m’u afruan si tė frikėsuar. Hymė nė dhomėn poshtė bashkė me xha Ndonin, siē i thoshin fėmijėt e mi. Ai i pėrkėdheli dhe filloi t’iu thoshte plot fjalė tė mira, po ashtu edhe mua mė tha se nuk duhej tė mėrzitesha aq shumė, pasi duhej menduar pėr tė bėrė kėrkesėn pėr falje nė Gjykatėn e Lartė nė Tiranė. Pastaj ai u largua dhe unė atij njeriu i mbeta mirėnjohesė pėr gjithė jetėn…

Dėnimi i Kostaqit kishte rėnė si bombė, si njė rrufe nė qiell tė hapur, sepse askush nuk e priste qė ta dėnonin me vdekje. Ēfarė kishte bėrė? Cilin kishte vrarė? Cilin mori nė qafė? Ēfarė aktiviteti armiqėsor kishte kryer? Me siguri Gjykata e Lartė do ta rishikonte kėtė punė dhe duhej t’i falnin jetėn…

Atė natė pėr darkė erdhi Mitaqi, i cili, pasi mė pėrqafoi fort mori nė krahė Vangjushin, mė tė voglin e fėmijėve, tė tjerėt i puthi, iu dha njė kuti me galeta, tip biskote qė ua jepnin nė ushtri dhe mė tha t’i shkruaja njė letėr Aranit Ēelės, kryetarit tė Gjykatės sė Lartė, ku t’i kėrkoja qė Kostaqit t’i falej jeta. Ai mė tha ta shkruaja atė natė dhe tė nesėrmen t’ia jepja atij, pasi do tė shkonte vetė nė Tiranė dhe do tė bėnte tė pamundurėn qė ajo letėr tė shkonte atje ku duhej. Shkrova njė letėr ku i shpjegoja jetėn e Kostaqit, nga ē’familje patriotėsh rridhte, se dhe ai vetė ishte njė patriot demokrat i vėrtetė, pastaj i lutesha qė tė kishte parasysh moshėn e tij aq tė re, 42 vjeē dhe pesė fėmijėt, duke i shprehur besimin tim tė plotė se do ta merrte parasysh lutjen time. Unė akoma mendoja se kisha tė bėja me njė njeri tė arsyeshėm, njė ish-partizan si vėllezėrit e mi, me njė njeri qė pėrderisa kishte atė post tė lartė do tė vendoste vėrtet drejtėsinė. Ku e dija unė e mjera se po i lutesha njė pėrbindėshi, njė krimineli, qė padronėt e tij e kishin vėnė atje, sepse ishte njėsoj si ata dhe se Kostaqi ishte njė nga “kurbanet” ndėr mijėra tė tjerė qė dėnoheshin si pa tė keq nga kėta katila tė pashpirt dhe se urdhrin e jepte drejtpėrdrejt diktatori Enver Hoxha.

Letrėn erdhi e mori Mitaqi dhe mė tha se do tė bėnte ēmos qė ajo tė bionte nė dorėn e Aranit Ēelės. “Le tė shpresojmė se mund tė bėhet diēka nė Tiranė”, - mė tha im vėlla dhe u nda me mua, duke mė lėnė pas njė fije shprese. Katėr ditė pas dėnimit me vdekje tė Kostaqit, pesė burra, nga tė cilėt njoha vetėm njė polic qė e kisha parė te Dega e Brendshme, trokitėn nė portėn e shtėpisė pėr tė bėrė konfiskimin e tė gjithė pasurisė. Nga gjithė ajo shtėpi e Stefave na lanė vetėm gjashtė lugė, gjashtė pirunj, njė thikė, nja dy tenxhere, njė tigan dhe gjashtė pjata. Gjithēka e mbyllėn nė dhomėn e pritjes, duke e vulosur me dyll tė kuq. Ata morėn edhe njė orė dore tė Kostaqit (kjo mė vonė u pa nė dorėn e policit) si dhe 500 napolona floriri, qė kur gjetėm letrėn e shtetėzimit nė vitin 1993, nuk rezultonin nė asnjerėn nga dy fletėt ku ishin shėnuar plaēkat e konfiskuara. Shtėpia jonė mbeti bosh, por mua tashmė nuk mė bėnte pėrshtypje asgjė…”

Pabesia

“Pas dėrgimit tė letrės dhe pas konfiskimit tė pasurisė, shpirtin filloi tė ma mbulojė njė ankth i madh. Nuk dija ēfarė tė mendoja. Natyrisht, i vetmi mendim qė mė sundonte ishte falja e jetės sė Kostaqit. Nė vetvete po kuptoja se nė Shqipėri po vendosej njė diktaturė. Mė kujtohej qė sė bashku me Kostaqin kisha lexuar njė libėr italisht tė njė autoreje ruse nė mėrgim, qė titullohej “Noi vivi” (ne tė gjallėt). Aty pėrshkruheshin vuajtjet e familjeve borgjeze, pas triumfit tė bolshevikėve. M’u kujtua qė edhe atje kishin bėrė tė njėjtat gjėra qė po pėrsėriteshin tek ne. Mė kujtohej se kur e kishim mbaruar sė lexuari atė libėr me Kostaqin na ishte dukur si ekzagjerim i ngjarjeve.

Kaloi edhe muaji shkurt, kur nė datėn 1 mars 1948 mė thirrėn nė degė. Mė futėn brenda shpejt, pa pritur jashtė dhe atje njė oficer mė komunikoi se nga Tirana kishte ardhur pėrgjigjja e Gjykatės sė Lartė dhe se Kostaqit i ishte falur jeta. Nga dėnim me vdekje ia kishin konvertuar nė 101 vjet burg dhe tė nesėrmen nė drekė, nė orėn 13:00 do ta takoja, pasi mė datėn 3 ose 4 mars do t’i nisnin pėr nė Burrel.

Nuk e besoja dot kėtė lajm dhe as nuk dita ta gėzoj aty ku isha, por, pasi falėnderova oficerin, u largova dhe kėtė lajm ua dhashė tė gjithė atyre qė takova rrugės. Po ashtu, me tė mbėrritur nė shtėpi dėrgova Alfredon qė tė lajmėronte nėpėr “Mangalem” ku tė donte ai. Pasdite shtėpia u mbush plot me njerėz qė vinin pėr urim, duke sjellė pasta e llokume, sipas zakonit. Atė natė nuk mė zinte gjumi. Pas gjashtė muajve do tė takoja Kostaqin, bashkėshortin tim tė mrekullueshėm dhe atin shembullor tė pesė fėmijėve tė mi.

Nė orėn 12:30 u nisa pėr tek burgu. Nuk mė lanė tė prisja, por nė orėn 13:00 fiks mė thirri njė ushtarak dhe mė futi brenda. Mė erdhi keq se vura re qė kishte kangjella nga tė dyja anėt, tė ndara me njė hapėsirė nė mes, por s’pata kohė tė mendoja tjetėr, sepse u duk Kostaqi, i shoqėruar me njė polic, qė ndaloi nė anėn tjetėr. U trondita jashtė mase kur e pashė dhe sa nuk thirra, por arrita ta mbaja veten. Ai ishte tjetėrsuar. I zbehtė dhe i dobėsuar jashtė mase. Nė faqe e mbi vetull kishte dy shenja mavi prej plagėsh nė shėrim e sipėr. Dukej i qetė dhe mė tha: “Leni, duhet t’i jemi mirėnjohės Pushtetit Popullor dhe Gjykatės sė Lartė qė mė fali jetėn. Ne do tė na nisin pėr nė Burrel, kėshtu qė nesėr, bashkė me rrobat e tjera, mė sill edhe pallton e madhe.” Unė isha kthyer nė njė mumje dhe ende nuk kisha hapur gojėn. “Fėmijėt janė mirė? Vangjushi, Alfredoja, Elda, Viktorja? Tina nesėr mbush njė vjeē. Puthi tė gjithė nga unė. Kujdesu qė tė venė mirė me mėsimet dhe qėndro e fortė”, - vazhdoi tė mė thotė Kostaqi. Mė nė fund unė hapa gojėn: “Ti ki kujdes veten dhe ruaju, sepse nė Burrel ėshtė klima e ashpėr. Sa pėr fėmijėt mos u bėj merak. Ata janė shumė mirė dhe nė shkollė shkojnė fare mirė. Ty tė duan shumė dhe tė puthin qė tė gjithė” Nė kėtė ēast ndėrhyri polici, i cili tha se kishte mbaruar koha e takimit. Kostaqi mė dha shaminė me tė cilėn mbulonte faqen e bėrė plagė dhe mė uroi shėndet. Shtrėngoja nė dorė shaminė e tij, ku ishin ende njolla gjaku dhe e putha. Thosha me vete se nuk duhej tė dėshpėrohesha, sepse tani Kostaqi do tė ishte mė i qetė dhe do ta merrte veten. Para se tė largohesha nga burgu, pyeta se kur do t’i nisnin pėr nė Burrel dhe mė thanė qė tė pyesnim nesėr nė mėngjes. Kur u ktheva nė shtėpi gjeta pėrsėri njerėz qė vinin pėr urim.

Nė mėngjesin e 3 marsit 1948, aty nga ora 10:00 unė mora leje pėr Alfredon nė shkollė dhe e nisa me disa pasta tė paketuara mirė, qė t’ua jepte policėve pėr gėzimin qė morėm me rastin e faljes sė jetės sė Kostaqit dhe tė pyeste kur do tė niseshin pėr nė Burrel. Alfredoja shkoi, por u kthye shumė shpejt. I trembur dhe i alarmuar mė tha: “Vajta atje, i dhashė pastat njė polici dhe e pyeta pėr Taēin. Ai i mori pastat, ia dha njė tjetri dhe m’u kthye e mė tha: “Pėr Kostaq Stefėn i keni kėto? Thoni rroftė Partia, se ai ėshtė pushkatuar sot nė mėngjes.”

Mbeta si e ngrirė, por kolegia ime, Fili Cici, mė tha: “Leni, mblidhe veten. Shko vetė mė mirė se Alfredoja ėshtė kalama dhe kushedi ka ndonjė keqkuptim. Nisu se ta mbaj unė klasėn.”

Ika me vrap, pa kthyer kokėn prapa, por afėr pazarit shikoj Ymer Haznedarin, i cili ishte i pėrlotur dhe mė doli pėrpara. Mė pėrqafoi dhe mė tha: “Leni, moj motėr! Na i kanė vrarė sot nė mėngjes, Tajfurin (vėllain e tij) dhe Kostaqin.”

Nė ato ēaste m’u nxi ēdo gjė rreth e rrotull, por nuk e di se ku i gjeta forcat dhe i thashė Ymerit: “Unė do tė shkoj atje!” Edhe pse ai kėmbėnguli qė ishte e kotė, unė vrapova me njė frymė drejt degės dhe kur ma pėrsėritėn edhe mua tė njejtėn gjė si edhe djalit, Alfredos, nuk di se ē’kam nxjerrė nga goja, duke uluritur dhe sharė policėt, derisa njėri nga ata mė dha njė pėllėmbė fytyrės dhe unė rashė pėrtokė…

Nuk e di si u zvarrita deri nė shtėpi, ku vura ulurimėn sė bashku me fėmijėt e mi. Edhe sot e kėsaj dite nuk arrij tė kuptoj atė qė ka ndodhur dhe nuk besoj se ka nė botė njerėz tė ndershėm qė tė mund tė kuptojnė e t’iu japin shpjegim veprimeve djallėzore tė kėtyre pėrmasave…

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara