HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Trojet e Ksamilit dhe antikorrupsioni i Berishės

-- nga Andi Ademi, Shekulli, 15.02.2009

Njė aferė e dyshimtė trojesh turistike, qė konsumohet nėn sytė e drejtorit tė antikorrupsionit tė Kryeministrit, Oerd Bylykbashi, dhe nėn indiferencėn e institucioneve tė shtetit

Me trojet turistike ėshtė zhvilluar historikisht njė lojė e ndyrė. Kush ka patur rastin t'i hedhė njė sy nga lart vijės tonė bregdetare, do tė vėrejė pa mund se kemi bregdetin mė tė ndarė nė ngastra e parcela, mė tė keqtrajtuar nga pikėpamja ekologjike dhe mė tė shėmtuar nga pikėpamja e ndėrtimeve tė tė gjitha madhėsive qė kanė mbirė aty nė njėzet vjetėt e fundit. Historia qė po tregojmė mė poshtė, nuk ėshtė mė skandalozja dhe as mė e skajshmja. Sepse skandali e ka humbur domethėnien e tij si term, kur flitet pėr mėnyrėn sesi janė trajtuar nga shteti, privatėt dhe pronarėt e vėrtetė apo fals tė tė gjitha ngjyrave.

Nė kėtė shkrim, fjala ėshtė pėr njėrėn prej pjesėve mė tė bukura tė bregdetit shqiptar, atė qė shkon nga Kanali i Ēukės nė tė dalė tė Sarandės, e deri tek Kanali i njohur i Vivarit nė dyert e Butrintit tė lashtė. Gjithsej, 1300 hektarė kullota tė shtrira nė formė rripi, qė kufizohen nga tė dyja anėt prej liqenit tė Butrintit dhe detit Jon. Njė pozicion gjeografik qė e ka bėrė kėtė pjesė tė bregdetit, njėrėn prej mė tė pėlqyerave. Por, edhe njėrėn prej atyre trojeve turistike, ku babėzia e disave nuk ka marrė parasysh as ligjin, as shtetin dhe as tė drejtėn e tjetrit. Sipėrfaqja nė fjalė figuron si e tillė, pra si njė pronė kolektive, e ndarė mes banorėve lokalė dhe shtetit tė asaj kohe, qysh nė fillim tė shekullit tė XX.

Nė njė dėshmi tė kadastrės sė vitit 1926, tė cilėn po e botojmė, figuron e gjithė lista e pronarėve tė kohės, tė cilėt nuk e kishin ndarė nė troje dhe sinore kėtė sipėrfaqe, por e pėrdornin tė gjithėn me tė njėjtat tė drejta, pėr tė kullotur bagėtitė e tyre. Familje nga Gjirokastra apo minoritarė, kanė ushqyer me dekada tė tėra delet dhe dhitė nė atė zonė, pa e ditur se dikur, pas shumė kohėsh, kjo copė tokė do tė vlente flori. Sidomos kur flitet pėr vijėn bregdetare, e cila sot ėshtė pronė shtetėrore e mbrojtur me ligj. Por, dėshmia e vitit 1926 dhe tė gjitha aktet e asaj kohe, kanė njė gabim tė madh brenda: atė tė mėnyrės sė matjes sė sipėrfaqeve tė tokės. Megjithėse tė gjitha matjet e sotme tė kadastrės dhe tė shėrbimit pyjor, kanė njoftuar se zona nė fjalė nuk i kalon tė 1300 hektarėt, sipas matjeve tė vjetra, kjo sipėrfaqe rezulton tė jetė plot 3200 hektarė.

Kjo diferencė aspak e vogėl i ka lejuar njėrit prej ish-pronarėve tė familjes Ēoēoli, qė tė marrin me anė tė njė vendimi tė habitshėm tė Zyrės Rajonale Vlorė tė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, tė drejtėn e rikthimit tė 97 hektarėve tokė, e cila shtrihet nė tė gjithė linjėn bregdetare, duke nisur nga manastiri ortodoks, e deri pranė fshatit Ksamil. Pra, pjesa mė e mirė e tė gjithė sipėrfaqes prej Kanalit tė Ēukės e deri nė Kanalin e Vivarit.

Duhet sqaruar sė pari se, nė kushtet kur kjo pronė kaq e madhe nuk kishte ndarje tė sakta mes pronarėve tė vjetėr, njė vendim i tillė mund tė merret vetėm me praninė e palėve tė tjera tė interesuara dhe jo vetėm nė bazė tė kėrkesės sė njėrės prej tyre. Pra, tė vetė familjeve tė vjetra qė pretendojnė tė drejtėn mbi atė pronė. Ky subjekt, pra Ēoēoli, ka mundur tė marrė nga Zyra e Kthimit tė Pronave tė Vlorės njė sasi tė tillė toke dhe nė njė pozicion tė tillė, qė i ka penalizuar hapur tė gjitha subjektet e tjera pronėsore qė kanė tė drejtė mbi pronėn. Njė arbitraritet i hapur, me firmėn dhe vulėn e njė institucioni shtetėror.

Por nuk mbaron kėtu. Problemi ėshtė se kjo familje ka marrė nė pronėsi tė saj jo vetėm linjėn bregdetare, por edhe njė sasi toke shumė mė tė madhe sesa do t'i takonte nė bazė tė sipėrfaqes reale tė pronės. Siē e provojnė edhe shkresat qė po botojmė, zyrat rajonale tė Sarandės, si Drejtoria e Shėrbimit Pyjor, kanė provuar se sipėrfaqja reale e kėsaj prone nuk ėshtė 3200 hektarė, por 1300 hektarė. Pra, familjes qė ka marrė pronėn, jo vetėm i ėshtė lejuar tė zgjedhė sipėrfaqen mė tė mirė, duke penalizuar gjithė tė tjerėt, por i ėshtė dhėnė rreth 57 hektarė mė shumė sesa i takonte. Njė llogari e thjeshtė qė del nga sipėrfaqja qė kjo familje zotėronte nė dokumentet e viti 1926, nxjerr se ajo ka nė pronėsi 3/96-tat e sipėrfaqes.

Por, jo tė sipėrfaqes fiktive 3200 hektarė, sa ėshtė kryer llogaria aktuale, por tė asaj faktike prej 1300 hektarėsh. Kjo lojė me llogaritjen e sipėrfaqes dhe fakti qė kėtij subjekti i ėshtė dhėnė praktikisht vija mė e mirė bregdetare nė atė zonė, ka detyruar kryeregjistruesin Arben Qirjako nė Tiranė, qė tė urdhėrojė nė 3 prill 2008, bllokimin e tė gjitha procedurave tė rikthimit tė pronave nė zonėn nė fjalė. Njė urdhėr qė ende nuk e ka davaritur tymin dhe mjegullėn, qė mbizotėron rreth pronėsisė sė asaj pjese tė lakmueshme bregdeti qė bashkon Sarandėn me Ksamilin.

Duhet vėnė fort nė dukje, siē u tha edhe mė sipėr, se vija bregdetare mbrohet me ligj dhe nuk mund tė preket. Rasti i mėsipėrm ėshtė flagrant edhe nė kėtė aspekt, pėr mė tepėr kur bėhet fjalė pėr njė perlė tė vėrtetė tė natyrės dhe turizmit, qė ėshtė ndarė me defter Turqie dhe me kritere totalisht abuzive dhe tė pavėrteta. Tė marrėsh vijėn bregdetare me dhunė, ėshtė njė gjest ekstrem jo vetėm nė rrafshin personal, por njėherazi edhe njė tregues i qartė i mungesės dhe i kapjes sė shtetit nga mafia e tokave dhe nga tarafet e ryshfetet.

E gjitha kjo histori ėshtė bėrė e njohur pranė disa zyrtarėve tė lartė tė shtetit. Njė ministėr i rėndėsishėm i kabinetit Berisha, mėsohet tė ketė urdhėruar hetimin dhe zgjidhjen e kėsaj nyjeje qė mban hapur era korrupsion dhe dallavere zyrtarėsh lokalė e qendrorė. Nė dijeni ėshtė vėnė, sipas burimeve qė zotėron "MAPO"-ja, edhe kabineti i zotit Berisha, pėrkatėsisht Shefi i Departamentit tė Antikorrupsionit nė kėtė kabinet, Oerd Bylykbashi, i cili prej muajsh nuk bėn asgjė qė kjo ēėshtje tė marrė njė zgjidhje, megjithėse abuzimi mė kėtė pronė dhe motivet qė e kanė sjellė atė, duken apo merren lehtė mė mend. Nuk dihen arsyet qė e shtyjnė zotin Bylykbashi qė tė jetė kaq pasiv dhe joreagues ndaj kėrkesave tė pėrsėritura qė ka marrė pėr tė vepruar konform ligjit. Megjithatė, ky pasivitet po konsumohet pas shpinės sė zotit Berisha dhe me kostot politike tė kėtij tė fundit. Bylykbashi nuk do tė shkojė tė votohet nė qershor, Berisha po!

Revista "MAPO" u mundua gjatė tė kontaktonte me Oerd Bylykbashin. Dėshironim tė dėgjonim versionin e tij pėr kėtė heshtje skandaloze tė shtetit dhe konkretisht tė zyrės qė ai drejton, lidhur me kėtė padrejtėsi tė hapur ndaj tė drejtės sė pronės dhe ndaj ligjeve nė fuqi.

Kjo sipėrfaqe toke, ashtu si shumė tė tjera nėpėr tė gjithė bregdetin tonė nga veriu nė jug, ėshtė sot subjekt i arbitraritetit tė shtetit dhe dėshirės pėr vetėgjyqėsi tė ish-pronarėve tė vėrtetė e tė rremė. Pa njė arbitėr tė paanshėm, qė nė kėtė rast ėshtė ligji dhe institucionet, kjo situatė s'mund veēse tė rėndohet mė tej. Por kur vetė shteti bėn sikur nuk sheh, ėshtė shumė e vėshtirė qė ta gjesh tė vėrtetėn e strukur nėn peshėn e indiferencės dhe tė korrupsionit zyrtar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara